venerdì 21 ottobre 2016

ShBA – Rusi, fillimi i një tjetër “Lufte të Ftohtë“

Nga: Avni Jashari

Imagjinoni një luftë titanike për pushtimin e botës në të cilën Rusia neo-imperialiste e Putinit ka një mbështetje gati absolute, në anën tjetër kandidatit për president të SHBA-ve nga kampi republikan e vlerëson Putinin si një shembull për ta imituar. Krahasimi i kësaj është i pabarabartë. Edhe pse në realitet ambiciet e deklaruara, si kriza ekonomike nuk mund të mbështesin ambiciet e Putinit dhe mbështetësve të tij patriot, ku do ta paguajnë një çmim social, ndërkaq  rritja e SHBA-ve do të lejoj vendin që ta mbaj primatin për dekada të tëra pavarësisht ngurrimit të udhëheqësve të saj. (Lexo: SHBA)

Në një kuptim kjo është pika më e lartë e populizmit që është në rritje po thuaj në të gjitha pjesët e botës. Ajo që ka rëndësinë këtë rast është thjeshtësia e mesazhit, përkundër faktit që është vështirë i realizuar. Në këtë kontekst rusët dhe amerikanët kanë filluar ta luajnë lojën e vjetër të tyre të cilën e kishin ndërprerë me fundin e Luftës së Ftohtë. Konflikti në Siri ka shkaktuar ngrirje absolute të raporteve mes dy superfuqive botërore. Amerikanët nuk janë më pak të përfshirë se rusët, bombardojnë, kanë forca speciale në terren që mbështesin opozitën e cila do rrëzimin e regjimit të Asadit. Përndryshe, nga rusët këta të fundit bombardojnë vetëm ISIS-n, nuk e luftojnë direkt regjimin dhe kanë shumë dyshime në lidhje me cilësitë e rebelëve të cilët i mbështesin. Ndryshe Barack Obama ka mbajtur gjithmonë  një distancë të caktuar, kurse Vladimir Putin është zhytur deri në fyt në këtë konflikt.

Siria pra tani është vetëm një nga teatrot e betejës, kur kjo betejë tanimë është bërë globale si në kohërat e vjetra.”Perëndimi duhet që ta kuptoj se kjo nuk vjen vetëm si rezultat i një Rusie autoritare e nacionaliste”, thotë Dimitri Trenin analist dhe eksperti kryesor i marrëdhënieve mes dy vendeve (SHBA – Rusi). “Historia evropiane tregon se në fund të një lufte të madhe, paaftësia për të krijuar një rend ndërkombëtar të pranueshëm të mundur është duke çuar në një cikël të ri të konkurrencës. Lufta e Ftohtë ishte një konflikt i madh ku Bashkimi Sovjetik mbeti humbësi kryesor.” thotë Trenin.

Lufta e Ftohtë, konflikti i madh ku Bashkimi Sovjetik humbi

E tëra fillon me  poshtërimin e Gjermanisë në vitin 1918, e cila rikthehet me e rrezikshme se kurrë më parë në vitin 1939. Historia nuk përsëritet në mënyrë metodike por pothuajse, në rastin e ideologjisë marksiste Putini e ka zëvendësuar me populismin autoritar. Për pjesën tjetër, mbetet arsyeja e njëjtë me një vendosmëri të pa luhatur, që si alternativë duan të jetë pikërisht Amerika me çdo kusht. Pjesa më shqetësuese e këtij konfrontimi mbetën kanalet e komunikimit të hapura (interneti, sulmet kibernetike…) gjë që e njëjta nuk kishte ndodhur në vitet 80-ta, si dhe  kërcënimi nuklear. A nuk është kredibil kërcënimi i Putinit, i cili ditë me parë anuloi dakordin për uljen e prodhimit të plutonit, një përbërës kyç për prodhimin e bombave atomike. Nga kriza e Ukrainës nuk është hera e parë që presidenti rus pretendon  ta ndryshoi balancën bërthamore në një mënyrë apo tjetrën.

Të krijosh në mënyrë të çuditshme një Apokalips potencial në botë, duke krijuar një armë absolute të shkatërrimit e cila nuk duhej kurrë të përdorej, është sikur ta shkelësh një kod të shenjtë dhe të paprekshëm, sikurse ta kaloni një vijë përtej së cilës askush nuk e di vërtet çfarë ka. Vetëm përdorimi efektiv i bombës është më i rrezikshëm se kaq. Me gjithë rritjen e nivelit të konfrontimit, SHBA-të dhe Rusia nuk kanë ndërmend ta rrisin arsenalin në këtë aspekt, të ndalur në 1550 mbushje operacionale secili. Por këtu hynë në garë përmirësimi i tyre teknologjik: më lirë, më saktë, më vdekjeprurës…Amerikanët shpenzojnë 348 miliardë dollarënë vit, statistika këto deri në fund të vitit 2014, rusët po i thajnë gradualisht resurset e tyre (duke ju referuar ekspertëve të këtij lëmi). Pa i përmendur kërkimet e të dyja palëve rreth raketave balistike “Hypersonic” që në fakt nuk është një armë bërthamore. Kjo ka një kokërakete konvencionale e cila është projektuar enkas për ti shkatërruar stoqet e kundërshtarëve, pjesë kjo e sistemit të “balancimit bërthamor”.

Kërcënimet e mundshme mbesin të njëjtat si gjithmonë, vetëm dija që të mos mund ta shkatërroi tjetrin pa qenë edhe vet i shkatërruar, në një formë e parandalon katastrofën. Me një përkeqësim serioz, nga viti 2014 me përfundimin e partneritetit NATO – Rusi, mungon një kanal lidhshmërie që do të parandalonte keqkuptimet dhe incidentet e mundshme. Qiejt dhe Deti Baltik kurrë nuk kanë qenë më të mbushur me aq avion dhe anije lufte. Ndërkaq edhe më e rrezikshme është Siria, ku rusët dhe amerikanët janë fizikisht në fushën e betejës. Do të ishte shkatërruese nëse mesazhi populist do të përpiqej që ta lehtësoi këtë sezonë të rrezikshme politike.

(20.10.2016)

Kosova, vendi im që po falet

Nga: Avni Jashari

Vizita e nënpresidentit amerikan Biden kaloi si e përgjumur duke krahasuar vizitat e krerëve të lartë amerikanë të mëhershëm e po ashtu edhe vizitën e parë që kishte Biden në Kosovë gjatë vitit 2009.

Sigurisht që qytetarit të Kosovës më pak i bëjnë përshtypje vizitat e tilla protokollare të cilat si synim kanë vetëm një panoramë mashtrimi e në esencë populli mbetet me preokupimet dhe sfidat që i ka dhe e rrethojnë çdo ditë.

Është kulminante ndërkaq emërimi i rrugës në emrin e të birit të Biden, Beau Biden dhe kjo edhe një herë tregon miqësinë e paepur që ne kemi me shtetin mik amerikan.

Vendi ynë po kalon një fazë kur as qeni të zoti nuk po e njeh. Aferat e përgjimeve që po dalin çdo dit sikur telenovelat e shteti të Hugo Chavez, Venezuela, thuajse i kanë turbulluar popullin dhe qytetarin e thjesht dhe është kah mendon se a të dal në rrugë apo thjesht të ikë diku ku ardhmëria e fëmijëve t’ jetë premtuese e jo që edhe filizat që vinë pas të infektohen me vullgarizma që po i dëgjojmë çdo ditë të zotit.

Punësimi po dihet se si shkon në Kosovë (edhe pse përafërsisht kjo gjë veç ka qenë e çartë). Sot në Kosovë as pastrues nuk mund të punësohesh po të mos jesh militant i ndonjë partie me ndikim në vendimmarrje siç janë PDK e LDK.

