domenica 14 febbraio 2016

Qeveria Mustafa, IK

Nga: Avni Jashari

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u konstatua shkelja për themelimin e “Zajednicës” nga qeveria e vendit është tejet e pakuptimtë vazhdimi i jetëgjatësisë së kësaj qeverie e cila për qëllime ekskluzivisht personale deshi që t`i arrestoi të gjithë opozitën dhe qytetarët të cilët ngritën zërin e tyre e i cili u vulos me vendimin e Kushtetueses.
Është vullneti qytetar dhe veprimet e opozitës së bashkuar ato që në vazhdimësi kërkuan që të anulohen këto dy marrëveshje sa të këqija po aq edhe anti kushtetuese për vendin tonë.

Isa Musata dhe Hashim Thaçi, pavarësisht këtyre e vunë në funksion një armatë të tërë të policisë së vendit për t`i rrahur torturuar e thyer zyrat e atyre që po ngrehnin zërin e tyre kundër një të keqeje e cila donte të instalohej në vendin tonë për t`i dhanë kështu dritë jeshile bosnjëzimit të Kosovës.

Absurditeti i kësaj gjëje shkon edhe më larg…, të futën në burg të gjithë ata që donë ta mbrojnë Republikën nga kthetrat serbo-sllave të cilat as sot e kësaj ditë nuk rreshtin duke thënë se Kosova është djepi i Serbisë.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dikush duhet të shkoi në burg për shkeljen e Kushtetutës që me forcë të tilla vendime e marrëveshje deshën t`i instalojnë duke e cenuar integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Këta të fundit deshën të fundosin gjithçka kombëtare, të gjitha sakrificat që ky popull jetësoj gjatë zgjedhës millosheviqiane.

Kjo qeveri me veprimet e saja deshi t`i fundos heronjtë dhe dëshmorët që ranë për liri, këta i harruan viktimat dhe të pagjeturit, i harruan të gjitha plagët që Serbia i shkaktoi popullit shqiptarë në Kosovë vetëm e vetëm që pazaret e tyre personale të vazhdojnë më planin e tyre ashtu qysh mendja dhe truri i një anti – atdhetari din t`i konstruktoi si të tilla.
Këta të fundit edhe peticionin e qytetarëve që ishte i nënshkruar nga mbi 200 mijë persona e injoruan dhe nuk e përfillën fare.

Vendi me qeverisjen e Mustafës & CO dështoi e po dështon edhe në arenën ndërkombëtare. Të tillët nuk e kanë vendin në poste udhëheqëse shtetërore, të tillët duhet të ulën në bankën e të akuzuarve për të gjitha këto që ja kanë shkaktuar e po donë të ja shkaktojnë këtij vendi dhe qytetarit të Kosovës, qytetar ky i cili nga dita në ditë me qeverisjen e tyre po zhveshët nga çdo petk institucional, shtetërorë, ekonomik e social.

Qytetari i Kosovës nën qeverisjen e Mustafës është i rrezikuar, sepse këtë e dëshmoi sot edhe Kushtetuesja, një njeri që shkel Kushtetutën e vendit me të cilin qeveris, me automatizëm duhet të largohet nga ajo pozitë dhe minimumi që duhet të bëjë është që të dal dhe t`i kërkoi falje qytetarit të Kosovës për të gjitha streset e depresionet që i ka shkaktuar prej se e ka marr timonin e qeverisjes së këtij vendi. Slogani i dikurshëm në Shqipëri që i drejtohej Fatos Nanos sot është ai i duhuri që duhet t`i drejtohet Isa Mustafës e Hashim Thaçit, e aj është: Isa e Hashim IKNI!

(23/12/2015)

Nessun commento:

Posta un commento