lunedì 26 ottobre 2015

Ambasadori Dellawie, kasneci i konfliktit

Nga: Avni Jashari

Një pjesë e madhe e opinionit qytetarë ka qenë mbrëmë i shqetësuar me pamjet që kanë ngjarë në Kuvendin e Kosovës, pamje të cilat i transmetuan edhe mediet më ta mëdha botërore në faqet e para të tyre, e ato që nuk e transmetuan ishin disa media si Eronews të cilat edhe gjatë luftës në Kosovë gjithherë Kosovën e paraqitnin si një vend ku konfliktin e kishin nisur të ashtuquajturit terrorist siç atë botë disa e cilësonin UCK-në.

Marrja dhe turpi na mbuloi mbrëmë, jo shumë nga veprimet sa nga sharjet deri në fyerjet banale. Ai që i fry më së shumti zjarrit që mbrëmë të ndodhin skenare të tilla ishte ambasadori i ri amerikan, Greg Delawie, i cili ditë më parë me deklarimet e tij më befasoi, ngase nga ai personalisht kamë pritur që të jetë urë lidhëse ndërmjet pozitës dhe opozitës për ta gjet një dakord dhe për t`i dhanë fund sa ma parë kësaj krize politike.

Ambasadori i ri amerikan shumë shpejt e shpërfaqi fytyrën e vet dhe na tregoi se nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij: Tina Kaidanow, Christopher Dell dhe Tracey Jacobson.

Asnjëherë populli i Kosovës nuk harron mbështetjen që populli amerikan i ka dhënë në ngritje dhe synimin e aspiratave tona shekullore. Por ShBA-të e posaçërisht të deleguarit e tyre në Kosovë duhet të kenë qasje konstruktive në raport me zhvillimet që ndodhin këtu.

I nderuari ambasador Dellawie, a do t`i përkrahnit ju politikanët e tillë në ShBA, kur të njëjtit do të pretendonin t`i falnin mijëra hektarë tokë Meksikës dhe po të njëjtit do të pretendonin ta fusnin një Asociacion të tillë në ShBA? Shumë do të kisha dashtë me ditë se c`far qëndrimesh do të kishit mbajtur në raport me ta!

I nderuari ambasador Dellawie, ju jeni vetëm një i deleguar i një vendi mik këtu dhe kjo nuk u jep ju komoditetin që të ndërhyni direkt në punët e brendshme të shtetit tonë, ngase ata 150 mijë e më tepër qytetar që kanë nënshkruar peticionin kundër këtyre të këqijave nuk janë amerikan, por janë qytetar të Kosovës të cilët kanë vuajtur dhe ende po vuajnë ngase ambasador si ju në vazhdimësi kanë degraduar vendin tonë, madje degradim shkon aq larg sa që edhe për president ju zgjodhët një njeri që doli nga zarfet e juaja dhe pa asnjë vlerë politike e intelektuale.

Në vazhdimësi i nderuar ambasador Dellawie vendi ynë ka pasur administrator e ambasadorë që kanë qenë kasnecë të konflikteve dhe asnjëherë konstruktiv dhe të drejt me gjendjen që ka kaluar dhe po kalon vendi ynë.

E kam potencuar më par po e ripotencoj edhe tani, Kosova nuk është dhe as që do të bëhet aset i ShBA-ve, Gjermanisë apo kujt do qoftë tjetër.

Sot ju i nderuar ambasador, por edhe ju përfaqësues te BE-së, keni vendosur që në Kosovë të mbështetni njerëz të shantazhuar, të korruptuar, të inkriminuar të cilët në raportet e shërbimeve sekretë të NATO-së u cilësuan si udhëheqës të grupeve të krimit të organizua, raporte këto për të cilat ju jeni shumë mirë në dijeni, ngase vetëm në këtë mënyrë ju edhe po arrini që të tillët t`i obligoni të nënshkruajnë marrëveshje në dëm të këtij vendi, dhe në emër të një stabiliteti rajonal ju keni vendosur më ngulmë të mbështesin dhe t`i mbani të tillët në pushtet dhe t`i ngulfatni aspiratat për demokraci e stabilitet në vendin tim. Një është mase e qartë, populli ynë nuk ha bari, gjithçkaje një ditë do t`i vij fundi, ngase ju dhe shumë ambasador të tjerë vendin tonë e shihni vetëm sa për ta përfunduar mandatin që u kanë deleguar shtetet tuaja, ndërsa ne nuk jemi në këtë vend për një mandat të caktuar siç jeni ju, ne këtu kemi lindur këtu do të jetojmë dhe këtu do të vdesim. Andaj e ardhmja e fëmijëve tanë na obligon ta ngrehim zërin sa herë që e padrejta pretendon të triumfoi mbi rrugën tonë jetësore… Pa më thuaj i nderuar ambasador Dellawie, a nuk do ta bënit edhe ju të njëjtën gjë për fëmijët tuaj dhe atdheun tuaj…!

