lunedì 26 ottobre 2015

Ngrirja e marrëveshjes me palën Serbe gjeti shkrirjen tek Edita Tahiri

Nga: Avni Jashari

Pala serbe edhe një herë duket se po del fitimtare në raport me Kosovën. Serbia ishte zotuar që nga humbja e Kosovës me luftë pas intervenimit të NATO-së, që atë që nuk e kishte fituar at`here ta rimarr në paqe. E si të mos e rimarr në paqe duke pas parasysh se në vendin tonë ka njerëz të tillë që mbi interesin kombëtar e shtetërorë e qesin atë privat e partiak.

Ngrirja e marrëveshjes nga Byroja Kosovare e Sigurimeve ishte një akt tejet i qëlluar dhe në favor të qytetarëve të Kosovës.
Si është e mundur që qytetari i Kosovës të gënjehet në vazhdimësi për këto pazarllëqe të ndyta që bëjnë persona të pandërgjegjshëm në raport me vendin amë të tyre.

Imazhet e Ministres pa Portofol në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë viteve 90` së bashku me Edi Shukriun për krah duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Kosovës të fusin thellë në dyshim se si një njëri mund të ndryshoi kaq shpejt dhe pas më shumë se 15 vite të kthehet i njëjti person në një njeri i cili me ngulëm shkel të drejtat e po atyre qytetarëve që kohe më parë protestonte e trumbetonte se është atdhetare! Atdhedashuria e nderuara Tahiri nuk duhet luhatur, ajo duhet të qëndroi stoike brenda një personi si në luftë si në paqe.

E nderuara Tahiri si është e mundur që ju si një ministre tani e shtetit të lirë të Kosovës së Pavarur të nënshkruani marrëveshje të dëmshme në nivele ndërshtetërore me palën serbe?

Pse e nderuara Tahiri nuk e lejuat ngrirjen e marrëveshjen për njohjen e polisave të sigurimeve. Pasi BSK dhe kryetari i saj që është edhe Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për policat kufitare Rrahim Pacolli, me ngulem njoftoi se kjo marrëveshje nuk po zbatohet drejt nga pala serbe dhe i njëjti me ngulem ka kërkuar e po kërkon që kjo marrëveshje të zbatohet në mënyrë reciproke në të kundërtën me të drejt e njëjta të ngrihet derisa pala serbe ta zbatoi në plotëni marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel?

Pse e nderuara Tahiri nuk dilni publikisht dhe ti tregoni qytetarit të Kosovës ku qëndron realiteti i tërë këtyre pazarllëqeve që po bëhen në dëm të Kosovës dhe qytetarit të saj?

E nderuara Ministre, si mundë të fshiheni me kamuflime dhe gënjeshtra para qytetarit që kohë më parë ju mbështeste në protesta e duke menduar se ju jeni një person që nuk thyheni lehtë?

Kjo Ngrirje ish dashtë të ndodhë e nderuara Ministre Tahiri, por siç duket pala serbe gjeti tek ju “kaloriferin” me të cilin nuk frikohet që marrëveshje të tilla të ngrihen lehtë.

Qytetari i këtij vendi po vuan pasojat e kësaj kleptokracie tash e sa vite, është momenti i fundit kur marrëveshje të tilla në dëm të vendit të lejohen. Serbet po lëvizin lirshëm në Kosovë, Mali i Zi përvetëson territor në vendin tonë…Përderisa Kosova do të përfaqësohet nga persona të tipit Tahiri në arenat kombëtare e ndërkombëtare vaj halli për ne si qytetar. Nesër mos u habitni nëse këta persona siglën RKS ta quajnë Republika e Kosovës Serbe.


(08.09.2015)

Nessun commento:

Posta un commento