mercoledì 14 marzo 2012

Dzhokhar Dudayev personaliteti i një idealisti të pa shoq

Shkruan: Avni Jashari


Dudayev lindi në prill të vitit 1944, në të njëjtin vit ku Stalini urdhëron depërtimin në Kaukaz të qindra mija çeçeneve i cili i akuzonte se kishin kolaboruar me invazionin nazist. Ndër ta edhe prindërit dhe familja e Dudayev-it të cilët arritën të kthehen në atdheun e tyre vetëm në vitin 1957 kur Nikita Hrusciov tashmë kishte timonin e ish BRSS.

Dudayev u arsimua fillimisht në shkollën aeronautike Tambow dhe pastaj në Akademinë e Forcave Ajrore në Moskë. Ishte çeçeni i parë i cili arriti ta marr gradën e gjeneralit të aviacionit.

Nga viti 1987 deri në vitin 1990 kishte nën komandë një divizion shumë të rëndësishëm, atë të aeroplanëve bombardues me mbushje nukleare në bazën Taratu në Estoni. Pikërisht nga ky post mbërrin famën internacionale duke refuzuar kategorikisht urdhrin nga Moska zyrtare për ti bombarduar disa grupe të ashtuquajtura destabilizuese demonstrative të estonezëve që kërkonin pavarësinë, ku edhe ju lejon ta vejnë flamurin estonez përball ati rus.

Ky ishte një hap i parë të cilin Dudayev e ndërmori për tua bërë me dije Rusisë por edhe opinionit të gjerë se vendet që qëndronin nën zgjedhën e BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste) pa dashje tanimë i kishte ardhur fundi.
Moska zyrtare zemërohet shumë nga fakti se Dudayevi kishte refuzuar urdhrin e tyre dhe kishte ndërmarr hapa konkret në komandën vetanake. Ishte mase e vështir dhe duhej të ishe gogja “kokëkrisur” të mos i zbatoje urdhrat e Kremlinit. Por ata që e njihni këtë personalitet edhe në të kaluarën nuk u hamendën fare. Ishte po ky Dudayev-i i cili as në regjimin e egër komunist nuk e ndali traditën e tije fetare duke e ushtruar lutjet ndaj Zotit edhe në zyrat dhe kazermat ku ky i fundit kishte komandën, dhe se një raport të tillë kundër ti nuk e kishin guximin ta bënin as ruset që ishin nën komandën e tij.
Nga ky prizëm po ta shohim personalitetin e tij na tregon se idealit dhe bindjes së tij fetare nuk ja kthej shpinën kurrë, madje as në kohërat kur në ish BRSS për këto gjëra akuzoheshe me burgim të përjetshëm.

Dudayev kishte ëndrrën e tije fëmijërore ta shihte Çeçeninë të pavarur, ku më në fund edhe kthehet në Grozny për t`ju përkushtuar politikës lokale të vendit të tij. Menjëherë pa hezitim zgjidhët kryetar i Komitetit Ekzekutiv të opozitës jozyrtare, në Kongresin Kombëtar Çeçen i cili thirrët në sovranitetin e Republikës Çeçene prej Unionit Sovjetik (ku deri atëherë kishte statusin e Republikës Autonome të BRSS).

Në gusht të vitit 1991, Doku Zavgeyez liderii komunist çeçen publikisht shpreh mbështetjen e tyre për pushtetin e shtetit të dështuar kundër presidentit Michail Gorbaçov. Pas dështimit të grushtetit, Bashkimi Sovjetik filloj të shpërbëhet me shpejtësi, ndërsa Republikat përbërëse filluan ta braktisin atë. Duke përfituar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Dudayev dhe mbështetësit e tij lëvizin me shpejtësi dhe me taktikat komanduese të një njeriu (Lexo: Dzhokhar Dudayev) i cili njihte çdo hap dhe çdo fshehtësi që mund ta ndërrmirte Bashkimi Sovjetik me shërbimet sekretet të tij. Me një shpejtësi marramdëse merr Administratën duke rrezuar Zavgayevin. Me 6 shtatore 1991 strategu luftarak Dudayev dhe mbështetësit e tij pushtojnë lokalet Qveritare duke shpërndarë Qeverinë pro Bashkimit Sovjetik, ku më pas pushtojnë edhe televizionin publik dhe ndërtesat tjera kryesore të Qeverisë Presidenciale të Republikës së Çeçenisë. Kjo ishte një strategji dhe një lëvizje të cilën nuk do të kishte mundur ta ndërrmirrte asnjë njeri atë botë, duke e njohur mirë fuqinë dhe represaliet që kishte Bashkimi Sovjetik, por siç e potencon edhe një epror i lartë rus: Dzhokahr Dudayev jo vetëm që ishte i zoti në aftësitë e tij vendimmarrëse por ishte edhe një trim i pa shoq ku ja kishin frikën shumë nga oponentët kundërshtar di dilnin përball.

