domenica 26 giugno 2011

Revolucioni ka filluar


Të mos jesh indiferent, dhuroja vetes një të mirëpritur sepse kohës i ka ardhur fundi. Kush prej nesh nuk e di FUNDIN? Kush prej nesh nuk kishte supozuar? Sa prej nesh nuk e kishin dëshiruar? Revolucioni.

Shkruan: Avni Jashari

Përkufizimi i tij (Lexo: Revolucioni) nga fjalori ynë nuk i bën ata të drejtë. Revolucioni nuk është thjesht një kryengritje popullore e papritur, i cili do të shkatërroj apo përmbys një qeveri. Revolucioni ynë është diçka që kalon kufijtë e këtij përkufizimi. Kjo është një ide që mbush boshllëkun e krijuar nga riedukimi, është një dëshirë spontane për drejtësi që imponohet si një vizatim i varur në murë dhe sa herë shikon gjen detaje dhe gjen njëkohësisht veten në brendësinë e tij
Kjo është një koncept i lashtë, por i përtërirë.

Revolucioni i vërtet është një revolucion i mendjes. Vjen nga vetëdija dhe për t`u bërë ndërgjegjen qenieve njerëzore, me mundësi të pafundme të drejtave, me forcën e kërkesës dhe dëshirës për ta bërë këtë. Se jeta nuk është reduktuar në një seri të koncesioneve në mënyrë të gabuar mirëdashëse, të cilat ju lejojnë për të shkuar në një ditë tjetër, i ulur në dhomën tuaj të jetesës të rehatshme duke shikuar televizor, ndërsa bota e jashtme i takon dikujt tjetër dhe më pak këtij realiteti në kuptimin e plotë, ajo kthehet dhe “sillet” si të fortit duan.

Sa e sa herë kemi qenë dhe jemi edhe ne tiran, sa here keni pa vuajtjet me sy tuaj dhe keni lakuar kokën sikur nuk po shihni asgjë? Sa herë keni zgjedhur të mos shikoni? Sa e sa herë keni hedhur larg mendimet tuaja duke mos pasur besim se “asgjë nuk mund të bëjë për t'i ndryshuar gjërat”.

Se besimi nuk qenka gjë tjetër veçse një gënjeshtër, i projektuar për të bërë të qëndroj si një fëmijë? Një gënjeshtër që një tiran pas tjetrit na kanë mësuar të na e bëjnë instalimin (shpërlarjen e trurit) të besojmë në ato që ata donë! Revolucioni është për të ndalur sytë tuaj dhe të kuptoni se çfarë është e ndyrë, se çfarë është gënjeshtër, se çfarë po të çon drejt një rruge të zhdukjes së çenurit ai që duhet të jesh.

Kjo është një marionetë që përfaqëson domenin e një pakice në jetën tonë. “Pinokjo i vogël” është koha që të bëhet njeri sepse ai i ka përmbush kërkesat e Zanës. Revolucioni që unë kërkoj nuk është ndonjë akt i dhunës, por i arsyes. Drejt të drejtës sonë fondamentale, të gjithë jemi të prirur të ushtrojmë edhe dhunë për një pikësynim fondamental, por në këtë rast bota do të ishte më keq sesa që është sot. Megjithatë forcë është edhe ajo e këmbënguljes. Ata po kërkojnë që mos 'bërtasim' për arsyet tona, pastaj për ata që e lëndojnë fuqinë sunduese e shtypëse nuk kanë nevojë! A jeni në dijeni? Të mos guxojmë ta kërkojmë arsyen për jetë dhe këtë e bëjnë vetëm ata që pretendojnë të jenë shumë gjatë në pushtet.

Kjo është koha për ta përplasur grushtin mbi tavolinë, për të kundërshtuar për të pretenduar rolin që ju meritoni...Shumë lot..., të rinjtë të privuar nga e ardhmja e tyre, të moshuarit të privuar nga e kaluara e tyre, dhe toka po ngjyhet me lot. Nga këta lot do lulëzoj diçka e re, diçka ndryshe...çfarë do të mund të shpërthente tani nëse jo revolucioni? Kush është i djathtistë do më akuzoj se jam majtist e kush është majtist do më akuzoj se jam djathtist. Jam kosovar (shqiptar)! Sfidoj këndo qoftë nëse më akuzon për këtë të fundit.

Jam kosovarë dhe ndjej krenari për këtë! Kush nuk vuan nga etjet e mija? Më thuani sa nga ju nuk e mbajnë markën e kafshimit të kësaj urie! Ata po luajnë me këtë kartë vetëm e vetëm për të shkelur përsëri mbi dinjitetin tonë. Unë nuk kam dinjitet për të më shkelur e besoj se nuk keni as ju! Por, besoj fuqishëm që në zemrat tona ka ende një disi ‘vetë-dashuri’.

Asnjë nga këto qeveri nuk ka dhënë dhe nuk jep atë që vërtet e meritojmë, të ardhmen që fëmijët tanë e meritojnë. Ne po vuajmë pasojat e kësaj kleptokracije. Për çdo ditë të Zotit na cenohet pronësia e së drejtës e cila zbret nga sundimtarët qeveritar.

Nëse jeni ende duke lexuar këtë shkrim, atëherë besoj se ju keni marrë hapin e parë për vetën dhe fëmijën tuaj.

Lëvizja Vetëvendosje pati ditë më parë një protestë kundër hajnisë dhe ishte e bujshme, por edhe shumë konkrete. Besimtarët të besimit Islam kërkojnë me të drejt të drejtat e tyre tash e 12 vite për ngritjen e Xhamis së Madhe...

Njeriu është i sigurt deri në linjën e pashmangshme. Durimit po i vie fundi në çdo aspekt. Revolucioni ka filluar tashmë.

martedì 14 giugno 2011

Carl Sagan, një jetë për Kozmos

Carl Sagan (1934 – 1996) ishte astrofizikani më me famë dhe më i njohur i shekullit XX. Sagan për shumë vite punoi si profesor pran Univesitetit Cornel (Ithaca, lagje në New York).

Së bashku me Jordan B. Pollack dhe Goldstein-in, Sagan arriti të zbuloi gjëra të reja në Mars vetëm me anën e radarit. Ndër tjera u ba i pari i cili e determinoi temperaturën e planetit Venera në mbështjellësin e saj.

Shkruan:  Avni Jashari

Rreth viteve 50 fillon intensivisht studimin dhe zbulimin e mundshëm të inteligjencave mbitokësore, që ai asnjëherë nuk i mendoi në formën e  UFO – ve. Ai thoshte ne një civilizim e kemi këtu, n`Tokë, jeton me ne. Janë – balenat.

Në vitet 60 kolaboron me NASA-n për misionin “Marin, Voyager and Viking”, duke marrë për sipër për herë të parë teori Biologjike, një ashtu edhe ato Astrofizike. Dr.Carl Sagan thellohet ne zbulimin relativë të origjinës jetësore në planetin Toka, si dhe evolucionin biologjik të saj. Ka partecipuar aktivisht edhe në lindjen e projektit SETI (Search Extra Terrestial Intelligence). Ishte edhe themeluesi i Planetary Society dhe drejtor i Laboratory for Planetary.

Sagan nuk ishte një shkencëtar fanatik, ai përkundrazi idetë e shëndosha shkencore i transmetoi në tërë botën. Ishte autor i serisë dokumentare televizive më të famshme në atë kohë e quajtur “Cosmo”( Kozmosi) e cila transmetohej edhe në vendin tonë e sinkronizuar në gjuhën serbo-kroate. Ishte autor i librave numeroze, ndër të cilat:
Intelligent Life in the Universe, Contact, The novel science, Cosmo, The World infested by demons, Billions and Billions. etj ( Jeta intelegjente në Univers, Kontakti, Romani i Shkencës, Kozmosi, Bota e infektuar nga Djajtë, Miliarda e Miliarda. Etj). Me librin The Dragons of Eden.(1977), që sqaron problemin e evolucionit të intelegjencës njerëzore, fiton çmimin Pulicer. U bë laureat i shumë çmimëve, si dhe morri medaljen prestigjioze “Oersted” nga “American Association of  Physics.

Libri i fundit i tij i publikuar pak kohë para se të vdiste “The World infested by demons – Sience as a Candle in the Dark”(“Bota e infektuar nga Djajtë”) mbërthen në vete një ngjarje shpirtërore në  të cilën Sagan, transmeton disa besime të kota dhe disa predikues si djajtë modern që futin urrejtje dhe racizëm në shoqëri.
                                         
Pas vdekjes së tij (1996) publikohet edhe libri i radhës i tij “Billions and Billions” (“Miliarda e Miliarada”) është një libër që në shumë raste rrok tema si: vlera dhe shkenca, problemin e ambientit, raportet ndërmjet shkencës dhe religjionit.

Në kapitullin e fundit, duke pas parasysh vdekjen e vet jo të largët nga një sëmundje e rënd (lloj kanceri), Sagan përballet me një befasi mbresëlënëse për shumë ata që e kanë lexuar këtë libër, me problemin e vdekjes.
                                                    ( Carl Sagan gjat emisionit "COSMO") 

Dr. Carl Sagan pa dyshim do te mbetet q`do herë njeriu i cili theu akullin e risive kozmike, ikona astronomike e universit tonë, me teori të shumta që akoma sot nuk kanë shpjegim adekuat.

Nuk kanë shpjegim sepse ato ç`far thot Sagan vështir është të kuptohen nga astrofizikan e astronom të tjerë sepse ai ishte një dhe i vetmi i cili edhe kur flinte ishte i zgjuar, i cili edhe kur bisedonte ishte i pasionuar, i cili vetëm fizikisht ishte me trup në këtë botë por që me shpirt dhe ndjenja ishte në tërë kozmosin.

Patjetër që ideja e Migjen Kelmendit për ngritjen e një shtatoreje të Carl Sagan-it në Prishtinë më ka pëlqyer, të këtij kolosi të Kozmosit. Nëse vërtet do t`i ngrihej një shtatore në vendin tonë për këtë njeri të madh, do bëheshim të parët jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë, sepse Sagan nuk ishte vetëm i Amerikës por ishte i tërë Botës.

Unë  ndjehem shumë i vogël të shkruaj për një njeri kaq të madh por tërë këtë do e përmbylli me një thënie të Victor Hygos: - Jeta ime është jeta juaj, ju jetoni atë që jetoj edhe unë. Kur ju flas për vete, kam folur edhe për ju”. I tillë ishte Sagan...









Eklipsi i plotë i Hënës të mërkurën me 15 qershor

Bëhuni gati të mërkurën për ta parë një nga eklipset më të gjata të 10 viteve të fundit. Ky eveniment do të mundë të shihet edhe tek ne në Kosovë dhe do të jetë eklips i plotë.
 
Kohëzgjatja do të jetë më tepër se një orë, nëse motin e kemi të kthjellët dhe pa re.
Faza më e dukshme e eklipsit do të jetë nga ora 21:25 minuta. Eklipsi do të filloj në orën 21:10 dhe deri në kalimin e fundit do të zgjas deri në orën 23:03 minuta.

Çka është Eklipsi apo Zënia e Hënës?

Zënia e Hënës (Eklips). Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt. Pasi diametri i Diellit është shumë herë më i madh se i Tokës, gjerësia e hijes konike në largësinë e Hënës nga Toka është 2,6 herë më e madhe se diametri i hënës.

Kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj.
Eklipset e Hënës ndodhin vetëm kur Hëna është e plotë, pra kur ajo gjendet në opozitë me Diellin. Gjatë kohës së eklipsit të plotë Hëna nuk humb tërësisht, por do të ndriçojë shumë dobët.

Ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferë tokësore. Eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e Tokës, e cila në atë kohë është e kthyer nga Hëna. Eklipsi i hënës mund te zgjasë deri ne 1 ore e 45 minuta. Eklipsi i hënës ndodh 1 here ne vit. /Avni Jashari/

martedì 7 giugno 2011

Etika e gazetarisë në agjencitë e lajmeve

Siç edhe e dini agjencitë e lajmeve kanë qenë dhe janë njëra prej elementeve ma të rëndësishme në rrugëtimin e zhvillimit të shoqërive nacionale e internacionale. Të lindura në gjysmën e shekullit XVII, në kulmin e revolucionit të parë industrial. 

Nga: Avni Jashari 

Sot në shekullin XXI agjencitë e lajmeve kanë edhe ueb sajtat e tyre duke i shndërruar ato edhe në agjenci apo gazeta elektronike apo shkurt Portale informative. Me transformimin e zhvillimin shkencor janë bërë transformime edhe në media.

Cili pra është sistemi gjeneral i tyre – dje, sot dhe nesër - Agjencitë e lajmeve kanë katër faza të punës: Mbledhjen e informatave, selektimin dhe kontrollimin e informatës, rregullimin në bazë të etikës së informatës, dhe vërtetësinë e tyre.

Pavarësisht nga pengesat që kanë agjencitë e lajmeve, gazetarët që punojnë në to janë të detyruar t`i verifikojnë sa herë që kanë mundësi të dhënat e përdoruara në shkrimet e tyre. Këtu punën dhe rolin e vet duhet ta bëj me përpikëri edhe redaktori i cili është i detyruar që ta lexojë dhe rilexoj, qoftë ai lajm, temë apo gjetiu që më mos rrëshqas ndonjë shkelje eventuale e etikës gazetareske.


Fazat, puna dhe klasifikimi i informatave në agjencitë e lajmeve është shumë delikate. Norma e parë shikon shkrimin, normë kjo që i drejtohet publikut e në këtë rast publikut mbar shqiptarë në të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe. Ne e dimë tashmë se kemi një standard gjuhësor të unifikuar në 1972, ai standard gjuhësor mund ti ketë mangësitë dhe boshllëkët e veta mirëpo përderisa është në fuqi ne si gazetar duhet ta respektojmë.

Ka shumë gjëra që duhet të shtrohen e diskutohen ndërmjet ne gazetarëve e me pastaj edhe ndërmjet gazetarëve në raport me publikun e gjerë. Një problem gjeneral, që nuk e shikon vetëm agjencitë e lajmeve por të gjithë gazetarinë: është problemi i etikës e deontologjisë. Për shumë aspekte agjencitë e lajmeve janë ma shumë të zhytura në këtë problem e për disa aspekte më pak.

Mungesa e ekuilibrit dhe ndershmërisë nganjëherë mund të jenë të pavetëdijshme. Struktura dhe shkrimi i një teme apo lajmi e qet në kurth gazetarin at`herë kur ai ka simpati për X-Y politikanin dhe këtu mandej hyn në valle edhe emocionet e që në etikën e mirëfilltë gazetare nuk guxojmë në asnjë rast të bimë pre e të ashtuquajturave emocione. Detyra e gazetarit në agjencitë informative në këtë rast duhet të jetë se ai/ajo është i detyruar të raportoj drejt dhe të përshkruaj drejt se çka ka thënë dhe ç`ka ka bërë X-Y politikani dhe në fund ta lërë të qetë lexuesin që ta nxjerr vetë konkluzionin.

Dukuri të shumta kemi ne këtu në Kosovë sidomos pas luftës ku një pjesë e konsiderueshme e gazetarëve, gazetave e, e medieve kanë ra pre e politikës dhe qarqeve të ndryshme politike e që në fakt kjo është shkelje e etikës gazetareske.

Një tjetër problem që duhet shtruar është edhe ai i ashtuquajturi “Copy – Paste” (Kopjimi i materialeve të ndryshme) qoftë ai lajm, temë apo fotografi, dhe mos citimi i burimit se nga dhe ku është marr. Kjo është një problem që e shikon mbarë agjencitë e lajmeve botërore, ku plagjiatura ditë e ma andej po bëhet e pa shmangshme.


Etika e gazetarisë është etika e gazetarit, si edhe për kënd do qoftë tjetër, njohja e moralit, si qytetar si profesionist etj. Për atë që punon në kampin e informatave duhet të jetë mirë i vetëdijshëm nga konsekuencat e mundura morale, sociale, politike etj. Më shumë se kushdo tjetër gazetari duhet të jetë i denjë në profesionin e tij, duke u nisur çdoherë nga arsyeja e jo vetëm nga respekti i kodeve etike e morale, po gjithashtu mbi të gjitha korrektësia, respekti dhe realiteti duhet ta përcjellin në punën e tij informative.

Nëse një formë e etikës është e drejta e të gjithëve, për një gazetar është e domosdoshme edhe një informatë etike, që do të thotë një njohje e mirë e kodit penal të gjyqësorit për gazetari dhe njohja e kodeve deontologjike e stabile. Si shembull të kësaj unë do ta marr Evropën e në veçanti Italinë dhe të ashtuquajturën “Karta e Trevizos”. Një dokument i auto - disiplinës për mbrojtjen e dhe të drejtën e fëmijëve në portalet informative nga mbrojtja e materialeve erotike që është ba një dukuri tashmë e brishtë. Në asnjë mënyrë dhe asnjë formë nuk guxon X-Y Portali apo agjenci On Line në internet ti fus në një faqe këndin për fëmijë dhe fotot e informatat erotike, këto domosdoshmërish duhet të janë të ndara. Duhet respektuar i ashtuquajturi “Children`s Bill of Rights fort the Internet”. Si dhe “Karta e të drejtës”, që gazetarët në agjenci duhet do e mos ta respektojnë, që kujton obligimin e mos diskriminimin e racave, religjionit, gjinisë, aftësive fizike e mentale, opinionet politike, e drejta për ta ruajtur privatësinë e personave, respekti i jo - fajësisë nga personi që është nën proces gjyqësor, transparenca e burimeve etj.

Për gazetarin e drejtë e të vërtet Melvin Mensher e ka një vlerësim, ku thotë se ai është vlerësimi më i lartë i gazetarit. T`i thuhet “është gazetar i kujdesshëm,”. Këto fjalë nënkuptojnë që gazetari duhet të kujdeset shumë për të qenë ma i sakët, edhe nëse punon në kushte të egra kohore e hapësinore, ai (Lexo: gazetari) duhet të jap maksimumin nga vetja e tij që ta nxjerr saktësinë e informacionit, vërtetësinë dhe verifikimin e tij e që kjo do të ishte një respektim fondamental i etikës dhe vërtetësisë gazetareske.

Duke marrë parasysh se agjencitë e lajmeve janë burim i shumë medieve tjera qofshin ato të shkruar vizive e elektronike, ekipa drejtuese e tyre duhet të jetë korrekte dhe respektuese ndaj etikës. Agjencitë e lajmeve në këtë kamp, pra të etikës kanë një përgjegjësi ma të madhe se këto që i cekëm më lart. Një gazetari korrekte m`varet shumë edhe nga njohja morale e që me do e mos këtë të fundit duhet ta kenë ata gazetar që punojnë në portalet informative.

Unë në fund dua vetëm ta citoj një thënie që e thotë gazetari dhe shkrimtari amerikan Xhon Hersei: Gazetari, në përpjekjet e tij të hershme për të shprehur të vërtetën ka tri detyrime: ndaj lexuesit, ndaj ndërgjegjes dhe ndaj subjekteve njerëzore.

Botuar me 28 maj 2011

Refleksion natyrorë mbi 2500 metra lartësi mbi detare

 Aq shumë është mbushur kupa me politikologji në kokën tonë (Lexo: gazetarët) sa që vështir është për të gjet ndonjë relaks. Sot dua pak relaks, sot dua të relaksohet edhe lexuesi im, sot dua të jem i lirë. Të pakët qoftë kjo vetëm edhe për një ditë.

Shkruan: Avni Jashari

“Dielli është një dhuratë e çdo dite”. Me këto fjalë mu drejtua një alpin italian i cili ishte drejtues i yni gjatë skalitës në Dolomiti di Brenta (pjesë e alpeve italiane) në fund të muajit prill të këtij viti “.

Kur dielli është i mbuluar, kur mjegulla turbullon sytë në majat ekstreme të kodrinave të larta alpike, zëri i shqiponjave ushtueshëm të duket se je mbreti apo je ai që po e sundon këtë vend të harruar e rrallë të shkelur nga këmba e njeriut.

Por kur dielli zë fillin ti largoj retë, së bashku me mjegullën, sytë kthjellohen, së bashku me ta edhe mendja, at`herë fillon ti shohësh luginat përreth poshtë dhe kupton se nuk je vetëm. Ah diell madhështor sa mik i mirë që je këtu në këtë lartësi malore. “Ja përse ushtarët alpin festojnë me shumë dashuri këtë diell të bukur e impozantë pranverorë”. Mu drejtua Mauro një ish ushtar, kapiten alpin i cili ishte me grupin tonë që atë mëngjes "pushtonim" majat e larta të maleve Dolomiti.

Dolomiti..., këto kodra të çuditshme filluan të skuqën nga ngjyra që dielli i dhuroi dhe ajo ngjyra gri që kishin u fsheh nën refleksionin solar e magjeps.

Në këto lartësi ekstreme gjithçka është ndryshe madje edhe ajrin që thithim është ma i rrallë mirëpo të bënë të ndjehesh mirë. Kjo nuk ishte hera e parë që unë s’kaloja majave të larta, kodrinave të Alpeve italiane, por ishte hera e parë që isha me një grup alpinë dhe sado që shijoja bukurin e natyrës përreth dëgjoja edhe histori të ndryshme nga eksperienca e tyre ndër vite.

Ndonjëherë në mendjen time vardiseshin mendime nga më të ndryshmet. Një mendim që atë ditë kisha në mend ishte kur ata (Lexo: alpinët) tregonin nga jeta e tyre fëmijërore së këndejmi unë mendoja jetën time fëmijërore, sa të ndryshme ishin ato që ata thonin për jetën e tyre fëmijërore me atë timen. S`ka rendësi, doja të isha i lirë doja të isha një shqiponjë që bredh si mbret mbi ato kodrina që rrihnin qiellin e kaltër, fundja atë ditë ishim të barabartë të gjithë, atë ditë pinim kafe të gjithë nga një ibrik i vetëm, ishim thjesht të gjithë një.

Cortina d'Ampezzo

Rruga jonë vazhdoj atë ditë për ti “pushtuar” majat tjera të kodrinave malore alpike. Në mesin e atij shkëlqimi verbues argjendi në 3216 metra lartësi mbi detare ishin të stacionuar kampet alpine, ku sundonin shkëmbit e majës Kortina (Cortina d'Ampezzo). Pas pak pushimi u drejtuam kah mali Kadini (Cadini) çdoherë duke dëgjuar histori nga më të ndryshmet të ish ushtarëve të divizionit Alpin.

