martedì 7 giugno 2011

In Memoriam Che Guevara 9 Tetor – 43 vjet nga vrasja e ikonës revolucionare


Nga Avni Jashari

Errnesto Guevara ishte vetëm një emër i një studenti të mjekësisë në Buenos Aires (Argjentinë) i cili ishte mjaft i mirë në lëmin në cilën studionte. Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën - Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që te merrte një vit pushim nga shkolla për të ndërmarrë një udhëtim përgjatë Amerikës Latine. Kështu Guevara dhe Alberto nisën nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ja vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motoçikletës”.

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë të një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufi, e lidhur me të njëjtën kulturë.

Ajo që e bëri Che Guevarën ma të veçanet se nga Kastro, Mau Ce Duni etj. është se ai ishte i gatshëm të shkoj të luftoj në çdo vend të botës aty ku shkeleshin të drejtat e njeriut dhe bëhej një shtypje diktatoriale. Guevara revolucionin e vet e fillon me Guatemalën agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (ku më pas largohet për në Meksikë), e cila e regjistron si një “element komunist”.

Ky atje takohet me Raul Kastron ku ma vonë ai do t`ja prezantonte Fidel Kastron dhe kështu që të dy në krye arrin ti stërvitin rreth 60 veta në Meksik për të bërë invazion kundër regjimit të gjeneral Batistës në Kuba të cilën e emëruan “Lëvizja e 26 Korrikut”. Gjatë luftimeve në Kuba, Guevara tregohet shumë i suksesshëm dhe arrin ta çliroj një pjesë shumë të rëndësishme në Kubë atë të Santa Claras.

Pas rrëzimit të qeveris Batista timonin e merr Fidel Kastro ku pa hezitim  Guevares i jep titullin “Qytetar Kuban” e edhe postin e Ministrit të ekonomisë. Ai do ta përfaqësonte me dinjitet Kubën dhe popullin ameriko-latin ne OKB ne vitin 1964 ne krye të delegacionit Kuban.

I lodhur nga detyra dhe nga posti politik vendos të largohet nga Kuba me 15 mars 1965. Ai drejtohet për ne Kongo një vend ku edhe sot e kësaj dite ka shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga Krye guerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruar për të “Asgjë nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë moment” Guevara i mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perëndim të liqenit Tanganica për stërvitjen e kongolezëve. Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrisë formale. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë, megjithëse kishte eksperiencën të marrë gjatë revolucioni kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clarës. Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës. Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Pa`aftësia, dhe luftërat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mbas shtatë muaj, i sëmure, i vuajtur nga astma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë.

Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehet si humbës në ishull (lexo:Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkroi kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas katër muajve Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehet në Kubë por Guevara pranoi që të kthehet vetëm për disa muaj, sa për t`u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prezenca e tij në ishullin (Kubë) duhet të ishte tepër sekretë.

Me 3 nëntor të vitit 1966 ai vendos të shkoj në Bolivi me një pasaportë false nënë emrin e Mena Gonzalez ai atje do të stërvitë gueriles kundër regjimit të atëhershëm Bolivian. Në fillim korri disa suksese, mirëpo përkrahjen vendase nuk e kishte në nivel siç ishte në Kubë atje shumë shpejt i bie në tragë edhe CIA  ku me një agjent të vetin ushtron një skuadër Rengjersa për ti luftuar Guerrilasit. Askush nuk mund ta paramendon se Guevara do të pësoj disfatë mirëpo Guevara duke e par fundit e vet ai vendos që ushtarëve të vet të ju ofroj largimin nga fronti cili prej tyre do të dëshironte. Gjatë luftimeve që u zhvilluan në La Higuera ku po thuaj ishin 1000 kundër një Guevara kapet peng me një plagë të rënd në këmbë, ku më pas ekzekutohet.

Versioni më zyrtarë është se Guevara mori disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Për të mos bërtitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se kur Teren (ushtari i cili e ekzekutoi)  futet në dhomë Guevara i thotë “E di je këtu për të më vrarë QËLLO pra, je duke vrarë vetëm një njeri”... Vdes në një shkollë të braktisur në La Higuera, në ora 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande dhe trupi i tij iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 nëntor  Kastro njohu vdekjen e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë.