Pas referendumit në tetor të vitit 1991 i cili konfirmon zgjedhjen e Dudayev-it si President i Republikës Çeçene, pa hezitim shpall pavarësinë e vendit nga Unioni Sovjetik. Një muaj më pas presidenti rus Boris Yeltsin dislokon trupat në Grozny. Mirëpo shumë shpejt largohen kur forcat ushtarake të komanduara nga Dudayev i penguan ata të largohen nga aeroporti duke ua konfiskuar edhe materialet dhe gjësendet ushtarake. Rusia refuzoi njohjen e pavarësisë, por hezitoi të përdor forcën kundër siç thonin ata të ashtuquajturve separatist. Republika e Çeçenisë kishte bërë tanimë një shtet de facto të pavarur.

Fillimisht qeveria Dudayev kishte mardhenje diplomatike me Gjeorgjinë, ku kishte marr edhe mbështetje morale të gjerë nga populli gjeorgjian dhe presidenti të parë të saj  Zavid Gamasakhurdia. Kur presidenti Gamasakhurdia u përmbys në fund të vitit 1991, atij iu dha azil në Çeçeni dhe mori pjesë në përurimin presidencial të Dudayev-it. Ndërsa me banim ne Grozny gjithashtu ndihmoj në organizimin e parë të Konferencës së “Kaukazit” ku morën pjesë të ashtuquajtura grupet separatiste nga i gjithë rajoni. Çeçenia nuk mori njohje të tjera përveç asaj të Gjeorgjisë në vitin 1991.

Dudayev merr hapa konkret duke ndaluar fjalorin cirilik dhe fillojnë me atë latinë me karaktere speciale të gjuhës çeçene, nuk vonon shumë kohë filloj edhe shtypjen e monedhës së saj zyrtare shtetërore. Një dekret tjetër u lejonte që secila familje çeçene të posedoj armë.

Nga pamundësia për ta mposhtur nga qarqet e ndryshme, Sovjetikët fillojnë minim e ekonomisë së vendit, duke e definuar një ekonomi të kriminalizuar dhe duke i vënë në lëvizje popujt e etnive tjera në Çeçeni për ta minuar Republikën e shpallur nga vet Dudayev-i. Në verën e vitit 1994 grupe të armatosura opozitare çeçene te mbështetura nga Rusia u përpoqën ta mposhtin Qeverinë Dudayev por forcat e armatosura të Republikës sërish triumfuan duke i shpartalluar mbështetësit e rusëve.

Lufta e parë Çeçene

1 dhjetor të vitit 1994 ruset fillojnë bombardimin e aeroportit të Grozny-it  dhe shkatërrojnë aviacionin çeçen. Pa hezitim Dudayev i shpall luftë Rusisë dhe mobilizoj ushtrinë e tij. Më 11 dhjetor 1994 gjatë luftimeve vritet njëri nga djemtë e Dudayev-it. Në prapaskenë ruset shkelën akordin për armëpushim të arritur mes Dudayev-it dhe Ministrit të atëhershëm te Mbrojtjes së Rusisë Pavel Graçev.

