martedì 7 giugno 2011

Toka dhe ngrohja globale, dyshimi dhe realiteti!

Ngrohja globale e shkaktuar nga “njeriu” nuk ka mbetur me vetëm një teori sublime, por është bërë kauza me e madhe politike e morale e epokës sonë.

Shkruan: Avni Jashari

Ngrohja globale e shkaktuar nga “njeriu” nuk ka mbetur me vetëm një teori sublime, por është bërë kauza me e madhe politike e morale e epokës sonë. Unë personalisht besoj në ngrohjen globale por nuk e besoj se është dyoksidi i karbonit (CO2) i shkaktuar nga njeriu duke e bërë një gjë të tillë. Çdo ditë programe, gazeta shkruajnë e transmetojnë gjëra apokalipte ndaj kësaj teze dhe duke e lënë faktorin njeri fajtor, gjë që shumë klimatologë thonë se kjo teori nuk ka kurrfarë sensi.

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu nuk është një teori si të tjerat por është një pjell e një komploti të fuqishëm qeveritar dhe kjo vjen pikërisht nga grupi ndërqeveritar i OKB-së Ndryshimet Klimatike (ICCP).

ICCP si çdo grup tjetër i OKB-s është i influencuar nga politika. Diku një herë pata lexuar që ICCP i ka rreth 1600–2500 shkencëtarë më të mirët në botë, mirëpo nëse shikohen me kujdes biografit e këtyre “shkencëtarëve” do të bindeni se kjo nuk është aspak e vërtetë, jo të gjithë prej tyre mirëpo një pjesë bukur e madhe nuk janë fare shkencëtarë.

Në shumë raste na sugjerohet te preokupohemi sepse klima po pëson ndryshime! Por klima e planetit tonë ndryshon në kontinuitet. Në historinë e gjatë të tokës sonë ka pasur shumë perioda ku vapa ka tejkaluar kufijtë një ashtu edhe të ftohtit që sot nuk janë as për afër me to. Klima ka ndryshuar çdo herë dhe ketë e ka bërë edhe pa ndihmën e faktorit njeri.

Fillimi i ngrohjes globale fillon qysh 200 vjet më par në një periodë shumë të ftohët që kishte përjetuar Toka. Ai i ftohët trishtues nga shumë klimatologë u definua si “Epoka e vogël e akullit”. Në shekullin e XIV Evropën e përfshin e ashtuquajtura “Epoka e Vogël e Akullit” dhe me temperatura qe arrinin deri -50 gradë edhe lumi Tamigji në Angli ishte bërë një piste e mirë baleti në akull.

Mirëpo para Epokës së vogël të akullit, planeti ynë kishte kaluar në një fazë të temperaturave shumë më të larta se këto të sodit e cila u definua më emrin “Perioda përvëluese i Mesjetës” në Evropë ishte koha e konstruksioneve të katedraleve gjigante. Është me rëndësi që njerëzit ta dinë që klima e bëri një stil jetese të ndryshëm gjatë mesjetës. Sot e kemi këtë vizion se ndryshimi i klimës do të ketë konsekuenca apokalipte por ne realitet sa herë qe flitet për këtë ndeshemi edhe me përfitime pasurore.

Nëse shkojmë akoma mbrapa në kohë do ta gjejmë tjera periode të ngrohta, duke përfshirë këtu edhe një periodën shumë të gjatë “Epokën e gurit” e gjejmë tjetrin sulëm klimatik i definuar nga gjeologët me emrin “Holocene Mximum” ku temperaturat e larta kaluan çdo kufi dhe qëndruan ashtu rreth 300 vite.

Ndryshimet klimatike në të kaluarën kanë qenë me origjinë natyrale, përse sot duhet të jenë ndryshe këto gjëra?

Sipas teorisë së ngrohjes globale e shkaktuar nga njeriu, CO2 i shkaktuar nga industritë ka provokuar temperaturat e larta dhe çfarë prova kemi që ta mbështesim këtë teori? Kush do që thotë se ngrohja globale është shkaktuar nga CO2 i prodhuar në shekullin XX besoj se nuk i ka ekzaminuar mirë të dhënat!