Fjalët e mëdha të ish – Presidentit amerikan George W. Bush në këtë rast do të ishin mase të duhura “MJAFTË ËSHTË MJAFTË”, e kur t`i vije fundi këtij frustrimi (e që nuk është fare larg) shpresoi e besoi se ju ambasador Dellawie dhe të gjithë ju përfaqësues ndërkombëtar të mbani qëndrimin e duhur karshi popullit dhe karshi të drejtës, ngase tani jeni duke e mbështetur anën e errët politike të këtij vendi.


(24.10.2015)

Zgjedhjet mundësi për parandalimin e trazirave

Nga: Avni Jashari

Trazirat e fundit, nëse mundë ti quaj kështu, treguan edhe një herë që kjo qeverisje e ka humbë kredibiltetin dhe frustrimi qytetar sa vjen e shtohet. Gjithë këto gjëra po thyhen për kurrizin e popullit dhe të taksapaguesit që mezi po ushqehet në këtë vend që dita ditës po degradohet.

Reflektimi qytetar është pasqyra në peticionin e fundit, ata 150 mijë veta që nënshkruan e po vazhdojnë ende ta nënshkruajnë peticionin sigurisht se nuk janë vetëm kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, ata qytetar me nënshkrimin e tyre po tregojnë se frustrimit të tyre po i vjen fundi, dhe të tillët janë persona që i ka kapluar varfëria e skajshme dhe më nuk kanë se çka të humbin, ngase në këtë vend pa vend dikush është bërë milioner brenda natës ndërkaq shumica nuk din çka tu servojnë fëmijëve të tyre për drekë.

Zgjedhjet mendoi e besoi do të ishin një zgjidhje për momenti dhe po ashtu ato do të duhej të mbaheshin jo më larg se pranvera apo vera e viti të ardhshëm.

Nëse pozita nuk ulët të bisedoi shtruar me opozitën për një opsion të tillë apo thjesht për ta gjet një modalitet për ta rifunksionalizuar Kuvendin, dyshoi që e ardhmja premton të mira. E këto të “mira” janë në dëm të këtij vendi dhe buxhetit shtetëror po ashtu.

Deri në zgjedhjet e ardhshme, ishte dashtë të ndërpriten bisedimet me palën serbe dhe një qeveri e mundshme teknike të përgatitet për 5 apo 6 muaj ta qoi vendin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike, duke i mundësuar kështu edhe qytetarit të thjeshtë edhe spektrit politik, një kthjellje e reflektim se ka të shkohet dhe për kënd duhet votuar.

Figurat e deri tanishme të skenës sonë politike që kanë qenë dhe janë në pozita drejtuese (degraduese) të vendit kanë pasur shansin të punojnë për të mirën e vendit, qytetarit dhe mirëqenien e përgjithshme socio-ekonomike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as që do të ndodhë, ngase në horizont nuk duket fare një dielli i kuq me qiell të kaltër. Prandaj është e vetmja vota e qytetarit ajo që duhet njëherë e përgjithmonë ti penalizoj këta pushtetar që e kanë sjell vendin para aktit të kryer e pse jo nëse vazhdon me këtë ritëm edhe drejt një konflikti qytetar fatkeqësisht.


(14.10.2015)

Peticion me vlera kombëtare

Nga: Avni Jashari

Dje partitë opozitare morën një nismë për të cilën mendoi që është tejet e rëndësishme dhe me vlera të larta kombëtare. E si të mos jetë nënshkrimi i këtij peticioni me vlera kombëtare duke pas parasysh gllabërimin e trojeve tona para syve tanë. Pushtetarët tanë me buzëqeshje ironike kanë nënshkruar e po nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme në favor të armikut tonë shekullor. Këto nënshkrime e shitje para syve tanë po t`i bënin në dëm tek familjet e veta sigurisht që familjarët do të ishin distancuar nga ta. Populli ynë kohëve të fundit është bërë sikur qengji i butë dhe edhe nëse ujku kalon aty pran vetëm lutet të mos jetë ai viktima. Shpeshherë kjo situatë mi kujton vitet 90` dhe të ashtuquajturën politikën tonë paqësore. Sot është pak më ndryshe më ujkun e madh (Serbin) janë bërë bashkë edhe “hienat” tona (pushtetarët tanë të korruptuar e të shantazhuar).

Sot nga pas lufta e së këndejmi çdo qeveri që ka ardhur në pushtet ka zhvatë, ka shitë e ka privatizuar në favor të ndonjë këmbimi e benifiti personal e klanorë.
Milionat e derdhur nga paslufta e së këndejmi janë veç njëra nga ato arsye për të cilën ish dashtë populli të dal në rrugë ditë e natë e të mos lejoj që pasuria e tyre të nëpërkëmbët nga “hienat” të cilat as sot e kësaj dite nuk janë ngopur nga mishi i mishit të tyre.

