sabato 1 dicembre 2012

50 vite me James Bond 007



50 vite të një miti

Me të drejt kujtoj se edhe kur merr në dorë librat e Fleming-ut para syve të shfaqet figura e James Bond-it në atë të Sean Connery-it, pa dashur këtu ti hy në hak edhe aktorëve Roger Moore dhe Pirce Brosnan të cilët po ashtu kanë pasur një përformancë fenomenale dhe shumë të mirëpritur nga publiku i gjerë.

Shkruan: Avni Jashari

Ishte viti 1960 kur dy producentët e njohur  Albert R. Broccoli dhe Harry Saltzman kishin vendosur ta jetësojnë njërin nga personazhet kryesor të romaneve të autorit Ian Fleming. Gjithçka ishte përgatitur deri në detajin më të vogël, madje si fillimi ishte marr romani i titulluar “Dr. No” i cili i ishte shkruar në vitin 1958 edhe pse për një kohë ishte diskutuar që filmi i parë të ishte “Thunderball” të cilit i vije radha vetëm në filmin e katër sipas kronologjisë.

Deri at`here publiku ishte mësuar të shoh seriale të ndryshme dhe filma të zhanrit aksion që si protagonist kishin kryesisht agjentet e shërbimeve sekrete Amerikane si: CIA, FBI etj. Nga ky prizëm producentët e kishin goxha vështir ta bënin një rol më një personazh tjetër i cili për më tepër as që do të bënte pjesë në shërbimet sekrete amerikane ku aq më shumë në shumë raste i njëjti personazh do ua kryen punët e lënë gjysmë shërbimeve të ndryshme inteligjente botërorë.

Pasi ishin bërë përgatitjet producentët në fjalë ishin në kërkim të aktorit i cili do ta vishte petkun e agjentit sekret britanez James Bond i cili kishte shifrën sekrete 007.
Fillimisht që të dy producentët ishin të entuziazmuar nga filmat aksion që kishte interpretuar aktori britanez më me fame atë bote Cari Grand, dhe po thuaj i tërë vullneti i tyre ishte që ta angazhonin po këtë aktor në këtë rol që do ti servohej publikut të gjerë ma ndryshe së filmat e po këtij zhanri që ishin mësuar ti shihnin. Fati dhe befasia ndodh ku pa ndonjë shpjegim adekuat përzgjidhet krejt një aktor tjetër i cili atë botë ishe fare i pa njohur ku kishte recituar vetëm në pjesë të ndryshme të ndonjë filmi si aktor më bagazh të ulët. Fjala ishte për aktorin skocez Sean Connery.

Filmi fillon xhirimet në fillimi të vitit 1962 për tu shfaqur në kinematë botërorë po në fund të këtij viti. Regjisori Terence Young vendos që filmi të titullohet po sikurse romani, pra “Dr.No”.
Filmi i zhanrit aksion mahniti publikun e gjere botërore dhe po ashtu performanca e aktorit të ri skocez Connery i la pa frymë edhe aktorët e mirënjohur Hollivudian.

Personazhi i James Bond-it vazhdoi nder vite ku 6 interpretime fenomenale u bënë nga po vet Sean Connery, për të vazhduar ndër vite me radhë George Lezenby me një interpretim, Roger Moore me shtatë interpretime, Thimoty Dallton dy interpretime, Pirce Brosnan katër interpretime, dhe Danile Carig me tri interpretime deri me tani.


Si lindi 007?

Siç e ceka më lart krijuesi i këtij personazhi ishte Ian Fleming i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte gazetar, ku më pas profesionin e vet e shndërron në agjent sekret i cili për një kohë punoj në shërbimin sekret britanez MI6. Përgjatë kohës sa ishte me detyrë të spiunit në këtë agjenci investigative, Fleming ngarkohet me një detyrë speciale, atë të përcjelljes së kolegut të vet kroatit Dushko Popov. Agjenti Popov ishte agjent i trefishtë d.m.th. i tri shërbimeve sekrete në të njëjtën kohë. Siç e shpjegojnë koleget e tij kishte një sharmë ku femrat dashuroheshin shumë shpejt në të. Ky edhe ishte personazhi inspirues i Fleming-ut i cili edhe vet aso kohe ja kishte zilinë por në të njëjtën kohe e admironte për punën dhe taktikat që shfaqte ky agjent gjatë detyrës që kishte.
Emrin “James Bond” e merr nga emri i një ornitologu (biolog) ku Ian Fleming e lexon diku në një revistë dhe i tingëllon si bukur për ta pagëzuar personazhin e tij të famshëm me këtë emër.

Aktori që arriti performancën superiore!

Para se të flasim për performancën patjetër duhet përmendur se krijuesi i këtij personazhi vdes në moshën 56 vjeçare (lexo: Ian Fleming) me humbjen e tij humbën edhe një sërë romanësh dhe ngjarje që veç dora e tij e art dinte ti sillte në stilin grotesk, aksion e njëkohësisht të rafinuar më një dozë romance. Duke marr parasysh këtë, aktori që interpretoi filmat e shkruar nga dora e Fleming-ut ishte Sean Connery, ky pra ishte edhe aktori më me fat ngaqë të gjithë ata kritik filmi të cilit njëkohësisht janë edhe të pasionuar nga filmat e agjentin sekret 007 notën më të lartë çdoherë i japin Sean Connery-it.
Me të drejt kujtoj se edhe kur merr në dorë librat e Fleming-ut para syve të shfaqet figura e James Bond-it në atë të Sean Connery-it, pa dashur këtu ti hy në hak edhe aktorëve Roger Moore dhe Pirce Brosnan të cilët po ashtu kanë pasur një përformancë fenomenale dhe shumë të mirëpritur nga publiku i gjerë.