Në 10 vitet e para të shekullit XX pjesa me e madhe e Botës e kalonte të ashtuquajturën “Epokë Preindustriale” ishin një numër i vogël i njerëzve që kishin automobil dhe ishin po ashtu një numër i vogël që kishin energji elektrike, industria ishte në një fazë primitive e limituar në pak vende dhe kishte vështirësi të zgjerohej nga depresioni i madh ekonomik.

Pas Luftës së Dytë Botërore gjërat filluan të ndryshojnë, frigoriferi, televizori e automobilat filluan të prodhohen në masë dhe duke u shitur në tregjet internacionale. Historianët e definojnë këtë periodë si “Eksplozioni i Aktivitetit Industrial” bumi ekonomik i pas luftës.

Në 150 vjetët e fundit temperatura në gjenerale është ngritur pak më shumë së gjysmë shkalle Celsius, por qe gjëja më e hutuar këtu është qe ajo ka filluar të regjistrohet vetëm në vitet e para të shekullit XX rreth vitit 1905–1940 pikërisht në kohën kur zhvillimi industrial ishte relativisht i reduktuar. Pas vitit 1940 Bota fillon të ftohët dhe nuk kishte ngritje deri në vitet 1970. Nëse i bëjmë një analizë në këtë kohë tezës së CO2 ajo bien ndesh me ato që sot thuhen!

CO2 ka filluar në masë të dukshme të rritet në vitin 1940, dhe temperaturat kanë filluar të ulën pikërisht në vitin 1940 dhe kjo ka vazhduar deri me 1975, në konsekuencë është e kundërta e asaj që sot na servohet. Nëse CO2 rritet me shpejtësi dhe në të njëjtën kohë temperaturat zbresin at`herë nuk mund ta mbështesim se CO2 dhe temperaturat janë të lidhura njëra me tjetrën. Pse atëherë vazhdohet nga shkencëtarët e sotëm me avazin se CO2 pe shkatërron klimën?

Dyoksidi i karbonit e zë një hapësirë shumë të vogël në atmosferën e tokës në fakt variacionet e saj në atmosferë matën 10 në 1 milion. Efekti serë është vetëm një pjesë e sistemit klimatik të planetit tonë dhe CO2 është një gaz me efekt serë relativisht të vogël. Nuk dihet akoma me qartësi nëse gazet me efekt serë kanë ndryshim rrënjësor në klimën tonë kjo shkencëtarisht akoma nuk është definuar në 100%.

Për ta zbuluar këtë duhet ta shikojmë qiellin ose ma mirë të them një pjesë së sferës e quajtur Troposfera. Nëse ngrohja vjen si pasoj e efekteve të gazrave me efekt serë atëherë pjesa qendrore e troposferës ajo qe është 10-12 kilometra distancë nga atmosfera duhej të ishte më e nxehtë sesa ajo në sipërfaqe, ka shumë arsye dhe shumë shkencëtarë që e mbështesin ketë tezë që ka të bëjë pikërisht me funksionin serë.

Ja se si funksionon efekti sera! Rrezet e Diellit që vinë në drejtim të tokës, po të mos ishin efektet e gazrave serë radiacioni solar vetëm to të kishte kërcyer në mbështjellësin e tokës dhe do të ishte kthyer prapë në gjithësi pa e bërë te mundur ngrohjen e diellit në tokë duke e bërë kështu një vend të ftohët dhe pa shenja jete, gazi serë e bllokon ngrohjen në troposferë e cila është disa kilometra larg sipërfaqes dhe pikërisht këtu është ai modeli i klimatologëve që thonë se po të ishte efekti i gazit serë ai i cili e shkakton ngrohjen kjo do te ishte 10 fishi i këtyre klimave qe i kemi tash.

Po të ishte një gjë serioze temperatura të larta do të kishim edhe në sipërfaqe të tokës gjë që ekspert e NASA-s thonë se ato janë shumë pak të larta dhe nuk janë serioze për të marr hapa konkret.