Megalomania e pritjes së Hashim Thaçit kohë më parë në Malin e Zi i cili u prit si një burrështetas i vërtet, i doli boja, si të mos pritet një njëri si burrështetas në një vend ku i fal tokë të shteti hiq më pak se afro 10.000 hektar.

Këta njerëz në asnjë vend nuk do të kishin pasur jetën e gjatë në pushtet. Kulmi i shantazhit krimit e korrupsionit janë së fundmi demarkacioni dhe Zajednica. Çka ju kanë premtuar Bashkimi Europian në këmbim të këtyre marrëveshjeve një zot e di, por një është mase e qartë, premtimet janë vetëm personale sepse po të kishin qenë për shtet sot Kosova kishte me ngjasu me një shtet të mirëfilltë Europian.

Shumë deputet që sot janë pjesë e këtij legjislacioni i kanë futur veshtë në lesh, edhe këta vetëm për interesa të tyre personale e familjare. Sot kur lundroi në internet e i shoh disa opinione të tyre të dikurshme nuk arri t`i njohë, sikur të ju është shpërlarë truri dhe u ka instaluar tru tjetër. Por jo, akuzat e këtyre opinionistëve të dikurshëm po dalin se paskan qenë vetëm sa për ta arritur një post për vetë dhe rehatuar bythën e vet, sa për popull “kush po ja rras”.

E po mirë, populli po e ha atë që e ka merituar dhe po e meriton. Nuk mjafton nënshkrimi i një peticioni në këtë rast, nuk mjafton as shkrimi i këtij opinioni e shumë opinioneve që kam shkruar të natyrës së ngjashme… Sot si kurrë më parë ky popull ka nevojë të ngrihet në këmbë dhe të mos ulët derisa t`i arri synimet e veta. Bashkësia Ndërkombëtare në këtë rast nuk guxon të intervenoi siç ka bërë deri më tani duke i mbrojtur “hienat” nga “qengjat” e pambrojtur. Të gjitha këto shtete Europiane që sot na dëshmohen si demokrate duke na thënë se këto marrëveshje janë në favor të tonin, janë gënjeshtra dhe nuk përkojnë aspak me realitetin, sepse tërë këta “demokrat” ndërkombëtar po ta kishin një realitet të tillë në vendin e vet do të dinin shumë më mirë ta menaxhonin, madje prijësit siç i kemi ne këtu nuk do të qëndronin në pushtet as edhe një javë.

Prandaj të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, nëse edhe ky peticion, që duhet të nënshkruhet nga të gjithë ne, nuk merret parasysh dhe injorohet siç janë injoruar shumë gjera kombëtare deri sot, duhet të themi mjaftë është mjaftë. Të ngrihemi i madh e i vogël dhe të mos ndalemi derisa t`i largojmë të gjitha “hienat” nga parku ynë. Por të jemi sy qelë e të mos lejojmë më që në vend të “hienave” të vinë “shakallët”, por të vendosim një “luan” që e mbron tufën dhe territorin ashtu qysh din më së miri instinkti i tij, në këtë rast instinkti kombëtar.


(19.09.2015)

Ngrirja e marrëveshjes me palën Serbe gjeti shkrirjen tek Edita Tahiri

Nga: Avni Jashari

Pala serbe edhe një herë duket se po del fitimtare në raport me Kosovën. Serbia ishte zotuar që nga humbja e Kosovës me luftë pas intervenimit të NATO-së, që atë që nuk e kishte fituar at`here ta rimarr në paqe. E si të mos e rimarr në paqe duke pas parasysh se në vendin tonë ka njerëz të tillë që mbi interesin kombëtar e shtetërorë e qesin atë privat e partiak.

Ngrirja e marrëveshjes nga Byroja Kosovare e Sigurimeve ishte një akt tejet i qëlluar dhe në favor të qytetarëve të Kosovës.
Si është e mundur që qytetari i Kosovës të gënjehet në vazhdimësi për këto pazarllëqe të ndyta që bëjnë persona të pandërgjegjshëm në raport me vendin amë të tyre.

Imazhet e Ministres pa Portofol në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë viteve 90` së bashku me Edi Shukriun për krah duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Kosovës të fusin thellë në dyshim se si një njëri mund të ndryshoi kaq shpejt dhe pas më shumë se 15 vite të kthehet i njëjti person në një njeri i cili me ngulëm shkel të drejtat e po atyre qytetarëve që kohe më parë protestonte e trumbetonte se është atdhetare! Atdhedashuria e nderuara Tahiri nuk duhet luhatur, ajo duhet të qëndroi stoike brenda një personi si në luftë si në paqe.

E nderuara Tahiri si është e mundur që ju si një ministre tani e shtetit të lirë të Kosovës së Pavarur të nënshkruani marrëveshje të dëmshme në nivele ndërshtetërore me palën serbe?

