domenica 27 marzo 2016

Shokut që iku shpejt

Nga: Avni Jashari

Në memorie të shokut tim të paharruar, Muhamed Shkodra – LEKA

Nuk arri dot që t`i fsheh emocionet e mia, sa here që stina e pranverës troket në prag dhe ku fushave e livadheve fillon të ju vijë aromë freskie, e ku pemët mugullojnë. Kjo stinë ma rrëmbeu shokun tim i cili u shua atëherë kur na duhej më së shumti.

Për Lekën ndjeja respekt të thellë dhe një dashuri të vërtet miqësorë, angazhim e interes të përbashkët që kishim si në shkencë, filozofi e art.

Sa tituj librash e botime të ndryshme i diskutonim së bashku, inteligjenca dhe mirëdashja, energjia dhe kompetenca, sinqeriteti e bujaria e Lekes gjatë shpjegimeve të titujve të ndryshëm më fascinoni shumë e madje edhe më pasuronin me njohuri të reja, për çka fare nuk jam xheloz dhe një gjë të tillë e them më dashuri dhe respekt për një njeri i cili la boshllëk të madh në mua por edhe tek të gjithë ata që e njohën (ani pse disa nuk e pranojnë ndoshta një fakt të tillë). Leka kontribuoj shumë në përhapjen e psikologjis dhe filozofisë dhe ajo që e dallon nga të tjerët është se ai këtë e bëri më vullnet e dashuri pa pasur asnjëherë përfitime. Përfitimi dhe pasuria për të ishte shkenca dhe dashuria, e vullneti i tij ishte që me këto njohuri ti pajiste të gjithë ata që kishin nevojë dhe ishin të pasionuar në filozofi e psikologji.

Ai e donte të mirën dhe të bukurën, shkencën, artin dhe traditat. Ishte i gatshëm që për këto të fliste me orë të tëra pa u lodhur, por në anën tjetër ata që e dëgjonin nuk lodheshin fare, por mezi prisnin një takim të dytë me këtë njeri i cili reflektonte shumë pozitivitet.

Ëndrrat i lidhte me veprime konkrete, dhe ideja e tij ishte se idealet arrihen përmes aftësive të organizuar mirë duke e futur gjithherë në funksion logjikën. Unë këto i kuptoja dhe i ndjeja thellë në shpirt, nuk kisha se si ndryshe, ishim gati të pandashëm për rreth 4 vite radhazi. Kishte ide të qarta politike të cilat as sot e kësaj dite nuk kanë arritur të futën në praktikë, e po që se do të arrihet ndonjëherë të futën në praktikë sigurisht se ato ide do të lulëzonin shumë shpejt dhe do të gjenin përkrahje nga të gjithë...

Netët e gjata në biseda me të për mua vazhdojnë të mbesin si udhërrëfyes për të ardhmen time.

Për fat të keq fati deshi që ky njeri të ndahet fizikisht nga ne, ai vdiq para kohe. Ky njeri kishte për të vlerësuar e eksploruar shumë e shumë gjëra që për mua me humbjen e tij do të mbesin pa shpjegim adekuat, ngase shpjegimi i tij ishte sugjestionues i ndritshëm dhe shumë real.

Kishim shumë tipare të përbashkëta, këto tipare edhe na bashkuan për gati 4 vite radhazi.

Shpresoi që Mbretëria e Perëndisë, mbretëria e së vërtetës e bukurisë dhe e paqes i ka rezervuar një vend shpirtit të tij të madh..., pa dyshim se kështu duhet të ndodhë.

