Nga: Avni Jashari
Pas atentatit të djeshëm në Bruksel do duhej të ketë një përgjigjeje serioze politike në dy pika: kolaborimi i vërtet ndërmjet shteteve dhe bashkëpunimi me qytetarët.
Terrorizmi, siç edhe po duket, nuk luftohet dot me masa të rrepta sigurie të cilat natyrisht në disa raste janë të pashmangshme. Terrorizmi luftohet me inteligjencë, me infiltrime, me njohuri, me shkëmbim informatash…ky edhe do të kishte me qenë niveli i parë. Të gjithë kryetarët e qeverive europiane që folën dje dhe po vazhdojnë edhe sot, pas masakrës së kryeqendrës Europiane, kanë cituar nevojën për tu bashkuar, nevojën e solidarizimit. Disa, si p.sh. kryeministri italian, Matteo Renzi, i kanë bërë thirrje BE-së për t`i përmbushur përgjegjësit e saj. Thanë realisht të vërtetën, Bashkimi Europian, kështu si është, nuk ka praktikisht asnjë eksperience në këtë fushë, shtetet ndoshta një nga një e kanë thënë dhe po e thonë të tyren në mënyrë juridike dhe me frazeologji të tilla edhe janë të stërmbushura mediat anekënd Europës, por bashkëpunimin në praktik , në realitet po duket shumë i mangët.
Agjencitë sekrete duket se janë xheloze në informatat e tyre, ndoshta kalojnë diçka kundrejt shteteve mike (për të referuar madje se sa janë të spiunuar gabimisht) dhe pikërisht këtu është thelbi, nuk bëjnë punën se bashku, mozaiku po mbetët gjithnjë i zbrazët nga mos bashkëpunimi mes tyre, një informatë e parëndësishme në Slloveni të njëjtën do ta gjeni në Austri në Francë apo Gjermani, e cila mundë edhe të jap një pistë vendimtare. Në rastin e Belgjikës të gjithë, burra, armë, eksploziv, kanë udhëtuar nëpër mes Europoës dhe kanë kaluar kufij, kontrolle, dhe më vonë zbulohet se asgjë nuk ishte vënë në sistem, se një indedifikim i policisë austriake nuk erdhi kurrë tek ajo belge apo franceze.
Krerët e shteteve të qeverive europiane që po bëjnë thirrje për solidaritet dhe unitet duhet që vërtet t`a bëjnë një hap drejt bashkëpunimit, një gjë e tillë është në dorën e tyre e jo në dorën e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Janë pikërisht krerët e qeverive që mundën me të vërtet të nisin një cikël të drejtë në këtë aspekt.
Pastaj aspekti i dytë, qytetarët. Presidenti Francez, Francios Hollande tha: duhen ligje të reja të cilat në të njëjtën kohë e mbrojnë sigurinë dhe lirinë. Shpesh këto gjëra janë të kufizuara njëra me tjetrën, siguria më e madhe do të thotë më shumë kontroll, që nënkupton lëvizjen e lirë të kufizuar, sekuestrimi i një lodre pistolete nga një fëmije 5 vjeçar në aeroportet evropiane është kontroll i rreptë sipas jush…! Për këtë arsye duhet bashkëpunimi, politika duhet t`a bëjë punën e saj, t`i marr përsipër përgjegjësitë e saj, gjithherë duke gjetur koncenzus me qytetarët, në të kundërtën mekanizmi i sigurisë nuk do të mund kurrë të funksionoi, kjo do t`i jap tutje frymë kokëfortësive, rrugëve verbuese e mbi të gjitha intoleranca e panevojshme do t`i marr të gjitha përsipër.
(23.03.2016)
Nessun commento:
Posta un commento