Pse e nderuara Tahiri nuk e lejuat ngrirjen e marrëveshjen për njohjen e polisave të sigurimeve. Pasi BSK dhe kryetari i saj që është edhe Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për policat kufitare Rrahim Pacolli, me ngulem njoftoi se kjo marrëveshje nuk po zbatohet drejt nga pala serbe dhe i njëjti me ngulem ka kërkuar e po kërkon që kjo marrëveshje të zbatohet në mënyrë reciproke në të kundërtën me të drejt e njëjta të ngrihet derisa pala serbe ta zbatoi në plotëni marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel?

Pse e nderuara Tahiri nuk dilni publikisht dhe ti tregoni qytetarit të Kosovës ku qëndron realiteti i tërë këtyre pazarllëqeve që po bëhen në dëm të Kosovës dhe qytetarit të saj?

E nderuara Ministre, si mundë të fshiheni me kamuflime dhe gënjeshtra para qytetarit që kohë më parë ju mbështeste në protesta e duke menduar se ju jeni një person që nuk thyheni lehtë?

Kjo Ngrirje ish dashtë të ndodhë e nderuara Ministre Tahiri, por siç duket pala serbe gjeti tek ju “kaloriferin” me të cilin nuk frikohet që marrëveshje të tilla të ngrihen lehtë.

Qytetari i këtij vendi po vuan pasojat e kësaj kleptokracie tash e sa vite, është momenti i fundit kur marrëveshje të tilla në dëm të vendit të lejohen. Serbet po lëvizin lirshëm në Kosovë, Mali i Zi përvetëson territor në vendin tonë…Përderisa Kosova do të përfaqësohet nga persona të tipit Tahiri në arenat kombëtare e ndërkombëtare vaj halli për ne si qytetar. Nesër mos u habitni nëse këta persona siglën RKS ta quajnë Republika e Kosovës Serbe.


(08.09.2015)

Prapaskenat e votimit të Speciales

Nga: Avni Jashari

I gjithë ai shou që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve pozitë-opozitë, me gjitha ato megalomani se kush paska bërë ma shumë e kush ma pak, najë shurdhuan veshët e najë lodhën sytë…, edhe fëmijët filluan ta diskutonin punën e shout parlamentar.

E gjithë kjo ishte thjeshtë një mozaik (pazell) i kalkuluar mirë deri në dështimin e kësaj që ndodhi sot.

Sot edhe u vunë figurat e fundit të pikturës të cilën do ta bartë Kosova si vulë derisa OKB do të filloj tanimë të na servoj Gjykatën me sugjerimet e Llavrovit dhe ti hapë rrugë UMNIK-2 në Kosovë.

Por shtohet pyetja, pse dikush e deshi gjithë këtë lojë sa diplomatike po aq edhe mediatike?

Qysh e kisha potencuar edhe në shkrimet e mija të mëhershme, se që nga ndalesa e Ramaush Haradinajt në Slloveni e tutje me protesta e OVL të UÇK, ishin të instrumentalizuara nga të “Fortit e Shtetit”.

Nuk është hera e parë që edhe opozita po bien pre e kalkulimeve të tilla me qëllim apo pa qëllim e cila po qon ujin thjesht në destabilizimin dhe të keqën e vendit.

Si është e mundur bash në një ditë të tillë që 2 deputet të PDK-së mungojnë në sallën e Kuvendit, 7 prej kësaj partie votuan kundër dhe 2 abstenuan.

Se ky skenar u bë për ti ngrit pazaret me faktorin ndërkombëtar, apo thjesht deputetet e PDK-së i ranë thikë pas shpine Hashim Thaçit, mbetët të shihet ditët në vazhdim.
Skenarët e tilla nuk pinë ujë më te masa e gjerë, se kjo thjesht po behët për të quar uji në mulli të individëve, le të dyshohet shumë.

Ndjenjat e individëve dhe atyre që vërtet sakrifikuan nuk është hera e parë që po futën në valle dhe po instrumentalizohen, e kush më mirë luan me ndjenjat e qytetarëve se PDK dhe VV. Zaten dashtë e pa dashtë kjo e fundit me shumë veprime i ka ndihmuar PDK-së që të jetë sot këtu ku është.

Ndjenjat dhe emocionet kombëtare nuk është në rregull që të përdorën për përfitime e kalkulime individuale, grupore e klanore.

Vula e vërtetë e UÇK-së është vulë që nuk e mposhtë dot asnjë Gjykatë qoftë ajo ndërkombëtare apo jo.

Mozaiku i cili ishte përpiluar edhe në këtë rast gjeti vendin edhe opozita në të, pa të cilën piktura nuk do të përfundonte kurrë.