Në tërë këtë amulli që thjesht po qëndrojmë si në gjumë letargjik, tentohet që Kosova të copëtohet ende me demarkacion dhe me asociacion të pakicave serbe. Pavarësisht debateve e fakteve që sollën profesorë, akademikë, historianë, politikanë, gazetarë e qytetarë të thjesht se Kosovës me këtë demarkacion po i shkojnë në dëm më tepër se 8000 hektar tokë, kjo po bie në vesh të shurdhër dhe edhe vet Presidenti i shtetit mbrëmë kërkoi të votohet dhe gjoja Kosova po u dashka me zgjedh liberalizimin e jo izolimin. Po të ishte i sinqertë z. Thaçi fjala e tij korrekte ishte dashtë të jetë kështu, dhe pas saj do ta kishte përkrahjen e tërë qytetarëve besoj, thjesht ai mbrëmë është dashur ta tregoi realitetin dhe të thotë: Të dashur bashkëkombës të mijë, demarkacioni duhet të votohet i tillë, jo për faktin se është i tillë, po për faktin se faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të po kërkojnë një gjë të tillë nga ne ngase kjo lidhet ngushtë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kështu po kërkojnë ata që na çliruan nga kthetrat e makinerisë serbe…Po t’i thoshte Presidenti këto mbrëmë sigurisht se do ta arrinte një përkrahje që nuk e kishte gëzuar e as që do ta gëzoj ndonjëherë, por ai vazhdoi me retorikën duke na hedh hi syve dhe siç kishte thënë me një incizim duke luajtur k… me ne (popullin).

Toka e Kosovës është e pa dhimbshme për ndërkombëtarët, kështu ka qenë edhe në të kaluarën, kështu ka qenë edhe në kohën kur Hasan Prishtina i bënte presion pozitiv Ismail Qemalit e ai i kishte futur veshtë në lesh sikur sot i kanë futur Isa e Hashimi. Toka e Kosovës është e pa vlefshme edhe për personat që po ju dalin aferat “Pronto” për çdo ditë të cilët nuk shohin gjë tjetër përveç pasurimit të tyre individual e klanor.

Sot qytetari i Kosovës është tejet i lodhur, i mërzitur e rraskapitur nga të gjitha e më së shumti nga jeta ekonomike e sociale të cilën e kanë sjell këta persona që kanë qeverisur me vendin. Pritjet e qytetarëve janë të kota, për arsye se ata sot nuk shohin mbështetjen tek askush. Dëshpërimi thellohet kur faktori ndërkombëtar me në krye SHBA-të vazhdon t’i mbështes këto “elita” në vendin tonë dhe në horizont nuk duket asgjë pozitive për ne. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi është e infektuar dhe shërimi do kohë dhe punë, punë për të cilën nuk po bëhet dhe as që po mundohet dikush ta bëjë.

Qytetarët e Kosovës dhe toka jonë janë të parëndësishme për SHBA-të, Gjermaninë, Italinë, Francën etj. Ndërkaq do të duhej të ishin të rëndësishme për kastën tonë politike, e që fatkeqësisht kasta jonë politike (me përjashtim të një pjese) është e zhytur në krim, korrupsion, shantazh etj., dhe të tillët janë në gjendje ta falin edhe gjysmën e më tepër të vendit për komoditetin e tyre personal.

I ndjeri poeti ynë, Ali Podrimja thotë: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, e unë sot i gjalli nga varri i drejtohem poetit, se Kosova është vendi ynë që po falet, dhe ne nuk po jemi në gjendje ta mbrojmë atë.

(19.08.2016)

giovedì 14 luglio 2016

Politikat destruktive po rrezikojnë vendin



Nga: Avni Jashari

Protesta, e skena të ndryshme në qytetet e Kosovës e sidomos në kryeqendër, në Prishtinë, kohë më parë i mbushën faqet e mediave kombëtare e ndërkombëtare. Demarkacioni si dhe asociacioni i komunave serbe ishin dy gjëra bazike që ngrehën në këmbë një masë të madhe të popullatës, madje këto dy kauza e bashkuan edhe opozitën me gjithë brishtësitë që kishte brenda këtij bashkëpunimi.

Politikanët dhe politikat e tyre destruktive e kanë sjell Kosovën buzë greminës, sot në vendin tonë si në zonat rurale e po ashtu edhe urbane ju vije për të vjell vetëm nëse përmendët fjala politikë, diçka që tek ta asocion menjëherë me korrupsion, krim, shantazh, gënjeshtër e të gjitha të zezat.

Se ne si vend kaluam nëpër të gjithë ato gjëra që popuj të rrallë në botë kanë kaluar tmerre e terrore të tilla kjo nuk do diskutim, por se sot gjyshërit e baballarët tanë të thirrën në vlerat e një ish/ Jugosllavie dhe të një prijësi siç ishte Tito, është kulmi i turpit që duhet ta mbajnë në ndërgjegjeje të gjithë këta pushtetarë që e kanë katandis vendin tonë dhe e kanë sjell në një pikë ku vërtetë rimëkëmbja do punë dhe sfida të paparashikuara.

Sot sërish për të mirën e dikujt dhe për politika puro shkatërruese pretendohet të sillet sërish në Kuvendin e Kosovës çështja e demarkacionit dhe të votohet po ashtu pa ndërhyrje. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë sot ka kërkuar që për këtë çështje të ketë debat qeveritar. Nuk është se neve po na shtyn faktori ndërkombëtar me zor të nënshkruajmë diçka të dëmshme si rasti i asociacionit të komunave më shumicë serbe ose demarkacioni, janë politikat destruktive ato të cilat na kanë sjell sot këtu ku jemi, këto politika interes primar e kanë pas dhe e kanë pasurimin individual e klanor, ndërkaq rregullimin e sistemit ekonomiko social fare nuk e kanë pasur e as që e kanë në platformat e tyre të shtet ndërtimit.

Në një shkrim autorial akademik Kraja ndër tjera thotë së në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë amoralitet dhe kaq mungesë vlerash njerëzore, kaq shumë prirje kriminale dhe kaq shumë shfytyrim njerëzor, kaq shumë erozion të brendshëm dhe kaq shumë degradim kolektiv dhe individual. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë krim, drogë, prostitucion, trafikim, gënjeshtra, hajni, korrupsion, imoralitet, hipokrizi…, këto pashmangshëm i ka sjell politika dhe politikanët tanë destruktiv, të pa shkollë dhe anti atdhetar, se po të ishin sado pak atdhetar sot Kosova kishte me ngja me një vend të mirëfilltë demokratik e stabil.

Sot është momenti dhe koha që të gjithë qytetarët e këtij vendi ti thonë jo Demarkacionit ti thonë jo politikave shkatërruese, ti thonë jo të gjitha të këqijave.
Protesta masive duhet të ketë tani dhe ato nuk guxojnë të kenë ngjyrime politike sepse me këto të fundit u dëshmua se ato tentuan të manipulohen për poena politik. Kosova nuk ka tokë për të falë për qejfe të dikujt, Kosova nuk është tokë për trafikim të qarqeve të ndryshme politiko-kriminale. Ne gradualisht tutje po zhytemi në baltën e cila ka përpij të gjithë trupin tonë dhe vetëm koka në ka mbetur ende jashtë saj. Të mendojmë secili nga ne pra me kokë e cila ende nuk na është baltosur nga këto ndyrësira politike e frazeologji që bëhen sa për sy e faqe dhe sa për ti mbush mediat me përralla e rrena të kota.

