Nga: Avni Jashari
Janë gazetarët ata që nëpër parlamentet e ndryshëm Europiane e qe besa edhe botërore që raportojnë për parregullsi, nën-vlera e kritika kundrejt atyre që me votën e qytetarit janë në vende kyçe ku pasi ulën në kërriga komode harrojnë se aty janë ekskluzivisht në shërbim të po ati qytetari dhe nuk kanë komoditet që të mirren me fotograf apo gazetar, por duhet ulin prapanicat e tyre dhe të punojnë për te drejtat e atyre që i kanë zgjedhur dhe të implementojnë ligje që ti nxjerrin sa më mirë dhe lehtë kushtet e qytetarëve dhe të rrethit që i ka votuar.
Deputetes së LDK-së, Teuta Sahtaqia siç po duket i ka humbur kursi i viteve apo ndoshta edhe i shekujve. Pa dashur të zhytem në bërllokun e sistemeve politike që përfaqësojnë e kanë përfaqësuar botën, apo ma mirë than kanë fundosur vende të tëra demokratike, Teuta është kah mendon se ne jemi duke jetuar në Koren e Veriut, ku diktati dhe censura e gazetarëve ka përmasa të cilat ajo dhe disa kolegë të saj mundohen që ti implementojnë këtu. Është gati e pa kapshme sa aq edhe e turpshme që një njeri që ka rastisur ta quaj vetën politikan, parlamentar, qeveritar etj. të mundohet t`a drejtoi punën dhe raportimin e gazetarit dhe profesionin e fotoreporterit si dhe imazhin e skenave filmike të kameramanit.
Ulësen e kuvendit zonja Sahatqija ju nuk e keni ulëse tuajën private dhe të diktoni e të pretendoni se si e kush mundë të filmoi apo raportoi për (mos) punën që ju bëni aty brenda. Mos pretendoni që me gjëra të tilla të bëheni lajmi i ditës ngase lajmi i ditës e nderuara deputete nuk jeni ju. Lajmi i ditës janë të përvuajturit që nga dita në ditë jeta e tyre po vështirësohet e ju nga taksat e tyre merrni rrogë të majme dhe tërë dita ju kalon duke lundruar nëpër ueb faqe dhe duke vendosur buzëkuq në sall dhe hollin e Kuvendit. Ju e nderuara Sahatqija duhet të uleni dhe të kërkoni me ngulëm të drejtat e atyre qytetarëve që po ikin nga ky vend pas tash 16 vjet liri defakto. Deshe apo nuk deshe partia juaj me në krye kryetarin tuaj, zotin Isa Mustafa sot po i prinë qeverisë së këtij vendi.
Është mesë e turpshme për të mos than tejet banale të mundohesh që dikujt tjetër t`ja mësoni profesionin ndërsa ju tuajin nuk e ushtroni fare në shërbim të atyre që ju kanë votuar dhe vazhdoni të paguheni nga djersa e tyre. Kërkim falja për gazetarët që i keni quajtur spiun është e domosdoshme për të mos than edhe e obliguar. Sepse në botën e mirëfilltë demokratike edhe dorëheqja pas deklaratave të tilla kishte me qenë vlera më lartë e demokracisë që shumë dyshoi se kjo vlerë gjendet tek ju dhe tek shumë ata që kanë rastisur të përfaqësojnë qytetarin e këtij vendi.
LDK dhe kryetari i saj , njëherësh edhe Kryeministër i Kosovës, duhet që do e mos të distancohet nga deklaratat tuaja antidemokratike të cilat e cenojnë lirin e shprehjes dhe të fjalës e cila është e garantuar edhe me kushtetutën e vendit tonë.
(03.04.2015)
Nessun commento:
Posta un commento