Trumpetuesit që ishin gjithherë kundër UMNIK-ut më pas kundër EULEX-it, sot me votën kundër të tyre i dhanë dritën jeshile UMNIK-2.
Kjo drejtpërdrejt të fut në dyshim se këta me të vërtet nuk donë ta shohin Kosovën si shtet funksional dhe sikurse Serbia, me çdo kusht dëshirojnë ta zvarrisin çdo iniciativë që Kosova të vlerësohet si shtet i dështuar dhe në fund të copëtohet ashtu qysh dëshiruan e dëshirojnë pretenduesit e kamotshëm të copëtimit të Kosovës, ndërsa tek masa e gjerë të rrahin gjoks si patriot për të vazhduar ende me avazin e vjetër.

Skenari tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejt me PDK, tregon qartë se kjo parti i ka kalkuluar mirë këto gjëra për ta nxjerr sa më të bukur e më real mozaikun që sot ju dorëzua faktorit ndërkombëtar, faktorit të cilit pa të sot ne nuk do të mundeshim as të diskutonim e flasim lirshëm.

Nëse dikush mendon se SHBA-të do ta përdorin veton në KS (Këshillin e Sigurimit) të OKB-së, aty ku edhe do të themelohet tani kjo Gjykatë, gabohet rëndë. Fajin e bartim ne. Ndërsa faji në këtë rast nuk guxon të mbetet jetim, të gjithë duhet ta ngrehin zërin dhe të tregojnë se ky vend mjaftë ka duruar dhe mjaftë ka ngrënë rrena e kopalla nga grupe të ndryshme të interesit.

Sot, nesër apo pasnesër edhe nëse kthehet në rivotim kjo çështje në Kuvend duhet të kihet parasysh se me këta njerëz që sot kanë rastisur të janë ligjvënësit tanë (jo te gjithë) shteti i së drejtës dhe i mirëfilltë ligjore mbetët vetëm për tu dëshiruar sikur tash e 16 vite.

(27.06.2015)

Prapa rastit Haradinaj qëndrojnë të fuqishmit e Kosovës, klasa politiko – kriminale

Nga: Avni Jashari

Lidhjet ekonomike, politike dhe lidhjet e ndyta kriminale me qarqe të caktuara politiko kriminale Sllovene, kanë bërë që Sllovenia të shfrytëzoi fletarrestin e Serbisë kundër Haradinajt, (fletarrest për të cilin Serbia është deklaruar që nuk është më e interesuar).

Prapavijat e këtij skenari të përgatitur mundë të jenë temat e nxehta politike për të cilat këto ditë parlamenti do duhej të diskutonte, si demarkacioni Kosovë – Mali i Zi e sidomos krijimi i Gjykatës Speciale, që si duket ka futur frikë dhe kaos te këto qarqe, të cilat tani po bëjnë gjithë të mundshmen për të penguar krijimin e saj.

Me skenar të tillë tentohet nxitja e një reagimi gjithë popullor kundër Gjykatës Speciale, trazira e tronditje që do qonin në destabilizimin e rajonit me qëllim dërgim mesazhi bashkësisë ndërkombëtare: “ja çka e pret Kosovën dhe rajonin nëse formohet Gjykata Speciale”, apo edhe nëse formohet të kihet kujdes më të “fortit”.

Kjo klasë politiko kriminale në momentet kur rrezikohet din të përdor mjete dhe mënyra ndër më të paskrupullta, për këtë kemi përvojën e protestave të pilotuara nga ky grup kriminal, protesta për shkarkimin e Jabllanoviqit, të cilën me ndihmën e VV-së e shndërruan në të dhunshme e qëllimi i vërtetë ishte që para bashkësisë ndërkombëtare koalicioni i sapoformuar PDK – LDK të prezantohet si alternativ e vetme, ngase opozita prodhon vetëm dhunë… E si të shpjegohet ndryshe ndalja e protestave atë kohë edhe pse kishte njëmijë arsye për të vazhduar!?

Vazhdimi i tyre do të qonte në rrëzimin e kësaj klase…, apo protestat e fundit të opozitë, kishin për qëllim të dëshmonin se pjesa më e madhe e shoqërisë Kosovare përkrah klasën politike aktuale që udhëheq vendin!

Pastaj përfshirja e kësaj klase politiko kriminale në skenarin e Kumanovës, në ndihmë regjimit kriminal të Gruevski – Ahmeti. Të gjitha këto tregojnë se sa në rrezik është vendi dhe i tërë rajoni e më gjerë prej këtij grupi i cili për të mbajt nën kontroll vendin janë në gjendje edhe ta sjellin ne pyetje ekzistimin e tij.

Shoqëria kosovare nuk ka mjete as fuqi për të iu kundërvënë këtij grupi, sepse është gati tërësisht e kontrolluar, andaj ndihma e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos e SHBA-ve për të luftuar këtë të keqe të madhe është mënyra e vetme për të çliruar vendin nga “hienat mishngrënëse”.