Të vërtetat e fshehta pas 42 vjetëve dalin në pah (gusht 2009)?

Njeriu i fundit që e kishte par Guevaren të gjallë nga shokët e tij gueriles ishte Dariel Alarcón Ramírez i njohur me nofkën “Benigno” i cili nga viti 1996 jeton në Paris (Francë) ai duke evokuar kujtimet e ditëve te fundit të komandantit të tij për gazetën italiane “ Corriere della Sera” akoma i kishte lotët nëpër faqe për atë që ai e quan tradhti që iu është bërë Guevaras nga Bashkimi Sovjetik dhe nga shoku i ngushtë i tij Kubanez Fidel Kastro.

Ramirez tregon se edhe radio lidhjen që kishte marr Guevara për të qenë në kontakt me Kubën ishte false dhe kontakti me to ishte i pa mundur, ai mes të tjerash thotë se ishim mbetu të braktisur ne xhunglën e Bolivis, ai shkoj vet vetiu ne vdekje sepse ishte i dëshpëruar nga tradhtia nga shoku i tij i ngushtë... Ne ishim shumë pak metra nga shkolla ku po e mbanin peng Komandantin tonë ishim vetëm 3 veta do të mundoheshim ta s’lironim mirëpo e dinim se ai i kishte dhënë fund më asaj ç`far ëndërronte sepse ai dëshironte vdekjen tashmë nga kurthi qe ju be atij shpjegon Benigno.

Benigno ishte vetëm 17 vjeç në revolucionin Kuban përkrah Guevarës dhe ishte ai që nuk e braktis as në Kongo as në Bolivi ai thotë se ishin në Kongo kur Kastro e lexoi letrën hapur për largimin e Guevares nga Kuba ku në ato momente Che godet radion me këmbë dhe thotë se “Ja ku është vendi ku e tregon kulturën e vet ky njeri” (lexo:Kastro).

Ne pyesim pse Sovjetikët dhe Kastro kishin interes ta zhduknin Guevarën:? Sepse Sovjetikët e konsideronin Guevaren të pa përshtatshëm  dhe si personalitet të rrezikshëm kundër luftës imperialiste. Ndërsa Kastros do ti duhej ta bënte sepse populli i tij m`varej nga Bashkim Sovjetik (Gjë që Che nuk do të ja bënte Kastros kurrë, sikur ta shihte plumbin në drejtim të tij) Benigno ndër të tjera do të thotë se Kuba është nënë diktaturë edhe me të madhe se ajo e Batistës dhe se Fideli na kishte tradhtuar të gjithëve dhe se revolucioni nuk ishte për ta kthyer vendin prapë nënë diktaturë. Për çdo natë dhe çdo sekondë i kujtoj shokët e mi së shpejti do t’u bashkëngjitëm prapë në anën tjetër mirëpo historia përsëritet sepse të gjithë prisit e mëdhenj janë tradhtuar nga miqtë më të ngushtë të tyre. Kjo i ndodhi edhe Guevarës i cili ishte mik, shok, dhe vëlla për ata që e kanë njohur një njeri që deshi botën e barabartë për të gjithë njerëzit anekënd botës.

Ikona Revolucionare

Në fund të viteve 60-ta Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, el Che, del si figura e një heroi ideal.

Edhe nëse përjashtojmë bindjet e tija politike, imazhi i tij i një rebeli të përjetshëm, i një ëndërrimtari që në realitet jetonte në një botë plot padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.

Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevarës bëhet me e dashur për një gjeneratë të tërë. Bëhet më e nderuar sepse shohim të ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më sakte, të të gjithë popujve, shkriu gjithçka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehemi e do të ndjehemi krenarë që shekulli i XX fiksoi në historinë e vet një njeri të atillë si Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmen i cili u bë mit që nuk perëndon. Ai mbetët personifikimi i politikanit të pakorruptueshëm... Njerëzit progresivë kudo në botë e adhurojnë atë, adhurojnë sakrificën që ai beri për drejtësinë shoqërore.

Botuar me 08 tetor 2010

Nessun commento:

Posta un commento