Edhe shkencëtarët ma të madhej që e studiojnë akullin dhe shkëmborët në të cilat gjinden fakte të mjaftueshme e kanë zbuluar se CO2 shkon paralel ose nën ngrohje të temperaturave nëpër Epokat që ka kaluar Toka, d.m.th nuk ishte shkaktar as në të kaluarën CO2.

Dikosidi i karbonit në asnjë provë shkencore deri më tani nuk ka rezultuar se ka shkaktuar ndryshime klimatike në të kaluarën, mirëpo në këtë aspekt është zbuluar një gjë tjetër që Ngrohjet Globale e kanë rritur në masë të madhe CO2. Ja se si! Oqeanet dhe detet në vit avullojnë rreth 80 giga tonelata kundrejt 7 giga tonelata nga njeriu por sasia e CO2 në oqeane varet nga temperaturat.

Si q`do kush nga ne që e kemi lexuar në librat e gjeografisë në shkollën fillore oqeanet dhe atmosfera shkëmbejnë CO2, kur oqeanet ngrohën lirojnë CO2 në atmosferë dhe kur ftohen sërish e konservojnë dhe e ruajnë atë. Shtrohet pyetja përse është një interval kohor qindra vjeçar të një variacioni të temperaturës se tokës dhe një variacioni të CO2 që vjen e liruar ose e konservuar në oqeane? Oqeanet janë aq të mëdhenj dhe të thellë që duhen shekuj para se të ngrohën apo të ftohën.

Ne kur shohim trafikun e stërmbushur me makina ose kur shohim centralet me qymyr gurit sigurisht se do të na shkoj mendja se ne jemi fajtorët kryesor të këtij marifeti. Por kjo s’është aspak e vërtet ne duhet të shikojmë kah qielli dhe kah gjërat e mëdha si Dielli dhe aty do ta gjejmë përgjegjësen adekuate. Sot në tokë janë rreth 6 miliardë e gjysmë banorë gjë që janë një send i vogël në krahasim me gjithësinë dhe diellin.

Piers Corbyn fizikan klimatolog nga Anglia në fund të viteve 80 vendosi ta provonte një metodë krejtësisht te ndryshme për parashikimin e motit dhe në ato të dhëna që Corbyn i nxjerri në pah ishin tejet të sakta, i cili nga shtypi u quajt me emrin Superheroi i Parashikimit Meteorologjik. Sekreti i famës së tij ishte Dielli.

Nga të gjithë shkencëtarët më parë pothuaj të gjithë ishin të bindur se të ashtuquajturat shenjat në diell ishin një e dhënë se temperaturat janë në rritje. Corbyn kishte fituar edhe bastin me kolegët e tij në vitin 2007 ku meteorologët e parashikojnë një dimër ekstremist të ftohët, gjë qe Corbyn kishte parashikuar temperatura të ngjashme me vitet tjera dhe një rënie lehtësisht në muajin janar dhe shkurt. Corbyn kishte të drejt kundrejt 700 klimatologëve tjerë.

Pra në përfundim të gjithë kësaj Dielli është ai që e normalizon dhe degjeneron klimën dhe temperaturat në Tokë.

Tëra këto që sot i serviren publikut janë pjellë politike e përftimeve qeveritare e shtetërore siç ishte në vitin 1974 ku BBC lajmëron se në rreth 10 viteve të ardhshme e tërë Evropa do të përfshihet në Erën e akullit por vetëm tash drejtori i atëhershëm i BBC thotë se ishte i influencuar nga qeveria të bëjë një gjë të tillë për përfitime të ndryshme...

Komunizmi kishte marr fund me rënien e murit të Berlinit dhe të gjithë ata pacifist të kësaj kauze do të duhej të gjenin një gjë të re për të mbajtur konferenca e përfitime tjera në një gjë më madhore.

Sa me shumë zhvillohet bota aq me shumë rritën edhe gënjeshtrat... Toka jonë nga zhdukja e dinozaurëve e mamuthëve e shumë specieve tjera që nuk ekzistojnë më, ka kaluar në shkallë të ndryshme tëre ajo që ndodh dhe do të ndodh do të jetë asgjë tjetër veçse natyrore dhe e domosdoshme për planetin tonë të kaltër.


Botuar më 14 dhjetor 2009

Nessun commento:

Posta un commento