Shkruan: Avni Jashari
Ishte viti 1991 dhe një dit prej ditëve mësuesja filloj të na tregonte për ardhmërinë dhe sa i mrekullueshëm do të jetë shekulli XXI d.m.th. Pas vitit 2000, aq shumë u pasionova saqë frikohesha se nuk do ta arri ta pres shekullin XXI dhe “mrekullitë” e tij. Vitet po kalonin dhe për ne si shqiptar çdo herë e me andej vini mote ma te vështira dhe ma të tmerrshme mirëpo unë dhe mendja ime prej fëmije kishte një shpresë arritjen e shekullit XXI ku do të fillonte një botë e re dhe magjepse madje madje ishte një ëndërr edhe më e mrekullueshme se sa ajo e Lizës ne Botën e çudirave.
Vërtet nga viti 1995 në komplet botën fillon një epokë e re ajo e digjitalizimit dhe internetit mirëpo njëkohësisht edhe zhvillimi industrial dhe zbulimet shkencore avancohen në mënyrë përshpejtuese, mu siç ishte menduar, pra staza apo tepihu i kuq ashtu ta quaj i shekullit XXI filloj të shtrohej ngadalë sikurse nuses kur fillon të i hiqet duvaku. Komunizmi po thuaj se ishte ne çrrënjosjen e tij definitive dhe tashme ishte vetëm një çështje sublime e disa vende te kufizuara. Sondat spacieale filluan të avancohen dhe tashmë ishte pak a shumë me i lehtë edhe eksplorimi i gjithësisë. Telefonat mobil të cilët për një kohë ishin vetëm ëndërr tashmë nga viti 1999 po thuaj se të gjithë ishin posedues të tyre. Në Londër u ngrit madje edhe lunaparku më i madh në botë mu për hir të Mileniumit të Ri i quajtur LondonEye.
Lufta e cila kaloi në Kosove la gjurmë të rënda në shumë familje e një ashtu edhe në mua, pra në prag të mileniumit të ri ëndrra ime (por mendoj edhe e shumë të tjerëve) kishte filluar të zbehej. Bota e premtuar nga shumë shkencëtarë e filozof në fakt kishte filluar mirëpo së bashku me të kishte filluar edhe një tmerr dhe terror i ri mbase më i moderuar. Në natën e ndërrimit të mot moteve nga 2000-2001 kur veç hymë në mileniumin e ri Gaza, Palestina me konfliktin Izraelit ishte ai i njëjti i dekadave më par. Përgatitjet për sulmet e mundshme në lindjen e mesme sërish ishin në nivelin e viteve 90-ta, shkencëtar të ndryshëm tashmë po bënin zbulimin dhe avancimin e armëve të shkatërrimit në mas!?. Imagjinojeni të shkatërrohen jeta njerëzish në mas...kur po ndodhnin këto në prag të shekullit XXI.! d.m.th. ato probleme dhe ato sfida qe flitej dhe trupmpetohej se do të zhdukeshin në shekullin XXI ato veç sa filluan të modernizohen dhe të bëhen edhe më makabre dhe më mizore në shumë raste.
Në prag të shekullit XXI ata të cilët e luftuan krimin dhe gjenocidin kundër njerëzimit ndaj Nazifashizmit Hitlerian më 1991,1998 po financonin një krim në mënyrë indirekte (por edhe direkte) në Timorin Lindor duke vazhduar gjenocidin e Gjeneral Suhartos krim i cili i ngjante Aushvicit në Luftën e Dytë Botërorë. Ata të cilët e pësuan më së keqti nga nazifashistët tashmë po bënin copa një popull gati të pa mbrojtur ku edhe në ditët e sotme ky konflikt është akoma hapur...etj,etj.
Dihet mirëfilli se tashme kemi kaluar dekadën e par të këtij shekulli mirëpo aspak nuk i ngjan asaj që mendohej dhe do të duhej të ishte. Urrejtja dhe poshtërimi i njëri tjetrit ka arritur në një kulmiancion që nuk mendoj se kishte qenë ndonjëherë kështu. T`a vjedhësh dikë sot nga shumë cilësohet si mburrje (Këtë e din më së miri elita politike e pasluftës në Kosovë)
Tash nuk do të ndalem në problemet dhe vuajtjet të cilat i dimë të gjithë e të cilat dita ditës po përkeqësohen.
Sonda Voyager kur u lansua nga Amerikanët në pikën e fundit qe arriti ta fotografoj tokën ton ajo dukej si një pik e kaltër e zbehët kështu e quajti Astrofizicienti i ndjerë atë botë Carl Sagan. Ç`far qenkemi atëherë në tërë gjithësinë? Si një pik ujë në oqean Imagjinojeni sa e bukur do të ishte toka sikur ato që i cekëm më lartë të mos ekzistonin fare. Jemi të gjithë njësoj fundi i fundit jemi ne ata të cilët po nuk e ruajtëm tokën ton fëmijët tan nuk do të kenë strehë në të ardhmen. Katolik, Mysliman, Ortodoks, Protestant Hebrenj, Budist, Ateist, Agnostik etj. një gjë e kemi të përbashkët të gjithë jemi nga mishi e gjaku (qenie njerëzore) dhe të gjithë jemi pjesë e kësaj toke. Demokracia dhe liberalizmi na ka dhanë mundësin të besojmë e mendojmë ashtu siç duam, pse të ketë urrejtje fetare akoma sot ne shekullin XXI...
Shekulli XXI do të duhej të ishte ndryshe nëse vërtet shkohet me këtë ritëm vështir se fëmijët e nipërit tan do të presin shekuj tjerë të radhës.
Për të shkruar ma gjatë ndoshta një enciklopedi nuk do të mjaftonte, por për ditët që po jetojmë dhe nëse akoma vazhdojmë të jetojmë duhet ta dimë një gjë dhe ta kemi parasysh Toka është dhurata më e mirë që e kemi, mendja është margaritari më i shtrenjtë ta shfrytëzojmë në të mirën tonë dhe planetit tonë! Dielli do të lindë prapë nesër, ta bëjmë që të vazhdojë të lind derisa vet natyra ta ndaloj.
Botuar më: 2 mars 2010
Nessun commento:
Posta un commento