(19.06.2015)

Teuta Sahatqija, deputetja që kërkon diktat

Nga: Avni Jashari

Janë gazetarët ata që nëpër parlamentet e ndryshëm Europiane e qe besa edhe botërore që raportojnë për parregullsi, nën-vlera e kritika kundrejt atyre që me votën e qytetarit janë në vende kyçe ku pasi ulën në kërriga komode harrojnë se aty janë ekskluzivisht në shërbim të po ati qytetari dhe nuk kanë komoditet që të mirren me fotograf apo gazetar, por duhet ulin prapanicat e tyre dhe të punojnë për te drejtat e atyre që i kanë zgjedhur dhe të implementojnë ligje që ti nxjerrin sa më mirë dhe lehtë kushtet e qytetarëve dhe të rrethit që i ka votuar.

Deputetes së LDK-së, Teuta Sahtaqia siç po duket i ka humbur kursi i viteve apo ndoshta edhe i shekujve. Pa dashur të zhytem në bërllokun e sistemeve politike që përfaqësojnë e kanë përfaqësuar botën, apo ma mirë than kanë fundosur vende të tëra demokratike, Teuta është kah mendon se ne jemi duke jetuar në Koren e Veriut, ku diktati dhe censura e gazetarëve ka përmasa të cilat ajo dhe disa kolegë të saj mundohen që ti implementojnë këtu. Është gati e pa kapshme sa aq edhe e turpshme që një njeri që ka rastisur ta quaj vetën politikan, parlamentar, qeveritar etj. të mundohet t`a drejtoi punën dhe raportimin e gazetarit dhe profesionin e fotoreporterit si dhe imazhin e skenave filmike të kameramanit.

Ulësen e kuvendit zonja Sahatqija ju nuk e keni ulëse tuajën private dhe të diktoni e të pretendoni se si e kush mundë të filmoi apo raportoi për (mos) punën që ju bëni aty brenda. Mos pretendoni që me gjëra të tilla të bëheni lajmi i ditës ngase lajmi i ditës e nderuara deputete nuk jeni ju. Lajmi i ditës janë të përvuajturit që nga dita në ditë jeta e tyre po vështirësohet e ju nga taksat e tyre merrni rrogë të majme dhe tërë dita ju kalon duke lundruar nëpër ueb faqe dhe duke vendosur buzëkuq në sall dhe hollin e Kuvendit. Ju e nderuara Sahatqija duhet të uleni dhe të kërkoni me ngulëm të drejtat e atyre qytetarëve që po ikin nga ky vend pas tash 16 vjet liri defakto. Deshe apo nuk deshe partia juaj me në krye kryetarin tuaj, zotin Isa Mustafa sot po i prinë qeverisë së këtij vendi.

Është mesë e turpshme për të mos than tejet banale të mundohesh që dikujt tjetër t`ja mësoni profesionin ndërsa ju tuajin nuk e ushtroni fare në shërbim të atyre që ju kanë votuar dhe vazhdoni të paguheni nga djersa e tyre. Kërkim falja për gazetarët që i keni quajtur spiun është e domosdoshme për të mos than edhe e obliguar. Sepse në botën e mirëfilltë demokratike edhe dorëheqja pas deklaratave të tilla kishte me qenë vlera më lartë e demokracisë që shumë dyshoi se kjo vlerë gjendet tek ju dhe tek shumë ata që kanë rastisur të përfaqësojnë qytetarin e këtij vendi.

LDK dhe kryetari i saj , njëherësh edhe Kryeministër i Kosovës, duhet që do e mos të distancohet nga deklaratat tuaja antidemokratike të cilat e cenojnë lirin e shprehjes dhe të fjalës e cila është e garantuar edhe me kushtetutën e vendit tonë.

(03.04.2015)

Fadil Hoxha i ka duart e përgjakura, nuk meriton shtatore

Nga: Avni Jashari

Nuk po arri ende si ta definoi e perceptoi realitetin se si Komuna e Gjakovës dëshiron ta ngrit një bust për Fadil Hoxhën, ish prijësit komunist shqiptarë. Nuk po më habitë fakti pse ai bust po ngritët në Gjakovë, por pse Gjakova zgjodhi bash Fadilin për ta zënë një shesh diku atje në atë vend ku vite më parë, gojëdhënat e dëshmitarëve thonë se Xhavit Nimani me direktiva të Fadil Hoxhës, largonte nga rreshti qytetar gjakovar për të mos i pritur më e keqja në Masakrën e njohur të Tivarit, kjo pak a shumë lidhët edhe me faktin se si në masakrën Tivarit nuk pati asnjë gjakovarë. Madje historiani i njohur, Zekeria Cana e vërteton fare mirë këtë fakt në librat e tij “Ditari i Robërisë” 1998-1999 ku shkruan se: “në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim.”

Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.