Sot duhet të mendojmë dhe njëherë e përgjithmonë ti themi JO kësaj gjendje të cilën nuk e kishim imagjinuar asnjëherë dhe nuk e kishim pas as në ëndërr. Kosova dhe populli i saj në përgjithësi duhet të jetë zëri i vetëm opozitar i të gjithë këtyre matrapazëve të cilët kanë lënduar dhe kanë shkatërruar ëndrrën tonë dhe atdhedashurinë që kishim dikur.

(12.07.2016)

Nepotizmi ka ngufatur Kosovën



Nga: Avni Jashari

Jemi dëshmitar tash e sa kohë që vendi ynë ka ngecur në shumë fusha. Varfëria dhe kriza ekonomiko- sociale sa po vjen e po shtohet në vendin tonë. Këto plagë të pashëruara që nga lufta e së këndejmi e kanë një përgjigjeje, ajo është nepotizmi të cilin e kan instaluar pushtetarët tanë e që nga paslufta e i cili ka lulëzuar e po lulëzon ende ku është bërë si një kancer i pashëruar për këtë shoqëri.

Pushtetarët tanë nuk kanë hezituar që në vende kyçe t`i vendosin të afërmit e tyre, si vëllezërit, kushërinjtë e dajallarët. Këta të fundit kanë pasur dhe kanë komoditetin që të emërojnë persona në ato kompani shtetërore, gjysmë të privatizuara e të privatizuara pa kurrfarë kriteri dhe pa asnjë eksperiencë relevantë në të cilën është emëruar p.sh. X-Y personi nga “vëllezërit” e pushtetarëve.

Gjendja kaotike në të cilën gjendet Kosova ta jep një përshtypje e cila pak a shumë i ngjanë Italisë së viteve 70, 80 e 90-ta, ku krimi, korrupsion e mafia shtetërore janë instaluar në të gjitha porët jetësore.

Kjo gjendje që sa vjen e rëndohet ka irrituar tej mase studentë, mjek, arsimtar, pensioner, bujq, amvise etj. të cilët tanimë nuk po gjejnë mbështetje te asnjë subjekt politik parlamentar ku si pozitë si opozitë luftojnë dhe punojnë për interesat e tyre të ngushta partiake e klanore.

Nëse kështu vazhdohet, fatkeqësisht revolta qytetare herët apo vonë ka me qenë e pashmangshme dhe tejet e dhimbshme. Bashkësia Ndërkombëtare dhe tërë faktori ndërkombëtar në përgjithësi duhet ta dijë se kjo elitë politike e sundimtare që ka qeverisur e ende po qeveris me vendin e ka sjell mjerimin e skajshëm në të gjitha poret jetësore në vend.

Janë po këta njerëz që me nepotizëm, korrupsion, shantazh e të gjitha matrapazllëqet që kanë bërë e po bëjnë e kanë lënë anash këtë shoqëri e cila do të mundte të ishte përkrah shteteve më të zhvilluara në Europë.

Çrrënjosja e nepotizmit duhet të jetë në fokusin e të gjithë atyre që duan ta ndryshojnë këtë vend për të mirë, këtu duhet me do e mos edhe ndihma e faktorit ndërkombëtar dhe ShBA-ve, të cilat kanë ndihmuar e investuar që Kosova të ketë institucione kredibile e jo ‘Vllaznillëk’ e familjarizim duke e degraduar shtetin dhe duke vjedhur paranë publike.

E tëra kjo duhet ta ketë një fund, e fundi nuk është i largët ngase tanimë të gjithë janë të lodhur e lodhja e tepruar shpesh manifestohet me ‘tërbim’ të tmerrshëm.

(20.06.2016)

lunedì 16 maggio 2016

Shteti trampolinë e pozitës dhe opozitës

Nga: Avni Jashari

Në Kosovë pavarësisht që ditë ma parë morëm dy lajme të mira, njërën për anëtarësim në UEFA dhe tjetra dritën jeshile për liberalizim vizash nga KE, populli po vazhdon të mbetët me problemet e njëjta, me sfida të njëjta dhe me tradhti të njëjta nga elita politike.

Qarjet e opozitës vetëm ditë më parë e cila quhej si e bashkuar, kanë vënë në dyshim shumë përkrahës të një kauze e cila dukej shumë afër në horizont.

Ditën e zgjedhjes së Thaçit president i Kosovës, shumë përkrahës të ndryshimeve apo të atillë që mbështesnin opozitën në një rrugëtim ndryshe, u zbehen me mënyrën se si Vetëvendosje me në krye ish liderin e saj Albin Kurti doli dhe filloi dhunën me koktej molotovi, dhunë kjo që u hapi rrugë policisë së Kosovës që t`i shpartalloi protestuesit, e jo vetëm kaq, policia largoi edhe tendat nga Sheshi Skënderbeu të cilat nga media kombëtare e ndërkombëtare u paragonuan sikurse revolucioni portokalli në Ukrainë. Ngadalë dhe në mënyrë spontane me këtë mënyrë do të vazhdonte rrugëtimi deri në rrëzimin e qeverisë.

Sjelljet e një grupi të vogël të protestuesve atë ditë të cilëve u printe ish lideri i VV-së e prishën tërë këtë pikturë e cila thuajse ishte në përfundimin e saj dhe të cilës tani i mungonin vetëm edhe disa finesa. Në Sheshin ku ishin të vendosura tendat, pak më vonë dolën përkrahësit e pozitës dhe festuan, dhe nga një prizëm kjo dukej se protesta ishte si ishte deri në zgjedhjen e Thaçit president dhe të njëjtat u ndalën pas zgjedhjes së tij, ku Sheshi Skënderbe u pastrua dhe tani i njëjti ishte bërë arenë festimi.

Si është e mundur të ndodhte kjo! Si u bë që nga ajo ditë e tutje më nuk pati protesta! Si u bë që nga ajo ditë “humbi” Albin Kurti dhe për një kohë të gjatë më nuk u shfaq para mediave! Janë këto gjëra që më populli nuk i ha si karremin peshku. Pavarësisht varfërisë e të gjitha të zezave që po thyhen për shpine të këtij populli të mjerë ai ka filluar të zgjohet dhe t`i kuptoj drejt politikat e ndyta, ani pse opozita e bashkuar arriti që të krijoj një simpati e cila siç e ceka edhe më lartë ishte shumë afër synimit të aspiratave, aspirata këto që qytetari i këtij vendi i ndjente në shpirt dhe më çdo kusht priste ndryshimet radikale.

Si është e mundur që tani e tutje t`i besohet kësaj opozite! Kujt t`i besoi tutje qytetari i cili u maltretua me muaj të tërë dhe në fund sa hap e mbyll sytë të gjitha pushuan dhe realiteti mbetet i njëjti! Si kanë fytyrë kjo opozitë të kërkoj votën e qytetarit duke i premtuar ndryshim (për pozitën të mos flasim fare)! Cila kishte me qenë gënjeshtra e radhës që do t`i servohet qytetarit dhe më pas t`i ndodhë e njëjta sikurse me protestat e fundit, ku gjithçka mund të përfundoj me një marrëveshje mes këtyre oponentëve pozitë- opozitë dhe populli të mbetet me gishta në gojë…janë gjëra që nuk kapërdihen dot lehtë, janë gjëra që të shtyn të mendosh seriozisht se a ja vlen më të ndërtosh familje në këtë vend ku gënjeshtra, tradhtia e kamuflimi janë bërë baza të politikave shtetërorë.