(26.03.2016)

Përgjegjësia politike përgjigjja e atentateve terroriste në Europë

Nga: Avni Jashari

Pas atentatit të djeshëm në Bruksel do duhej të ketë një përgjigjeje serioze politike në dy pika: kolaborimi i vërtet ndërmjet shteteve dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Terrorizmi, siç edhe po duket, nuk luftohet dot me masa të rrepta sigurie të cilat natyrisht në disa raste janë të pashmangshme. Terrorizmi luftohet me inteligjencë, me infiltrime, me njohuri, me shkëmbim informatash…ky edhe do të kishte me qenë niveli i parë. Të gjithë kryetarët e qeverive europiane që folën dje dhe po vazhdojnë edhe sot, pas masakrës së kryeqendrës Europiane, kanë cituar nevojën për tu bashkuar, nevojën e solidarizimit. Disa, si p.sh. kryeministri italian, Matteo Renzi, i kanë bërë thirrje BE-së për t`i përmbushur përgjegjësit e saj. Thanë realisht të vërtetën, Bashkimi Europian, kështu si është, nuk ka praktikisht asnjë eksperience në këtë fushë, shtetet ndoshta një nga një e kanë thënë dhe po e thonë të tyren në mënyrë juridike dhe me frazeologji të tilla edhe janë të stërmbushura mediat anekënd Europës, por bashkëpunimin në praktik , në realitet po duket shumë i mangët.

Agjencitë sekrete duket se janë xheloze në informatat e tyre, ndoshta kalojnë diçka kundrejt shteteve mike (për të referuar madje se sa janë të spiunuar gabimisht) dhe pikërisht këtu është thelbi, nuk bëjnë punën se bashku, mozaiku po mbetët gjithnjë i zbrazët nga mos bashkëpunimi mes tyre, një informatë e parëndësishme në Slloveni të njëjtën do ta gjeni në Austri në Francë apo Gjermani, e cila mundë edhe të jap një pistë vendimtare. Në rastin e Belgjikës të gjithë, burra, armë, eksploziv, kanë udhëtuar nëpër mes Europoës dhe kanë kaluar kufij, kontrolle, dhe më vonë zbulohet se asgjë nuk ishte vënë në sistem, se një indedifikim i policisë austriake nuk erdhi kurrë tek ajo belge apo franceze.

Krerët e shteteve të qeverive europiane që po bëjnë thirrje për solidaritet dhe unitet duhet që vërtet t`a bëjnë një hap drejt bashkëpunimit, një gjë e tillë është në dorën e tyre e jo në dorën e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Janë pikërisht krerët e qeverive që mundën me të vërtet të nisin një cikël të drejtë në këtë aspekt.

Pastaj aspekti i dytë, qytetarët. Presidenti Francez, Francios Hollande tha: duhen ligje të reja të cilat në të njëjtën kohë e mbrojnë sigurinë dhe lirinë. Shpesh këto gjëra janë të kufizuara njëra me tjetrën, siguria më e madhe do të thotë më shumë kontroll, që nënkupton lëvizjen e lirë të kufizuar, sekuestrimi i një lodre pistolete nga një fëmije 5 vjeçar në aeroportet evropiane është kontroll i rreptë sipas jush…! Për këtë arsye duhet bashkëpunimi, politika duhet t`a bëjë punën e saj, t`i marr përsipër përgjegjësitë e saj, gjithherë duke gjetur koncenzus me qytetarët, në të kundërtën mekanizmi i sigurisë nuk do të mund kurrë të funksionoi, kjo do t`i jap tutje frymë kokëfortësive, rrugëve verbuese e mbi të gjitha intoleranca e panevojshme do t`i marr të gjitha përsipër.

(23.03.2016)

domenica 13 marzo 2016

Ftesë për një forcë të re politike

Nga: Avni Jashari

Të takohemi në Prishtinë për të rivendosur kuptimin e fjalës “politikë” si mjet i dobishëm i cili do të ndryshojë jetën tonë. Të takohemi nën qiellin e hapur, demokratik, të pavarur.

Kjo nuk është një shpallje. Ky është një propozim.

Nuk do të jetë një ngjarje ku do të asistojnë spektatorët.

Nuk kërkojmë që të vini ta mbushni sallën, duartrokitjet, bisedat e kota që ndodhin nëpër korridore gjatë asambleve të tilla.

Ejani në hap së bashku që ta ndërtojmë një projekt inovativ politik, i gatshëm të përballoi çdo sfidë. Një projekt alternativ me politikat e sotit, i hapur dhe vetë-referues, që do të na lidh aq shumë me historinë tonë, si objektiv kryesor për ta shkruar të ardhmen.

