mercoledì 14 marzo 2012

Dzhokhar Dudayev personaliteti i një idealisti të pa shoq

Shkruan: Avni Jashari


Dudayev lindi në prill të vitit 1944, në të njëjtin vit ku Stalini urdhëron depërtimin në Kaukaz të qindra mija çeçeneve i cili i akuzonte se kishin kolaboruar me invazionin nazist. Ndër ta edhe prindërit dhe familja e Dudayev-it të cilët arritën të kthehen në atdheun e tyre vetëm në vitin 1957 kur Nikita Hrusciov tashmë kishte timonin e ish BRSS.

Dudayev u arsimua fillimisht në shkollën aeronautike Tambow dhe pastaj në Akademinë e Forcave Ajrore në Moskë. Ishte çeçeni i parë i cili arriti ta marr gradën e gjeneralit të aviacionit.

Nga viti 1987 deri në vitin 1990 kishte nën komandë një divizion shumë të rëndësishëm, atë të aeroplanëve bombardues me mbushje nukleare në bazën Taratu në Estoni. Pikërisht nga ky post mbërrin famën internacionale duke refuzuar kategorikisht urdhrin nga Moska zyrtare për ti bombarduar disa grupe të ashtuquajtura destabilizuese demonstrative të estonezëve që kërkonin pavarësinë, ku edhe ju lejon ta vejnë flamurin estonez përball ati rus.

Ky ishte një hap i parë të cilin Dudayev e ndërmori për tua bërë me dije Rusisë por edhe opinionit të gjerë se vendet që qëndronin nën zgjedhën e BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste) pa dashje tanimë i kishte ardhur fundi.
Moska zyrtare zemërohet shumë nga fakti se Dudayevi kishte refuzuar urdhrin e tyre dhe kishte ndërmarr hapa konkret në komandën vetanake. Ishte mase e vështir dhe duhej të ishe gogja “kokëkrisur” të mos i zbatoje urdhrat e Kremlinit. Por ata që e njihni këtë personalitet edhe në të kaluarën nuk u hamendën fare. Ishte po ky Dudayev-i i cili as në regjimin e egër komunist nuk e ndali traditën e tije fetare duke e ushtruar lutjet ndaj Zotit edhe në zyrat dhe kazermat ku ky i fundit kishte komandën, dhe se një raport të tillë kundër ti nuk e kishin guximin ta bënin as ruset që ishin nën komandën e tij.
Nga ky prizëm po ta shohim personalitetin e tij na tregon se idealit dhe bindjes së tij fetare nuk ja kthej shpinën kurrë, madje as në kohërat kur në ish BRSS për këto gjëra akuzoheshe me burgim të përjetshëm.

Dudayev kishte ëndrrën e tije fëmijërore ta shihte Çeçeninë të pavarur, ku më në fund edhe kthehet në Grozny për t`ju përkushtuar politikës lokale të vendit të tij. Menjëherë pa hezitim zgjidhët kryetar i Komitetit Ekzekutiv të opozitës jozyrtare, në Kongresin Kombëtar Çeçen i cili thirrët në sovranitetin e Republikës Çeçene prej Unionit Sovjetik (ku deri atëherë kishte statusin e Republikës Autonome të BRSS).

Në gusht të vitit 1991, Doku Zavgeyez liderii komunist çeçen publikisht shpreh mbështetjen e tyre për pushtetin e shtetit të dështuar kundër presidentit Michail Gorbaçov. Pas dështimit të grushtetit, Bashkimi Sovjetik filloj të shpërbëhet me shpejtësi, ndërsa Republikat përbërëse filluan ta braktisin atë. Duke përfituar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Dudayev dhe mbështetësit e tij lëvizin me shpejtësi dhe me taktikat komanduese të një njeriu (Lexo: Dzhokhar Dudayev) i cili njihte çdo hap dhe çdo fshehtësi që mund ta ndërrmirte Bashkimi Sovjetik me shërbimet sekretet të tij. Me një shpejtësi marramdëse merr Administratën duke rrezuar Zavgayevin. Me 6 shtatore 1991 strategu luftarak Dudayev dhe mbështetësit e tij pushtojnë lokalet Qveritare duke shpërndarë Qeverinë pro Bashkimit Sovjetik, ku më pas pushtojnë edhe televizionin publik dhe ndërtesat tjera kryesore të Qeverisë Presidenciale të Republikës së Çeçenisë. Kjo ishte një strategji dhe një lëvizje të cilën nuk do të kishte mundur ta ndërrmirrte asnjë njeri atë botë, duke e njohur mirë fuqinë dhe represaliet që kishte Bashkimi Sovjetik, por siç e potencon edhe një epror i lartë rus: Dzhokahr Dudayev jo vetëm që ishte i zoti në aftësitë e tij vendimmarrëse por ishte edhe një trim i pa shoq ku ja kishin frikën shumë nga oponentët kundërshtar di dilnin përball.

Pas referendumit në tetor të vitit 1991 i cili konfirmon zgjedhjen e Dudayev-it si President i Republikës Çeçene, pa hezitim shpall pavarësinë e vendit nga Unioni Sovjetik. Një muaj më pas presidenti rus Boris Yeltsin dislokon trupat në Grozny. Mirëpo shumë shpejt largohen kur forcat ushtarake të komanduara nga Dudayev i penguan ata të largohen nga aeroporti duke ua konfiskuar edhe materialet dhe gjësendet ushtarake. Rusia refuzoi njohjen e pavarësisë, por hezitoi të përdor forcën kundër siç thonin ata të ashtuquajturve separatist. Republika e Çeçenisë kishte bërë tanimë një shtet de facto të pavarur.