Kohe më parë në një shkrim autorial timin pata bërë thirrje për një forcë të re politike, në tërë këtë amulli në të cilën është fut qytetari i këtij vendi sigurisht që një forcë e re politike kishte me pas efekt pozitiv, por jo me njerëz të cilët i kanë ende njollat e partive të cilave u përkisnin kohe më par, jo me njerëz të cilët kanë përfituar dhe pasuruar në kurriz të dikujt tjetër, një force re ku edhe e kisha potencuar, e cila do të ndryshonte protagonizmin e deritanishëm të partive politike. Duke dëgjuar i involvuar në proces të gjithë: fshatarë, qytetar,bujq, punëtorë, pleq, të rijnë etj. Duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në përkrahjen e një platforme të re politike e cila është rruga e vetme që do t`i shpërbënte forcat e organizuara deri më tani politike. Përfshirja e të gjithë atyre skeptikëve që denjësisht tani do ta ndjenin vetën të përfaqësuar nga krahu i tyre politik, por jo njerëz të cilët e kanë tradhtuar, lënduar e degraduar ëndrrën e pensionistit, ëndrrën e studentit, ëndrrën e bujkut ëndrrën e të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, e ta dini të nderuar “zotërinj” që në këtë mes jeni si pozita ashtu edhe opozita jeni bashkë-vozitës në këtë rrugëtim i cili na ka sjell në këtë pik ku dinjiteti i qytetarit është nëpërkëmbur skajshmërisht, por të jeni të bindur që do t`i vije rendi edhe ndryshimit dhe atë shumë shpejt…, por një ju siguroi që ndryshim nga kjo elitë politike që kemi nuk do të ketë, të mos e gënjejmë vetën ta shohim realitetin në sy dhe të mos na shes më as pozita e as opozita sapunin për djathë.

(12.05.2016)

domenica 27 marzo 2016

Shokut që iku shpejt

Nga: Avni Jashari

Në memorie të shokut tim të paharruar, Muhamed Shkodra – LEKA

Nuk arri dot që t`i fsheh emocionet e mia, sa here që stina e pranverës troket në prag dhe ku fushave e livadheve fillon të ju vijë aromë freskie, e ku pemët mugullojnë. Kjo stinë ma rrëmbeu shokun tim i cili u shua atëherë kur na duhej më së shumti.

Për Lekën ndjeja respekt të thellë dhe një dashuri të vërtet miqësorë, angazhim e interes të përbashkët që kishim si në shkencë, filozofi e art.

Sa tituj librash e botime të ndryshme i diskutonim së bashku, inteligjenca dhe mirëdashja, energjia dhe kompetenca, sinqeriteti e bujaria e Lekes gjatë shpjegimeve të titujve të ndryshëm më fascinoni shumë e madje edhe më pasuronin me njohuri të reja, për çka fare nuk jam xheloz dhe një gjë të tillë e them më dashuri dhe respekt për një njeri i cili la boshllëk të madh në mua por edhe tek të gjithë ata që e njohën (ani pse disa nuk e pranojnë ndoshta një fakt të tillë). Leka kontribuoj shumë në përhapjen e psikologjis dhe filozofisë dhe ajo që e dallon nga të tjerët është se ai këtë e bëri më vullnet e dashuri pa pasur asnjëherë përfitime. Përfitimi dhe pasuria për të ishte shkenca dhe dashuria, e vullneti i tij ishte që me këto njohuri ti pajiste të gjithë ata që kishin nevojë dhe ishin të pasionuar në filozofi e psikologji.

Ai e donte të mirën dhe të bukurën, shkencën, artin dhe traditat. Ishte i gatshëm që për këto të fliste me orë të tëra pa u lodhur, por në anën tjetër ata që e dëgjonin nuk lodheshin fare, por mezi prisnin një takim të dytë me këtë njeri i cili reflektonte shumë pozitivitet.

Ëndrrat i lidhte me veprime konkrete, dhe ideja e tij ishte se idealet arrihen përmes aftësive të organizuar mirë duke e futur gjithherë në funksion logjikën. Unë këto i kuptoja dhe i ndjeja thellë në shpirt, nuk kisha se si ndryshe, ishim gati të pandashëm për rreth 4 vite radhazi. Kishte ide të qarta politike të cilat as sot e kësaj dite nuk kanë arritur të futën në praktikë, e po që se do të arrihet ndonjëherë të futën në praktikë sigurisht se ato ide do të lulëzonin shumë shpejt dhe do të gjenin përkrahje nga të gjithë...

Netët e gjata në biseda me të për mua vazhdojnë të mbesin si udhërrëfyes për të ardhmen time.

Për fat të keq fati deshi që ky njeri të ndahet fizikisht nga ne, ai vdiq para kohe. Ky njeri kishte për të vlerësuar e eksploruar shumë e shumë gjëra që për mua me humbjen e tij do të mbesin pa shpjegim adekuat, ngase shpjegimi i tij ishte sugjestionues i ndritshëm dhe shumë real.

Kishim shumë tipare të përbashkëta, këto tipare edhe na bashkuan për gati 4 vite radhazi.

Shpresoi që Mbretëria e Perëndisë, mbretëria e së vërtetës e bukurisë dhe e paqes i ka rezervuar një vend shpirtit të tij të madh..., pa dyshim se kështu duhet të ndodhë.

(26.03.2016)

Përgjegjësia politike përgjigjja e atentateve terroriste në Europë

Nga: Avni Jashari

Pas atentatit të djeshëm në Bruksel do duhej të ketë një përgjigjeje serioze politike në dy pika: kolaborimi i vërtet ndërmjet shteteve dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Terrorizmi, siç edhe po duket, nuk luftohet dot me masa të rrepta sigurie të cilat natyrisht në disa raste janë të pashmangshme. Terrorizmi luftohet me inteligjencë, me infiltrime, me njohuri, me shkëmbim informatash…ky edhe do të kishte me qenë niveli i parë. Të gjithë kryetarët e qeverive europiane që folën dje dhe po vazhdojnë edhe sot, pas masakrës së kryeqendrës Europiane, kanë cituar nevojën për tu bashkuar, nevojën e solidarizimit. Disa, si p.sh. kryeministri italian, Matteo Renzi, i kanë bërë thirrje BE-së për t`i përmbushur përgjegjësit e saj. Thanë realisht të vërtetën, Bashkimi Europian, kështu si është, nuk ka praktikisht asnjë eksperience në këtë fushë, shtetet ndoshta një nga një e kanë thënë dhe po e thonë të tyren në mënyrë juridike dhe me frazeologji të tilla edhe janë të stërmbushura mediat anekënd Europës, por bashkëpunimin në praktik , në realitet po duket shumë i mangët.

Agjencitë sekrete duket se janë xheloze në informatat e tyre, ndoshta kalojnë diçka kundrejt shteteve mike (për të referuar madje se sa janë të spiunuar gabimisht) dhe pikërisht këtu është thelbi, nuk bëjnë punën se bashku, mozaiku po mbetët gjithnjë i zbrazët nga mos bashkëpunimi mes tyre, një informatë e parëndësishme në Slloveni të njëjtën do ta gjeni në Austri në Francë apo Gjermani, e cila mundë edhe të jap një pistë vendimtare. Në rastin e Belgjikës të gjithë, burra, armë, eksploziv, kanë udhëtuar nëpër mes Europoës dhe kanë kaluar kufij, kontrolle, dhe më vonë zbulohet se asgjë nuk ishte vënë në sistem, se një indedifikim i policisë austriake nuk erdhi kurrë tek ajo belge apo franceze.

Krerët e shteteve të qeverive europiane që po bëjnë thirrje për solidaritet dhe unitet duhet që vërtet t`a bëjnë një hap drejt bashkëpunimit, një gjë e tillë është në dorën e tyre e jo në dorën e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Janë pikërisht krerët e qeverive që mundën me të vërtet të nisin një cikël të drejtë në këtë aspekt.