Është koha për ta ndryshuar këtë vend dhe kushtet e jetesës së qindra mija njerëzve të prekur nga kriza e madhe ekonomike që ka sjellë politika e gabuar tash e 17 vite radhazi. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri alternative, projektuar nga gratë e burrat ku do të dominoj drejtësia sociale. Të bashkohen “kokat” që dinë, duan dhe ja dalin për të mirën e përgjithshme.

Jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë Europën, kohëve të fundit ka filluar dëshpërimi ta thej çdo kufi, ky dëshpërim vjen nga politikat e gabuara, korruptive e shantazhuese.

Forca e re politike duhet të lidhet ngushtë me popullin, me dëshirat dhe frikat e tij, me qindra përvoja inovative të cilët nuk janë fare të pakta dhe ka kohë që janë duke kërkuar ndryshim rrënjësor e që në fakt po ashtu janë në pritje të një “profeti” të munguar deri më sot, i cili do t`i shpinte drejt aspiratave të tyre të imagjinuara deri më sot.

Forca e re politike (imagjinare) ka për të ndryshuar shumë: ta rishpërndaj pasurinë, ta reduktoi pabarazinë sociale dhe gjinisë, ta ndërtoi një mirëqenie të re dhe ta eliminoj rrënjësisht pasigurinë… Gjë tjetër me rendësi është edhe rivendosja e dinjitetit të qytetarit, dinjitet ky që tash e sa vite është nëpërkëmbur padrejtësisht.

Është koha për ta ndryshuar stilin e jetës sonë, është kohë për të ndryshuar mënyrën në të cilën janë prodhuar gjërat dhe po ashtu si janë servuar e konsumuar ato.

Të gjitha forcat politike nga pas lufta e së këndejmi e kanë dhënë “provimin” e tyre dhe duhet të ndëshkohen me votën e lirë të qytetarit. Goja e tyre ishte mbushur plot propaganda boshe e frazeologji atdhetare të cilat synimin parësor e kishin ardhjen në pushtet dhe pasurimin e tyre personal e të klanit që i rrethon.

Për forcën e re politike (imagjinare) jo vetëm alternativa ndryshe është e mundur por e nevojshme, dhe kjo alternative është e bazuar në të drejta për barazi. Ne duhet të organizohemi. Së pari duhet luftuar e sanuar të gjitha efektet negative që ka sjell kjo krizë politike dhe njëkohësisht ta kthejmë besimin e ndryshimit rrënjësor tek ata persona që me të drejt i kanë humbur shpresat dhe nuk besojnë më në politikë, të tillët nuk janë të paktë.

Forca e re politike (imagjinare) nuk është thjeshtë vetëm një forcë e cila ka një shenj për ta votuar. Ajo e ka kandidatin e denjë për ta qeverisur vendin për ta ndryshuar atë (vendin) dhe për ta bërë me një profil të besueshëm, duke i sfiduar të gjitha palët tjera politike ekzistuese deri më tani.

Ju ndoshta tani jeni duke bërë pyetje: “ Si do të dukej ky subjekt i ri politik?”, “Si do ta quajnë?”, “Cili do të kishte me qene programi i tij?”, “Kush do të duhej të ishte lideri apo liderja e tij?”, “Si do të zgjidhet drejtuesi i këtij subjekti?”. Këto dhe shumë pyetje me siguri se tani janë duke u vardisur në kokën tuaj. Përgjigjja në këtë rast kishte më qenë: Ne vendosim së bashku.

Forca e re politike (imagjinare) do ti përfshi të gjithë anëtarët e saj në procesin e brendshëm zgjedhor, “një njeri, një votë” duke pranuar të plotë sovranitetin. Një forcë e re politike që vjen nga pjesëmarrja e drejtpërdrejt e mijëra njerëzve. Ndryshimin e politikës përtej formave të demokracisë duke i dhënë fjalën qytetarëve nëpërmjet platformave digjitale për krahasim, bashkë-vendim, bashkëpunim dhe veprim. Por nuk mjafton vetëm kjo, duhet ndryshuar protagonizmi i deritanishëm i partive politike. Duhet dëgjuar e involvuar në proces të gjithë: fshatarë, qytetar,bujq, punëtorë, pleq, të rijnë etj. Duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në përkrahjen e platformës së re politike e cila është rruga e vetme që do t`i shpërbënte forcat e organizuara deri më tani politike. Përfshirja e të gjithë atyre skeptikëve që denjësisht tani do ta ndjenin vetën të përfaqësuar nga krahu i tyre politik.