Fillimisht qeveria Dudayev kishte mardhenje diplomatike me Gjeorgjinë, ku kishte marr edhe mbështetje morale të gjerë nga populli gjeorgjian dhe presidenti të parë të saj  Zavid Gamasakhurdia. Kur presidenti Gamasakhurdia u përmbys në fund të vitit 1991, atij iu dha azil në Çeçeni dhe mori pjesë në përurimin presidencial të Dudayev-it. Ndërsa me banim ne Grozny gjithashtu ndihmoj në organizimin e parë të Konferencës së “Kaukazit” ku morën pjesë të ashtuquajtura grupet separatiste nga i gjithë rajoni. Çeçenia nuk mori njohje të tjera përveç asaj të Gjeorgjisë në vitin 1991.

Dudayev merr hapa konkret duke ndaluar fjalorin cirilik dhe fillojnë me atë latinë me karaktere speciale të gjuhës çeçene, nuk vonon shumë kohë filloj edhe shtypjen e monedhës së saj zyrtare shtetërore. Një dekret tjetër u lejonte që secila familje çeçene të posedoj armë.

Nga pamundësia për ta mposhtur nga qarqet e ndryshme, Sovjetikët fillojnë minim e ekonomisë së vendit, duke e definuar një ekonomi të kriminalizuar dhe duke i vënë në lëvizje popujt e etnive tjera në Çeçeni për ta minuar Republikën e shpallur nga vet Dudayev-i. Në verën e vitit 1994 grupe të armatosura opozitare çeçene te mbështetura nga Rusia u përpoqën ta mposhtin Qeverinë Dudayev por forcat e armatosura të Republikës sërish triumfuan duke i shpartalluar mbështetësit e rusëve.

Lufta e parë Çeçene

1 dhjetor të vitit 1994 ruset fillojnë bombardimin e aeroportit të Grozny-it  dhe shkatërrojnë aviacionin çeçen. Pa hezitim Dudayev i shpall luftë Rusisë dhe mobilizoj ushtrinë e tij. Më 11 dhjetor 1994 gjatë luftimeve vritet njëri nga djemtë e Dudayev-it. Në prapaskenë ruset shkelën akordin për armëpushim të arritur mes Dudayev-it dhe Ministrit të atëhershëm te Mbrojtjes së Rusisë Pavel Graçev.

Para rënies së Grozny-t, Dudayev lenë pallatin presidencial, ai u drejtua në jug me ushtrinë e tij dhe vazhdoj për të udhëhequr luftën në vitin 1995, ushtria e tij vazhdon luftën duke iu shkaktuar dëme shumë të mëdha Rusisë. Ai (Lexo: Dudayev) vazhdoj të insistoj se forcat e tij do të mbizotërojnë pas përfundimit të luftës konvenciale, dhe luftëtarët çeçen vazhdonin të vepronin në gjithë vendin duke sulmuar njësit ruse dhe të demoralizonin ushtarët armiqësor. Një Xhihad kundër Rusisë u shpall nga Ahmed Kadirov, i emëruar nga Dudayev myftiu i Çeçenisë, dhe vullnetarë të huaj filluan të arrijnë në Republikë, ata ishin kryesisht nga vendet fqinje, Republikat Myslimane të Kaukazit Verior si: Daghestani. Popullariteti i Dudayev-it në vendet e Baltikut, sidomos në Estoni, ka qenë edhe një nga arsyet për mitin e “Çorapes se Bardhë”, që besohet se janë përdorur ushtarë baltik si snajperistë çeçen.


Vrasja dhe trashëgimia

Dudayev u vra më 21 prill të vitit 1996 nga dy raketa me dirigjim laserik përderisa ishte duke e përdorur një telefon satelitorë. Pasi u zbulua vendndodhja e tij nga një aeroplan spiun rus i cili kishte përgjuar telefonatën e tij (Lexo: Dudayev-it). Thuhet se në ato momente kishte qenë duke biseduar me një deputet liberal në Duman në Moske i cili quhet Konstantin Borovoy.
Janë thënë edhe disa teori konspirative se në vrasjen e tij ka qenë e involvuar edhe NSA (National Security Agency) duke vënë në dispozicion një satelit të quajtur SIGINT për ta lokalizuar vendndodhjen e tij.

Vdekja e Dudayev-i u konfirmua në një transmetim ndërprerës nga  Šamil Basaev, Komandant i gueriles çeçene. Në vend të Dudayevi-it vjen zëvendëspresidenti  Zelimchan Jandarbiev si President i përkohshëm dhe më vonë pas zgjedhjeve popullore të vitit 1997, vjen në krye Shefi i Shtabit të Luftës Aslan Maskhadov.

Nga familja e Dzhokhar Dudayev-it shpëtuan gruaja e tije Alla Dudayev, dhe djali i vogël Tegi Dudayev.

Fare në fund të kësaj mini biografie të një njeriut kaq ambicioz, shtrohet pyetja: Përse ky njeri i cili i kishte të gjitha komoditetet dhe beneficionet si Gjeneral i një grade të lartë ushtarake në Rusi, i la të gjitha për të ju përkushtuar vendit të vetë? Ngaqë njerëzit e tillë lindin rrallë dhe për ngërzit e tillë siç ishte Dzhokhar Dudayev, nuk kishte rëndësi fama, nuk kishte rëndësi materializmi, nuk kishte rëndësi nënshtrimi..., por rëndësia e tij ishte çlirimi nga zgjedha sllavo ruse e popullit të tij dhe për këtë e sakrifikoj edhe jetën e vet.

Nessun commento:

Posta un commento