Trazirat e fundit, nëse mundë ti quaj kështu, treguan edhe një herë që kjo qeverisje e ka humbë kredibiltetin dhe frustrimi qytetar sa vjen e shtohet. Gjithë këto gjëra po thyhen për kurrizin e popullit dhe të taksapaguesit që mezi po ushqehet në këtë vend që dita ditës po degradohet.
Reflektimi qytetar është pasqyra në peticionin e fundit, ata 150 mijë veta që nënshkruan e po vazhdojnë ende ta nënshkruajnë peticionin sigurisht se nuk janë vetëm kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, ata qytetar me nënshkrimin e tyre po tregojnë se frustrimit të tyre po i vjen fundi, dhe të tillët janë persona që i ka kapluar varfëria e skajshme dhe më nuk kanë se çka të humbin, ngase në këtë vend pa vend dikush është bërë milioner brenda natës ndërkaq shumica nuk din çka tu servojnë fëmijëve të tyre për drekë.
Zgjedhjet mendoi e besoi do të ishin një zgjidhje për momenti dhe po ashtu ato do të duhej të mbaheshin jo më larg se pranvera apo vera e viti të ardhshëm.
Nëse pozita nuk ulët të bisedoi shtruar me opozitën për një opsion të tillë apo thjesht për ta gjet një modalitet për ta rifunksionalizuar Kuvendin, dyshoi që e ardhmja premton të mira. E këto të “mira” janë në dëm të këtij vendi dhe buxhetit shtetëror po ashtu.
Deri në zgjedhjet e ardhshme, ishte dashtë të ndërpriten bisedimet me palën serbe dhe një qeveri e mundshme teknike të përgatitet për 5 apo 6 muaj ta qoi vendin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike, duke i mundësuar kështu edhe qytetarit të thjeshtë edhe spektrit politik, një kthjellje e reflektim se ka të shkohet dhe për kënd duhet votuar.
Figurat e deri tanishme të skenës sonë politike që kanë qenë dhe janë në pozita drejtuese (degraduese) të vendit kanë pasur shansin të punojnë për të mirën e vendit, qytetarit dhe mirëqenien e përgjithshme socio-ekonomike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as që do të ndodhë, ngase në horizont nuk duket fare një dielli i kuq me qiell të kaltër. Prandaj është e vetmja vota e qytetarit ajo që duhet njëherë e përgjithmonë ti penalizoj këta pushtetar që e kanë sjell vendin para aktit të kryer e pse jo nëse vazhdon me këtë ritëm edhe drejt një konflikti qytetar fatkeqësisht.
(14.10.2015)
Nessun commento:
Posta un commento