martedì 14 giugno 2011

Carl Sagan, një jetë për Kozmos

Carl Sagan (1934 – 1996) ishte astrofizikani më me famë dhe më i njohur i shekullit XX. Sagan për shumë vite punoi si profesor pran Univesitetit Cornel (Ithaca, lagje në New York).

Së bashku me Jordan B. Pollack dhe Goldstein-in, Sagan arriti të zbuloi gjëra të reja në Mars vetëm me anën e radarit. Ndër tjera u ba i pari i cili e determinoi temperaturën e planetit Venera në mbështjellësin e saj.

Shkruan:  Avni Jashari

Rreth viteve 50 fillon intensivisht studimin dhe zbulimin e mundshëm të inteligjencave mbitokësore, që ai asnjëherë nuk i mendoi në formën e  UFO – ve. Ai thoshte ne një civilizim e kemi këtu, n`Tokë, jeton me ne. Janë – balenat.

Në vitet 60 kolaboron me NASA-n për misionin “Marin, Voyager and Viking”, duke marrë për sipër për herë të parë teori Biologjike, një ashtu edhe ato Astrofizike. Dr.Carl Sagan thellohet ne zbulimin relativë të origjinës jetësore në planetin Toka, si dhe evolucionin biologjik të saj. Ka partecipuar aktivisht edhe në lindjen e projektit SETI (Search Extra Terrestial Intelligence). Ishte edhe themeluesi i Planetary Society dhe drejtor i Laboratory for Planetary.

Sagan nuk ishte një shkencëtar fanatik, ai përkundrazi idetë e shëndosha shkencore i transmetoi në tërë botën. Ishte autor i serisë dokumentare televizive më të famshme në atë kohë e quajtur “Cosmo”( Kozmosi) e cila transmetohej edhe në vendin tonë e sinkronizuar në gjuhën serbo-kroate. Ishte autor i librave numeroze, ndër të cilat:
Intelligent Life in the Universe, Contact, The novel science, Cosmo, The World infested by demons, Billions and Billions. etj ( Jeta intelegjente në Univers, Kontakti, Romani i Shkencës, Kozmosi, Bota e infektuar nga Djajtë, Miliarda e Miliarda. Etj). Me librin The Dragons of Eden.(1977), që sqaron problemin e evolucionit të intelegjencës njerëzore, fiton çmimin Pulicer. U bë laureat i shumë çmimëve, si dhe morri medaljen prestigjioze “Oersted” nga “American Association of  Physics.

Libri i fundit i tij i publikuar pak kohë para se të vdiste “The World infested by demons – Sience as a Candle in the Dark”(“Bota e infektuar nga Djajtë”) mbërthen në vete një ngjarje shpirtërore në  të cilën Sagan, transmeton disa besime të kota dhe disa predikues si djajtë modern që futin urrejtje dhe racizëm në shoqëri.
                                         
Pas vdekjes së tij (1996) publikohet edhe libri i radhës i tij “Billions and Billions” (“Miliarda e Miliarada”) është një libër që në shumë raste rrok tema si: vlera dhe shkenca, problemin e ambientit, raportet ndërmjet shkencës dhe religjionit.

Në kapitullin e fundit, duke pas parasysh vdekjen e vet jo të largët nga një sëmundje e rënd (lloj kanceri), Sagan përballet me një befasi mbresëlënëse për shumë ata që e kanë lexuar këtë libër, me problemin e vdekjes.
                                                    ( Carl Sagan gjat emisionit "COSMO") 

Dr. Carl Sagan pa dyshim do te mbetet q`do herë njeriu i cili theu akullin e risive kozmike, ikona astronomike e universit tonë, me teori të shumta që akoma sot nuk kanë shpjegim adekuat.

Nuk kanë shpjegim sepse ato ç`far thot Sagan vështir është të kuptohen nga astrofizikan e astronom të tjerë sepse ai ishte një dhe i vetmi i cili edhe kur flinte ishte i zgjuar, i cili edhe kur bisedonte ishte i pasionuar, i cili vetëm fizikisht ishte me trup në këtë botë por që me shpirt dhe ndjenja ishte në tërë kozmosin.

Patjetër që ideja e Migjen Kelmendit për ngritjen e një shtatoreje të Carl Sagan-it në Prishtinë më ka pëlqyer, të këtij kolosi të Kozmosit. Nëse vërtet do t`i ngrihej një shtatore në vendin tonë për këtë njeri të madh, do bëheshim të parët jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë, sepse Sagan nuk ishte vetëm i Amerikës por ishte i tërë Botës.

Unë  ndjehem shumë i vogël të shkruaj për një njeri kaq të madh por tërë këtë do e përmbylli me një thënie të Victor Hygos: - Jeta ime është jeta juaj, ju jetoni atë që jetoj edhe unë. Kur ju flas për vete, kam folur edhe për ju”. I tillë ishte Sagan...









Nessun commento:

Posta un commento