Kur jemi tanimë tek Danile Carig, apo tek aktori i fundit i këtij roli, pak mund të thuhet për mos të than fare hiq. Daniel Carig pa dyshim se ka bërë një interpretim të mirë si një agjent sekret, por në asnjërin nga tre filmat e tij nuk ka arrit ta interpretoj Bondin e vërtet, të cilit i mungon sharmi bondian, batutat, buzëqeshja ironike...

Pavarësisht aktorëve e interpretimeve të tyre në ngritje e në rënie, filmi i James Bond-it do të vazhdoi, dhe sa të ketë dashamir të këtij zhanri kinematografik po aq do të jetoi edhe kjo figurë karizmatike, e cila sivjet feston ditëlindjen e jubileut të 50 –të.
50 vite janë goxha shumë, por jo për një personazh të tillë e të mirëpritur çdo herë nga publiku i gjerë pa dallim moshe a gjinie.:”James Bond will return”!



(Notë: Ky shkrim është botuar në gazetën |
"Zëri" me 01/12/2012

domenica 16 settembre 2012

Ku mbeti sheshi Geroge W. Bush?


Ishte data 2 nëntori i vitit 2000 kur po thuaj gjithë populli dhe kombi shqiptar përkrahnin një emër për president të SHBA-ve atë të Senatorit dhe ish nënpresidentit Al Gore.
Simpatia dhe respekti ndaj Al Gorit nuk vinte që ndoshta populli e njihte si njeri të zgjuar por për të vetmen arsye që ishte nënkryetar i shteti Amerikan kur ndodhën bombardimet kundër pushteti serb, i cili  aso kohe bëri spastrim etnik ndaj kombit shqiptar të Kosovës.

Shkruan: Avni Jashari


Nuk ndodhi ajo që pritnim dhe dëshironim, në krye të shtetit Amerikan erdhi George W. Bush, i cili ishte një biznesmen, senator i Teksasit për të cilin dukej se Ballkani dhe çështja jonë Kosovare të mos qonte një peshë të madhe dhe një jo seriozitet të duhur. Me gjithë zhgënjimin presidenti Rugova, kryetari i partisë më të madhe opozitare asokohe Hashim Thaçi dhe partitë politike e përgëzuan atë duke i kujtuar se ne jemi në mëshirën tuaj dhe te shtetit Amerikan.

Fillimisht doli ajo që kishim parashikuar Bush-it më shumë i interesonte Lindja sesa Evropa dhe Ballkani. Me sulmin e 11 shtatorit 2001 çështja e Kosovës mbeti po thuaj tashmë në dorën e tret apo ndoshta edhe të katërt. Presidenti tashmë i ndier i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, vazhdonte me thënien e tij të famshme “Njohjen formale të Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran me miqësi permanente me shtetin Amerikan”. Edhe pse edhe vet Rugova e dinte se për një gjë të tillë do të duhej thyer dhëmbët me diplomaci të matur.

Ditë e më andej pavarësia e Kosovës dukej e pa arritur edhe pse për q`do ndërrim të mot moteve elita politike madje edhe Bashkësia Islame e Kosovës bënin urime duke thënë se: “vitin e ardhshëm do t`a presim në Kosovën e pavarur”. Kjo gjë filloj tashmë të bëhej si rutinë dhe me as populli nuk ju zinte besë.
Në mandatin e par po thuaj Bush nuk përmendi as edhe një herë çështjen e Kosovës! A ishte kjo strategji apo thjesht mos interesim?

Dukej se Kosova dhe kosovaret prapë mbeten të zhgënjyer kur George W. Bush mundi edhe në mandatin e dytë Senatorin e Massachusettss -it  John Forbes Kerry.
Evropa propozonte bisedime dhe dukej sikur Kosovës po i përsëritej historia.
Çështja jonë  po rëndohej kur në krye të negociatave erdhi një njeri nga një shtet pro Rus, Presidenti Ahtisari.

Mirëpo Bushi dhe sharmi i tij prej Kauboj asnjëherë nuk e kishte qitur në  harresë çështjen tonë, sikur se në filmat e John Wayne kur duket se çdo gjë përfundon, mu në fund heroi del dhe shpëton popullin indianë nga banditët.

Me ardhjen e tij në Shqipëri u bë president i parë amerikan që vizitoj shtetin Shqiptar, dhe i bëri me dije tërë Botën se Amerika aleatin më të besuar n`Ballkan i ka shqiptarët. Vizita e tij bëri një bum nga tërë mediet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kauboj nga Teksasi dha mesazhin e qartë nga Tirana në pyetjen e gazetarëve lidhur me  pavarësinë e Kosovës duke u përgjigjur “Do të vi dita kur të themi mjaft është mjaft Kosova do të bëhet e pavarur”. Të njëjtin mesazh Bushi e dha ditën e nesërme edhe në  Bullgari.

Pra na doli se George W. Bush e kishte strategji atë që dukej se nuk i jepte interesim çështjes së Kosovës.
Vetëm pas pak muajve të vizitës se ti në Tiranë, Kosova shpalli pavarësinë me deklaratën historike që lexoi Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ku Amerika ishte ndër të parat që njohu realitetin e ri.