Tashmë ishim në Dolomiti Ampezzane, dua ta pranoj se unë isha pa përvojë dhe isha tmerrësisht i lodhur, por jo edhe i zhgënjyer, ngaqë nuk kishte vend për zhgënjim në asnjë sekondë dhe në asnjë rast. “Djalosh po të mos kishe jetuar një kohë bukur të gjatë përreth kësaj natyre vështir do ta kishe sot të qëndroje në këtë natyrë e rreth të freskët me ajër të rrallë”. Mu drejtua një ish rreshter alpin me sens humori duke mi rrahur krahët. Edhe pse i kishte përmbi 70 pranvera më befasonte energjia e tij dhe vullneti që kurrë nuk ja kishte kthyer shpinën.


Kishte kaluar mesdita dhe ishte ora diku 16:43 dhe në atë kohë drejtuesi që i printe grupin na informoj se po na priste një drek me ushqim tradicional në malgën Carpi 2110 metra lartësi mbi detare. Të gjithë filluam të ndiheshim ma mirë ngaqë ishte një surprizë që kishte organizuar Mauro (Ish kapiten alpin) për grupin tonë.

Gjithçka përfundoj shumë shpejt atë ditë...gjërat e mira shpejt përfundojnë unë edhe dy ditë udhëtoja për në Kosovë. Lamtumir Dolomiti, së shpejti do të rikthehem sërish, luginat tuaja e livadhe me lule që çdoherë do ti dua. Lamtumir grupit Alpin të cilët më dhanë një eksperiencë të veçantë atë ditë dhe më bënë të ndihem alpin edhe unë së bashku me ta. Ciao a tutti a presto!


Botuar me 06 maj 2011

Bolidi nuk asht nji auto n`garë

Për me e njoft ma mirë se çka asht “bolidi”, duhesh me e pasë nji doracak të astronomisë ose nji fjalor të mirë. Ta provojmë me fjalorin n`gjuhën italiane t`Devoto e Oli (fjalor Italian): Bolidi: bllok materiali e metali i përziem me gurë (meteor ose ylli që shuket) i mbetun n`atmosferë (nëse arrin me ra n`tokë i them meteorit, se shumë p'ej tyne i shkrinë atmosfera).


Nga Avni Jashari

Po çka ndin nji njeri kur ta sheh këte fenomen me sy? Mundet me thanë nji kënaqësi, marifet që e sheh drejtpërdrejt, nashta edhe tutet. Në mungesë të këtij marifeti apo gëzimi, mujna me e marrë nji tjetër surrogat në vjershën e “Giovani Pascoli” (1855-1912) që quhet bash: “Bolidi”. Vjersha e këtij romancieri u referohet disa elementeve lidhun me astronomi që këtu i gjejmë disa.

Kombinimi ban pjesë në nji segment t`shkurt t`vjershës “Il ritorno a San Mauro” (Kthim n`San Mauro) i shkruem n`vitin 1887, e i inserteum n'vitin 1903, n`edicionin e parë, i marrun prej kangës “Canti di Castelvecchio” (Kangës së Kastellit të vjetër), i pasionuem n`astronomi…. Ta shohim menjiher pra.
Asht natë. Poeti shkon rrethit të rrugës së rrethueme t`Rio Saltos. Nuk ndien kurrfarë zhurme, as të ujit, por në largësi ndihen vetëm bretkosat.

Poteti kujton kur kishte 20 vjet që dikush tentoi me e vra (sikur se vranë babën e tij më 1867). Edhe atëherë e mendonte veten natën po në këte rrugë, në retë e murrme ishte fshehun nashta armiku i tij. Vazhdoi kadal dale me zemër që i rrahte shpejt, dridhej, ishte i habitun në nji shpejtësi drite e aspak frymë rrethit. Ka mjaftue dikush me e gjuejt dhe e kishte rrotullue n`rrugë, vetëm. Jo, jo, vetëm nana ime e vdekun kish me e ndi afërsin dhe me lot kish me ma shërue plagën. Kishin me ardhë edhe tjerë t`vdekun dhe kishin me m' marrë me m'sherue.

Përderisa ishte zhyt n`këto mendime që t`lanë pa frymë, erdhi ajo e madhja: “…nji dritë, nji shpërthim… ja shpërtheu e ndritshme, po bjen, sapo ra, n`pafundshmin gjumë t`yjeve…” (meteoriti) nji sferë me dritë qe bie nga qielli nëpër retë e murrme e në natën e errët e ndriçoi për pak kohë malin, livadhet... ja ku ra... Aty reflektoheshin dritat e qyteteve n`largësi që ishin t`ngjituna njana me tjetrën.

Si në art, poeti bërtet “Shikone” dhe vazhdon: “Këtu asht vetëm qielli i lart e i n`dritun. As nji hije njeri, as zhurmë hapash. Qielli dhe asgja tjeter: qielli… qielli plot yje t`mëdhej, qielli, mu duk i dërmuem, mu si u duk nga toka. E Toka ndigjoi Universin. Ndigjoi, u ndal se ishin te një bimë. ( edhe Toka edhe Universi të nji qielli). Dhe m`sheh këtu poshtë t`vogel n`mendim t`gabuem, naper yje, tuj bredh në nji yll”.

Poeti pra, asht i pasionuem në astronomi, dhe përderisa asht në mendim të tmerrshëm, shuket nji ylli, pra nji meteorit. Poeti don me na tregue se edhe Toka edhe Universi e kozmosi janë nja, prej nji bime, dhe Bolidin (meteoritin) si shkëndijë që ia ndërroi mendimin, dhe thotë: “Po më sheh këtu poshtë mue n`mendim t`gabuem, tuj bredh në nji yll.

Pra për Poetin edhe Toka ishte lloj ylli. Këto mendime i transmetoi nëpërmjet vargjeve, tuj i kamuflue, sepse koha kur jetoi ky poet ishte e papërshtatshme, kur hale shkenctarët nuk guxonin me i shpreh zbulimet e tyne, dhe me këso mendimi kisha katolike nuk kish me i dhanë përkrahje, sepse shekuj ma parë po kjo kishë kishte dënue shkencëtarë edhe me vdekje për kësi mendime.

E vërtet... , bolidi pra nuk asht nji auto n`garë, as nji top i shutuem me forcë; për ate që studion asht nji fakt shkencor, po për atë që e don qiellin me yje, asht nji burim magjepës i çudive t`pa fund…

(Notë: ky artikull botohet në gjuhën e nanës teme - GEGNISHTEN)

Botuar me 05 maj 2011

Jeta është e vështirë për njerëzit që janë idealistë

Siç e kishin potencuar  e nënvizuar shumë personalitete në kohë fjala idealizëm nënkuptonte për mua diçka pozitive. Nga këndi që sot po e shoh këtë gjë po më duket se të çenurit idealist në ditët e sotme është një konotacion negativ.


Shkruan: Avni Jashari


Idealisti jeton në një botë krejtësisht të vetme, shpesh në kontrast me realitetin faktet e mëdha dhe të dukshme bëjnë që të jetë në kontrast me idenë se ai (idealisti) është bërë prej vet ngjarjeve dhe njerëzve.

Kam lexuar se, në fakt, idealistët janë të konceptuar si subjekt dhe objekt në anën e një veprimi të vetëm (përfaqësimin) dhe pastaj do të jetë subjekti i cili ndërron objektin nga e para.

Ja se nga ku lindin të gjitha dëmet që lidhën në mënyrë direket kundër idealistit, por jo edhe kundër atyre që e rrethojnë. Ai beson fuqishëm në besnikërinë dhe ndershmërinë. Lufton “kryqëzatat” tashmë të humbura, në emër të drejtësisë dhe të kodit të nderit, lufton beteja të rënda që kanë efekt negativ dhe njëkohësisht beson shumë në vetën e tij. Kjo nuk do të thotë se herën tjetër nuk do të heq dorë. Është i bindur se ka një kod të pashkruar të etikës. Në këtë mënyrë nderimi dhe respekti i jepet çdokujt dhe anasjelltas dhe kështu duhet të qëndroj gjithmonë edhe në qoftë se kushtet fillestare janë të shtrembëruara. Ai do të jetë në një mënyrë i pushtuar nëse këto që i ceka do ti hiqeshin.

Padrejtësitë dhe keqdashjet e lënë atë (idealistin) pa armë me të cilat ai do të mbrohej sepse ai bënë referencë për kodet e sjelljes që në fund i injoron ato. Kjo pra është në kundërshtim më idealistët në këtë botë, është një figurë në rrezik që të zhduket, me një përzierje të rafinuar mahnitëse dhe kritikuese, sepse nuk sheh realitetin për atë që është të paktën përderisa një gjë nuk do të jetë e qartë edhe për një fëmijë.

Nga pretendimi i bindur idealist, megjithatë, mbështes se individualizmi i jo-pajtueshmërisë dhe jo-llogaridhënies shkakton jo më pak se dëm në komunitet...Ndoshta vija e mesit do të ishte një zgjidhje e duhur!? (e paarritshme si gjithmonë) Në këtë rast idealisti do të përgjigjej se : është e mundur nëse të gjithë do të bënin përpjekje të jenë më të mirë...

Botuar me 21/04/2011

In Memoriam Che Guevara 9 Tetor – 43 vjet nga vrasja e ikonës revolucionare


Nga Avni Jashari

Errnesto Guevara ishte vetëm një emër i një studenti të mjekësisë në Buenos Aires (Argjentinë) i cili ishte mjaft i mirë në lëmin në cilën studionte. Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën - Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që te merrte një vit pushim nga shkolla për të ndërmarrë një udhëtim përgjatë Amerikës Latine. Kështu Guevara dhe Alberto nisën nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ja vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motoçikletës”.

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë të një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufi, e lidhur me të njëjtën kulturë.

Ajo që e bëri Che Guevarën ma të veçanet se nga Kastro, Mau Ce Duni etj. është se ai ishte i gatshëm të shkoj të luftoj në çdo vend të botës aty ku shkeleshin të drejtat e njeriut dhe bëhej një shtypje diktatoriale. Guevara revolucionin e vet e fillon me Guatemalën agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (ku më pas largohet për në Meksikë), e cila e regjistron si një “element komunist”.

Ky atje takohet me Raul Kastron ku ma vonë ai do t`ja prezantonte Fidel Kastron dhe kështu që të dy në krye arrin ti stërvitin rreth 60 veta në Meksik për të bërë invazion kundër regjimit të gjeneral Batistës në Kuba të cilën e emëruan “Lëvizja e 26 Korrikut”. Gjatë luftimeve në Kuba, Guevara tregohet shumë i suksesshëm dhe arrin ta çliroj një pjesë shumë të rëndësishme në Kubë atë të Santa Claras.

Pas rrëzimit të qeveris Batista timonin e merr Fidel Kastro ku pa hezitim  Guevares i jep titullin “Qytetar Kuban” e edhe postin e Ministrit të ekonomisë. Ai do ta përfaqësonte me dinjitet Kubën dhe popullin ameriko-latin ne OKB ne vitin 1964 ne krye të delegacionit Kuban.

I lodhur nga detyra dhe nga posti politik vendos të largohet nga Kuba me 15 mars 1965. Ai drejtohet për ne Kongo një vend ku edhe sot e kësaj dite ka shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga Krye guerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruar për të “Asgjë nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë moment” Guevara i mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perëndim të liqenit Tanganica për stërvitjen e kongolezëve. Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrisë formale. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë, megjithëse kishte eksperiencën të marrë gjatë revolucioni kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clarës. Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës. Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Pa`aftësia, dhe luftërat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mbas shtatë muaj, i sëmure, i vuajtur nga astma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë.

Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehet si humbës në ishull (lexo:Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkroi kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas katër muajve Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehet në Kubë por Guevara pranoi që të kthehet vetëm për disa muaj, sa për t`u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prezenca e tij në ishullin (Kubë) duhet të ishte tepër sekretë.