Forca e re politike (imagjinare) nuk dëshiron vetëm t`i përmbushë kërkesat e individëve, por edhe të gjitha ato përvoja kolektive e sociale pa dallim moshe e gjinie, feje apo konfesioni fetar.

Kjo, në fakt nga një imagjinatë më shumë se kurrë më parë duhet të bëhet realitet, duke pas parasysh degradimin që i kanë bërë vendit forcat e deritanishme politike. Ne nuk duhet në asnjë forme të jemi pronarët e shtetit tonë, ne duhet të jemi gardianët e të ardhmes së fëmijëve tanë, objektivi parësor sot është themelimi i një subjekti politik nga njerëz të devotshëm të cilët nuk guxojnë të mbesin vetëm spektator në tërë këtë degradim që po i bëhet shtetit tonë i cili po rrezikon t`a humbë edhe shtetësinë e vet, ngase do na mallkoi historia, do na mallkoi kjo rini e cila sot rrugën e vetme e sheh largimin nga ky vend. Një forcë e re e mirëfilltë politike kishte me qenë si një tren i madh ku udhëtarët në të do të mund ta ndryshonin botën që i rrethon.

(12.03.2016)

Reflektoni pozitë, reflektoni opozitë, reflektoni qytetar të lirë


Nga: Avni Jashari

Edhe pse e kisha potencuar disa herë në kolumnet e mia se vendi po rrëshqet gradualisht në një konflikt të mundshëm qytetar, gjithherë kisha një lloj rezerve, sepse në ndërdije mendoja se një gjë e tillë dashtë zoti të mos ndodhë.

Vënia e tendave nga opozita thuaj se mbeti protestimi gati i vetëm duke i bërë me dije opinionit të gjerë e posaçërisht bashkësisë ndërkombëtare se revolta qytetare kalon kufijtë deri në këtë pikë me mospajtimet e kësaj qeverisjeje e cila që nga fillimi askush hajrin për mirë nuk ja ka pa.

Simbolika e tendave është diçka që është përdorur shumë kohë me parë por edhe në ditët e sotme, në botën e mirëfilltë demokratike. Që nga Martin Luter King në SHBA (1968) pastaj në Londër të Anglisë, Ukrainë etj.

Tenda apo shatori ka një simbolik që përpos protestës përçon mesazhin e qartë se njerëzit edhe pse fizikisht jetojnë në vendin e tyre, ata konsiderohen si të pa strehë, e kjo strehë është sigurisht qeveria e cila është mburoja kryesore e shtetit.

Shqiptarët e Kosovës gjithandej botës po qëndrojnë në tenda si pasoj e ardhjes në pushtet të kësaj qeverie.

Sigurisht se ju kujtohen shpërnguljet masive të qytetarëve tanë kohë më pare, pamje këto që ju ngjanin ikjeve gjatë dhe para luftës në Kosovë. Shumica u kthyen e një pjesë e tyre po vazhdojnë të qëndrojnë në tenda në Hungari, Francë e Gjermani.

Sot qytetarët e Kosovës u detyruan që edhe ne shtetin e tyre të dalin e të qëndrojnë në tenda, pra gjendja e tyre është gati e ngjashme, ata që ikën nga kjo qeveri po qëndrojnë në tenda në perëndim, e këta që mbetën dhe po protestojnë për rrëzimin e kësaj qeverie, njësoj po qëndrojnë nëpër tenda.

Deklarimet janë të shumta nga dy palët, si nga pozita po ashtu edhe nga kolegët e tyre që për dallim këta të fundit tash deklaratat i lëshojnë nga sheshi, sepse sheshi është bërë shtëpia e tyre se bashku me ata qytetar që ju kanë bashkangjitur këtij lloj protestimi e që në fakt aty po duken se ka edhe nga parti të tjera në mesin e tyre, si p.sh. LDK.