Ani pse shumë vende e akuzojnë dhe i digjen  fotografit, ani pse për shumë ishte si “gjakpirës”... për Kosovën dhe popullin kosovar duhet të mbete kryetari më i respektuar Amerikan i cili me trimëri pa ju trembur syri nga sllavët, me buzëqeshje kurorëzoi Kosovën me pavarësi. Pavarësi që nuk do të luhatet më kurrë, dhe mu për këtë meriton ti ngritët një shtatore  dhe shesh i veçantë që gjeneratë pas gjenerate ta vizitojnë dhe ta din se ky ishte njeriu që tha “Mjaft është mjaft Kosova është e pavarur”.
Sot kur i shikoj fëmijët e mi dhe tërë ata fëmijë kosovar në ta e shoh buzëqeshjen paqësore pa frik dha pa tmerr.
“Do të jesh njeri i fortë i popullit tënd vetëm atëherë, kur vepra e jote u shërben njësoj edhe popujve tjerë. Është e vërtetë se njeriu është ai që krijoj librin, por edhe libri e krijoj njeriun. Pericipi i njeriut gjendet në lirinë e tij”: Hegel.

(InfoSot 16/09/2012)

sabato 25 agosto 2012

Nuk meritojmë më mirë!


Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar, të gjithë, nga Kryeministri deri te nëpunësi i thjeshtë nëpër komuna.


Shkruan: Avni Jashari


Ky vend definitivisht nuk meriton të jetë më mirë. Nuk meritojnë as ata që e kanë timonin e këtij shteti. Të gjithë zgjedhësit dhe të zgjedhurit një lloj.
Ky apo më mirë me than një pjesë e konsiderueshme e tij, (Lexo: qytetarët) prej se e refuzoj rolin e tij dhe vullnetin për ta shprehur kundër këtyre padrejtësive rolin që çdo kund në botën demokratike e të qytetëruar i takon, ju dha hov edhe më shumë dhe turr padrejtësive ndaj vetës dhe ndaj kësaj agonie që po e rrethon dhe tundon nga mafia e krimi i organizuar e korrupsion, e që si burim parimor e kanë elitën politike që drejton këtë vend apo ma mirë të thuhet që po e fundos këtë shoqëri.

Zëri i sovranit ka filluar të zbehet me disa përjashtime të vogla. Ne të gjithë ankohemi se përse nuk ka energji elektrike, ujë, rrugë më të mira e shkolla më të mira, pa punësi, varfëri etj. Megjithatë jemi të prirë ti parandalojmë këto me të vetmen forcë që na ka mbetur: “Protestave” të pa ndërprera.

Paralajmërimi i bisedimeve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe jetë zgjatja e kësaj Qeverie me mundësin e lidhjeve të koalicioneve të reja tregon se sa janë të “gatshëm” këta “Sulltanat” të bëjnë vetëm e vetëm për të qëndruar sa më shumë në pushtet. Një problem shtesë ky që të tregon se edhe opozita si opozite (me përjashtime si p.sh Vetëvendosja) mezi pret të kaloj në pozitë për ti ushqyer apetitet e tyre dhe të atyre që i rrethojnë e për popullin e shkret sa të rri urtë kështu “mirë” i kanë punët...

Sa e sa kriminelët sillën të lirshëm neper këtë vend e policia jonë është e prirur ti dënoj kombistat që qarkullojnë pa leje përkatëse e që shumica e tyre e kanë të vetmin burim jetësor? ç`far shteti ligjorë jemi duke ndërtuar!

Ky vend dhe kjo shoqëri kishte ditur që tu mbijetoj shumë stuhive dhe të depërtoj drejt shtigjeve që janë më të mira për ta, këtë duhet sot ta bëjnë prapë sepse po që se vazhdojmë më këtë avaz at`herë definitivsht nuk meritojmë më mirë, nuk meritojmë më të mirën për fëmijët tanë. Sepse fëmijët e “Sulltanave” i ke neper Kolegjet e Universitete më prestigjioze anekënd Botës...

Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar, të gjithë, nga Kryeministri deri te nëpunësi i thjeshtë nëpër komuna.

Ky është realiteti të dashur bashkëkombësit e mi, kjo është dora e cila sot na drejton drejt një humnere e cila nuk ka shtegdalje për ne. Kjo është mjegulla e cila sot po na pëlqen dhe kemi vendos të rrimë në të dhe të ecim pa e parë rrugën tonë në dritën e diellit. Kjo mjegull nga dita në ditë do të intensifikohet deri sa edhe sytë tan do të fillojnë të mos bëjnë dritë më...

O Zot, çfarë neverie! Përderisa të vazhdojmë ti mbyllim sytë para një realiteti të tillë, at`herë me dëshirë apo pa dëshirë jemi pajtuar dhe nuk meritojmë më mirë.

(24.08.2012)
 

mercoledì 14 marzo 2012

Dzhokhar Dudayev personaliteti i një idealisti të pa shoq

Shkruan: Avni Jashari


Dudayev lindi në prill të vitit 1944, në të njëjtin vit ku Stalini urdhëron depërtimin në Kaukaz të qindra mija çeçeneve i cili i akuzonte se kishin kolaboruar me invazionin nazist. Ndër ta edhe prindërit dhe familja e Dudayev-it të cilët arritën të kthehen në atdheun e tyre vetëm në vitin 1957 kur Nikita Hrusciov tashmë kishte timonin e ish BRSS.

Dudayev u arsimua fillimisht në shkollën aeronautike Tambow dhe pastaj në Akademinë e Forcave Ajrore në Moskë. Ishte çeçeni i parë i cili arriti ta marr gradën e gjeneralit të aviacionit.

Nga viti 1987 deri në vitin 1990 kishte nën komandë një divizion shumë të rëndësishëm, atë të aeroplanëve bombardues me mbushje nukleare në bazën Taratu në Estoni. Pikërisht nga ky post mbërrin famën internacionale duke refuzuar kategorikisht urdhrin nga Moska zyrtare për ti bombarduar disa grupe të ashtuquajtura destabilizuese demonstrative të estonezëve që kërkonin pavarësinë, ku edhe ju lejon ta vejnë flamurin estonez përball ati rus.