Pastaj aspekti i dytë, qytetarët. Presidenti Francez, Francios Hollande tha: duhen ligje të reja të cilat në të njëjtën kohë e mbrojnë sigurinë dhe lirinë. Shpesh këto gjëra janë të kufizuara njëra me tjetrën, siguria më e madhe do të thotë më shumë kontroll, që nënkupton lëvizjen e lirë të kufizuar, sekuestrimi i një lodre pistolete nga një fëmije 5 vjeçar në aeroportet evropiane është kontroll i rreptë sipas jush…! Për këtë arsye duhet bashkëpunimi, politika duhet t`a bëjë punën e saj, t`i marr përsipër përgjegjësitë e saj, gjithherë duke gjetur koncenzus me qytetarët, në të kundërtën mekanizmi i sigurisë nuk do të mund kurrë të funksionoi, kjo do t`i jap tutje frymë kokëfortësive, rrugëve verbuese e mbi të gjitha intoleranca e panevojshme do t`i marr të gjitha përsipër.

(23.03.2016)

domenica 13 marzo 2016

Ftesë për një forcë të re politike

Nga: Avni Jashari

Të takohemi në Prishtinë për të rivendosur kuptimin e fjalës “politikë” si mjet i dobishëm i cili do të ndryshojë jetën tonë. Të takohemi nën qiellin e hapur, demokratik, të pavarur.

Kjo nuk është një shpallje. Ky është një propozim.

Nuk do të jetë një ngjarje ku do të asistojnë spektatorët.

Nuk kërkojmë që të vini ta mbushni sallën, duartrokitjet, bisedat e kota që ndodhin nëpër korridore gjatë asambleve të tilla.

Ejani në hap së bashku që ta ndërtojmë një projekt inovativ politik, i gatshëm të përballoi çdo sfidë. Një projekt alternativ me politikat e sotit, i hapur dhe vetë-referues, që do të na lidh aq shumë me historinë tonë, si objektiv kryesor për ta shkruar të ardhmen.

Është koha për ta ndryshuar këtë vend dhe kushtet e jetesës së qindra mija njerëzve të prekur nga kriza e madhe ekonomike që ka sjellë politika e gabuar tash e 17 vite radhazi. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri alternative, projektuar nga gratë e burrat ku do të dominoj drejtësia sociale. Të bashkohen “kokat” që dinë, duan dhe ja dalin për të mirën e përgjithshme.

Jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë Europën, kohëve të fundit ka filluar dëshpërimi ta thej çdo kufi, ky dëshpërim vjen nga politikat e gabuara, korruptive e shantazhuese.

Forca e re politike duhet të lidhet ngushtë me popullin, me dëshirat dhe frikat e tij, me qindra përvoja inovative të cilët nuk janë fare të pakta dhe ka kohë që janë duke kërkuar ndryshim rrënjësor e që në fakt po ashtu janë në pritje të një “profeti” të munguar deri më sot, i cili do t`i shpinte drejt aspiratave të tyre të imagjinuara deri më sot.

Forca e re politike (imagjinare) ka për të ndryshuar shumë: ta rishpërndaj pasurinë, ta reduktoi pabarazinë sociale dhe gjinisë, ta ndërtoi një mirëqenie të re dhe ta eliminoj rrënjësisht pasigurinë… Gjë tjetër me rendësi është edhe rivendosja e dinjitetit të qytetarit, dinjitet ky që tash e sa vite është nëpërkëmbur padrejtësisht.

Është koha për ta ndryshuar stilin e jetës sonë, është kohë për të ndryshuar mënyrën në të cilën janë prodhuar gjërat dhe po ashtu si janë servuar e konsumuar ato.

Të gjitha forcat politike nga pas lufta e së këndejmi e kanë dhënë “provimin” e tyre dhe duhet të ndëshkohen me votën e lirë të qytetarit. Goja e tyre ishte mbushur plot propaganda boshe e frazeologji atdhetare të cilat synimin parësor e kishin ardhjen në pushtet dhe pasurimin e tyre personal e të klanit që i rrethon.

Për forcën e re politike (imagjinare) jo vetëm alternativa ndryshe është e mundur por e nevojshme, dhe kjo alternative është e bazuar në të drejta për barazi. Ne duhet të organizohemi. Së pari duhet luftuar e sanuar të gjitha efektet negative që ka sjell kjo krizë politike dhe njëkohësisht ta kthejmë besimin e ndryshimit rrënjësor tek ata persona që me të drejt i kanë humbur shpresat dhe nuk besojnë më në politikë, të tillët nuk janë të paktë.

Forca e re politike (imagjinare) nuk është thjeshtë vetëm një forcë e cila ka një shenj për ta votuar. Ajo e ka kandidatin e denjë për ta qeverisur vendin për ta ndryshuar atë (vendin) dhe për ta bërë me një profil të besueshëm, duke i sfiduar të gjitha palët tjera politike ekzistuese deri më tani.

Ju ndoshta tani jeni duke bërë pyetje: “ Si do të dukej ky subjekt i ri politik?”, “Si do ta quajnë?”, “Cili do të kishte me qene programi i tij?”, “Kush do të duhej të ishte lideri apo liderja e tij?”, “Si do të zgjidhet drejtuesi i këtij subjekti?”. Këto dhe shumë pyetje me siguri se tani janë duke u vardisur në kokën tuaj. Përgjigjja në këtë rast kishte më qenë: Ne vendosim së bashku.

Forca e re politike (imagjinare) do ti përfshi të gjithë anëtarët e saj në procesin e brendshëm zgjedhor, “një njeri, një votë” duke pranuar të plotë sovranitetin. Një forcë e re politike që vjen nga pjesëmarrja e drejtpërdrejt e mijëra njerëzve. Ndryshimin e politikës përtej formave të demokracisë duke i dhënë fjalën qytetarëve nëpërmjet platformave digjitale për krahasim, bashkë-vendim, bashkëpunim dhe veprim. Por nuk mjafton vetëm kjo, duhet ndryshuar protagonizmi i deritanishëm i partive politike. Duhet dëgjuar e involvuar në proces të gjithë: fshatarë, qytetar,bujq, punëtorë, pleq, të rijnë etj. Duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në përkrahjen e platformës së re politike e cila është rruga e vetme që do t`i shpërbënte forcat e organizuara deri më tani politike. Përfshirja e të gjithë atyre skeptikëve që denjësisht tani do ta ndjenin vetën të përfaqësuar nga krahu i tyre politik.

Forca e re politike (imagjinare) nuk dëshiron vetëm t`i përmbushë kërkesat e individëve, por edhe të gjitha ato përvoja kolektive e sociale pa dallim moshe e gjinie, feje apo konfesioni fetar.

Kjo, në fakt nga një imagjinatë më shumë se kurrë më parë duhet të bëhet realitet, duke pas parasysh degradimin që i kanë bërë vendit forcat e deritanishme politike. Ne nuk duhet në asnjë forme të jemi pronarët e shtetit tonë, ne duhet të jemi gardianët e të ardhmes së fëmijëve tanë, objektivi parësor sot është themelimi i një subjekti politik nga njerëz të devotshëm të cilët nuk guxojnë të mbesin vetëm spektator në tërë këtë degradim që po i bëhet shtetit tonë i cili po rrezikon t`a humbë edhe shtetësinë e vet, ngase do na mallkoi historia, do na mallkoi kjo rini e cila sot rrugën e vetme e sheh largimin nga ky vend. Një forcë e re e mirëfilltë politike kishte me qenë si një tren i madh ku udhëtarët në të do të mund ta ndryshonin botën që i rrethon.

(12.03.2016)

Reflektoni pozitë, reflektoni opozitë, reflektoni qytetar të lirë


Nga: Avni Jashari

Edhe pse e kisha potencuar disa herë në kolumnet e mia se vendi po rrëshqet gradualisht në një konflikt të mundshëm qytetar, gjithherë kisha një lloj rezerve, sepse në ndërdije mendoja se një gjë e tillë dashtë zoti të mos ndodhë.