Para rënies së Grozny-t, Dudayev lenë pallatin presidencial, ai u drejtua në jug me ushtrinë e tij dhe vazhdoj për të udhëhequr luftën në vitin 1995, ushtria e tij vazhdon luftën duke iu shkaktuar dëme shumë të mëdha Rusisë. Ai (Lexo: Dudayev) vazhdoj të insistoj se forcat e tij do të mbizotërojnë pas përfundimit të luftës konvenciale, dhe luftëtarët çeçen vazhdonin të vepronin në gjithë vendin duke sulmuar njësit ruse dhe të demoralizonin ushtarët armiqësor. Një Xhihad kundër Rusisë u shpall nga Ahmed Kadirov, i emëruar nga Dudayev myftiu i Çeçenisë, dhe vullnetarë të huaj filluan të arrijnë në Republikë, ata ishin kryesisht nga vendet fqinje, Republikat Myslimane të Kaukazit Verior si: Daghestani. Popullariteti i Dudayev-it në vendet e Baltikut, sidomos në Estoni, ka qenë edhe një nga arsyet për mitin e “Çorapes se Bardhë”, që besohet se janë përdorur ushtarë baltik si snajperistë çeçen.


Vrasja dhe trashëgimia

Dudayev u vra më 21 prill të vitit 1996 nga dy raketa me dirigjim laserik përderisa ishte duke e përdorur një telefon satelitorë. Pasi u zbulua vendndodhja e tij nga një aeroplan spiun rus i cili kishte përgjuar telefonatën e tij (Lexo: Dudayev-it). Thuhet se në ato momente kishte qenë duke biseduar me një deputet liberal në Duman në Moske i cili quhet Konstantin Borovoy.
Janë thënë edhe disa teori konspirative se në vrasjen e tij ka qenë e involvuar edhe NSA (National Security Agency) duke vënë në dispozicion një satelit të quajtur SIGINT për ta lokalizuar vendndodhjen e tij.

Vdekja e Dudayev-i u konfirmua në një transmetim ndërprerës nga  Šamil Basaev, Komandant i gueriles çeçene. Në vend të Dudayevi-it vjen zëvendëspresidenti  Zelimchan Jandarbiev si President i përkohshëm dhe më vonë pas zgjedhjeve popullore të vitit 1997, vjen në krye Shefi i Shtabit të Luftës Aslan Maskhadov.

Nga familja e Dzhokhar Dudayev-it shpëtuan gruaja e tije Alla Dudayev, dhe djali i vogël Tegi Dudayev.

Fare në fund të kësaj mini biografie të një njeriut kaq ambicioz, shtrohet pyetja: Përse ky njeri i cili i kishte të gjitha komoditetet dhe beneficionet si Gjeneral i një grade të lartë ushtarake në Rusi, i la të gjitha për të ju përkushtuar vendit të vetë? Ngaqë njerëzit e tillë lindin rrallë dhe për ngërzit e tillë siç ishte Dzhokhar Dudayev, nuk kishte rëndësi fama, nuk kishte rëndësi materializmi, nuk kishte rëndësi nënshtrimi..., por rëndësia e tij ishte çlirimi nga zgjedha sllavo ruse e popullit të tij dhe për këtë e sakrifikoj edhe jetën e vet.

sabato 3 marzo 2012

Nga çka po shkaktohen këta tinguj dhe zhurmat misterioze?

Shkruan: Avni Jashari


Të gjithë jemi dëshmitar të një dukurie që muajve të fundit ka përfshi shumë vende botërore e këtyre ditëve të fundit nuk e la pa e prekur edhe kryeqendrën tonë Prishtinën. Fjala është për tinguj apo zhurma misterioze që si burim të vetëm pretendohet se e kanë qiellin apo hapësirën. Përshkrimi i këtyre tingujve nuk është i njëjti, disa i përshkruajnë si tingull basi, disa të tjerë si gumëzhimë, e disa si zhurma aeroplanësh supersonik kur kalojnë shpejtësinë e zërit.

Me qindra mira janë tanimë raporte të ndryshme të njerëzve dhe eksperiencave të ndryshme që kanë jetësuar këtë dukuri melodioze të brishtë i cili duket së vijë nga hapësira ngaqë tani për tani nuk ka ende ndonjë shpjegim adekuat për këtë dukuri akoma.