Ky ishte një hap i parë të cilin Dudayev e ndërmori për tua bërë me dije Rusisë por edhe opinionit të gjerë se vendet që qëndronin nën zgjedhën e BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste) pa dashje tanimë i kishte ardhur fundi.
Moska zyrtare zemërohet shumë nga fakti se Dudayevi kishte refuzuar urdhrin e tyre dhe kishte ndërmarr hapa konkret në komandën vetanake. Ishte mase e vështir dhe duhej të ishe gogja “kokëkrisur” të mos i zbatoje urdhrat e Kremlinit. Por ata që e njihni këtë personalitet edhe në të kaluarën nuk u hamendën fare. Ishte po ky Dudayev-i i cili as në regjimin e egër komunist nuk e ndali traditën e tije fetare duke e ushtruar lutjet ndaj Zotit edhe në zyrat dhe kazermat ku ky i fundit kishte komandën, dhe se një raport të tillë kundër ti nuk e kishin guximin ta bënin as ruset që ishin nën komandën e tij.
Nga ky prizëm po ta shohim personalitetin e tij na tregon se idealit dhe bindjes së tij fetare nuk ja kthej shpinën kurrë, madje as në kohërat kur në ish BRSS për këto gjëra akuzoheshe me burgim të përjetshëm.

Dudayev kishte ëndrrën e tije fëmijërore ta shihte Çeçeninë të pavarur, ku më në fund edhe kthehet në Grozny për t`ju përkushtuar politikës lokale të vendit të tij. Menjëherë pa hezitim zgjidhët kryetar i Komitetit Ekzekutiv të opozitës jozyrtare, në Kongresin Kombëtar Çeçen i cili thirrët në sovranitetin e Republikës Çeçene prej Unionit Sovjetik (ku deri atëherë kishte statusin e Republikës Autonome të BRSS).

Në gusht të vitit 1991, Doku Zavgeyez liderii komunist çeçen publikisht shpreh mbështetjen e tyre për pushtetin e shtetit të dështuar kundër presidentit Michail Gorbaçov. Pas dështimit të grushtetit, Bashkimi Sovjetik filloj të shpërbëhet me shpejtësi, ndërsa Republikat përbërëse filluan ta braktisin atë. Duke përfituar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Dudayev dhe mbështetësit e tij lëvizin me shpejtësi dhe me taktikat komanduese të një njeriu (Lexo: Dzhokhar Dudayev) i cili njihte çdo hap dhe çdo fshehtësi që mund ta ndërrmirte Bashkimi Sovjetik me shërbimet sekretet të tij. Me një shpejtësi marramdëse merr Administratën duke rrezuar Zavgayevin. Me 6 shtatore 1991 strategu luftarak Dudayev dhe mbështetësit e tij pushtojnë lokalet Qveritare duke shpërndarë Qeverinë pro Bashkimit Sovjetik, ku më pas pushtojnë edhe televizionin publik dhe ndërtesat tjera kryesore të Qeverisë Presidenciale të Republikës së Çeçenisë. Kjo ishte një strategji dhe një lëvizje të cilën nuk do të kishte mundur ta ndërrmirrte asnjë njeri atë botë, duke e njohur mirë fuqinë dhe represaliet që kishte Bashkimi Sovjetik, por siç e potencon edhe një epror i lartë rus: Dzhokahr Dudayev jo vetëm që ishte i zoti në aftësitë e tij vendimmarrëse por ishte edhe një trim i pa shoq ku ja kishin frikën shumë nga oponentët kundërshtar di dilnin përball.

Pas referendumit në tetor të vitit 1991 i cili konfirmon zgjedhjen e Dudayev-it si President i Republikës Çeçene, pa hezitim shpall pavarësinë e vendit nga Unioni Sovjetik. Një muaj më pas presidenti rus Boris Yeltsin dislokon trupat në Grozny. Mirëpo shumë shpejt largohen kur forcat ushtarake të komanduara nga Dudayev i penguan ata të largohen nga aeroporti duke ua konfiskuar edhe materialet dhe gjësendet ushtarake. Rusia refuzoi njohjen e pavarësisë, por hezitoi të përdor forcën kundër siç thonin ata të ashtuquajturve separatist. Republika e Çeçenisë kishte bërë tanimë një shtet de facto të pavarur.

Fillimisht qeveria Dudayev kishte mardhenje diplomatike me Gjeorgjinë, ku kishte marr edhe mbështetje morale të gjerë nga populli gjeorgjian dhe presidenti të parë të saj  Zavid Gamasakhurdia. Kur presidenti Gamasakhurdia u përmbys në fund të vitit 1991, atij iu dha azil në Çeçeni dhe mori pjesë në përurimin presidencial të Dudayev-it. Ndërsa me banim ne Grozny gjithashtu ndihmoj në organizimin e parë të Konferencës së “Kaukazit” ku morën pjesë të ashtuquajtura grupet separatiste nga i gjithë rajoni. Çeçenia nuk mori njohje të tjera përveç asaj të Gjeorgjisë në vitin 1991.

Dudayev merr hapa konkret duke ndaluar fjalorin cirilik dhe fillojnë me atë latinë me karaktere speciale të gjuhës çeçene, nuk vonon shumë kohë filloj edhe shtypjen e monedhës së saj zyrtare shtetërore. Një dekret tjetër u lejonte që secila familje çeçene të posedoj armë.