Vënia e tendave nga opozita thuaj se mbeti protestimi gati i vetëm duke i bërë me dije opinionit të gjerë e posaçërisht bashkësisë ndërkombëtare se revolta qytetare kalon kufijtë deri në këtë pikë me mospajtimet e kësaj qeverisjeje e cila që nga fillimi askush hajrin për mirë nuk ja ka pa.

Simbolika e tendave është diçka që është përdorur shumë kohë me parë por edhe në ditët e sotme, në botën e mirëfilltë demokratike. Që nga Martin Luter King në SHBA (1968) pastaj në Londër të Anglisë, Ukrainë etj.

Tenda apo shatori ka një simbolik që përpos protestës përçon mesazhin e qartë se njerëzit edhe pse fizikisht jetojnë në vendin e tyre, ata konsiderohen si të pa strehë, e kjo strehë është sigurisht qeveria e cila është mburoja kryesore e shtetit.

Shqiptarët e Kosovës gjithandej botës po qëndrojnë në tenda si pasoj e ardhjes në pushtet të kësaj qeverie.

Sigurisht se ju kujtohen shpërnguljet masive të qytetarëve tanë kohë më pare, pamje këto që ju ngjanin ikjeve gjatë dhe para luftës në Kosovë. Shumica u kthyen e një pjesë e tyre po vazhdojnë të qëndrojnë në tenda në Hungari, Francë e Gjermani.

Sot qytetarët e Kosovës u detyruan që edhe ne shtetin e tyre të dalin e të qëndrojnë në tenda, pra gjendja e tyre është gati e ngjashme, ata që ikën nga kjo qeveri po qëndrojnë në tenda në perëndim, e këta që mbetën dhe po protestojnë për rrëzimin e kësaj qeverie, njësoj po qëndrojnë nëpër tenda.

Deklarimet janë të shumta nga dy palët, si nga pozita po ashtu edhe nga kolegët e tyre që për dallim këta të fundit tash deklaratat i lëshojnë nga sheshi, sepse sheshi është bërë shtëpia e tyre se bashku me ata qytetar që ju kanë bashkangjitur këtij lloj protestimi e që në fakt aty po duken se ka edhe nga parti të tjera në mesin e tyre, si p.sh. LDK.

Me procedimin e votimit të Hashim Thaçit president, përshkallëzimi i protestave do të intensifikohet e madje do të jetë e vështir edhe menaxhimi i tyre nga organet e rendit, për faktin se mbështetësit e Thaçit kanë paralajmëruar se do të festojnë nëse ky i fundit do të bëhet president i vendit, ndërkaq opozita dhe një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e përkrah fare këtë fund të gjithë kësaj telenovele.

Dy taborre në një shesh, njeri kundër e tjetri pro është tendencë e madhe për një konflikt të mundshëm qytetar i cili do mundë të kishte pasoja tejet të rënda dhe të dhimbshme për të gjithë. Arsyeja e kokëfortësisë është diçka që do t`i kushtoj shumë rendë vendit tonë, do t`i kushtoj shumë më shumë se pozita e presidentit më çdo kusht për individ të ndryshëm.

Ka qenë momenti i kur kjo qeveri bëri shkeljen e aktit më të lartë të shtetit, Kushtetutës së Kosovës kur ishte dashtë që të njëjtit të jepni dorëheqje duke i dhënë udhë një qeverie teknike deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nëse Hashim Thaçi nuk e bëri ishte dashtë që këtë akt ta bënte Isa Mustafa, ku me një akt të tillë sigurisht se do ta merrte simpatinë e shumë skeptikëve të cilët nuk janë as me pozitën as me opozitën, dhe besoni të tillët nuk janë fare të paktë. Me këtë akt Mustafa do të bëhej një njëri shumë largpamës dhe që për të mirën e përgjithshme do ta bënte një hap të tillë duke e sakrifikuar edhe pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Populli thotë: “Një herë vjen vera kah dera”, këtë “verë” e humbën pozita dhe sot situata është shumë më e rënd dhe më serioze. Sot inatet personale kanë kaluar kufijtë e atyre shtetërore e institucionale. Sot vendi ynë rrezikon konflikt qytetarë ngase politikanët dhe udhëheqësit tanë nuk qajnë fare kokën për stabilitet dhe të mirën e përgjithshme kolektive.

Sot është vonë, e nesërmja nuk premton as mrekullira e as të mira. Është momenti i rëndësishëm që të lutemi të gjithë për qetësi dhe reflektim pozitiv nga të dy taborret, e në këtë rast natyrshëm dhe sigurisht përgjegjësia u takon më shumë atyre që janë në pushtet.

Të lutemi e të shpresojmë, gjendja jonë nuk përmirësohet nëse ne nuk bëjmë punën tonë për ta ndryshuar atë. Reflektoni pozitë, reflektoni opozitë, reflektoni të gjithë ju qytetarë e bashkëkombësit e mi, e sotmja shkoj, e nesërmja është tepër vonë.

(25.02.2016)

Ambasadori Delawie të largohet nga Kosova

Nga: Avni Jashari

Qysh me ardhjen e tij në pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, ky njeri ka treguar që nuk është njeri që stabilizon situata, ai ka qenë që nga fillimi i mandati të tij një njeri që me deklaratat e tij ka fut vetëm përçarje dhe mos respekt për të zgjedhurit e popullit (deputetët legjitim të Kuvendit të Kosovës)

Ky ambasador shumë shpejt shpërfaqi fytyrën e vet dhe na tregoi se nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij: Tina Kaidanow, Christopher Dell dhe Tracey Jacobson.

Asnjëherë populli i Kosovës nuk harron mbështetjen që populli amerikan i ka dhënë në ngritje dhe synimin e aspiratave tona shekullore. Por SHBA-të e posaçërisht të deleguarit e tyre në Kosovë duhet të kenë qasje konstruktive në raport me zhvillimet që ndodhin këtu. Të njëjta i kisha shkruar edhe momentin kur ky njeri me ardhjen në këtë pozitë filloi vetëm t`i fry zjarrit dhe nuk qe asnjëherë konstruktiv në raport me realitetin dhe krizën tash e sa kohë politike në Kosovë.

Kulmi që ky njeri shpërfaqi sërish fytyrën e vet destruktive, është fjalori i tij prej kasneci që serish vjell vrer mbi të deleguarit e popullit, mbi të deleguarit legjitim të cilët në ulëset e Kuvendit janë me votën demokratike të qytetarit, e po ta kujtoj i nderuar (nëse meriton me ju quajt të nderuar pas fjalorit dhe të gjithave që keni “kontribuar” në këtë situatë) ambasador se sa është e vlefshme vota e qytetarit dhe te deleguarit e tyre në vendin nga i cili vini, pra nga SHBA-të, vend ky i cili është djep dhe model se si mbrohet përfaqësuesi i popullit dhe vota e qytetarit. Sjelljet tuaja ambasador nuk përkojnë fare me demokracinë dhe frymën që përçon shteti juaj i respektuar. Ju më shumë duket se i ngjani një ambasadori kolumbian apo venezuelas.

Fytyra juaj dje në ekranet tona televizive duke u dridhur dhe duke u djersitur tregon ose për ndonjë presion… ose për inat të madh që keni për opozitën e bashkuar. Por mos harroni, kërkesat e opozitës së bashkuar kanë vulën e popullit me peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve si dhe me protestën madhështore dhe paqësore të 17 shkurtit.

Në një vend të mirëfilltë dhe ku sundon ligji dhe e drejta, sot ishte dashtë të kërkohet nga shteti mik amerikan zëvendësimin e juaj, dhe jo vetëm kaq, nga sot ju nuk do të duhej më ta përfaqësonit një shtet si Amerika në misione diplomatike.

