Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë
fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë
vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën
atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë
të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar, të gjithë, nga Kryeministri deri te nëpunësi
i thjeshtë nëpër komuna.
Shkruan: Avni Jashari
Ky vend definitivisht nuk meriton të jetë më
mirë. Nuk meritojnë as ata që e kanë timonin e këtij shteti. Të gjithë
zgjedhësit dhe të zgjedhurit një lloj.
Ky apo më mirë me than një pjesë e
konsiderueshme e tij, (Lexo: qytetarët) prej se e refuzoj rolin e tij dhe
vullnetin për ta shprehur kundër këtyre padrejtësive rolin që çdo kund në botën
demokratike e të qytetëruar i takon, ju dha hov edhe më shumë dhe turr
padrejtësive ndaj vetës dhe ndaj kësaj agonie që po e rrethon dhe tundon nga
mafia e krimi i organizuar e korrupsion, e që si burim parimor e kanë elitën
politike që drejton këtë vend apo ma mirë të thuhet që po e fundos këtë
shoqëri.
Zëri i sovranit ka filluar të zbehet me disa
përjashtime të vogla. Ne të gjithë ankohemi se përse nuk ka energji elektrike, ujë,
rrugë më të mira e shkolla më të mira, pa punësi, varfëri etj. Megjithatë jemi
të prirë ti parandalojmë këto me të vetmen forcë që na ka mbetur: “Protestave”
të pa ndërprera.
Paralajmërimi i bisedimeve shtesë ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit, dhe jetë zgjatja e kësaj Qeverie me mundësin e
lidhjeve të koalicioneve të reja tregon se sa janë të “gatshëm” këta “Sulltanat”
të bëjnë vetëm e vetëm për të qëndruar sa më shumë në pushtet. Një problem shtesë
ky që të tregon se edhe opozita si opozite (me përjashtime si p.sh Vetëvendosja)
mezi pret të kaloj në pozitë për ti ushqyer apetitet e tyre dhe të atyre që i
rrethojnë e për popullin e shkret sa të rri urtë kështu “mirë” i kanë punët...
Sa e sa kriminelët sillën të lirshëm neper këtë
vend e policia jonë është e prirur ti dënoj kombistat që qarkullojnë pa leje përkatëse
e që shumica e tyre e kanë të vetmin burim jetësor? ç`far shteti ligjorë jemi
duke ndërtuar!
Ky vend dhe kjo shoqëri kishte ditur që tu
mbijetoj shumë stuhive dhe të depërtoj drejt shtigjeve që janë më të mira për
ta, këtë duhet sot ta bëjnë prapë sepse po që se vazhdojmë më këtë avaz at`herë
definitivsht nuk meritojmë më mirë, nuk meritojmë më të mirën për fëmijët tanë.
Sepse fëmijët e “Sulltanave” i ke neper Kolegjet e Universitete më prestigjioze
anekënd Botës...
Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë
fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë
vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën
atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë
të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar, të gjithë, nga Kryeministri deri te nëpunësi
i thjeshtë nëpër komuna.
Ky është realiteti të dashur bashkëkombësit e
mi, kjo është dora e cila sot na drejton drejt një humnere e cila nuk ka
shtegdalje për ne. Kjo është mjegulla e cila sot po na pëlqen dhe kemi vendos të
rrimë në të dhe të ecim pa e parë rrugën tonë në dritën e diellit. Kjo mjegull
nga dita në ditë do të intensifikohet deri sa edhe sytë tan do të fillojnë të
mos bëjnë dritë më...
O Zot, çfarë neverie! Përderisa të vazhdojmë
ti mbyllim sytë para një realiteti të tillë, at`herë me dëshirë apo pa dëshirë
jemi pajtuar dhe nuk meritojmë më mirë.
(24.08.2012)
Nessun commento:
Posta un commento