martedì 7 giugno 2011

Pandemia A/H1N1 apo Gripi i Derrave, a duhet te kemi frikë?


Shkruan: Avni Jashari

Janë ditë te vështira, alarmet, lajmet për gripin e ri i cili sipas tyre po vjen çdoherë duke u rritur? Por cili është realiteti i kësaj? Le të kthehemi pak mbrapa në histori dhe të shohim se si bota ishte përballur me pandemi të ndryshme dhe të shohim se në çka duhet të kemi frikë e nga çka jo?

Pandemia është një thënie e lashtë greke (Pan-Demus - e tërë popullata) që në kuptim ka një lloj të një sëmundje që përhapet shumë shpejt relativisht në të gjitha pjesët e botës, por kjo nuk do te thotë se virusi është vdekjeprurës.

Në shekujt e kaluar pandemitë kanë lindur si pasojë e kushteve të rënda jetësore dhe mos higjienës, ose nëpërmjet kontakteve të popujve të largët. Një shembull i kristaltë ashtu ta quaj, është ajo që ju kishte ndodhur popullit autokton amerikan në vitet kur ishte pushtuar, kur vendasit infektohen (dhe vdesin me mijëra) nga e ashtu quajtura “Ftohje Evropiane” e cila ishte e pa njohur për sistemin e imunizimit te tyre.

Nëse shkojmë akoma mbrapa në vitin 430 para lindjes se Krishtit një ftohje tiroide i vrau një të katërtën e popullatës së Athinës së atëhershme. Rreth vitit 180 pas Krishtit një epidemi e kaploi Romën të cilën e kishin pruar ushtaret që luftonin në lindje, kjo i vrau 5 milionë e gjysmë njerëz, në një ritëm rreth 5 mijë veta në ditë. Prej viti 541 deri në vitin 750 (pas Krishtit) regjionin mesdhetar e sulmuan pandemia shumë të rënda dhe në harkun kohor të këtyre viteve ato i vranë rreth 100 milion njerëz.

Në Mesjetë pastaj duke filluar nga viti 1347 një tjetër pandemi e quajtur “Vdekja e Zezë” (në gjuhën shqipe e njohur si “Murtaja”) vjen nga Azia e cila shpërndahet shumë shpejt në Evropë e Azi duke vrarë 50 milionë njerëz për 6 vjet, vetëm në Evropë zhduki 25 milion njerëz rreth një të katërtën e popullatës totale.

Në 200 vjetët e fundit pandemitë e Kolerës kanë sulmuar shumë rënd. Në vitin 1816 Kolera nga India kalon në Lindje duke e prekur Kinën duke vazhduar deri tek deti Kaspik dhe vazhdon duke e prekur Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të. Në gjysmën e vitit 1850 e sulmon edhe Rusinë duke vrarë kështu më shumë se një milion njerëz, pastaj nga viti 1863 kthehet sërish në Evropë e Afrikë. Në shekullin e kaluar Kolera sulmoi Indonezinë, Bangladeshin, Indinë, Unionin Sovjetik dhe disa shtete Afrikane. Ne vitin 1991 rishfaqet në Amerikën Jugore e akoma sot në shumë zona te planetit tonë të karakterizuara me kushte të renda jetësore e higjienike ekzistojnë epidemi të ndryshe vdekjeprurëse.

Vitet 1900 karakterizohen me shumë epidemi vdekjeprurëse. Në vitin 1918 fillon era e epidemisë më të trishtë që ka jetësuar planeti ynë, ajo fillon në Spanja e Francë ku për shumë pak kohë përhapet në tërë botën duke vrarë 50 milionë njerëz për vetëm 6 muaj, në Indi vrau me miliona njerëz në Itali 400 mijë njerëz humben jetën nga virusi letal. Po të kishte ndodh kjo gjë në vitet e sotme nuk do të kishte shkaktuar shumë viktima falë antibiotikëve të avancuar që kemi në dispozicion thuhet në Enciklopedinë mjekësore. Pas 18 muajve virusi zhduket në mënyrë misterioze dhe bërthama e tij nuk u determinua kurrë me precizitet. Dhe u emërua “Gripi Spanjoll” shkaku që filloj në Spanjë.

Në vitin 1957 fillon era e gripit Aziatik, e zbuluar fillimisht në Kinë e cila shumë shpejt arrin në SHBA. ku vrau rreth 70.000 mijë njerëz në tërë botën viktimat ishin në rreth 1 milion. Me pas përcillet Gripi i Hon Kongut i cili në vitin 1968 vrau me miliona njerëz në tërë Botën, Gripi i Hon Kongut është akoma sot i pranishëm ne Botë.