Me 3 nëntor të vitit 1966 ai vendos të shkoj në Bolivi me një pasaportë false nënë emrin e Mena Gonzalez ai atje do të stërvitë gueriles kundër regjimit të atëhershëm Bolivian. Në fillim korri disa suksese, mirëpo përkrahjen vendase nuk e kishte në nivel siç ishte në Kubë atje shumë shpejt i bie në tragë edhe CIA  ku me një agjent të vetin ushtron një skuadër Rengjersa për ti luftuar Guerrilasit. Askush nuk mund ta paramendon se Guevara do të pësoj disfatë mirëpo Guevara duke e par fundit e vet ai vendos që ushtarëve të vet të ju ofroj largimin nga fronti cili prej tyre do të dëshironte. Gjatë luftimeve që u zhvilluan në La Higuera ku po thuaj ishin 1000 kundër një Guevara kapet peng me një plagë të rënd në këmbë, ku më pas ekzekutohet.

Versioni më zyrtarë është se Guevara mori disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Për të mos bërtitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se kur Teren (ushtari i cili e ekzekutoi)  futet në dhomë Guevara i thotë “E di je këtu për të më vrarë QËLLO pra, je duke vrarë vetëm një njeri”... Vdes në një shkollë të braktisur në La Higuera, në ora 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande dhe trupi i tij iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 nëntor  Kastro njohu vdekjen e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë.

Të vërtetat e fshehta pas 42 vjetëve dalin në pah (gusht 2009)?

Njeriu i fundit që e kishte par Guevaren të gjallë nga shokët e tij gueriles ishte Dariel Alarcón Ramírez i njohur me nofkën “Benigno” i cili nga viti 1996 jeton në Paris (Francë) ai duke evokuar kujtimet e ditëve te fundit të komandantit të tij për gazetën italiane “ Corriere della Sera” akoma i kishte lotët nëpër faqe për atë që ai e quan tradhti që iu është bërë Guevaras nga Bashkimi Sovjetik dhe nga shoku i ngushtë i tij Kubanez Fidel Kastro.

Ramirez tregon se edhe radio lidhjen që kishte marr Guevara për të qenë në kontakt me Kubën ishte false dhe kontakti me to ishte i pa mundur, ai mes të tjerash thotë se ishim mbetu të braktisur ne xhunglën e Bolivis, ai shkoj vet vetiu ne vdekje sepse ishte i dëshpëruar nga tradhtia nga shoku i tij i ngushtë... Ne ishim shumë pak metra nga shkolla ku po e mbanin peng Komandantin tonë ishim vetëm 3 veta do të mundoheshim ta s’lironim mirëpo e dinim se ai i kishte dhënë fund më asaj ç`far ëndërronte sepse ai dëshironte vdekjen tashmë nga kurthi qe ju be atij shpjegon Benigno.

Benigno ishte vetëm 17 vjeç në revolucionin Kuban përkrah Guevarës dhe ishte ai që nuk e braktis as në Kongo as në Bolivi ai thotë se ishin në Kongo kur Kastro e lexoi letrën hapur për largimin e Guevares nga Kuba ku në ato momente Che godet radion me këmbë dhe thotë se “Ja ku është vendi ku e tregon kulturën e vet ky njeri” (lexo:Kastro).

Ne pyesim pse Sovjetikët dhe Kastro kishin interes ta zhduknin Guevarën:? Sepse Sovjetikët e konsideronin Guevaren të pa përshtatshëm  dhe si personalitet të rrezikshëm kundër luftës imperialiste. Ndërsa Kastros do ti duhej ta bënte sepse populli i tij m`varej nga Bashkim Sovjetik (Gjë që Che nuk do të ja bënte Kastros kurrë, sikur ta shihte plumbin në drejtim të tij) Benigno ndër të tjera do të thotë se Kuba është nënë diktaturë edhe me të madhe se ajo e Batistës dhe se Fideli na kishte tradhtuar të gjithëve dhe se revolucioni nuk ishte për ta kthyer vendin prapë nënë diktaturë. Për çdo natë dhe çdo sekondë i kujtoj shokët e mi së shpejti do t’u bashkëngjitëm prapë në anën tjetër mirëpo historia përsëritet sepse të gjithë prisit e mëdhenj janë tradhtuar nga miqtë më të ngushtë të tyre. Kjo i ndodhi edhe Guevarës i cili ishte mik, shok, dhe vëlla për ata që e kanë njohur një njeri që deshi botën e barabartë për të gjithë njerëzit anekënd botës.

Ikona Revolucionare

Në fund të viteve 60-ta Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, el Che, del si figura e një heroi ideal.

Edhe nëse përjashtojmë bindjet e tija politike, imazhi i tij i një rebeli të përjetshëm, i një ëndërrimtari që në realitet jetonte në një botë plot padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.

Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevarës bëhet me e dashur për një gjeneratë të tërë. Bëhet më e nderuar sepse shohim të ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më sakte, të të gjithë popujve, shkriu gjithçka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehemi e do të ndjehemi krenarë që shekulli i XX fiksoi në historinë e vet një njeri të atillë si Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmen i cili u bë mit që nuk perëndon. Ai mbetët personifikimi i politikanit të pakorruptueshëm... Njerëzit progresivë kudo në botë e adhurojnë atë, adhurojnë sakrificën që ai beri për drejtësinë shoqërore.

Botuar me 08 tetor 2010

Kriza ekonomike Karl Marksi dhe fundi një epoke

Në disa vende Europiane si Italia parti të krahut të majtë mundohen me ç`do kusht ti mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe vendet e tyre të punës me të vetmen forcë që u ka mbetur: ajo e dëshpërimit.

 

Shkruan: Avni Jashari 

 

Edhe pse mas mediet po mundohen ta qetësojnë masën duke thënë se “e keqja tashmë ka kaluar”, nga qoshe të shumta na vinë sinjale nga shumë qytete botërore ku kriza sa po vjen dhe po thellohet dhe në prapaskenë vinë lajme tmerruese. Fabrika që mbyllën e me mijra punëtor të mbetur në rrugë një ashtu edhe në fushën e shkollës ç`do ditë e ma andej dëgjojmë lajme degjeneruese...këto lajme po i mbushin gazetat botërore po thuaj që dy vite me radhë. Profesor, doktor, punëtore, nxënës me pamflete në duar dhe afishe që po mbesin vetëm si hije drejt një tmerri të ri socio-ekonomik nga hienat dhe profiterat politik që me buzëqeshje ironike na gënjejnë në ç`do televizion dhe ç`do media te cilat (lexo: mediet) në masë të madhe janë ba falanga të tyre.
Në disa vende Europiane si Italia parti të krahut të majtë mundohen me ç`do kusht ti mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe vendet e tyre të punës me të vetmen forcë që u ka mbetur: ajo e dëshpërimit.


Marksi kishte jetuar në Angli një vend me një industri të zhvilluar, në një kohë kur krizat manifestoheshin ç`do 10 vite, sikurse të ishin të kronoligjuara matematikisht. Kemi p.sh. krizën financiare te vitit 1837, e trasuar nga ajo e vitit 1847 (ku si pasoj falimenton firma e madhe atë botë “Robinson&Co) e akoma kriza e vitit 1857 dhe ajo e vitit 1866.
Për Marksin krizat ishin pjell e botës kapitaliste që ishin në zhvillim e sipër. Kauzat që ai (lexo: Marksi) i rrok janë esencialisht të lidhura ngushtë me dy faktorë: trendin në rënie të normës së fitimit dhe nën zhvillimin. Në këto dy raste Marksi ka një literaturë të gjerë. Do te thotë që Marksi ishte pjesë e këtyre krizave siç jemi ne sot.

Ajo që ne sot po përjetojmë është një krizë e pa parë në historinë e kapitalizmit. Që nga viti 1987 ne kemi pasur shtatë krizat financiare, por asnjë të kësaj shkalle dhe me këto efekte (duke ju referuar ekspertëve te këtij lëmi). Kjo krizë është shumë e ndryshme nga ajo e `29. Kjo është kriza me e madhe e njerëzimit, edhe më e madhe se e ashtu quajtura kriza e Depresionit të Madhë e viteve `30 ku kjo kishte goditur veçanërisht botën perëndimore me efekt relativisht të vogël në pjesët tjera të planetit. Sot kriza shkon në gjithë botën dhe ka marr epitetin e një pandemie që përhapet shumë shpjet në tërë globin.

Kjo krizë globale është duke prodhuar efekte të papritura socio-politike, kush e imagjinon se do ta gjejë shërimin gjithmonë në qoshe gjërat do ti kthehen bumerang. Kur ekonomia botërore do ta ketë gjetur një pikë tjetër të ekuilibrit, ndonëse përkohësisht bota do të zgjohet me një kontekst shumë të ndryshëm gjeopolitik. Kjo për Marksin, megjithëse me fjalë të ndryshme ai (lexo:Marksi) thoshte: Të gjitha krizat financiare dhe ekonomike të kapitalizmit janë kriza të një sistemi të veçanet, të klasës për pushtet dhe territor.

Kapitalizmi siç po shihet ka filluar të zbehet dhe shenjat e para që vinë nga një përqindje e konsideruar e të anketuarve në Gjermani janë tejet të qarta për këtë...
Këto e shumë të tjera janë alarmante për mbarë njerëzimin. Në vitin 2009 disa nga ekonomistet ma te mëdhenj në SHBA than se duhet patjetër të rishfletohet teoria e Marksit sepse aty do të gjendët shpëtimi...këtë mund ta bëjnë vetëm superfuqitë e mëdha dhe ato superfuqi që mund te bëjnë një punë korrekte në këtë aspekt, por duke marr parasysh se korrektësia dhe besueshmëria sot është e po thuaj e barabartë me 0 në tërë globin pak mund të pritet nga kjo.

Sidoqoftë një gjë është mase e sigurt fundi i një Epoke po vjen...Këtu sa ma parë duhet të dominoj një stil tjetër i ekonomisë, një ekonomi që jep përgjigjeje konkrete për mbar njerëzimin dhe mirëqenien e tyre sepse ky sistem qe sot është kah dominon (e i cili ka dominuar me dekada dhe po dominon akoma) vërtet është një sistem i mbeturinave.

Botuar me 23 gusht 2010

40 VJET TË ZBRITJËS SË NJERIUT NË HËNË

“Nuk kemi vendosur të shkojmë në Hanë që është lehtë, por që është vështirë”, ishin fjalët e Xhon Kendit kur pati lanësuar projektin e quajtur “Apollo”, i cili vetëm 8 vite më vonë e arriti pikësynimin e tij “me një hap të vogël” të Nill Armstrongut më 20 korrik të vitit 1969.

 

Shkruan: Avni Jashari

Misioni pati sukses. Një projekt politik e teknologjik pa precedent, por në analizën e fundit i mbetur deri me tani shumë i tërhequr. Administrata e Obames nuk vendosi t’i merr dëshmitaret e viteve 70-ta dhe t’i jap mundësi edhe një here NASA-s për nje projekt madhështor.


Kenedi dëshiroj që në atë kohë t`i dhuroj amerikanëve një ëndërr vërtet alla Amerikane dhe të njëjtën kohë ti harrojnë vuajtjet dhe tmerret e luftës së Vietnamit dhe te mburrën me kombin dhe shtetin e tyre. Ajo mburrje dhe arritje u vulos me pritjen madhështore që u bëri populli amerikan astronautëve Armstron, Colins e Aldrin duke dalur mbi 1 milion veta për t’i përshëndetur, dhe me miliona të tjerë duke i ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive. Kjo i dha Amerikës një fuqi dhe dëshmi qe vërtet Amerika është ajo që ëndrrat i bënë realitet.


