Lidhjet ekonomike, politike dhe lidhjet e ndyta kriminale me qarqe të caktuara politiko kriminale Sllovene, kanë bërë që Sllovenia të shfrytëzoi fletarrestin e Serbisë kundër Haradinajt, (fletarrest për të cilin Serbia është deklaruar që nuk është më e interesuar).
Prapavijat e këtij skenari të përgatitur mundë të jenë temat e nxehta politike për të cilat këto ditë parlamenti do duhej të diskutonte, si demarkacioni Kosovë – Mali i Zi e sidomos krijimi i Gjykatës Speciale, që si duket ka futur frikë dhe kaos te këto qarqe, të cilat tani po bëjnë gjithë të mundshmen për të penguar krijimin e saj.
Me skenar të tillë tentohet nxitja e një reagimi gjithë popullor kundër Gjykatës Speciale, trazira e tronditje që do qonin në destabilizimin e rajonit me qëllim dërgim mesazhi bashkësisë ndërkombëtare: “ja çka e pret Kosovën dhe rajonin nëse formohet Gjykata Speciale”, apo edhe nëse formohet të kihet kujdes më të “fortit”.
Kjo klasë politiko kriminale në momentet kur rrezikohet din të përdor mjete dhe mënyra ndër më të paskrupullta, për këtë kemi përvojën e protestave të pilotuara nga ky grup kriminal, protesta për shkarkimin e Jabllanoviqit, të cilën me ndihmën e VV-së e shndërruan në të dhunshme e qëllimi i vërtetë ishte që para bashkësisë ndërkombëtare koalicioni i sapoformuar PDK – LDK të prezantohet si alternativ e vetme, ngase opozita prodhon vetëm dhunë… E si të shpjegohet ndryshe ndalja e protestave atë kohë edhe pse kishte njëmijë arsye për të vazhduar!?
Vazhdimi i tyre do të qonte në rrëzimin e kësaj klase…, apo protestat e fundit të opozitë, kishin për qëllim të dëshmonin se pjesa më e madhe e shoqërisë Kosovare përkrah klasën politike aktuale që udhëheq vendin!
Pastaj përfshirja e kësaj klase politiko kriminale në skenarin e Kumanovës, në ndihmë regjimit kriminal të Gruevski – Ahmeti. Të gjitha këto tregojnë se sa në rrezik është vendi dhe i tërë rajoni e më gjerë prej këtij grupi i cili për të mbajt nën kontroll vendin janë në gjendje edhe ta sjellin ne pyetje ekzistimin e tij.
Shoqëria kosovare nuk ka mjete as fuqi për të iu kundërvënë këtij grupi, sepse është gati tërësisht e kontrolluar, andaj ndihma e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos e SHBA-ve për të luftuar këtë të keqe të madhe është mënyra e vetme për të çliruar vendin nga “hienat mishngrënëse”.
(19.06.2015)
Nessun commento:
Posta un commento