Nga pamundësia për ta mposhtur nga qarqet e ndryshme, Sovjetikët fillojnë minim e ekonomisë së vendit, duke e definuar një ekonomi të kriminalizuar dhe duke i vënë në lëvizje popujt e etnive tjera në Çeçeni për ta minuar Republikën e shpallur nga vet Dudayev-i. Në verën e vitit 1994 grupe të armatosura opozitare çeçene te mbështetura nga Rusia u përpoqën ta mposhtin Qeverinë Dudayev por forcat e armatosura të Republikës sërish triumfuan duke i shpartalluar mbështetësit e rusëve.

Lufta e parë Çeçene

1 dhjetor të vitit 1994 ruset fillojnë bombardimin e aeroportit të Grozny-it  dhe shkatërrojnë aviacionin çeçen. Pa hezitim Dudayev i shpall luftë Rusisë dhe mobilizoj ushtrinë e tij. Më 11 dhjetor 1994 gjatë luftimeve vritet njëri nga djemtë e Dudayev-it. Në prapaskenë ruset shkelën akordin për armëpushim të arritur mes Dudayev-it dhe Ministrit të atëhershëm te Mbrojtjes së Rusisë Pavel Graçev.

Para rënies së Grozny-t, Dudayev lenë pallatin presidencial, ai u drejtua në jug me ushtrinë e tij dhe vazhdoj për të udhëhequr luftën në vitin 1995, ushtria e tij vazhdon luftën duke iu shkaktuar dëme shumë të mëdha Rusisë. Ai (Lexo: Dudayev) vazhdoj të insistoj se forcat e tij do të mbizotërojnë pas përfundimit të luftës konvenciale, dhe luftëtarët çeçen vazhdonin të vepronin në gjithë vendin duke sulmuar njësit ruse dhe të demoralizonin ushtarët armiqësor. Një Xhihad kundër Rusisë u shpall nga Ahmed Kadirov, i emëruar nga Dudayev myftiu i Çeçenisë, dhe vullnetarë të huaj filluan të arrijnë në Republikë, ata ishin kryesisht nga vendet fqinje, Republikat Myslimane të Kaukazit Verior si: Daghestani. Popullariteti i Dudayev-it në vendet e Baltikut, sidomos në Estoni, ka qenë edhe një nga arsyet për mitin e “Çorapes se Bardhë”, që besohet se janë përdorur ushtarë baltik si snajperistë çeçen.


Vrasja dhe trashëgimia

Dudayev u vra më 21 prill të vitit 1996 nga dy raketa me dirigjim laserik përderisa ishte duke e përdorur një telefon satelitorë. Pasi u zbulua vendndodhja e tij nga një aeroplan spiun rus i cili kishte përgjuar telefonatën e tij (Lexo: Dudayev-it). Thuhet se në ato momente kishte qenë duke biseduar me një deputet liberal në Duman në Moske i cili quhet Konstantin Borovoy.
Janë thënë edhe disa teori konspirative se në vrasjen e tij ka qenë e involvuar edhe NSA (National Security Agency) duke vënë në dispozicion një satelit të quajtur SIGINT për ta lokalizuar vendndodhjen e tij.

Vdekja e Dudayev-i u konfirmua në një transmetim ndërprerës nga  Šamil Basaev, Komandant i gueriles çeçene. Në vend të Dudayevi-it vjen zëvendëspresidenti  Zelimchan Jandarbiev si President i përkohshëm dhe më vonë pas zgjedhjeve popullore të vitit 1997, vjen në krye Shefi i Shtabit të Luftës Aslan Maskhadov.

Nga familja e Dzhokhar Dudayev-it shpëtuan gruaja e tije Alla Dudayev, dhe djali i vogël Tegi Dudayev.

Fare në fund të kësaj mini biografie të një njeriut kaq ambicioz, shtrohet pyetja: Përse ky njeri i cili i kishte të gjitha komoditetet dhe beneficionet si Gjeneral i një grade të lartë ushtarake në Rusi, i la të gjitha për të ju përkushtuar vendit të vetë? Ngaqë njerëzit e tillë lindin rrallë dhe për ngërzit e tillë siç ishte Dzhokhar Dudayev, nuk kishte rëndësi fama, nuk kishte rëndësi materializmi, nuk kishte rëndësi nënshtrimi..., por rëndësia e tij ishte çlirimi nga zgjedha sllavo ruse e popullit të tij dhe për këtë e sakrifikoj edhe jetën e vet.

sabato 3 marzo 2012

Nga çka po shkaktohen këta tinguj dhe zhurmat misterioze?

Shkruan: Avni Jashari


Të gjithë jemi dëshmitar të një dukurie që muajve të fundit ka përfshi shumë vende botërore e këtyre ditëve të fundit nuk e la pa e prekur edhe kryeqendrën tonë Prishtinën. Fjala është për tinguj apo zhurma misterioze që si burim të vetëm pretendohet se e kanë qiellin apo hapësirën. Përshkrimi i këtyre tingujve nuk është i njëjti, disa i përshkruajnë si tingull basi, disa të tjerë si gumëzhimë, e disa si zhurma aeroplanësh supersonik kur kalojnë shpejtësinë e zërit.

Me qindra mira janë tanimë raporte të ndryshme të njerëzve dhe eksperiencave të ndryshme që kanë jetësuar këtë dukuri melodioze të brishtë i cili duket së vijë nga hapësira ngaqë tani për tani nuk ka ende ndonjë shpjegim adekuat për këtë dukuri akoma.