Ky realitet e la mbrapa edhe Bashkimin Sovjetik, i cili deri atëherë ishte në një far mënyre në avantazh, sepse kishte dërguar njeriun e parë në hapësirë astronautin Juri Gagarin në vitin 1961.


Në 1980, Shtetet e Bashkuara i kufizuan fluturimet në hapësirë pas ekuipazhit vetëm në orbitën e Tokës, fillimisht me programin e anijeve për vajtje-ardhje në hapësirë, dhe duke filluar në 1998, me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në këtë projekt përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Kanadaja, Brazili dhe 11 vende evropiane.


Fatkeqësisht, sot ne disa shoqëri të kufizuara shkencore, me arsyetime banale mundohen te hedhin poshtë shkuarjen e njeriut në Hanë se kinse ai ishte vetëm një udhëtim spektakël, ne studiot kinematografike të Hollivudid, ku si pasoje lakohet edhe emri i regjisorit me famë Stenlli Kjubrig, se kinse ka fotomontazhe dhe shumë banalitet tjera të cilat deri më tash nuk janë vërtetuar, por mbesin vetëm  gënjeshtra.


Siç flitet në disa qarqe të ashtuquajtura shkencore se kinse fluturim është bërë vetëm për qëllime politike, këtë e demantojne edhe 6 misione te tjera të zbritjës në Hanë si janë: “Apollo 12” më 14 Nëntor 1969, astronautët Conrad, Gordon e Bean, “Apollo 14” më 31 Janar 1971 astronautët Roosa Shepard e Mitchell, “Apollo 15” më 26  Korrik 1971, astronautët Scott, Worden e Irwin, “Apollo 16” më 16 Prill 1972, astronautët Mattingly, Young e Duke dhe i fundit “Apollo 17” më 7 Dhjetor 1972, astronautët Schmitt, Cernan e Evans.


“Apollo 13” ishte lanësuar më 11 prill 1970, mirëpo ky mision pati dështuar shkaku i një avarie ne tubat e oksigjenit dhe pa zbarkuar në Hanë u kthyen  ne Tokë e ishin afër Hënës vetëm 254,3 km dhe larg nga Toka 400171 km. Ishte një mrekulli se si shpëtuan astronautet: Lovell, Swigert e Haise.


Në vitin 2004 presidenti Xhorxh Bush njoftoi një synim të ri për rikthimin në Hanë deri në 2020. Dhe me Hënën si bazë, dërgimin e njeriut në Mars pas viteve 2030. Në perspektive Qeveria Obama duhet të vendos të ju dhuroje Amerikanëve një ëndërr tjetër, vërtet të ngjashme me këtë? Qoftë ai rikthimi në Hanë apo aterrimi i njeriut të Mars, me të vërtete do ja vlen barra qeranë në sy te njerëzimit, që në një realitet të ri vështire është të bëhet një hap i madh.


Fatkeqësisht figura e Nill Armstrong është nëpërkëmbur nga shumë media, gjë që i kane shkaktuar shume telashe, por një e vërtetë e madhe mbetet gjithmonë: “Nuk mund të flitet për Astronomi pa u përmendur ky njeri i madh që bëri buje në tërë botën me veprat dhe modestinë e tij”.

Po e përmbylli me një fjali të njeriut, i cili 40 vite më parë fati jetësor ja mundësoj që te shkel i pari në Hanë: “Një hap i vogël për njeriun, po një kapërcim gjigant për njerëzimin”...


Botuar me  21.07.2009


Toka dhe ngrohja globale, dyshimi dhe realiteti!

Ngrohja globale e shkaktuar nga “njeriu” nuk ka mbetur me vetëm një teori sublime, por është bërë kauza me e madhe politike e morale e epokës sonë.

Shkruan: Avni Jashari

Ngrohja globale e shkaktuar nga “njeriu” nuk ka mbetur me vetëm një teori sublime, por është bërë kauza me e madhe politike e morale e epokës sonë. Unë personalisht besoj në ngrohjen globale por nuk e besoj se është dyoksidi i karbonit (CO2) i shkaktuar nga njeriu duke e bërë një gjë të tillë. Çdo ditë programe, gazeta shkruajnë e transmetojnë gjëra apokalipte ndaj kësaj teze dhe duke e lënë faktorin njeri fajtor, gjë që shumë klimatologë thonë se kjo teori nuk ka kurrfarë sensi.

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu nuk është një teori si të tjerat por është një pjell e një komploti të fuqishëm qeveritar dhe kjo vjen pikërisht nga grupi ndërqeveritar i OKB-së Ndryshimet Klimatike (ICCP).

ICCP si çdo grup tjetër i OKB-s është i influencuar nga politika. Diku një herë pata lexuar që ICCP i ka rreth 1600–2500 shkencëtarë më të mirët në botë, mirëpo nëse shikohen me kujdes biografit e këtyre “shkencëtarëve” do të bindeni se kjo nuk është aspak e vërtetë, jo të gjithë prej tyre mirëpo një pjesë bukur e madhe nuk janë fare shkencëtarë.

Në shumë raste na sugjerohet te preokupohemi sepse klima po pëson ndryshime! Por klima e planetit tonë ndryshon në kontinuitet. Në historinë e gjatë të tokës sonë ka pasur shumë perioda ku vapa ka tejkaluar kufijtë një ashtu edhe të ftohtit që sot nuk janë as për afër me to. Klima ka ndryshuar çdo herë dhe ketë e ka bërë edhe pa ndihmën e faktorit njeri.

Fillimi i ngrohjes globale fillon qysh 200 vjet më par në një periodë shumë të ftohët që kishte përjetuar Toka. Ai i ftohët trishtues nga shumë klimatologë u definua si “Epoka e vogël e akullit”. Në shekullin e XIV Evropën e përfshin e ashtuquajtura “Epoka e Vogël e Akullit” dhe me temperatura qe arrinin deri -50 gradë edhe lumi Tamigji në Angli ishte bërë një piste e mirë baleti në akull.

Mirëpo para Epokës së vogël të akullit, planeti ynë kishte kaluar në një fazë të temperaturave shumë më të larta se këto të sodit e cila u definua më emrin “Perioda përvëluese i Mesjetës” në Evropë ishte koha e konstruksioneve të katedraleve gjigante. Është me rëndësi që njerëzit ta dinë që klima e bëri një stil jetese të ndryshëm gjatë mesjetës. Sot e kemi këtë vizion se ndryshimi i klimës do të ketë konsekuenca apokalipte por ne realitet sa herë qe flitet për këtë ndeshemi edhe me përfitime pasurore.

Nëse shkojmë akoma mbrapa në kohë do ta gjejmë tjera periode të ngrohta, duke përfshirë këtu edhe një periodën shumë të gjatë “Epokën e gurit” e gjejmë tjetrin sulëm klimatik i definuar nga gjeologët me emrin “Holocene Mximum” ku temperaturat e larta kaluan çdo kufi dhe qëndruan ashtu rreth 300 vite.

Ndryshimet klimatike në të kaluarën kanë qenë me origjinë natyrale, përse sot duhet të jenë ndryshe këto gjëra?

Sipas teorisë së ngrohjes globale e shkaktuar nga njeriu, CO2 i shkaktuar nga industritë ka provokuar temperaturat e larta dhe çfarë prova kemi që ta mbështesim këtë teori? Kush do që thotë se ngrohja globale është shkaktuar nga CO2 i prodhuar në shekullin XX besoj se nuk i ka ekzaminuar mirë të dhënat!

Në 10 vitet e para të shekullit XX pjesa me e madhe e Botës e kalonte të ashtuquajturën “Epokë Preindustriale” ishin një numër i vogël i njerëzve që kishin automobil dhe ishin po ashtu një numër i vogël që kishin energji elektrike, industria ishte në një fazë primitive e limituar në pak vende dhe kishte vështirësi të zgjerohej nga depresioni i madh ekonomik.

Pas Luftës së Dytë Botërore gjërat filluan të ndryshojnë, frigoriferi, televizori e automobilat filluan të prodhohen në masë dhe duke u shitur në tregjet internacionale. Historianët e definojnë këtë periodë si “Eksplozioni i Aktivitetit Industrial” bumi ekonomik i pas luftës.

Në 150 vjetët e fundit temperatura në gjenerale është ngritur pak më shumë së gjysmë shkalle Celsius, por qe gjëja më e hutuar këtu është qe ajo ka filluar të regjistrohet vetëm në vitet e para të shekullit XX rreth vitit 1905–1940 pikërisht në kohën kur zhvillimi industrial ishte relativisht i reduktuar. Pas vitit 1940 Bota fillon të ftohët dhe nuk kishte ngritje deri në vitet 1970. Nëse i bëjmë një analizë në këtë kohë tezës së CO2 ajo bien ndesh me ato që sot thuhen!

CO2 ka filluar në masë të dukshme të rritet në vitin 1940, dhe temperaturat kanë filluar të ulën pikërisht në vitin 1940 dhe kjo ka vazhduar deri me 1975, në konsekuencë është e kundërta e asaj që sot na servohet. Nëse CO2 rritet me shpejtësi dhe në të njëjtën kohë temperaturat zbresin at`herë nuk mund ta mbështesim se CO2 dhe temperaturat janë të lidhura njëra me tjetrën. Pse atëherë vazhdohet nga shkencëtarët e sotëm me avazin se CO2 pe shkatërron klimën?

Dyoksidi i karbonit e zë një hapësirë shumë të vogël në atmosferën e tokës në fakt variacionet e saj në atmosferë matën 10 në 1 milion. Efekti serë është vetëm një pjesë e sistemit klimatik të planetit tonë dhe CO2 është një gaz me efekt serë relativisht të vogël. Nuk dihet akoma me qartësi nëse gazet me efekt serë kanë ndryshim rrënjësor në klimën tonë kjo shkencëtarisht akoma nuk është definuar në 100%.

Për ta zbuluar këtë duhet ta shikojmë qiellin ose ma mirë të them një pjesë së sferës e quajtur Troposfera. Nëse ngrohja vjen si pasoj e efekteve të gazrave me efekt serë atëherë pjesa qendrore e troposferës ajo qe është 10-12 kilometra distancë nga atmosfera duhej të ishte më e nxehtë sesa ajo në sipërfaqe, ka shumë arsye dhe shumë shkencëtarë që e mbështesin ketë tezë që ka të bëjë pikërisht me funksionin serë.

Ja se si funksionon efekti sera! Rrezet e Diellit që vinë në drejtim të tokës, po të mos ishin efektet e gazrave serë radiacioni solar vetëm to të kishte kërcyer në mbështjellësin e tokës dhe do të ishte kthyer prapë në gjithësi pa e bërë te mundur ngrohjen e diellit në tokë duke e bërë kështu një vend të ftohët dhe pa shenja jete, gazi serë e bllokon ngrohjen në troposferë e cila është disa kilometra larg sipërfaqes dhe pikërisht këtu është ai modeli i klimatologëve që thonë se po të ishte efekti i gazit serë ai i cili e shkakton ngrohjen kjo do te ishte 10 fishi i këtyre klimave qe i kemi tash.

Po të ishte një gjë serioze temperatura të larta do të kishim edhe në sipërfaqe të tokës gjë që ekspert e NASA-s thonë se ato janë shumë pak të larta dhe nuk janë serioze për të marr hapa konkret.