Në vitin 2003 Sarsi futi panikun në tërë Planetin i cili si shumë gripa fillon nga Kina dhe shumë shpejt kalon në Kanada, duke pasur vështirësi ta diagnostifikojnë me kohë dhe nga tjetra anë masmediet e pompozojnë këtë gjë tej mase paniku kaploj tërë popullatën e Botës, por duke ju falënderuar medicinës se avancuar perëndimore Sarsi ndalohet pa bërë ndonjë dem të madh në popullatë.

Por le ti kthehemi “Gripit të Derrave” i definuar me emrin A/H1N1 i cili nuk është hera e par që e sulmon planetin tonë, ajo ishte shfaqur për herë të parë pak me shumë se 30 vjet më parë.

Në vitin 1976 në SHBA një variant i virusit H1N1 sulmon bazën ushtarake Ford Dix në New Jersey (Nju Xhersi) mediet e lansojnë një kampanjë alarmante, që Qeveria Amerikane vendos ti vaksinoj një të tretën e popullatës amerikane, dhe vet presidenti Gerald Ford e merr vaksinën në prani të medieve, i këshilluar pikërisht nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Donalld Ramsfelld një emër që duhet ta mbani mend për ma vonë në këtë storie. Virusi atë botë e vrau vetëm një ushtar.

H1N1 bënë pjesë në familjen e gripave, ajo sot është përhapur në botën si pasojë e një elevamnti të derrave në Meksikë, e cila kaloi nga derri tek njeriu. Infektim si te çdo grip tjetër vjen në formë respiratore ose me kontakte të gjërave të kontaminuara.

Pandemi, Epidemi, Mortajë janë emra që në një formë apo tjetrën fusin frik dhe panik në popullatë por që disa kanë edhe fitime nga këto p.sh. Hollivudi në vitet e kaluara ka bërë shumë filma lidhur me viruse vdekjeprurëse të cilët kanë pasur një publik shumë të madh dhe fitimet ishin marramendëse. Shpesh kinemaja ka karakterizuar frikët tona ndoshta për ti kuptuar më mirë ato dhe realitete e tyre.

Ti kthehemi A/H1N1 gripit i cili siç po shihet është shumë ma i dobët jo vetëm nga ato pandemi qe i cekëm me lart por edhe nga gripat sezonalë dimëror. Ja se ç`thotë zëvendës ministri i shëndetësisë Italiane Ferruccio Fazio në Rai Uno rreth gripit A/H1N1 citoj: E kemi pritur dhe erdhi! A duhet të kemi frikë? Jo aspak, sepse duke pas parasysh që ky grip i sulmon më shumë njerëzit me sëmundje kronike gjë qe bënë edhe gripi sezonal dhe popullatën e shëndosh nuk e prek fare. Duke marrë parasysh se gripi sezonal vetëm në vitin 2004 ka vrarë 20 mijë njerëz ndërsa ky deri më tani rreth 6 mijë, nuk mund ta definojmë si një grip me shkallë rrezikshmërie të lartë. Të sëmurit kronik duhet të vaksinohen ndërsa popullata e shëndosh jo.

Atëherë pse vazhdohet të futet frika dhe tmerri në popullatë kurse ky virus nga shumë ekspert është definuar si i dobët dhe se influencat sezonale në shumë raste kanë qenë ma vdekjeprurëse kurse A/H1N1 deri me tani ka shënuar vetëm 6 mijë viktima në tërë rruzullin tokësor. Vetëm në SHBA p.sh. sipas raporteve shëndetësore q`do vit vdesin rreth 36 mijë njerëz nga gripi i thjesht sezonal.

Imagjinojeni sikur çdo viktimë (siç po behet me këto të fundit) ti kishte zënë faqet e gazetave në Amerikë vitin e kaluar do të kishte shpërthye një kaos marramendës. Kjo siç po shihet mediet në Amerikë e në shumë vende të tjera janë lidhur ngushtë me Qeveritë e tyre për ti shtyrë popullatën të blejnë sa me shumë antiviral dhe vaksina duke pasur parasysh edhe atakun ekonomik qe është shkaktuar këtyre dy viteve të fundit, kjo do të ju sjell një rimëkëmbje enorme në xhirollogaritë e tyre.

