Ishte data 2 nëntori i vitit 2000 kur po thuaj
gjithë populli dhe kombi shqiptar përkrahnin një emër për president të SHBA-ve
atë të Senatorit dhe ish nënpresidentit Al Gore.
Simpatia dhe respekti ndaj Al Gorit nuk vinte
që ndoshta populli e njihte si njeri të zgjuar por për të vetmen arsye që ishte
nënkryetar i shteti Amerikan kur ndodhën bombardimet kundër pushteti serb, i
cili aso kohe bëri spastrim etnik ndaj
kombit shqiptar të Kosovës.
Shkruan: Avni Jashari
Nuk ndodhi ajo që pritnim dhe dëshironim, në
krye të shtetit Amerikan erdhi George W. Bush, i cili ishte një biznesmen,
senator i Teksasit për të cilin dukej se Ballkani dhe çështja jonë Kosovare të
mos qonte një peshë të madhe dhe një jo seriozitet të duhur. Me gjithë
zhgënjimin presidenti Rugova, kryetari i partisë më të madhe opozitare asokohe
Hashim Thaçi dhe partitë politike e përgëzuan atë duke i kujtuar se ne jemi në
mëshirën tuaj dhe te shtetit Amerikan.
Fillimisht doli ajo që kishim parashikuar Bush-it më shumë i interesonte Lindja sesa
Evropa dhe Ballkani. Me sulmin e 11 shtatorit 2001 çështja e Kosovës mbeti po
thuaj tashmë në dorën e tret apo ndoshta edhe të katërt. Presidenti tashmë i
ndier i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, vazhdonte me thënien e tij të famshme
“Njohjen formale të Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran me miqësi permanente
me shtetin Amerikan”. Edhe pse edhe vet Rugova e dinte se për një gjë të tillë
do të duhej thyer dhëmbët me diplomaci të matur.
Ditë e më andej pavarësia e Kosovës dukej e pa
arritur edhe pse për q`do ndërrim të mot moteve elita politike madje edhe
Bashkësia Islame e Kosovës bënin urime duke thënë se: “vitin e ardhshëm do t`a
presim në Kosovën e pavarur”. Kjo gjë filloj tashmë të bëhej si rutinë dhe me
as populli nuk ju zinte besë.
Në mandatin e par po thuaj Bush nuk përmendi
as edhe një herë çështjen e Kosovës! A ishte kjo strategji apo thjesht mos
interesim?
Dukej se Kosova dhe kosovaret prapë mbeten të
zhgënjyer kur George W. Bush mundi edhe në mandatin e dytë Senatorin e Massachusettss
-it John Forbes Kerry.
Evropa propozonte bisedime dhe dukej sikur
Kosovës po i përsëritej historia.
Çështja jonë
po rëndohej kur në krye të negociatave erdhi një njeri nga një shtet pro
Rus, Presidenti Ahtisari.
Mirëpo Bushi dhe sharmi i tij prej Kauboj
asnjëherë nuk e kishte qitur në harresë
çështjen tonë, sikur se në filmat e John Wayne kur duket se çdo gjë përfundon,
mu në fund heroi del dhe shpëton popullin indianë nga banditët.
Me ardhjen e tij në Shqipëri u bë president i
parë amerikan që vizitoj shtetin Shqiptar, dhe i bëri me dije tërë Botën se
Amerika aleatin më të besuar n`Ballkan i ka shqiptarët. Vizita e tij bëri një
bum nga tërë mediet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kauboj nga Teksasi dha mesazhin e qartë nga
Tirana në pyetjen e gazetarëve lidhur me
pavarësinë e Kosovës duke u përgjigjur “Do të vi dita kur të themi mjaft
është mjaft Kosova do të bëhet e pavarur”. Të njëjtin mesazh Bushi e dha ditën
e nesërme edhe në Bullgari.
Pra na doli se George W. Bush e kishte strategji
atë që dukej se nuk i jepte interesim çështjes së Kosovës.
Vetëm pas pak muajve të vizitës se ti në
Tiranë, Kosova shpalli pavarësinë me deklaratën historike që lexoi Kryeministri
i Kosovës Hashim Thaçi ku Amerika ishte ndër të parat që njohu realitetin e ri.
Ani pse shumë vende e akuzojnë dhe i
digjen fotografit, ani pse për shumë
ishte si “gjakpirës”... për Kosovën dhe popullin kosovar duhet të mbete
kryetari më i respektuar Amerikan i cili me trimëri pa ju trembur syri nga
sllavët, me buzëqeshje kurorëzoi Kosovën me pavarësi. Pavarësi që nuk do të
luhatet më kurrë, dhe mu për këtë meriton ti ngritët një shtatore dhe shesh i veçantë që gjeneratë pas
gjenerate ta vizitojnë dhe ta din se ky ishte njeriu që tha “Mjaft është mjaft
Kosova është e pavarur”.
Sot kur i shikoj fëmijët e mi dhe tërë ata
fëmijë kosovar në ta e shoh buzëqeshjen paqësore pa frik dha pa tmerr.
“Do të jesh njeri i fortë i popullit tënd
vetëm atëherë, kur vepra e jote u shërben njësoj edhe popujve tjerë. Është e
vërtetë se njeriu është ai që krijoj librin, por edhe libri e
krijoj njeriun. Pericipi i njeriut gjendet në lirinë e tij”: Hegel.
(InfoSot 16/09/2012)
(InfoSot 16/09/2012)
Nessun commento:
Posta un commento