I gjithë ai shou që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve pozitë-opozitë, me gjitha ato megalomani se kush paska bërë ma shumë e kush ma pak, najë shurdhuan veshët e najë lodhën sytë…, edhe fëmijët filluan ta diskutonin punën e shout parlamentar.
E gjithë kjo ishte thjeshtë një mozaik (pazell) i kalkuluar mirë deri në dështimin e kësaj që ndodhi sot.
Sot edhe u vunë figurat e fundit të pikturës të cilën do ta bartë Kosova si vulë derisa OKB do të filloj tanimë të na servoj Gjykatën me sugjerimet e Llavrovit dhe ti hapë rrugë UMNIK-2 në Kosovë.
Por shtohet pyetja, pse dikush e deshi gjithë këtë lojë sa diplomatike po aq edhe mediatike?
Qysh e kisha potencuar edhe në shkrimet e mija të mëhershme, se që nga ndalesa e Ramaush Haradinajt në Slloveni e tutje me protesta e OVL të UÇK, ishin të instrumentalizuara nga të “Fortit e Shtetit”.
Nuk është hera e parë që edhe opozita po bien pre e kalkulimeve të tilla me qëllim apo pa qëllim e cila po qon ujin thjesht në destabilizimin dhe të keqën e vendit.
Si është e mundur bash në një ditë të tillë që 2 deputet të PDK-së mungojnë në sallën e Kuvendit, 7 prej kësaj partie votuan kundër dhe 2 abstenuan.
Se ky skenar u bë për ti ngrit pazaret me faktorin ndërkombëtar, apo thjesht deputetet e PDK-së i ranë thikë pas shpine Hashim Thaçit, mbetët të shihet ditët në vazhdim.
Skenarët e tilla nuk pinë ujë më te masa e gjerë, se kjo thjesht po behët për të quar uji në mulli të individëve, le të dyshohet shumë.
Ndjenjat e individëve dhe atyre që vërtet sakrifikuan nuk është hera e parë që po futën në valle dhe po instrumentalizohen, e kush më mirë luan me ndjenjat e qytetarëve se PDK dhe VV. Zaten dashtë e pa dashtë kjo e fundit me shumë veprime i ka ndihmuar PDK-së që të jetë sot këtu ku është.
Ndjenjat dhe emocionet kombëtare nuk është në rregull që të përdorën për përfitime e kalkulime individuale, grupore e klanore.
Vula e vërtetë e UÇK-së është vulë që nuk e mposhtë dot asnjë Gjykatë qoftë ajo ndërkombëtare apo jo.
Mozaiku i cili ishte përpiluar edhe në këtë rast gjeti vendin edhe opozita në të, pa të cilën piktura nuk do të përfundonte kurrë.
Trumpetuesit që ishin gjithherë kundër UMNIK-ut më pas kundër EULEX-it, sot me votën kundër të tyre i dhanë dritën jeshile UMNIK-2.
Kjo drejtpërdrejt të fut në dyshim se këta me të vërtet nuk donë ta shohin Kosovën si shtet funksional dhe sikurse Serbia, me çdo kusht dëshirojnë ta zvarrisin çdo iniciativë që Kosova të vlerësohet si shtet i dështuar dhe në fund të copëtohet ashtu qysh dëshiruan e dëshirojnë pretenduesit e kamotshëm të copëtimit të Kosovës, ndërsa tek masa e gjerë të rrahin gjoks si patriot për të vazhduar ende me avazin e vjetër.
Skenari tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejt me PDK, tregon qartë se kjo parti i ka kalkuluar mirë këto gjëra për ta nxjerr sa më të bukur e më real mozaikun që sot ju dorëzua faktorit ndërkombëtar, faktorit të cilit pa të sot ne nuk do të mundeshim as të diskutonim e flasim lirshëm.
Nëse dikush mendon se SHBA-të do ta përdorin veton në KS (Këshillin e Sigurimit) të OKB-së, aty ku edhe do të themelohet tani kjo Gjykatë, gabohet rëndë. Fajin e bartim ne. Ndërsa faji në këtë rast nuk guxon të mbetet jetim, të gjithë duhet ta ngrehin zërin dhe të tregojnë se ky vend mjaftë ka duruar dhe mjaftë ka ngrënë rrena e kopalla nga grupe të ndryshme të interesit.
Sot, nesër apo pasnesër edhe nëse kthehet në rivotim kjo çështje në Kuvend duhet të kihet parasysh se me këta njerëz që sot kanë rastisur të janë ligjvënësit tanë (jo te gjithë) shteti i së drejtës dhe i mirëfilltë ligjore mbetët vetëm për tu dëshiruar sikur tash e 16 vite.
(27.06.2015)
Nessun commento:
Posta un commento