Në shumë ueb faqe të ndryshëm të popullarizuara si Youtube, Facebook etj. janë postuar prova nga persona që kanë xhiruar këtë eveniment të pazakontë. Tingujt e thellë të parregullt u regjistruan fillimisht në hemisferën veriore, ato filluan nga fundi i vitit 2011 dhe arritën kulmin në javët e para të këtij viti. Siç ndodhe shpesh kur tokën godet një ngjarje e pazakontë dhe e panjohur, interpretimet dhe imagjinatat shumëfishohen.
Të shumtë janë ata që kanë drejtuar gishtin kah programi kërkimor HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program. Shq:  Programi Kërkues Auroreal i Frekuencave të Larta Aktive) sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes-zyrtarisht për të studiuar pronat rezonancë të Tokës dhe atmosferës. Por teoriticient të ndryshëm konspirativ thonë se ky program i cili është i pozicionuar në Alaskë, ka për qëllim një armë të fshehët dhe sekrete, e cila ka mundësin ta vë në lëvizje gjendjen gjeofizike të planetit tonë për ta ndryshuar klimën globale ose të shkaktoj tërmete dhe stuhi të ndryshme të karakterit apokalipt. Në këtë rast ndoshta paniku është ma i vogël sepse shkaktarët e kësaj dukurie qenkan faktorët njeri e jo ndokush (lexo: alienët) prej së larti, gjë që nuk ka as kjo teori shpjegim adekuat për ta bazuar në prova.

“Është një zhurmë që se kam dëgjuar kurrë më parë”. Është në fakt ky komenti më i zakonshëm në mesin e atyre që e dëshmuan këtë fenomen të pazakontë nga ato vollume tingujsh që në shumë raste janë të bezdisshëm dhe intensiv. Disa këtë dukuri e komentojnë nga librat fetar përfshirë këtu Kuranin, Biblën e libra të ndryshëm të besimeve të ndryshme qe thonë së para së të vije kiameti apo fundi i njerëzimit Zoti urdhëron Engjëjt ti bijën një borie për ta paralajmëruar njerëzimin se dita e gjykimit nuk është e largët.

Shumë nga videot në youtube janë të rreme dhe kanë marr tingujt e filmit të regjisorit Stiven Spilberg i cili quhet “Lufta e Botrave”. Një gjë të tillë e pranoj vet edhe një student kanadez ku në videon e tij pati përmbi 180 mijë klikime, duke thënë se sa i ndryshëm është realiteti dhe se nuk duhet besuar çdo gjëje që postohet në ueb faqe të ndryshme, me çka ka edhe te drejt  sepse edhe tek ne po sa ndodhi fenomeni (28 shkurt) përveç një video qe ishte reale të tjerat ishin falso dhe të montuara nga njerëz të pandërgjegjshëm për të fut frik dhe panik.
Kjo nuk do të thotë se tingujt nuk ekzistojnë, ato nga dita në ditë po intensifikohen, vetëm në Malajzi në natën e 11 janarit dhe mëngjesin e 12 janarit popullata u tmerrua dhe pas publikimit të videove, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, për ta qetësuar popullin nga paniku tha se zhurma ishte shkaktuar nga një fabrikë industriale në rrethinën e Kota Samaharan, si pasoj e një shpërthimi aksidental. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga shkencëtarët vendas.
Zhurmat misterioze nuk lanë pa zënë vendin edhe në revistën Time duke përmendur rastin e një qyteze në Britanin e Madhe e quajtur Durham ku zhurma arriti me një intensitet shumë të lartë saqë kishte filluar ti dridh edhe divanet në shtëpitë e kësaj qyteze. Por pasi zgjoi nga gjumi përmbi 300 banorë të këtij qyteti zhurma papritmas u zhduk dhe nuk u shfaq më.

Asnjë shpjegim adekuat tani për tani. Diçka shumë e ngjashme që ndodhi në Kanada, Qeveria e vendit ka kërkuar të studiohen frekuencat e ulta me precizitet, sepse edhe banorët e Winsdorit provincës së Ontarios kishin dëgjuar tinguj misterioz.
Për disa shkencëtar ky mister tanimë është zgjidhur dhe dihet mirëfilli prejardhja e tij. Sekreti i këtyre shkencëtarëve janë oqeanet. Valët oqeanike ndeshën kundër pllakave kontinentale e cila pastaj përforcon vibracionet dhe përhap tinguj në mbarë globin zakonisht në muajt më të ftohët të vitit ndodhë kjo. Pleqtë dhe gjyshërit tanë të shtyrë në moshë thuaj së e kanë teorinë e ngjashme. Në kohërat e lashta kur nuk ka pas komunikacion ajror e tokësor tingujt e tillë janë cilësuar si dëgjim i valëve të detit (edhe në vendet malore) dhe ata e komentonin kështu: “Mram asht ni zhurma e gjolit t`madh (detit), koha (moti) ka me u ndreq shpejt”...! Kjo gjë e le një mundësi të hapur, se edhe në të kaluarën një dukuri e tillë ishte dëgjuar para stinës së Pranverës!

Copyright: Infosot / Avni Jashari
3 mars 2012

giovedì 23 febbraio 2012

Shekulli XXI thikë me dy teha!

Kur isha në shkollën fillore gjegjësisht në klasën e tret mësuesi im u sëmua rënd dhe për ta zëvendësuar atë erdhi një mësuese që në fillim për mua ishte një goditje shumë e rënd pasi që isha tejet i lidhur ngushtë me mësuesin tim, mirëpo me kalimin e kohës arrita të mësohem edhe me mësuesen e re.