Komuna e Gjakovës donë ta çojë deri në fund punën e përmendores, për Fadil Hoxhën. Por a po harron komuna në fjalë se më 1981, kur protestuesit shqiptarë kishin nisur përpjekjet për shtetin, ishte vet Hoxha ai që kishte goditur duke i quajtur ‘pleh i Kosovës’, duke e përmendur edhe fjalinë e famshme ‘ bira e minit 300 grosh’.

Fjala e FADIL HOXHES para aktivit politik të Prishtineë,me 3 prill 1981, me titull: Demonstratat qenë të orientuara në radhë të parë kundër popullit shqiptar

“Shoqe dhe shoke, dëshiroj të them menjëherë në mënyrë të qarte, se ngjarjet janë vepër e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevulucionit, e armiqeve të hapet të Jugosllavise socialiste. Elementet armiqesore po tentojne me parulla të rrejshme dhe demagogjike, ne esence me kerkesa nacionaliste dhe shoveniste të mashtrojne dhe të çojnë ne rruge të gabueshme nje numer të rinjve.Per ne nuk është i panjohur fakti se armiqtë tanë me parullen “KOSOVA REPUBLIKE” përherë manipulojnë kur tentojne të sulmojne sistemin tone nga arsenali armiqesor.Kjo nuk është ndeshje e pare qe luftojme kundër tyre. ATA janë ARMIQTE E NJOHUR,ata kane qene nder armiqtë kryesor të LNÇ-së dhe të revulucionit. Ata pak tradhtare të mjerueshëm me parulla demagogjike dhe armiqësore, keta elemente armiqësore fare të paturpshëm dënohen nga gjithëpopujt.(sic)” (Fjala e Hoxhës është edituar origjinal pa ndërhyrje).

A ishin të tillë për Fadilin dhe klikën e tij edhe shqiptarët e masakruar në Tivar? A ishin kundërrevolucionar ata të pleq, burra, e të rinj armiq të klikës komuniste që veç pse ishin shqiptarë u masakruan pa mëshirshëm nga shokët e tyre komunist serbo-malazias! Vlerësojeni vet bashkëkombësit e mi.

Fare në fund si qytetarë i Kosovës i drejtohem publikisht Komunës së Gjakovës, se më mirë është ta ndërtoi një memorial pikërisht për këtë masakër makabre sesa të ndërtoi e thur lavde për ata të cilët e pinë gjakun e shumë qytetarëve kosovarë – shqiptar vetëm e vetëm që të mos ua prishur privilegjet jetësore të tyre dhe të bëheshin të dëgjueshmit të pa kompromis titist.


(31.03.2015)

Në kujtim të shokut shpirtëror, Muhamed Shkodra – LEKA

Nga: Avni Jashari

Të shkruash për Muhamedin është gjë e lehtë, sepse ai ishte njeri shumë i hapur dhe miqësor. Por të shkruash për Lekën është gjithashtu vështirë për shkak se ka qenë një person i pasur intelektualisht dhe i kompletuar, që thjeshtë vështirë është të rrumbullakohen në këtë shkrim. Dhe pastaj të shkruash për Muhamedin Shkodran – Lekën është e dhimbshme sepse ai nuk është më në mesin tonë fizikisht, por është edhe një konfronto në mes kësaj sepse isha shok dhe mik i tij i ngushtë, e kjo më bënë të lumtur.

Ideja se ishte një person i mirë ishte e menjëhershme. Kjo edhe ishte përshtypja ime e parë. Ndoshta të gjithë kemi të meta, sepse jemi prej mëkatarëve, unë në fakt ende mendoj atë që ne edhe më pastaj e diskutonim edhe me LEKËN, se ne duhet të japim kredi për ato tema delikate dhe të padukshme që na lidhin ndonjëherë për dikë apo diçka, madje le të shkojnë në këto raste edhe analiza shumë rigoroze.

Kishte shumë argumente të logjikshme që na lidhnin së bashku me këtë njeri, nga filozofia, astronomia, psikologjia e deri tek gjërat më të thjeshta jetësore që na rrethonin.
muhamed

Ajo që kam mësuar nga ky njeri nuk di ti definoj, janë shumë. Për ti marr gjërat seriozisht, por me gëzim duhet të angazhohem në shkëputjen e nevojshme të ironisë, që gjithmonë të merren mendimet e të tjerëve fillimisht. Ndërsa nga ana e kundërt të kesh besim të madh në vete për atë që percepton dhe mendon.

Vlen të theksohet se për këtë njeri, profesori i tij, Dr. Ferid Agani shprehët, se Muhamedin e bëjnë të përjetshëm veprat e tij, Leka ka qenë prej atyre që jetën e tij e ka plotësuar me vepra, shprehet Agani. Edhe sot e kësaj dite i kujtoi debatet me të për teorit e personalitetit, të Frojdit të Jungut, ku ai i pasuronte me origjinalitetin e tij të cilat nuk ishin të zakonshme për diskursin intelektual të kohës. Ishte kënaqësi të debatoje me të, fleksibil në pranimin e argumenteve dhe gjithmonë i gatshëm për zgjërimin e koncepteve, ai gjithherë promovonte debate konstruktive ku edhe sa ishte student edhe profesoret mësonin nga ai, thot Agani.