Edhe shkencëtarët ma të madhej që e studiojnë akullin dhe shkëmborët në të cilat gjinden fakte të mjaftueshme e kanë zbuluar se CO2 shkon paralel ose nën ngrohje të temperaturave nëpër Epokat që ka kaluar Toka, d.m.th nuk ishte shkaktar as në të kaluarën CO2.

Dikosidi i karbonit në asnjë provë shkencore deri më tani nuk ka rezultuar se ka shkaktuar ndryshime klimatike në të kaluarën, mirëpo në këtë aspekt është zbuluar një gjë tjetër që Ngrohjet Globale e kanë rritur në masë të madhe CO2. Ja se si! Oqeanet dhe detet në vit avullojnë rreth 80 giga tonelata kundrejt 7 giga tonelata nga njeriu por sasia e CO2 në oqeane varet nga temperaturat.

Si q`do kush nga ne që e kemi lexuar në librat e gjeografisë në shkollën fillore oqeanet dhe atmosfera shkëmbejnë CO2, kur oqeanet ngrohën lirojnë CO2 në atmosferë dhe kur ftohen sërish e konservojnë dhe e ruajnë atë. Shtrohet pyetja përse është një interval kohor qindra vjeçar të një variacioni të temperaturës se tokës dhe një variacioni të CO2 që vjen e liruar ose e konservuar në oqeane? Oqeanet janë aq të mëdhenj dhe të thellë që duhen shekuj para se të ngrohën apo të ftohën.

Ne kur shohim trafikun e stërmbushur me makina ose kur shohim centralet me qymyr gurit sigurisht se do të na shkoj mendja se ne jemi fajtorët kryesor të këtij marifeti. Por kjo s’është aspak e vërtet ne duhet të shikojmë kah qielli dhe kah gjërat e mëdha si Dielli dhe aty do ta gjejmë përgjegjësen adekuate. Sot në tokë janë rreth 6 miliardë e gjysmë banorë gjë që janë një send i vogël në krahasim me gjithësinë dhe diellin.

Piers Corbyn fizikan klimatolog nga Anglia në fund të viteve 80 vendosi ta provonte një metodë krejtësisht te ndryshme për parashikimin e motit dhe në ato të dhëna që Corbyn i nxjerri në pah ishin tejet të sakta, i cili nga shtypi u quajt me emrin Superheroi i Parashikimit Meteorologjik. Sekreti i famës së tij ishte Dielli.

Nga të gjithë shkencëtarët më parë pothuaj të gjithë ishin të bindur se të ashtuquajturat shenjat në diell ishin një e dhënë se temperaturat janë në rritje. Corbyn kishte fituar edhe bastin me kolegët e tij në vitin 2007 ku meteorologët e parashikojnë një dimër ekstremist të ftohët, gjë qe Corbyn kishte parashikuar temperatura të ngjashme me vitet tjera dhe një rënie lehtësisht në muajin janar dhe shkurt. Corbyn kishte të drejt kundrejt 700 klimatologëve tjerë.

Pra në përfundim të gjithë kësaj Dielli është ai që e normalizon dhe degjeneron klimën dhe temperaturat në Tokë.

Tëra këto që sot i serviren publikut janë pjellë politike e përftimeve qeveritare e shtetërore siç ishte në vitin 1974 ku BBC lajmëron se në rreth 10 viteve të ardhshme e tërë Evropa do të përfshihet në Erën e akullit por vetëm tash drejtori i atëhershëm i BBC thotë se ishte i influencuar nga qeveria të bëjë një gjë të tillë për përfitime të ndryshme...

Komunizmi kishte marr fund me rënien e murit të Berlinit dhe të gjithë ata pacifist të kësaj kauze do të duhej të gjenin një gjë të re për të mbajtur konferenca e përfitime tjera në një gjë më madhore.

Sa me shumë zhvillohet bota aq me shumë rritën edhe gënjeshtrat... Toka jonë nga zhdukja e dinozaurëve e mamuthëve e shumë specieve tjera që nuk ekzistojnë më, ka kaluar në shkallë të ndryshme tëre ajo që ndodh dhe do të ndodh do të jetë asgjë tjetër veçse natyrore dhe e domosdoshme për planetin tonë të kaltër.


Botuar më 14 dhjetor 2009

Një realitet tjetër


Imagjinojeni sikur mund ta gjeni një shpjegim për çfarëdo fenomeni të Universit. Nga eventet më të vogla deri tek ato më të mëdha...?

Shkruan: Avni Jashari

Kjo është ëndrra që e kanë kultivuar shkencëtarët më brilant prej kohës së Ajnshtajnit. Sot ndoshta ai shpjegim është gjetur!? Një teori që po thuaj na çmend, por qe na jep një konkluzion të ri dhe të shkëlqyeshëm? Universi në të cilin jetojmë nuk është i vetmi!?

Tërë ajo cfar sot kam vendosur të shkruaj në këto rreshta është e vërtetë, ose të paktën është e vërtet për këtë Univers.

Për më shumë se 100 vjet shkenca ka regjistruar evnete për të cilat nuk ka ditur të jap përgjigjeje. Fenomene të pa shpjegueshme lidhur me mundësin e ekzistimit të botërave të fshehura, të pa kapura për sensin njerëzorë. Mistika q`doker ka besuar në ekzistimin e vendeve të këtilla të cilat pretendonin se ishin të banuara nga fantazma dhe shpirtra. Këto ambicie nuk kanë zënë vend me të drejt në shkencat zyrtare. Por prej 1920 fizikanët ishin të shtyrë të bënin konton më një zbulim s`komod? Duke kërkuar pozicionet e ndryshme të grimcave atomike sikur se elektronet ata zbulojnë se ishte e pa mundur të ndërlidhën. Elektronet thjesht nuk kishin një lidhje të vetme.

Duke studiuar pronësinë e atomeve është zbuluar se realiteti është shumë më i çuditshëm se çfarëdo shpikje tjetër fantastike. Grimcat kanë një mundësi të jenë në shumë vende në të njëjtën kohë. I vetmi shpjegim i mundshëm i supozuar nga një pjesë e madhe e fizikanëve është se grimcat nuk ekzistojnë vetëm në Universin tonë? Ato janë të pranishme edhe në Universe tjera! Than ma drejt në bazë të kësaj ekzistojnë edhe Universe tjera paralele, të ndryshëm nga njëri tjetri. Në praktikë mund të ketë qenë një Univers paralel në të cilin Napoloni fiton betejën e Vaterllos!? Një tjetër ku Hitleri sfidon Aleancën!? Dhe një tjetër akoma ku ne nuk kemi lindur kurrë! Shkurt mendohet se mund të ketë një Univers alternativ nga ky i yni me të kundërtat nga ky që jemi, në të cilin mund ta gjeni Hillari Klinton Presidente të SHBA-ve ose ku Elvis Preslli është akoma gjallë.

E njëjta teori ishte aq inkomode saqë me dhjeta vite ishte injoruar nga shkencëtarët. Por ideja e Universeve paralele është ditur se herët a vonë do të kthehej të bëhet protagoniste, por kësaj radhe do të ishte e ndryshme dhe do të shkaktonte më shumë interes po të thuhej se Elvis Preslli nuk është i vdekur!

Është një thënie e lashtë angleze që thotë: Ruaju nga dëshirat sepse dëshirat mund të ju habisin. E dëshira më e madhe e fizikanëve të njohur ka qenë për një kohë të gjatë, ajo që mund ti shty ta gjejnë një teori elegante që do të kishte sens nga të gjithë ne. Ka qenë kjo ëndërr e tyre e cila i coi ata drejt në zbulimin e pa kërkuar të Universeve paralele, një ëndërr që e ka përcjell gjatë gjithë punës së tij çdo astrofizikan. Ajnshatjni nuk ja doli ta përmbyll teorinë e tij në përgjithësi, por pas tij shumë fizikanë janë munduar të kapin një objektiv të njëjtë më të, një objektiv të pa realizuar deri pak dekada më parë.

Në vitin 1980 nisë një revolucion i tillë autentik me atë të Ajnshatjnit, në të gjitha Universitetet e botës, shkenca shtjellonte ide të reja. Përfundimisht mendohej që çdo gjë në Univers do ta ketë shpjegimin e vetë? Në Britaninë e Madhe fizikanit brilant Stiven Hoking ishe mase i bindur se fizika ishte e gatshme ta lexoj trurin e Zotit, shpejt sipas tij nuk do te kishte më problem për fiziken inapsolute! Por një ide qe dukej më revolucionare nga të gjithat dukej se do ti konkretizoj teoritë e të gjithave, dhe ndezi fantazinë e Burt Ovurt.

Grimcat atomike tashmë nuk kishin sens dhe fizikanët zbuluan se ato nuk ishin grimca por vargje! Vargje të minimizuara të pa para deri më sot. Teoria u quajt: Teoria e Vargjeve. Dhe supozohet se materia e këtyre vargjeve është një lloj melodie! Një muzikë e vërtet. Mund ta imagjinojmë si një tel të violinës ose kitarës. Nëse e prekim në një kah ajo bënë dridhje por nëse e prekim në kahun tjetër i njëjti tel bënë më shumë frekuenca dhe nota të ndryshme. Është pothuaj se natyra ndoshta është formuar nga këto nota të vogla muzikore e e cila është luajtur nga këto super vargje. Për ta përmbyll gjithë këtë teori e cila mbeti e pa përfunduar nga Ajnshtajni, Teoria e Vargjeve duhej ta kalonte një provë fondamentale, duhej ta shpjegonte një gjë! Lindjen e Universit.

Lindja e Universit BigBengu

Shkencëtarët e din prej kohësh që Universi e ka origjinën nga ne eksplozion gjigant të cilin e quajnë BigBeng. Duke ndarë të kaluarën nga e tanishmja, kozmologët kanë udhëtuar me teori fizike mbrapa në kohë, nga ditët tona deri tek eksplozioni i BigBengut, me një punë jashtëzakonisht precize.
Nëse Universi është i gatshëm për një shpjegim të vetëm atëherë Teoria e Vargjeve dhe ajo e BigBengut duhet të përshtatën njëra me tjetrën. Pas të gjithave p.sh. Hëna ka të bëjë më lindjen e Universit dhe tjetra me materien në brendësin e saj. Sekonda fillimtare e BigBengut është misteri më i madh i tërë kozmologjisë dhe u definua më emrin: E Veçanta. Por bash në pikën kur duket se shkencëtarët do të dorëzohen arrin një impuls i ri për zbulimet e tyre të reja duke i shtyrë në një zbulim të mahnitshëm atë të Universeve paralele.

Normalisht jemi mësuar ta jetojmë një botë me 3 dimensione. Në të vërtetë mund të lëvizim në 3 drejtime të ndryshme; djathtas majtas, lartë poshtë, para dhe mbrapa, por fizika thotë se ka edhe dimensione tjera.! Ajnshtajni e propozon kohën si dimensionin 4 të tjerë fizikanë na sugjerojnë atë të 5 hapësirën e pastaj edhe të 6. Numri vazhdonte të rritej. Tjerat dimensione do të jenë të shpërndara nëpër Univers dhe ne nuk do të ishim në gjendje ti vërenim ato ku pjesa më e madhe e tyre do të ishin mikroskopike por që shkencëtaret janë të qartë në ekzistencën e tyre! Sipas Teorisë së Vargjeve dimensionet e Universit tonë do të jenë plot 11!?