Pse po e them këtë. Nuk mund askush të më thotë në këtë rast se jam ani-amerikan, jam pro amerikan ma shumë se që mendoni. Jam rrit, jam ngritë dhe ende frymojë si një shtetas amerikan, dhe e di të sigurt që çfarëdo ambasadori në SHBA do të jepte një deklaratë të tillë për të deleguarit legjitim të popullit do përballej me gjera serioze e madje edhe me dëbim për mos respekt dhe fyerje për të votuarit legjitim të popullit.

Është demokracia, trimëria e bujaria amerikane që më inkurajojnë të shkruaj dhe të kërkoj nga përfaqësuesit e vendit tim që ju të largoheni nga këtu.

Por e keqja është së drejtuesit e vendit tim fatkeqësisht, janë të zhytur thellë në korrupsion, shantazh e krim, e ju ambasador të tillët me çdo kusht, me deklarimet tuaja po pretendoni ende t`i mbani në pushtet. Prandaj edhe ti sot fyen e qe besa mundësh edhe me nanë me na sha dhe askush nuk të bënë asgjë. Bile në mbrëmje mundësh me dal edhe mu shëtit lirshëm sepse fatkeqësisht jeni rreshtuar dhe po mbroni anën e errët të politikës në këtë vend.

Fjala fyese, denigruese dhe kërcënuese e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që ju drejtua protestuesve të vendit ishte shumë me neveritëse sesa veprimet e opozitës së bashkuar. Ai kërconi së në Pallatin e Qeveris po i priste rreth 50 mijë qytetar jo me kafe po i armatosur e i rrethekuar nga policia që i bindet 100% urdhrave të tij, deklarime këto që i ngjanin atyre të Mubarakut në Egjipt kohë më parë.

A mundë të pritet me plumba adoleshenti apo fëmija në kraharorin e prindit të cilët protestonin atë ditë? Ma thuaj ambasador si do të reagonit ju në shtetin tuaj pas kërcënimeve të tilla?

Ju ambasador injoruat dhe përbuzët edhe peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës. Injoranca juaj së bashku me fjalorin që hiq nuk është më i but se ai i Thaçit e Mustafës, ju bënë juve pjesë të së keqes dhe mbrojtës të një kauze e cila po pretendon me çdo kusht ta dërgoi vendin drejt një konflikti qytetar, ngase kjo edhe është karta e fundit që u ka mbetur në dorë qeveritarëve tanë. Në rast të tillë ambasador ju dhe “klientët” që po i mbroni do të mbeteni të turpëruar e me faqe të zezë.

(20/02/2016)

domenica 14 febbraio 2016

Patriotizmi që i duhet Kosovës

Nga: Avni Jashari

Forma më e keqe e patriotizmit është t`i mbyllësh sytë para një realiteti, ta mbyllni gojën me hipokrizi e lavdërim, që nuk shërbejnë asgjë tjetër veçse për ta fshehur nga vetja dhe të tjerët të këqijat e gjalla që na rrethojnë. Një iluzion dramatik sikurse të luani “fshehurazi” me qytetarët, vendin e tyre dhe po ashtu gjërave që i rrethojnë. Publikimi dhe mashtrimi mediatik që bëhet nga elita politike për tu servuar opinionit “Ishullin që nuk ekziston”, e megjithatë realiteti duket që nga dritaret e shtëpive tona, s`ka të ndalur. Nuk është shumë e largët dita që do t`i mbledh të gjitha shkaqet e këtyre mashtrimeve që sot bëhen me qytetarin e thjeshtë e kjo nuk është fare e vogël, ngase gjerat e tilla kanë marr hov tash e 17 vite radhazi. Shumë qytetar të Kosovës, fillimisht ishin ballafaquar se si ta siguronin kafshatën e gojës për 15-20 dit, dikur për një javë e sot ka shumë të tillë që nuk ka çka tu shërbejnë fëmijëve dhe familjes për drek.

Ka shumë pyetje që u drejtohen pushtetarëve tanë tash e sa kohë, përgjigjeje e tyre janë të ngjashme dhe injoruese . Hetimet janë të ndaluara, transmetimet janë të ngushta dhe të filtruara. Në edicionet e lajmeve zotërojnë tema ku pushtetarët japin këshilla për “përsosmërinë”… ku në fakt gjithçka është e kundërta e realitetit, apo thjeshtë nuk është asgjë ashtu qysh parashtrohet.

Sot mashtrimi, korrupsion dhe shantazhi kanë zëvendësuar patriotizmin. Ku drejtori i një TV-je për përvetësim nuk presim të marr hapa prapa dhe ta zhbëj një gjë të tillë, kur një këshilltar komunal i ndjekur penalisht thirrët për kumbari në festime e ngjarje megalomane shtetërore…

Morali është i barabartë me zero dhe fatkeqësisht kjo gjë po infekton edhe gjeneratat e reja të cilat pritet ta drejtojnë këtë vend përpara. Sot te ne mungon gjithçka e mirë duke u nisur nga ndjenja e paqes demokratike, vlerat ideologjike, morali… Sot më shumë se kurrë të gjithëve e në veçanti klasës politike i duhet një lloj pastrimi shpirtërorë për t`i shpërla shpirtrat e tyre të mykur nga urrejtja, përvetësim dhe megaloma-pasuria që kanë përvesuar paligjshëm.
Vetëm ata që pretendojnë dhe donë me zemër t`i luftojnë këto gjëra për të mirën kolektive, mundë të quhen patriotët e kohës, duke përfaqësuar tërësinë e strukturës shoqërore e kulturore.

Patriotizmi kushtetues është konkret dhe i vërtet i një vendi, e as ky patriotizëm nuk personifikon elitën politike sunduese të cilët shkelin me dy këmbët Kushtetutën e shtetit dhe vendosin të qëndrojnë ende në postet e tyre, ngase këtu mund ta bëjnë këtë sepse kanë komoditetin dhe shto kësaj të gjitha këto që i ceka më lart, këta politikan dalin si tiran të vjetër, e tiranët herët apo vonë dihet se si përfundojnë.

(02/02/2016)

Flaka në ndërtesën e qeverisë është vetëm fillimi

Nga: Avni Jashari

Qeveria Mustafa e pati shansin që të ndahet pak a shumë më nder me këtë popull dhe t`i ndal trazirat të cilat tash e sa kohë po vazhdojnë dhe me gjasë nuk kanë të ndalur deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Momentin kur Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e neneve nga qeveria lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, Kryeministri Mustafa ishte dashtë të jap dorëheqje dhe ta mundësoi krijimin e një qeverie teknike dhe ta shpie vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të ishte dashtë të mbahen diku kah mesi i muajit qershor të këtij viti. Me këtë akt Isa Mustafës do mbetëse pakëz dinjitet dhe sado pak respekt në popull për një akt të tillë. Por ja që respekti, dinjiteti dhe morali sot nuk ekziston në elitën politike e cila sundon me vendin. Ndoshta më mirë është kështu, ngase të tillët që duan ta fusin Serbin sërish në Kosovë dhe që duan t`i falin edhe tokë Malit të Zi meritojnë të rrëzohen nga pushteti me protesta.

Dhjeta mira qytetar që sot ishin të pranishëm në sheshet kryesore të Prishtinës duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Opozitës me moton “Shtet me Sovranitet” tregon qartë dhe edhe një herë vulos edhe nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve në peticionin që u nënshkrua vitin që lëmë pas.

Protestat nëpër komunat më të mëdha të Kosovës dhe kjo e sotmja në Prishtinë kanë mesazhin e qartë, këta që po qeverisin me vendin janë kundër vullnetit të popullit dhe janë shkelësit e aktit më të lartë shtetërorë, Kushtetutës së vendit.