Miku i tijë i hershëm, ish kryetari i LVV, Albin Kurti për Muhamedin shprehet: “Në jetë janë dy mundësi, ose të jetojmë gjatë ose të jetojmë shumë. Muhamedi nuk ka jetuar gjatë, por ka jetuar shumë, ne të gjithë ndoshta do të jetojmë më gjatë se ai, por e kam të pamundur të imagjinoi si do të jetojmë më gjatë se ai”. Kurti tutje shprehet se studimi për të ishte gjurmim i përhershëm për të vërtetën. Polemikat dhe debatet që Leka i ngriste na vënte të gjithëve në siklet, ka qenë shumë kënaqësi por njëkohësisht edhe vështirë të rrish me të. Muahmedi shpirtërisht do të jetë gjithherë në mesin tonë, thotë Albin Kurti.

Ndihem dhe do të ndihem i lumtur që e kisha shok Lekën. Unë në këtë përvjetor kam për ti thënë vetëm këto, vetëm një imazh shumë të vogël e të zbehtë në krahasim me megalomanin e këtij njeriu. Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të zgjatëm më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë ai do vazhdoi të jetoi ende me ne.

(26.03.2015)

Rruga “Millosheviq”! Pse jo

Nga: Avni Jashari

Polemika rreth një emërtimi të një rruge me emrin e kriminelit, Sllobodan Milloseviq, zgjoi jo pak reagime nga shumë qytetarë e personalitete, ku komentimet në rrjetin social, Facebook, ishin nga më të ndryshmet.

Një nga reagimit të cilat më ka bërë përshtypje shumë është ai i gazetarit Milaim Zeka. Zeka jo rrallë herë ka bërë buj me komentimet e prononcimet e tij, sigurisht pasi që edhe njihet si njëri nga gazetarët që mediatizoi në arenat ndërkombëtare profilin e UCK-s. Komentimi i tij ishte ky, po citoj:

“Ja dy aresyet pse jam per rrugen Sllovodan Millosheviq
E para, sepse vetem nje i cmendur si ai ka mujt me shkaterru ish Jugosllavine dhe sidomos kombin e vet. Vetem nje i cmendur si ai i ka ba gjysmen e shqiptareve patriot… Dhe e dyta: Me ju tregu shqiptareve se cfare shteti te “forte” kemi ndertu pas luftes. Me ju tregu qe Milloshi akoma nuk ka vdeke…
Edhe ne fund: lumte si ne cfare Afjencioni Informativ te Kosoves qe kemi?!!! Pse po e them kete, ndoshta ja qelloni?!!!” (sic), ka shkruar Zeka në Facebook.

Por më të vërtet si u katandis vendi ynë deri në këtë shkallë çoroditëse dhe fare pak respektuese për qytetarin e thjesht! Degradimi me emërtimin e rrugëve ka shfaq shumë pakënaqësi që nga vendosja e tablove nëpër fshatra e gjer tek qytet e vendit tonë. Mjafton të shëtisni nga pak nëpër to dhe vëreni se sa tablo të rrugëve janë gërvishtur apo janë mbuluar me ngjyrë të zezë, kjo pikërisht vjen si pasoj e mospajtimit me emërimin e tyre.

Shumë qytetar reaguan edhe në media të ndryshme duke akuzuar zyrtarë shtetëror e komunal që kishin vendosur emrat e familjarëve të tyre pa pasur kurrfarë vlera kombëtare, dhe pa i njohur asnjëherë askush përveç taborit të tyre familjarë. Komisionet për emërtimin e rrugëve nuk kishin marrë asnjëherë pëlqimin e këtyre qytetarëve ose as që ishin informuar për to deri sa ata i kishin parë të vendosura në rrugët e tyre. E njëjta pak a shumë po ndodhë edhe me listat e veteranëve të luftës së lavdishme të UCK-s.

Nëse i rikthehemi tani rrugës Millosheviq, kjo të bënë me dije se tërë ky proces me emërtimin e rrugëve në vendin tonë duhet të ribëhet në mënyre më profesionale të mundësime, duke eliminuar pakënaqësitë apo “favorizimet” partiake, familjare e klanore.

Kjo edhe një herë konfirmon dështimin e plotë të qeveris si asaj qendrore po ashtu edhe asaj lokale. Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar e të shantazhuar.

Ky është realiteti të dashur bashkëkombësit e mi, keqpërdorimet nuk kanë të ndalur në asnjë pore të jetës sonë, ato janë futur aq thellë sa që çrrënjosja e tyre do të jetë një sfidë e vërtet për NE.

(10.03.2015)