Përderisa Teoria e Vargjeve tubonte fakte të shumta ishin të paktë ata që e merrnin seriozisht dimensionin e 11. Prof. Paul Steinhardt ishte i bindur se në fund do të ishte njohur vlera e dimensionit të 11 nuk do ta dinim kur dhe si por ishte i bindur se herët apo vonë dimensioni i 11 do të bëhej një element vendimtar.
Vargjet në miniaturë të pa para do duhej të ishin me materie shtyllë dhe bazë për tërë materien e Universit, por tash nëse e fusim edhe dimensionin e 11 nuk janë më të njëjta. Tërë kjo materie do të ishte një membranë me energji, në praktik i tërë Universi jonë është një membranë.
Në tërë botën shkencëtarët tashmë merreshin me dimensionin 11 dhe sa herë që eksplorohej ajo çdoherë e më andej i qonte drejt Universeve të ndryshme paralele dhe dilnin në sipërfaqe sikur se kërpudhat pas shiut. Disa e kishin formën e membranës 3 dimensionale sikurse ky i yni tjerët ishin vetëm valë energjike kishim për fund edhe membranë cilindrike dhe në forme të unazës, çdo njëra nga këto membrana ishte një Univers i mundshëm.

Mund të ketë Univers paralele të ngjashme sikur ky i yni dhe ne mos ta dimë asnjëherë edhe pse mund të jenë shumë afër nesh, munde edhe të jenë krejtësisht të ndryshëm madje edhe me strukturë natyrale të ndryshme, mirëpo mund të mos jenë të gjithë të banueshëm por vetëm si fraksion i ekzistencës por nëse ka një numër ta pa fund të këtyre Universeve do të ketë edhe një numër me forma dhe qytetërim banues.

Këto Universe lëvizin si valë në dimensionin e 11 dhe si çdo valë ato mund të ndeshën dhe po me kësi lloj ndeshje ishte krijuar universi ynë dhe Teoria e BigBengut. Tashmë kozmologët kanë një teori komplete të lindjes së Universit tonë dhe vetëm tash mund të ktheheshin në kohë me teori me te sakta fizike dhe ta eksploronin BigBengun por jo vetëm kaq por edhe kur ajo ishte akoma vetëm një grimcë apo varg mikroskopik. Kjo ide është kaq e re saqë veç sa ka filluar të diskutohet, por nëse vjen koha e të pranohet nga bota e shkencës do të thotë se teoria e Ajnshtajnit e cila nuk u përfundua kurrë deri më sot... përfundimisht do të jetë e kompletuar. Ndoshta për shkencën kjo do te thotë një fitore e brishtë përderisa konkluzioni i saj në një kërkim kaq të gjatë mund te jetë se një Univers kaq i vështir për ta deshifruar... Fundi i fundit nuk është asgjë speciale... është thjeshtë vetëm një nder numrat e pafund të membranave dhe vetëm një prej shumë Universeve që formojnë Multiuniversumin. Andaj nëse e shohim në ndonjë ëndërr vetën tonë ulur si një president i një shteti apo e kundërta si një lypës pa asnjë qindarkë në xhep, mos mendoni se mund të jetë vetëm ëndërr se ndoshta në njërën prej këtyre Universeve e kemi një jetë te tillë...!

Botuar më 23 mars 2009

Pandemia A/H1N1 apo Gripi i Derrave, a duhet te kemi frikë?


Shkruan: Avni Jashari

Janë ditë te vështira, alarmet, lajmet për gripin e ri i cili sipas tyre po vjen çdoherë duke u rritur? Por cili është realiteti i kësaj? Le të kthehemi pak mbrapa në histori dhe të shohim se si bota ishte përballur me pandemi të ndryshme dhe të shohim se në çka duhet të kemi frikë e nga çka jo?

Pandemia është një thënie e lashtë greke (Pan-Demus - e tërë popullata) që në kuptim ka një lloj të një sëmundje që përhapet shumë shpejt relativisht në të gjitha pjesët e botës, por kjo nuk do te thotë se virusi është vdekjeprurës.

Në shekujt e kaluar pandemitë kanë lindur si pasojë e kushteve të rënda jetësore dhe mos higjienës, ose nëpërmjet kontakteve të popujve të largët. Një shembull i kristaltë ashtu ta quaj, është ajo që ju kishte ndodhur popullit autokton amerikan në vitet kur ishte pushtuar, kur vendasit infektohen (dhe vdesin me mijëra) nga e ashtu quajtura “Ftohje Evropiane” e cila ishte e pa njohur për sistemin e imunizimit te tyre.

Nëse shkojmë akoma mbrapa në vitin 430 para lindjes se Krishtit një ftohje tiroide i vrau një të katërtën e popullatës së Athinës së atëhershme. Rreth vitit 180 pas Krishtit një epidemi e kaploi Romën të cilën e kishin pruar ushtaret që luftonin në lindje, kjo i vrau 5 milionë e gjysmë njerëz, në një ritëm rreth 5 mijë veta në ditë. Prej viti 541 deri në vitin 750 (pas Krishtit) regjionin mesdhetar e sulmuan pandemia shumë të rënda dhe në harkun kohor të këtyre viteve ato i vranë rreth 100 milion njerëz.

Në Mesjetë pastaj duke filluar nga viti 1347 një tjetër pandemi e quajtur “Vdekja e Zezë” (në gjuhën shqipe e njohur si “Murtaja”) vjen nga Azia e cila shpërndahet shumë shpejt në Evropë e Azi duke vrarë 50 milionë njerëz për 6 vjet, vetëm në Evropë zhduki 25 milion njerëz rreth një të katërtën e popullatës totale.

Në 200 vjetët e fundit pandemitë e Kolerës kanë sulmuar shumë rënd. Në vitin 1816 Kolera nga India kalon në Lindje duke e prekur Kinën duke vazhduar deri tek deti Kaspik dhe vazhdon duke e prekur Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të. Në gjysmën e vitit 1850 e sulmon edhe Rusinë duke vrarë kështu më shumë se një milion njerëz, pastaj nga viti 1863 kthehet sërish në Evropë e Afrikë. Në shekullin e kaluar Kolera sulmoi Indonezinë, Bangladeshin, Indinë, Unionin Sovjetik dhe disa shtete Afrikane. Ne vitin 1991 rishfaqet në Amerikën Jugore e akoma sot në shumë zona te planetit tonë të karakterizuara me kushte të renda jetësore e higjienike ekzistojnë epidemi të ndryshe vdekjeprurëse.

Vitet 1900 karakterizohen me shumë epidemi vdekjeprurëse. Në vitin 1918 fillon era e epidemisë më të trishtë që ka jetësuar planeti ynë, ajo fillon në Spanja e Francë ku për shumë pak kohë përhapet në tërë botën duke vrarë 50 milionë njerëz për vetëm 6 muaj, në Indi vrau me miliona njerëz në Itali 400 mijë njerëz humben jetën nga virusi letal. Po të kishte ndodh kjo gjë në vitet e sotme nuk do të kishte shkaktuar shumë viktima falë antibiotikëve të avancuar që kemi në dispozicion thuhet në Enciklopedinë mjekësore. Pas 18 muajve virusi zhduket në mënyrë misterioze dhe bërthama e tij nuk u determinua kurrë me precizitet. Dhe u emërua “Gripi Spanjoll” shkaku që filloj në Spanjë.

Në vitin 1957 fillon era e gripit Aziatik, e zbuluar fillimisht në Kinë e cila shumë shpejt arrin në SHBA. ku vrau rreth 70.000 mijë njerëz në tërë botën viktimat ishin në rreth 1 milion. Me pas përcillet Gripi i Hon Kongut i cili në vitin 1968 vrau me miliona njerëz në tërë Botën, Gripi i Hon Kongut është akoma sot i pranishëm ne Botë.

Në vitin 2003 Sarsi futi panikun në tërë Planetin i cili si shumë gripa fillon nga Kina dhe shumë shpejt kalon në Kanada, duke pasur vështirësi ta diagnostifikojnë me kohë dhe nga tjetra anë masmediet e pompozojnë këtë gjë tej mase paniku kaploj tërë popullatën e Botës, por duke ju falënderuar medicinës se avancuar perëndimore Sarsi ndalohet pa bërë ndonjë dem të madh në popullatë.

Por le ti kthehemi “Gripit të Derrave” i definuar me emrin A/H1N1 i cili nuk është hera e par që e sulmon planetin tonë, ajo ishte shfaqur për herë të parë pak me shumë se 30 vjet më parë.

Në vitin 1976 në SHBA një variant i virusit H1N1 sulmon bazën ushtarake Ford Dix në New Jersey (Nju Xhersi) mediet e lansojnë një kampanjë alarmante, që Qeveria Amerikane vendos ti vaksinoj një të tretën e popullatës amerikane, dhe vet presidenti Gerald Ford e merr vaksinën në prani të medieve, i këshilluar pikërisht nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Donalld Ramsfelld një emër që duhet ta mbani mend për ma vonë në këtë storie. Virusi atë botë e vrau vetëm një ushtar.

H1N1 bënë pjesë në familjen e gripave, ajo sot është përhapur në botën si pasojë e një elevamnti të derrave në Meksikë, e cila kaloi nga derri tek njeriu. Infektim si te çdo grip tjetër vjen në formë respiratore ose me kontakte të gjërave të kontaminuara.

Pandemi, Epidemi, Mortajë janë emra që në një formë apo tjetrën fusin frik dhe panik në popullatë por që disa kanë edhe fitime nga këto p.sh. Hollivudi në vitet e kaluara ka bërë shumë filma lidhur me viruse vdekjeprurëse të cilët kanë pasur një publik shumë të madh dhe fitimet ishin marramendëse. Shpesh kinemaja ka karakterizuar frikët tona ndoshta për ti kuptuar më mirë ato dhe realitete e tyre.

Ti kthehemi A/H1N1 gripit i cili siç po shihet është shumë ma i dobët jo vetëm nga ato pandemi qe i cekëm me lart por edhe nga gripat sezonalë dimëror. Ja se ç`thotë zëvendës ministri i shëndetësisë Italiane Ferruccio Fazio në Rai Uno rreth gripit A/H1N1 citoj: E kemi pritur dhe erdhi! A duhet të kemi frikë? Jo aspak, sepse duke pas parasysh që ky grip i sulmon më shumë njerëzit me sëmundje kronike gjë qe bënë edhe gripi sezonal dhe popullatën e shëndosh nuk e prek fare. Duke marrë parasysh se gripi sezonal vetëm në vitin 2004 ka vrarë 20 mijë njerëz ndërsa ky deri më tani rreth 6 mijë, nuk mund ta definojmë si një grip me shkallë rrezikshmërie të lartë. Të sëmurit kronik duhet të vaksinohen ndërsa popullata e shëndosh jo.

Atëherë pse vazhdohet të futet frika dhe tmerri në popullatë kurse ky virus nga shumë ekspert është definuar si i dobët dhe se influencat sezonale në shumë raste kanë qenë ma vdekjeprurëse kurse A/H1N1 deri me tani ka shënuar vetëm 6 mijë viktima në tërë rruzullin tokësor. Vetëm në SHBA p.sh. sipas raporteve shëndetësore q`do vit vdesin rreth 36 mijë njerëz nga gripi i thjesht sezonal.

Imagjinojeni sikur çdo viktimë (siç po behet me këto të fundit) ti kishte zënë faqet e gazetave në Amerikë vitin e kaluar do të kishte shpërthye një kaos marramendës. Kjo siç po shihet mediet në Amerikë e në shumë vende të tjera janë lidhur ngushtë me Qeveritë e tyre për ti shtyrë popullatën të blejnë sa me shumë antiviral dhe vaksina duke pasur parasysh edhe atakun ekonomik qe është shkaktuar këtyre dy viteve të fundit, kjo do të ju sjell një rimëkëmbje enorme në xhirollogaritë e tyre.