Zhvatësit të korruptuarit e të shantazhuarit nuk kanë legjitimitet për ta mbajt timonin e shtetit, ata duhet të shkojnë sa më parë, vënia e flakës së ndërtesës së Qeveris së Kosovës për herë të parë është një sinjal jo i mirë dhe këtë sinjal Isa Mustafa dhe mbarë qeveria duhet ta shohin jo si akt barbarie e dhune, por si akt frustrimi e maltretimi për të gjitha padrejtësitë që tash e sa kohe i kanë bërë e po i bëjnë me vetëdije të plotë qytetari të Kosovës, nga korrupsioni, nepotizmi, shantazhimet, nënshkrimet e dëmshme me palën serbe etj. etj.

Druaj se vënia e flakës në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi… Që nga pas lufta e së këndejmi nuk ka rastisur të shohim kaq shumë qytetar të tubuar në një protestë gjithë popullore.

Qytetarët e Kosovës nga dita në ditë po bashkohen gjithherë e më shumë, e ku ka bashkim më të mirë, patriotik e dinjitoz se ai kur rrezikohet shitja e republikës nga njerëz që e kanë të kaluarën e të tashmen me dosje dhe të dyshimtë.

(09/01/2016)

Qeveria Mustafa, IK

Nga: Avni Jashari

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u konstatua shkelja për themelimin e “Zajednicës” nga qeveria e vendit është tejet e pakuptimtë vazhdimi i jetëgjatësisë së kësaj qeverie e cila për qëllime ekskluzivisht personale deshi që t`i arrestoi të gjithë opozitën dhe qytetarët të cilët ngritën zërin e tyre e i cili u vulos me vendimin e Kushtetueses.
Është vullneti qytetar dhe veprimet e opozitës së bashkuar ato që në vazhdimësi kërkuan që të anulohen këto dy marrëveshje sa të këqija po aq edhe anti kushtetuese për vendin tonë.

Isa Musata dhe Hashim Thaçi, pavarësisht këtyre e vunë në funksion një armatë të tërë të policisë së vendit për t`i rrahur torturuar e thyer zyrat e atyre që po ngrehnin zërin e tyre kundër një të keqeje e cila donte të instalohej në vendin tonë për t`i dhanë kështu dritë jeshile bosnjëzimit të Kosovës.

Absurditeti i kësaj gjëje shkon edhe më larg…, të futën në burg të gjithë ata që donë ta mbrojnë Republikën nga kthetrat serbo-sllave të cilat as sot e kësaj ditë nuk rreshtin duke thënë se Kosova është djepi i Serbisë.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dikush duhet të shkoi në burg për shkeljen e Kushtetutës që me forcë të tilla vendime e marrëveshje deshën t`i instalojnë duke e cenuar integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Këta të fundit deshën të fundosin gjithçka kombëtare, të gjitha sakrificat që ky popull jetësoj gjatë zgjedhës millosheviqiane.

Kjo qeveri me veprimet e saja deshi t`i fundos heronjtë dhe dëshmorët që ranë për liri, këta i harruan viktimat dhe të pagjeturit, i harruan të gjitha plagët që Serbia i shkaktoi popullit shqiptarë në Kosovë vetëm e vetëm që pazaret e tyre personale të vazhdojnë më planin e tyre ashtu qysh mendja dhe truri i një anti – atdhetari din t`i konstruktoi si të tilla.
Këta të fundit edhe peticionin e qytetarëve që ishte i nënshkruar nga mbi 200 mijë persona e injoruan dhe nuk e përfillën fare.

Vendi me qeverisjen e Mustafës & CO dështoi e po dështon edhe në arenën ndërkombëtare. Të tillët nuk e kanë vendin në poste udhëheqëse shtetërore, të tillët duhet të ulën në bankën e të akuzuarve për të gjitha këto që ja kanë shkaktuar e po donë të ja shkaktojnë këtij vendi dhe qytetarit të Kosovës, qytetar ky i cili nga dita në ditë me qeverisjen e tyre po zhveshët nga çdo petk institucional, shtetërorë, ekonomik e social.

Qytetari i Kosovës nën qeverisjen e Mustafës është i rrezikuar, sepse këtë e dëshmoi sot edhe Kushtetuesja, një njeri që shkel Kushtetutën e vendit me të cilin qeveris, me automatizëm duhet të largohet nga ajo pozitë dhe minimumi që duhet të bëjë është që të dal dhe t`i kërkoi falje qytetarit të Kosovës për të gjitha streset e depresionet që i ka shkaktuar prej se e ka marr timonin e qeverisjes së këtij vendi. Slogani i dikurshëm në Shqipëri që i drejtohej Fatos Nanos sot është ai i duhuri që duhet t`i drejtohet Isa Mustafës e Hashim Thaçit, e aj është: Isa e Hashim IKNI!

(23/12/2015)

Kerry qëndrimet e njëjta me opozitën

Nga: Avni Jashari

“ShBA nuk mbështet asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin, sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Kjo ishte fjalia më bindëse dhe më e fuqishme që Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry e tha sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Kosovë.

Opozita i ka këto qëndrime qysh në fillim, ngase “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi siç i po donë të najë shërbej qeveria e Kosovës, janë të dëmshme dhe i cenojnë ato që edhe vet John Kerry sot i tha.

Ishte tejet patetik dhe përbuzës qëndrimi i Kryeministrit Mustafa i cili gënjeu para John Kerry dhe njëkohësisht edhe para opinionit të gjerë publik (edhe pse me gënjeshtrat e qeverisë tani më jemi mësuar të gjithë) duke thënë se është i hapur për dialog me opozitën, ndërkaq po këta njerëz e refuzuan dialogun momentin kur Presidentja e Kosovës i ftoi, duke vendosur seancë parlamentare dhe duke injoruar Presidenten.

Kerry pati edhe mesazhin e qartë tjetër, mesazh ky i cili po ashtu përkon me qëndrimet e opozitës, kur thotë “Korrupsioni e krimi politik të hetohet deri në nivelet më të larta; kushdo qofshin ata. Asnjë proces integrues i vendit s’guxon të mbetet peng i tyre.

E të korruptuarit e të shantazhuarit e shtetit dihet se kush janë. Janë ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje tash e sa vite, madje të shantazhuarit që sot qeverisin me Kosovën e kanë getoizuar vendin, i kanë bllokuar investitorët e huaj dhe kanë privatizuar gjithçka për apetitet e tyre dhe të njerëzve që i rrethojnë.

Se këto gjëra janë të dëmshme për vendin tonë e thanë edhe shumë ekspert vendës e ndërkombëtar, ishin madje të qarta dhe të kthjellëta si loti edhe qëndrimet e akademik Rexhep Qosja rreth po këtyre gjërave që Kerry sot më shkurtimisht i potencoi.

ShBA-të kanë investuar në Kosovë dhe është tejet e qartë që korrupsion, krimi i organizuar dhe pazarllëqet që bëhen në emër kishe të stabilitetit rajonal por që në fakt kanë prapavijë pasurore të një grupi të individëve, nuk do ta kenë asnjëherë mbështetjen as të ndërkombëtarëve e as të ShBA-së në këtë rast.

Pra të mos habitën fare qeveritaret tanë dhe të krekosën pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, sepse ai me dy fjali i tregoi edhe Kryeministrit Mustafa por edhe dhunuesve që dhunojnë prona shtetërore e private se e ardhmja për ta nuk është e ndritur se dielli për ta ka filluar të perëndoj.

Opozita duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të mos lejoj që këto dy marrëveshje të kalojnë, sepse politikan dhe patriot i denjë është ai që nuk e lejon që ti copëtohet vendi, që të instalohet bosnjëzimi në Kosovë dhe që këto të këqija njëherë e përgjithmonë të marrin fund.

(02/12/2015)