Bëhuni gati të mërkurën për ta parë një nga eklipset më të gjata të 10 viteve të fundit. Ky eveniment do të mundë të shihet edhe tek ne në Kosovë dhe do të jetë eklips i plotë.
Kohëzgjatja do të jetë më tepër se një orë, nëse motin e kemi të kthjellët dhe pa re.
Faza më e dukshme e eklipsit do të jetë nga ora 21:25 minuta. Eklipsi do të filloj në orën 21:10 dhe deri në kalimin e fundit do të zgjas deri në orën 23:03 minuta.
Çka është Eklipsi apo Zënia e Hënës?
Zënia e Hënës (Eklips). Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt. Pasi diametri i Diellit është shumë herë më i madh se i Tokës, gjerësia e hijes konike në largësinë e Hënës nga Toka është 2,6 herë më e madhe se diametri i hënës.
Kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj.
Eklipset e Hënës ndodhin vetëm kur Hëna është e plotë, pra kur ajo gjendet në opozitë me Diellin. Gjatë kohës së eklipsit të plotë Hëna nuk humb tërësisht, por do të ndriçojë shumë dobët.
Ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferë tokësore. Eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e Tokës, e cila në atë kohë është e kthyer nga Hëna. Eklipsi i hënës mund te zgjasë deri ne 1 ore e 45 minuta. Eklipsi i hënës ndodh 1 here ne vit. /Avni Jashari/
Nessun commento:
Posta un commento