Pse te frikohemi kaq shumë kurse kjo influencë, grip apo si te doni ta quajmë, është ma i dobët se gripat që i kemi kaluar të gjithë ne? Po flasim për një sëmundje që në mënyrë proporcionale vdekshmëria është 20 herë më e vogël se ajo e gripit sezonal, këtë e kanë konfirmuar edhe shumë infektiologë perëndimor. Ajo që të bënë për të çuditur është se si OBSH-ja ngrit nivelin në shkallën e 6 për një sëmundje kaq të pa rrezikshme (çdo here duke ju referuar eksperteve të ndryshëm të këtij lëmi) kurse vet OBSH-ja në ueb faqen e tyre zyrtare thotë ti trajtojmë efektet e sëmundjes sikurse ato të gripit sezonal dhe të lajmërohemi tek mjeku vetëm nëse kemi temperaturë mbi 38 shkallë probleme në frymëmarrje ose komplikime tjera.

Shtrohet pyetja përse niveli i kësaj sëmundje rrinë kaq i lart duke mbushur faqet e gazetave botërore dhe me qindra programe televizive duke u transmetuar në TV të ndryshme? A ka ndokush përfitime nga kjo? Deri më tani vetëm në Itali është kërkuar nga parlamentarët të japin përgjegjësi të gjitha mediet për eqesivitetin e lajmeve të tyre të tepruara duke futur frik dhe panik.

Me frik dhe panik shitën më shumë gazeta, shitën ma shumë hapësira të reklamave televizive, shiten një ashtu më shumë barna dhe vaksina. Është krejtësisht e qartë që shumë nga këto që i ceka ma lart në q`do mëngjes që zgjohen e shohin konton e tyre bankare duke u rritur në mënyrë të përshpejtuar.

Shumë sy janë të fiksuar në tërë këtë marifet kah Amerika e në mënyrë parikolare tek një person që e ceka më lart. Duke ju referuar analizave të një banke me investimet ma të mëdha në Botë GP Morgan vetëm me shitjen e antiviralve q`do kompani që i prodhon do të ketë përfitime në këtë kohë rreth 2 miliard euro dhe nëse i përfshimë këtu vaksinat dhe barnat tjera ajo arrin në 6 miliard euro.

Por ekziston një koincidencë me këto antiviral barnat, Donalld Ramsfelldi (ish nën sekretari i shtetit në Qeverinë e Bushit) nga viti 1997 deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i një aziende farmaceutike e cila prodhonte barna antivirale. Në vitin 2005 grupi farmaceutik i lidhur ngushtë me azienden e Ramsfelldit bëjnë një hap marramendës dhe krejtësisht për një emergjencë po thuaj te pa nevojshme duke marr parasysh që të vdekurit ishin vetëm 369 (nga një grip) në krahasim me miliona antiviral të shitur. Ndoshta nuk është vetëm një koincidencë, sepse i njëjti Donalld Ramsfelld në vitin 1976 ishte pjesë e Qeveris Ford, që vendosi vaksinimin e masës kundër epidemisë së derrit e cila vrau vetëm një person atë botë.

Për ne si një gjë e re sepse jemi në sezonin e dimrit por për shumë vende në botë kjo tashmë ka kaluar sepse kanë ardhur stina të ngrohta. Ta bëjmë një hap në Australi ta shohim se si ka kaluar kjo? Me 30 tetor 2009 në Australi janë shënuar 3766 mijë raste me gripin e derrit nga të cilit 186 të vdekur. Numri i të vdekurve në bazë të të dhënave të ministrisë së shëndetësisë Australiane është shumë më i vogël se ai i gripit sezonal duke i marr parasysh vitet nga 2001 deri në vitin 2007 që numri sillet rreth 2500 deri në 3000 në vit. Duhet të rikujtojmë që në Australi askush nuk kishte marr vaksinë kundër gripit A/H1N1.

Shtrohet pyetja a duhet të kemi frik dhe të preokupohemi? Unë personalisht mendoj se jo për të vetmet arsye qe janë cekur këtu dhe duke marr parasysh se kjo do ta këtë fundin sikur se Sarsi e gripi i shpezëve që në 2003 respektivisht 2006 mbusheshin një soj gazeta e televizione duke futur panik e duke thënë se Sarsi do ta zhduk gjysmën e popullatës Botërore. Vlerësojeni vet se sa i rrezikshëm na qenka tash influenca A/H1N1.



Botuar më datën 05/12/2009 në: InfoSot, Java, Kosova Sot, Ikubal, etj. 

Nessun commento:

Posta un commento