Shkruan: Avni Jashari

Ishte viti 1991 dhe një dit prej ditëve mësuesja filloj të na tregonte për ardhmërinë dhe sa i mrekullueshëm do të jetë shekulli XXI d.m.th. Pas vitit 2000, aq shumë u pasionova saqë frikohesha se nuk do ta arri ta pres shekullin XXI dhe “mrekullitë” e tij. Vitet po kalonin dhe për ne si shqiptar çdo herë e me andej vini mote ma te vështira dhe ma të tmerrshme mirëpo unë dhe mendja ime prej fëmije kishte një shpresë arritjen e shekullit XXI ku do të fillonte një botë e re dhe magjepse madje madje ishte një ëndërr edhe më e mrekullueshme se sa ajo e Lizës ne Botën e çudirave.

Vërtet nga viti 1995 në komplet botën fillon një epokë e re ajo e digjitalizimit dhe internetit mirëpo njëkohësisht edhe zhvillimi industrial dhe zbulimet shkencore avancohen në mënyrë përshpejtuese, mu siç ishte menduar, pra staza apo tepihu i kuq ashtu ta quaj i shekullit XXI filloj të shtrohej ngadalë sikurse nuses kur fillon të i hiqet duvaku. Komunizmi po thuaj se ishte ne çrrënjosjen e tij definitive dhe tashme ishte vetëm një çështje sublime e disa vende te kufizuara. Sondat spacieale filluan të avancohen dhe tashmë ishte pak a shumë me i lehtë edhe eksplorimi i gjithësisë. Telefonat mobil të cilët për një kohë ishin vetëm ëndërr tashmë nga viti 1999 po thuaj se të gjithë ishin posedues të tyre. Në Londër u ngrit madje edhe lunaparku më i madh në botë mu për hir të Mileniumit të Ri i quajtur LondonEye.

Lufta e cila kaloi në Kosove la gjurmë të rënda në shumë familje e një ashtu edhe në mua, pra në prag të mileniumit të ri ëndrra ime (por mendoj edhe e shumë të tjerëve) kishte filluar të zbehej. Bota e premtuar nga shumë shkencëtarë e filozof në fakt kishte filluar mirëpo së bashku me të kishte filluar edhe një tmerr dhe terror i ri mbase më i moderuar. Në natën e ndërrimit të mot moteve nga 2000-2001 kur veç hymë në mileniumin e ri Gaza, Palestina me konfliktin Izraelit ishte ai i njëjti i dekadave më par. Përgatitjet për sulmet e mundshme në lindjen e mesme sërish ishin në nivelin e viteve 90-ta, shkencëtar të ndryshëm tashmë po bënin zbulimin dhe avancimin e armëve të shkatërrimit në mas!?. Imagjinojeni të shkatërrohen jeta njerëzish në mas...kur po ndodhnin këto në prag të shekullit XXI.! d.m.th. ato probleme dhe ato sfida qe flitej dhe trupmpetohej se do të zhdukeshin në shekullin XXI ato veç sa filluan të modernizohen dhe të bëhen edhe më makabre dhe më mizore në shumë raste.

Në prag të shekullit XXI ata të cilët e luftuan krimin dhe gjenocidin kundër njerëzimit ndaj Nazifashizmit Hitlerian më 1991,1998 po financonin një krim në mënyrë indirekte (por edhe direkte) në Timorin Lindor duke vazhduar gjenocidin e Gjeneral Suhartos krim i cili i ngjante Aushvicit në Luftën e Dytë Botërorë. Ata të cilët e pësuan më së keqti nga nazifashistët tashmë po bënin copa një popull gati të pa mbrojtur ku edhe në ditët e sotme ky konflikt është akoma hapur...etj,etj.


Dihet mirëfilli se tashme kemi kaluar dekadën e par të këtij shekulli mirëpo aspak nuk i ngjan asaj që mendohej dhe do të duhej të ishte. Urrejtja dhe poshtërimi i njëri tjetrit ka arritur në një kulmiancion që nuk mendoj se kishte qenë ndonjëherë kështu. T`a vjedhësh dikë sot nga shumë cilësohet si mburrje (Këtë e din më së miri elita politike e pasluftës në Kosovë)
Tash nuk do të ndalem në problemet dhe vuajtjet të cilat i dimë të gjithë e të cilat dita ditës po përkeqësohen.

Sonda Voyager kur u lansua nga Amerikanët në pikën e fundit qe arriti ta fotografoj tokën ton ajo dukej si një pik e  kaltër e zbehët kështu e quajti Astrofizicienti i ndjerë atë botë Carl Sagan. Ç`far qenkemi atëherë në tërë gjithësinë? Si një pik ujë në oqean Imagjinojeni sa e bukur do të ishte toka sikur ato që i cekëm më lartë të mos ekzistonin fare. Jemi të gjithë njësoj fundi i fundit jemi ne ata të cilët po nuk e ruajtëm tokën ton fëmijët tan nuk do të kenë strehë në të ardhmen. Katolik, Mysliman, Ortodoks, Protestant Hebrenj, Budist, Ateist, Agnostik etj. një gjë e kemi të përbashkët të gjithë jemi nga mishi e gjaku (qenie njerëzore) dhe të gjithë jemi pjesë e kësaj toke. Demokracia dhe liberalizmi na ka dhanë mundësin të besojmë e mendojmë ashtu siç duam, pse të ketë urrejtje fetare akoma sot ne shekullin XXI...
Shekulli XXI do të duhej të ishte ndryshe nëse vërtet shkohet me këtë ritëm vështir se fëmijët e nipërit tan do të presin shekuj tjerë të radhës.