Me procedimin e votimit të Hashim Thaçit president, përshkallëzimi i protestave do të intensifikohet e madje do të jetë e vështir edhe menaxhimi i tyre nga organet e rendit, për faktin se mbështetësit e Thaçit kanë paralajmëruar se do të festojnë nëse ky i fundit do të bëhet president i vendit, ndërkaq opozita dhe një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e përkrah fare këtë fund të gjithë kësaj telenovele.

Dy taborre në një shesh, njeri kundër e tjetri pro është tendencë e madhe për një konflikt të mundshëm qytetar i cili do mundë të kishte pasoja tejet të rënda dhe të dhimbshme për të gjithë. Arsyeja e kokëfortësisë është diçka që do t`i kushtoj shumë rendë vendit tonë, do t`i kushtoj shumë më shumë se pozita e presidentit më çdo kusht për individ të ndryshëm.

Ka qenë momenti i kur kjo qeveri bëri shkeljen e aktit më të lartë të shtetit, Kushtetutës së Kosovës kur ishte dashtë që të njëjtit të jepni dorëheqje duke i dhënë udhë një qeverie teknike deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nëse Hashim Thaçi nuk e bëri ishte dashtë që këtë akt ta bënte Isa Mustafa, ku me një akt të tillë sigurisht se do ta merrte simpatinë e shumë skeptikëve të cilët nuk janë as me pozitën as me opozitën, dhe besoni të tillët nuk janë fare të paktë. Me këtë akt Mustafa do të bëhej një njëri shumë largpamës dhe që për të mirën e përgjithshme do ta bënte një hap të tillë duke e sakrifikuar edhe pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Populli thotë: “Një herë vjen vera kah dera”, këtë “verë” e humbën pozita dhe sot situata është shumë më e rënd dhe më serioze. Sot inatet personale kanë kaluar kufijtë e atyre shtetërore e institucionale. Sot vendi ynë rrezikon konflikt qytetarë ngase politikanët dhe udhëheqësit tanë nuk qajnë fare kokën për stabilitet dhe të mirën e përgjithshme kolektive.

Sot është vonë, e nesërmja nuk premton as mrekullira e as të mira. Është momenti i rëndësishëm që të lutemi të gjithë për qetësi dhe reflektim pozitiv nga të dy taborret, e në këtë rast natyrshëm dhe sigurisht përgjegjësia u takon më shumë atyre që janë në pushtet.

Të lutemi e të shpresojmë, gjendja jonë nuk përmirësohet nëse ne nuk bëjmë punën tonë për ta ndryshuar atë. Reflektoni pozitë, reflektoni opozitë, reflektoni të gjithë ju qytetarë e bashkëkombësit e mi, e sotmja shkoj, e nesërmja është tepër vonë.

(25.02.2016)

Ambasadori Delawie të largohet nga Kosova

Nga: Avni Jashari

Qysh me ardhjen e tij në pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, ky njeri ka treguar që nuk është njeri që stabilizon situata, ai ka qenë që nga fillimi i mandati të tij një njeri që me deklaratat e tij ka fut vetëm përçarje dhe mos respekt për të zgjedhurit e popullit (deputetët legjitim të Kuvendit të Kosovës)

Ky ambasador shumë shpejt shpërfaqi fytyrën e vet dhe na tregoi se nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij: Tina Kaidanow, Christopher Dell dhe Tracey Jacobson.

Asnjëherë populli i Kosovës nuk harron mbështetjen që populli amerikan i ka dhënë në ngritje dhe synimin e aspiratave tona shekullore. Por SHBA-të e posaçërisht të deleguarit e tyre në Kosovë duhet të kenë qasje konstruktive në raport me zhvillimet që ndodhin këtu. Të njëjta i kisha shkruar edhe momentin kur ky njeri me ardhjen në këtë pozitë filloi vetëm t`i fry zjarrit dhe nuk qe asnjëherë konstruktiv në raport me realitetin dhe krizën tash e sa kohë politike në Kosovë.

