Shkruan: Avni Jashari
Të gjithë jemi dëshmitar të një dukurie që muajve të fundit ka përfshi shumë vende botërore e këtyre ditëve të fundit nuk e la pa e prekur edhe kryeqendrën tonë Prishtinën. Fjala është për tinguj apo zhurma misterioze që si burim të vetëm pretendohet se e kanë qiellin apo hapësirën. Përshkrimi i këtyre tingujve nuk është i njëjti, disa i përshkruajnë si tingull basi, disa të tjerë si gumëzhimë, e disa si zhurma aeroplanësh supersonik kur kalojnë shpejtësinë e zërit.
Me qindra mira janë tanimë raporte të ndryshme të njerëzve dhe eksperiencave të ndryshme që kanë jetësuar këtë dukuri melodioze të brishtë i cili duket së vijë nga hapësira ngaqë tani për tani nuk ka ende ndonjë shpjegim adekuat për këtë dukuri akoma.
Në shumë ueb faqe të ndryshëm të popullarizuara si Youtube, Facebook etj. janë postuar prova nga persona që kanë xhiruar këtë eveniment të pazakontë. Tingujt e thellë të parregullt u regjistruan fillimisht në hemisferën veriore, ato filluan nga fundi i vitit 2011 dhe arritën kulmin në javët e para të këtij viti. Siç ndodhe shpesh kur tokën godet një ngjarje e pazakontë dhe e panjohur, interpretimet dhe imagjinatat shumëfishohen.
Të shumtë janë ata që kanë drejtuar gishtin kah programi kërkimor HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program. Shq: Programi Kërkues Auroreal i Frekuencave të Larta Aktive) sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes-zyrtarisht për të studiuar pronat rezonancë të Tokës dhe atmosferës. Por teoriticient të ndryshëm konspirativ thonë se ky program i cili është i pozicionuar në Alaskë, ka për qëllim një armë të fshehët dhe sekrete, e cila ka mundësin ta vë në lëvizje gjendjen gjeofizike të planetit tonë për ta ndryshuar klimën globale ose të shkaktoj tërmete dhe stuhi të ndryshme të karakterit apokalipt. Në këtë rast ndoshta paniku është ma i vogël sepse shkaktarët e kësaj dukurie qenkan faktorët njeri e jo ndokush (lexo: alienët) prej së larti, gjë që nuk ka as kjo teori shpjegim adekuat për ta bazuar në prova.
“Është një zhurmë që se kam dëgjuar kurrë më parë”. Është në fakt ky komenti më i zakonshëm në mesin e atyre që e dëshmuan këtë fenomen të pazakontë nga ato vollume tingujsh që në shumë raste janë të bezdisshëm dhe intensiv. Disa këtë dukuri e komentojnë nga librat fetar përfshirë këtu Kuranin, Biblën e libra të ndryshëm të besimeve të ndryshme qe thonë së para së të vije kiameti apo fundi i njerëzimit Zoti urdhëron Engjëjt ti bijën një borie për ta paralajmëruar njerëzimin se dita e gjykimit nuk është e largët.
Shumë nga videot në youtube janë të rreme dhe kanë marr tingujt e filmit të regjisorit Stiven Spilberg i cili quhet “Lufta e Botrave”. Një gjë të tillë e pranoj vet edhe një student kanadez ku në videon e tij pati përmbi 180 mijë klikime, duke thënë se sa i ndryshëm është realiteti dhe se nuk duhet besuar çdo gjëje që postohet në ueb faqe të ndryshme, me çka ka edhe te drejt sepse edhe tek ne po sa ndodhi fenomeni (28 shkurt) përveç një video qe ishte reale të tjerat ishin falso dhe të montuara nga njerëz të pandërgjegjshëm për të fut frik dhe panik.
Kjo nuk do të thotë se tingujt nuk ekzistojnë, ato nga dita në ditë po intensifikohen, vetëm në Malajzi në natën e 11 janarit dhe mëngjesin e 12 janarit popullata u tmerrua dhe pas publikimit të videove, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, për ta qetësuar popullin nga paniku tha se zhurma ishte shkaktuar nga një fabrikë industriale në rrethinën e Kota Samaharan, si pasoj e një shpërthimi aksidental. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga shkencëtarët vendas.
Zhurmat misterioze nuk lanë pa zënë vendin edhe në revistën Time duke përmendur rastin e një qyteze në Britanin e Madhe e quajtur Durham ku zhurma arriti me një intensitet shumë të lartë saqë kishte filluar ti dridh edhe divanet në shtëpitë e kësaj qyteze. Por pasi zgjoi nga gjumi përmbi 300 banorë të këtij qyteti zhurma papritmas u zhduk dhe nuk u shfaq më.
Asnjë shpjegim adekuat tani për tani. Diçka shumë e ngjashme që ndodhi në Kanada, Qeveria e vendit ka kërkuar të studiohen frekuencat e ulta me precizitet, sepse edhe banorët e Winsdorit provincës së Ontarios kishin dëgjuar tinguj misterioz.
Për disa shkencëtar ky mister tanimë është zgjidhur dhe dihet mirëfilli prejardhja e tij. Sekreti i këtyre shkencëtarëve janë oqeanet. Valët oqeanike ndeshën kundër pllakave kontinentale e cila pastaj përforcon vibracionet dhe përhap tinguj në mbarë globin zakonisht në muajt më të ftohët të vitit ndodhë kjo. Pleqtë dhe gjyshërit tanë të shtyrë në moshë thuaj së e kanë teorinë e ngjashme. Në kohërat e lashta kur nuk ka pas komunikacion ajror e tokësor tingujt e tillë janë cilësuar si dëgjim i valëve të detit (edhe në vendet malore) dhe ata e komentonin kështu: “Mram asht ni zhurma e gjolit t`madh (detit), koha (moti) ka me u ndreq shpejt”...! Kjo gjë e le një mundësi të hapur, se edhe në të kaluarën një dukuri e tillë ishte dëgjuar para stinës së Pranverës!
Copyright: Infosot / Avni Jashari
3 mars 2012
Nessun commento:
Posta un commento