Për të shkruar ma gjatë ndoshta një enciklopedi nuk do të mjaftonte, por për ditët që po jetojmë dhe nëse akoma vazhdojmë të jetojmë duhet ta dimë një gjë dhe ta kemi parasysh Toka është dhurata më e mirë që e kemi, mendja është margaritari më i shtrenjtë ta shfrytëzojmë në të mirën tonë dhe planetit tonë! Dielli do të lindë prapë nesër, ta bëjmë që të vazhdojë të lind derisa vet natyra ta ndaloj.

Botuar më: 2 mars 2010

domenica 12 febbraio 2012

Njeriu dhe katastrofat natyrore!

Çdo herë njeriu në një mënyrë apo tjetrën ka luftuar me natyrën. Në kontinuitet është kërkuar kuptimi i evenimenteve natyrore, qysh, dhe si pasoj nga çka vinë ato. Në këtë kontekst njeriu me të drejt ka qenë inferior ndaj natyrës dhe proceseve klimatike, sigurisht kjo vije si pasoj e njohjes së mangët të vet natyrës. 


Shkruan: Avni Jashari

Në kohërat e lashta raporti njeri – natyrë ishte shumë më i respektuar; me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë njeriu ka filluar së “pushtuari” hapësirën dhe respektin ndaj natyrës, pra në mënyrë periodike ajo ka ngritur “zërin” për ti kujtuar njeriut keq-bërjet në lidhje me krijimin dhe hapësirat e pushtuara në dëm të saj. Përdorimi i tepruar i natyrës, në fakt, shumë shpesh provokon dhe çon në fatkeqësi të tilla si përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Këto shumë lehtë do të mund të shmangeshin nëse faktori njeri do ti evitonte  ndërtimin e shtëpive apo rrugëve aty ky nuk duhet. Fatkeqësive të tjera natyrore si tërmeti apo cunami, nuk mund të shmangën, sepse nuk mund të parashikohen kur dhe në ç’far momenti do te ndodhë. Biologu i njohur italian Edoardo Boncinelli studiues i gjenetikës, në një artikull të tij publikuar në gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera” më 02.01.2005 i cilit titullohet “Qendrat e shtrembëruara të grupimeve sizmike”, rrok dy segmente interesante. Kur shkenca do të flas shumë thonë skeptikët njeriu mund ti parashikoj fatkeqësitë natyrore. Duke aluduar në këtë Boncinelli shkruan: “E vërteta është se përveç në rastet kur jemi shumë më fat të veçanet ne mund ti parashikojmë, sepse në rastet tjera nuk jemi ende në gjendje ti parashikojmë tërmetet dhe cunamit”.

Qysh prej kohës antike njeriu ka kërkuar faktorët e katastrofave natyrore. Platoni filozofi i njohur në Timaeus (Dialogu), jep një shpjegim religjioz: “çdo gjë është vepër hyjnore. Perëndit në kohë të caktuara e pastrojnë tokën me ujë të bollshëm”. Pikërisht një gjë e tillë i kishte ndodhur ishullit të Atlantidës i cili u zhduk i tëri në ujë. Pastaj në mitologji e gjejmë Fetonin të birin e Apllonit i cili ju lut babait ta ngas qerren e Diellit dhe nga jo eksperienca e dogji vetën se bashku me Tokën. Natyrisht sot nuk mund të besojmë në gjëra të tilla sepse janë bërë hapa gjigant dhe e dimë se tashmë katastrofat natyrore kanë shpjegim shkencor. I ndjeri Walter Bonatti një ish eksplorues dhe gazetar italian në një artikull të tij i titulluar; “Oqeani na jep jetë”, shpjegon shkaqet që e shtyn të ndodhë një termet. Sipas tij lëvizjet e tokës nën ujë janë shumë të shpeshta dhe pikërisht nga këto lëvizje të pa pritura dhe të paparashikuara ndodhin tërmetet dhe cunamit katastrofik, sepse lëvizjet tektonik vinë si pasoj e brishtësisë së dheut në fundin e Oqeaneve.

Në rast të fatkeqësive njeriu ndërhyn ti ndihmoj popujt e prekur nga to (Lexo: fatkeqësitë). Por siç shkruan matematikani dhe filozofi francez René Thom në :”Modelet matematike të morfogjenezës”,: “Bota ballafaqohet me situata të ndryshme ndaj të cilave mund të ndërhymë në mënyrë të dukshme, por pa e ditur si do të manifestohet efekti i ndërhyrjeve tona”! “Sepse njeriu nuk e di se me cilën forcë do vërsulet natyra”.

Fatkeqësitë natyrore kanë pasojat e tyre, në rastet e tërmeteve ose cunameve, panorama e një ambienti mund të ndryshoj përgjithmonë. Për më tepër mund të ketë edhe ndryshime katastrofale në tërë rruzullin Toksor. Pa dashur të hy në detajet e këtyre katastrofave globale ne në ditët e sotme jemi duke e përjetuar një të tillë...
Boncinelli, në të njëjtin artikull të cilin e citova më sipër, thotë se: “boshti i tokës ka lëvizur dukshëm. Edhe Toka ka brishtësitë e saj por jo aq sa njeriu i cili është faktori kryesor që jeton në të (Lexo: Tokë), i cili në kontinuitet duhet të mësoj si të mbrohet nga një gjë e cila e rrethon për çdo dite” (Lexo: natyra).

Prandaj duke marrë mendimin që Goethe e ka shprehur në një fragment mbi natyrën: “Njeriu është në kontakt të ngushtë me natyrën, por ende nuk i di të fshehtat e saj”. Rrjedhimisht, sipas mendimit tim, njeriu duhet ta respektoj natyrën sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti evitoj katastrofat e ndryshme të shkaktuara nga ajo (Lexo: natyra). 


InfoSot: 12.02.2012