Kulmi që ky njeri shpërfaqi sërish fytyrën e vet destruktive, është fjalori i tij prej kasneci që serish vjell vrer mbi të deleguarit e popullit, mbi të deleguarit legjitim të cilët në ulëset e Kuvendit janë me votën demokratike të qytetarit, e po ta kujtoj i nderuar (nëse meriton me ju quajt të nderuar pas fjalorit dhe të gjithave që keni “kontribuar” në këtë situatë) ambasador se sa është e vlefshme vota e qytetarit dhe te deleguarit e tyre në vendin nga i cili vini, pra nga SHBA-të, vend ky i cili është djep dhe model se si mbrohet përfaqësuesi i popullit dhe vota e qytetarit. Sjelljet tuaja ambasador nuk përkojnë fare me demokracinë dhe frymën që përçon shteti juaj i respektuar. Ju më shumë duket se i ngjani një ambasadori kolumbian apo venezuelas.

Fytyra juaj dje në ekranet tona televizive duke u dridhur dhe duke u djersitur tregon ose për ndonjë presion… ose për inat të madh që keni për opozitën e bashkuar. Por mos harroni, kërkesat e opozitës së bashkuar kanë vulën e popullit me peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve si dhe me protestën madhështore dhe paqësore të 17 shkurtit.

Në një vend të mirëfilltë dhe ku sundon ligji dhe e drejta, sot ishte dashtë të kërkohet nga shteti mik amerikan zëvendësimin e juaj, dhe jo vetëm kaq, nga sot ju nuk do të duhej më ta përfaqësonit një shtet si Amerika në misione diplomatike.

Pse po e them këtë. Nuk mund askush të më thotë në këtë rast se jam ani-amerikan, jam pro amerikan ma shumë se që mendoni. Jam rrit, jam ngritë dhe ende frymojë si një shtetas amerikan, dhe e di të sigurt që çfarëdo ambasadori në SHBA do të jepte një deklaratë të tillë për të deleguarit legjitim të popullit do përballej me gjera serioze e madje edhe me dëbim për mos respekt dhe fyerje për të votuarit legjitim të popullit.

Është demokracia, trimëria e bujaria amerikane që më inkurajojnë të shkruaj dhe të kërkoj nga përfaqësuesit e vendit tim që ju të largoheni nga këtu.

Por e keqja është së drejtuesit e vendit tim fatkeqësisht, janë të zhytur thellë në korrupsion, shantazh e krim, e ju ambasador të tillët me çdo kusht, me deklarimet tuaja po pretendoni ende t`i mbani në pushtet. Prandaj edhe ti sot fyen e qe besa mundësh edhe me nanë me na sha dhe askush nuk të bënë asgjë. Bile në mbrëmje mundësh me dal edhe mu shëtit lirshëm sepse fatkeqësisht jeni rreshtuar dhe po mbroni anën e errët të politikës në këtë vend.

Fjala fyese, denigruese dhe kërcënuese e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që ju drejtua protestuesve të vendit ishte shumë me neveritëse sesa veprimet e opozitës së bashkuar. Ai kërconi së në Pallatin e Qeveris po i priste rreth 50 mijë qytetar jo me kafe po i armatosur e i rrethekuar nga policia që i bindet 100% urdhrave të tij, deklarime këto që i ngjanin atyre të Mubarakut në Egjipt kohë më parë.

A mundë të pritet me plumba adoleshenti apo fëmija në kraharorin e prindit të cilët protestonin atë ditë? Ma thuaj ambasador si do të reagonit ju në shtetin tuaj pas kërcënimeve të tilla?

Ju ambasador injoruat dhe përbuzët edhe peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës. Injoranca juaj së bashku me fjalorin që hiq nuk është më i but se ai i Thaçit e Mustafës, ju bënë juve pjesë të së keqes dhe mbrojtës të një kauze e cila po pretendon me çdo kusht ta dërgoi vendin drejt një konflikti qytetar, ngase kjo edhe është karta e fundit që u ka mbetur në dorë qeveritarëve tanë. Në rast të tillë ambasador ju dhe “klientët” që po i mbroni do të mbeteni të turpëruar e me faqe të zezë.

(20/02/2016)