Pse te frikohemi kaq shumë kurse kjo influencë, grip apo si te doni ta quajmë, është ma i dobët se gripat që i kemi kaluar të gjithë ne? Po flasim për një sëmundje që në mënyrë proporcionale vdekshmëria është 20 herë më e vogël se ajo e gripit sezonal, këtë e kanë konfirmuar edhe shumë infektiologë perëndimor. Ajo që të bënë për të çuditur është se si OBSH-ja ngrit nivelin në shkallën e 6 për një sëmundje kaq të pa rrezikshme (çdo here duke ju referuar eksperteve të ndryshëm të këtij lëmi) kurse vet OBSH-ja në ueb faqen e tyre zyrtare thotë ti trajtojmë efektet e sëmundjes sikurse ato të gripit sezonal dhe të lajmërohemi tek mjeku vetëm nëse kemi temperaturë mbi 38 shkallë probleme në frymëmarrje ose komplikime tjera.

Shtrohet pyetja përse niveli i kësaj sëmundje rrinë kaq i lart duke mbushur faqet e gazetave botërore dhe me qindra programe televizive duke u transmetuar në TV të ndryshme? A ka ndokush përfitime nga kjo? Deri më tani vetëm në Itali është kërkuar nga parlamentarët të japin përgjegjësi të gjitha mediet për eqesivitetin e lajmeve të tyre të tepruara duke futur frik dhe panik.

Me frik dhe panik shitën më shumë gazeta, shitën ma shumë hapësira të reklamave televizive, shiten një ashtu më shumë barna dhe vaksina. Është krejtësisht e qartë që shumë nga këto që i ceka ma lart në q`do mëngjes që zgjohen e shohin konton e tyre bankare duke u rritur në mënyrë të përshpejtuar.

Shumë sy janë të fiksuar në tërë këtë marifet kah Amerika e në mënyrë parikolare tek një person që e ceka më lart. Duke ju referuar analizave të një banke me investimet ma të mëdha në Botë GP Morgan vetëm me shitjen e antiviralve q`do kompani që i prodhon do të ketë përfitime në këtë kohë rreth 2 miliard euro dhe nëse i përfshimë këtu vaksinat dhe barnat tjera ajo arrin në 6 miliard euro.

Por ekziston një koincidencë me këto antiviral barnat, Donalld Ramsfelldi (ish nën sekretari i shtetit në Qeverinë e Bushit) nga viti 1997 deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i një aziende farmaceutike e cila prodhonte barna antivirale. Në vitin 2005 grupi farmaceutik i lidhur ngushtë me azienden e Ramsfelldit bëjnë një hap marramendës dhe krejtësisht për një emergjencë po thuaj te pa nevojshme duke marr parasysh që të vdekurit ishin vetëm 369 (nga një grip) në krahasim me miliona antiviral të shitur. Ndoshta nuk është vetëm një koincidencë, sepse i njëjti Donalld Ramsfelld në vitin 1976 ishte pjesë e Qeveris Ford, që vendosi vaksinimin e masës kundër epidemisë së derrit e cila vrau vetëm një person atë botë.

Për ne si një gjë e re sepse jemi në sezonin e dimrit por për shumë vende në botë kjo tashmë ka kaluar sepse kanë ardhur stina të ngrohta. Ta bëjmë një hap në Australi ta shohim se si ka kaluar kjo? Me 30 tetor 2009 në Australi janë shënuar 3766 mijë raste me gripin e derrit nga të cilit 186 të vdekur. Numri i të vdekurve në bazë të të dhënave të ministrisë së shëndetësisë Australiane është shumë më i vogël se ai i gripit sezonal duke i marr parasysh vitet nga 2001 deri në vitin 2007 që numri sillet rreth 2500 deri në 3000 në vit. Duhet të rikujtojmë që në Australi askush nuk kishte marr vaksinë kundër gripit A/H1N1.

Shtrohet pyetja a duhet të kemi frik dhe të preokupohemi? Unë personalisht mendoj se jo për të vetmet arsye qe janë cekur këtu dhe duke marr parasysh se kjo do ta këtë fundin sikur se Sarsi e gripi i shpezëve që në 2003 respektivisht 2006 mbusheshin një soj gazeta e televizione duke futur panik e duke thënë se Sarsi do ta zhduk gjysmën e popullatës Botërore. Vlerësojeni vet se sa i rrezikshëm na qenka tash influenca A/H1N1.



Botuar më datën 05/12/2009 në: InfoSot, Java, Kosova Sot, Ikubal, etj. 

E Premte (xhuma) 21 Dhjetor 2012 Fundi i Botës? Apo një fillim i ri?


Shkruan: AVNI JASHARI

A është e mundur ta dimë ardhmërinë tonë? Disa thonë po, e disa të
tjerë thonë që ardhmëria e q`do njeriu është e shkruar dhe se ka
njerëz që janë në gjendje ta lexojnë atë akoma pa ardhur… Por a mund
tu besojmë Profetëve dhe parashikimeve të tyre?


Nga India në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi, e populli Maya, të
gjithë duket se e kanë një datë precize., atë që shumica e
quajnë "Fundi i Botës" e që do të ndodh në ditën e premte (Xhuma) 21
dhjetor 2012. A është e mundur që kalendar të ndryhsëm dhe popuj të
largët të precizohen para mira vjetësh mu në këtë datë? E ç`far do të
ndodhë saktësisht? Disa mendojnë që është nje sekret i shkruar në
gurë, dhe I fshehur me shekuj.

T`i referohemi pra kalendarit të popullit Maya i cili përfundon më 21
dhjetor 2012. Kalendari Maya ka shumë karakteristika , i ngjashëm
sikur se i yni, i ka javët që përsëritën, muajt që përsëritën një
ashtu edhe orët e ditës qe përsëriten. Përderisa kalendari ynë i ka
vitet që nuk përsëritën dhe vazhdon pa fund, kalendari i popullit
Maya përfundon më 21 dhjetor 2012. Një gjë e çuditshme sepse edhe
popuj të tjerë, besime dhe fe të ndryshme thonë që ne këtë datë do të
jetë Fundi i Botës. Mirëpo është një zotëri që quhet Nostradamus që
thotë "Kujdes aty nuk do të jetë fundi mirëpo do të ketë një ndryshim
të madh, që Bota jonë nga ajo datë do ti ketë 400 vjet paqe dhe
harmoni që nuk i ka pasur kurrë më parë".

Ajo që është më se e çuditshme është që edhe popuj dhe Parashikues të
ndryshëm pa pasur kurrë kontakte me popullin Maya e kanë hedhur këtë
datë si fundi apo fillim i një epoke të re për Botën tonë.
Populli Maya kishte një kalendar që zgjat 5125 vjet ka filluar 3114
para lindjes së Krishtit (Isait a.s.) dhe do të përfundoj në vitin
2012. Qe një kohë ekspert të ndryshëm do të eksplorojnë se ç`far do të
thotë realisht kjo?

Parashikimet Maya ishin shumë të sakta duke
filluar me vitet tona që nga viti 1992 ka pasur një seri të
ndryshimeve në Botë nga 2001 kanë ndodhur evente që kanë ndryshuar
edhe më shumë botën tonë. Maya dhe studiuesit e kalendarit të tyre e
kishin parashikuar luftën në Irak dhe fundin e një diktatori, pastaj
sulmin në Kullat Binjake 5 dite para se të ndodhte dhe në ditën e
pestë kishte ndodhur sulmi në New York. Ishte parashikuar edhe
uragani Katerina dhe katastrofa në Oqeani. Parashikimet Maya deri më
sot kanë treguar një precizitet të jashtëzakonshëm p.sh. eklipsi i
Diellit i 19 gushtit të vitit 1999 ishte parashikuar 5000 vjet më par
me vetëm 33 sekonda gabim.

Ne kalendar dhe libra të ndryshme të popujve të lasht ekzistojnë disa
kode që për më tepër quhen kode sekrete, në këto kode ishte shkruar
edhe ndryshimi në të keq i popullit hebre dita, data dhe emir i
vrasësit të kryeministrit Izraelit Isaak Rabin.

Cikli i sistemit tonë diellor si dhe mbar galaksia e bënë një rotacion
që zgjat 5125 saksisht aq sa zgjat kalendari Maya e që kjo të tregon
se sistemi yna ka filluar ciklin para 3114 viteve dhe do te përfunoi
ne dhjetorin e viti 2012.

Katastrofat në universin ton janë të pa shmangshme dhe shumë studiues
dhe te ditëve të sotme kanë mendime te ndryshme lidhur me datën dhe
kalendarit e popullit Maya disa thonë që do te godas një meteorit
token tonë i cili me ndryshimin e ciklit do te gjendet në lini të
drejt me tokën tonë, disa të tjer thon se harta aktuale e botes do të
pësoj ndryshime katastrofike duke përfshirë tërë Evropën me ujë dhe
vetëm zonat alpine te mbetura.

Lidhur me këtë Gazeta "Java" i ka anketuar disa qytetar rasti në
Milano të Italisë që këtyre ditëve të fundit po thuaj q`do televizion
dhe radio italiane e kishte në programe e dokumentare të ndryshme
këtë temë.

Lidhur me pyetjen tonë se q`far mendojnë për Vitin 2012 dhe fundin e
botës:
Marku nga Milano Prgjigjet:" Populli Maya ose kanë qen gjenial… Ose të
ardhur nga jashtë tokësorët (Aliena) ose, ose Jezu Kirishta të tërë
universit, të ardhur nga një etni superiore nga kjo e jona për të na
treguar rrugën e vërtet. Apo kush e di se çfar tjetër, askush akoma
me qartësi nuk di gjë, mbetet të presim edhe 4 vite dhe të shikojmë
se ç`far do të ndodh?

Antonella: Eventet veç se kanë filluar kriza ekonomike, financiare e
ka kapluar tërë Botën, unë mendoj se do të ketë një fillim të ri,
fundi i erës së naftës dhe fillimi i erës së biçikletave?

Carlo: Më pëlqen të besoj se do të këtë një fillim të ri paqësor dhe
ku të gjithë do të jemi të barabartë?

Sandra: Nuk besoj shumë në parashikime por edhe nëse do të jetë fundi
i Botes do të gëzohem sepse do të jetë edhe fundi i hajnive dhe
kontrabandave politike ne tërë Botën…


Parashikimet dhe predikatoret Maya nuk precizojnë fundin e Botës por
një fillim të ri të paqes, harmonisë dhe lumturisë, mirëpo fillimi i ri
mund të jetë edhe në një botë të re ajo e amshimit, duke ju referuar
edhe librit tonë të shenjët Kur-anit që ditën e xhuma do të vije
kiameti… "Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhumasë,
atë ditë është krijuar Ademi (Adami), atë ditë është future në Xhenet,
atë ditë është nxjerr prej Xheneti, atë ditë ka vdekur, dhe atë
ditë do bëhet Kiameti" thotë Muhamedi (a.s.) në hadithin e tij.

Sidoqoftë deri në vitin 2012 mungojnë vetëm pak vite, për ta zbuluar
sekretin e këtyre parashikimeve antike mjafton të presim, dhe të
shpresojmë se Nostradamusi dhe Predikatoret antik Maya kishin të drejt
në thënien : "Do të na pres një epokë e paqes dhe lumturisë".

06 nëntor 2008 “JAVA”