“Nuk kemi vendosur të shkojmë në Hanë që është lehtë, por që është vështirë”, ishin fjalët e Xhon Kendit kur pati lanësuar projektin e quajtur “Apollo”, i cili vetëm 8 vite më vonë e arriti pikësynimin e tij “me një hap të vogël” të Nill Armstrongut më 20 korrik të vitit 1969.
Shkruan: Avni Jashari
Misioni pati sukses. Një projekt politik e teknologjik pa precedent, por në analizën e fundit i mbetur deri me tani shumë i tërhequr. Administrata e Obames nuk vendosi t’i merr dëshmitaret e viteve 70-ta dhe t’i jap mundësi edhe një here NASA-s për nje projekt madhështor.
Kenedi dëshiroj që në atë kohë t`i dhuroj amerikanëve një ëndërr vërtet alla Amerikane dhe të njëjtën kohë ti harrojnë vuajtjet dhe tmerret e luftës së Vietnamit dhe te mburrën me kombin dhe shtetin e tyre. Ajo mburrje dhe arritje u vulos me pritjen madhështore që u bëri populli amerikan astronautëve Armstron, Colins e Aldrin duke dalur mbi 1 milion veta për t’i përshëndetur, dhe me miliona të tjerë duke i ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive. Kjo i dha Amerikës një fuqi dhe dëshmi qe vërtet Amerika është ajo që ëndrrat i bënë realitet.
Ky realitet e la mbrapa edhe Bashkimin Sovjetik, i cili deri atëherë ishte në një far mënyre në avantazh, sepse kishte dërguar njeriun e parë në hapësirë astronautin Juri Gagarin në vitin 1961.
Në 1980, Shtetet e Bashkuara i kufizuan fluturimet në hapësirë pas ekuipazhit vetëm në orbitën e Tokës, fillimisht me programin e anijeve për vajtje-ardhje në hapësirë, dhe duke filluar në 1998, me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në këtë projekt përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Kanadaja, Brazili dhe 11 vende evropiane.
Fatkeqësisht, sot ne disa shoqëri të kufizuara shkencore, me arsyetime banale mundohen te hedhin poshtë shkuarjen e njeriut në Hanë se kinse ai ishte vetëm një udhëtim spektakël, ne studiot kinematografike të Hollivudid, ku si pasoje lakohet edhe emri i regjisorit me famë Stenlli Kjubrig, se kinse ka fotomontazhe dhe shumë banalitet tjera të cilat deri më tash nuk janë vërtetuar, por mbesin vetëm gënjeshtra.
Siç flitet në disa qarqe të ashtuquajtura shkencore se kinse fluturim është bërë vetëm për qëllime politike, këtë e demantojne edhe 6 misione te tjera të zbritjës në Hanë si janë: “Apollo 12” më 14 Nëntor 1969, astronautët Conrad, Gordon e Bean, “Apollo 14” më 31 Janar 1971 astronautët Roosa Shepard e Mitchell, “Apollo 15” më 26 Korrik 1971, astronautët Scott, Worden e Irwin, “Apollo 16” më 16 Prill 1972, astronautët Mattingly, Young e Duke dhe i fundit “Apollo 17” më 7 Dhjetor 1972, astronautët Schmitt, Cernan e Evans.
“Apollo 13” ishte lanësuar më 11 prill 1970, mirëpo ky mision pati dështuar shkaku i një avarie ne tubat e oksigjenit dhe pa zbarkuar në Hanë u kthyen ne Tokë e ishin afër Hënës vetëm 254,3 km dhe larg nga Toka 400171 km. Ishte një mrekulli se si shpëtuan astronautet: Lovell, Swigert e Haise.
Në vitin 2004 presidenti Xhorxh Bush njoftoi një synim të ri për rikthimin në Hanë deri në 2020. Dhe me Hënën si bazë, dërgimin e njeriut në Mars pas viteve 2030. Në perspektive Qeveria Obama duhet të vendos të ju dhuroje Amerikanëve një ëndërr tjetër, vërtet të ngjashme me këtë? Qoftë ai rikthimi në Hanë apo aterrimi i njeriut të Mars, me të vërtete do ja vlen barra qeranë në sy te njerëzimit, që në një realitet të ri vështire është të bëhet një hap i madh.
Fatkeqësisht figura e Nill Armstrong është nëpërkëmbur nga shumë media, gjë që i kane shkaktuar shume telashe, por një e vërtetë e madhe mbetet gjithmonë: “Nuk mund të flitet për Astronomi pa u përmendur ky njeri i madh që bëri buje në tërë botën me veprat dhe modestinë e tij”.
Po e përmbylli me një fjali të njeriut, i cili 40 vite më parë fati jetësor ja mundësoj që te shkel i pari në Hanë: “Një hap i vogël për njeriun, po një kapërcim gjigant për njerëzimin”...
Botuar me 21.07.2009
Nessun commento:
Posta un commento