Në shumë ueb faqe të ndryshëm të popullarizuara si Youtube, Facebook etj. janë postuar prova nga persona që kanë xhiruar këtë eveniment të pazakontë. Tingujt e thellë të parregullt u regjistruan fillimisht në hemisferën veriore, ato filluan nga fundi i vitit 2011 dhe arritën kulmin në javët e para të këtij viti. Siç ndodhe shpesh kur tokën godet një ngjarje e pazakontë dhe e panjohur, interpretimet dhe imagjinatat shumëfishohen.
Të shumtë janë ata që kanë drejtuar gishtin kah programi kërkimor HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program. Shq:  Programi Kërkues Auroreal i Frekuencave të Larta Aktive) sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes-zyrtarisht për të studiuar pronat rezonancë të Tokës dhe atmosferës. Por teoriticient të ndryshëm konspirativ thonë se ky program i cili është i pozicionuar në Alaskë, ka për qëllim një armë të fshehët dhe sekrete, e cila ka mundësin ta vë në lëvizje gjendjen gjeofizike të planetit tonë për ta ndryshuar klimën globale ose të shkaktoj tërmete dhe stuhi të ndryshme të karakterit apokalipt. Në këtë rast ndoshta paniku është ma i vogël sepse shkaktarët e kësaj dukurie qenkan faktorët njeri e jo ndokush (lexo: alienët) prej së larti, gjë që nuk ka as kjo teori shpjegim adekuat për ta bazuar në prova.

“Është një zhurmë që se kam dëgjuar kurrë më parë”. Është në fakt ky komenti më i zakonshëm në mesin e atyre që e dëshmuan këtë fenomen të pazakontë nga ato vollume tingujsh që në shumë raste janë të bezdisshëm dhe intensiv. Disa këtë dukuri e komentojnë nga librat fetar përfshirë këtu Kuranin, Biblën e libra të ndryshëm të besimeve të ndryshme qe thonë së para së të vije kiameti apo fundi i njerëzimit Zoti urdhëron Engjëjt ti bijën një borie për ta paralajmëruar njerëzimin se dita e gjykimit nuk është e largët.

Shumë nga videot në youtube janë të rreme dhe kanë marr tingujt e filmit të regjisorit Stiven Spilberg i cili quhet “Lufta e Botrave”. Një gjë të tillë e pranoj vet edhe një student kanadez ku në videon e tij pati përmbi 180 mijë klikime, duke thënë se sa i ndryshëm është realiteti dhe se nuk duhet besuar çdo gjëje që postohet në ueb faqe të ndryshme, me çka ka edhe te drejt  sepse edhe tek ne po sa ndodhi fenomeni (28 shkurt) përveç një video qe ishte reale të tjerat ishin falso dhe të montuara nga njerëz të pandërgjegjshëm për të fut frik dhe panik.
Kjo nuk do të thotë se tingujt nuk ekzistojnë, ato nga dita në ditë po intensifikohen, vetëm në Malajzi në natën e 11 janarit dhe mëngjesin e 12 janarit popullata u tmerrua dhe pas publikimit të videove, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, për ta qetësuar popullin nga paniku tha se zhurma ishte shkaktuar nga një fabrikë industriale në rrethinën e Kota Samaharan, si pasoj e një shpërthimi aksidental. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga shkencëtarët vendas.
Zhurmat misterioze nuk lanë pa zënë vendin edhe në revistën Time duke përmendur rastin e një qyteze në Britanin e Madhe e quajtur Durham ku zhurma arriti me një intensitet shumë të lartë saqë kishte filluar ti dridh edhe divanet në shtëpitë e kësaj qyteze. Por pasi zgjoi nga gjumi përmbi 300 banorë të këtij qyteti zhurma papritmas u zhduk dhe nuk u shfaq më.

Asnjë shpjegim adekuat tani për tani. Diçka shumë e ngjashme që ndodhi në Kanada, Qeveria e vendit ka kërkuar të studiohen frekuencat e ulta me precizitet, sepse edhe banorët e Winsdorit provincës së Ontarios kishin dëgjuar tinguj misterioz.
Për disa shkencëtar ky mister tanimë është zgjidhur dhe dihet mirëfilli prejardhja e tij. Sekreti i këtyre shkencëtarëve janë oqeanet. Valët oqeanike ndeshën kundër pllakave kontinentale e cila pastaj përforcon vibracionet dhe përhap tinguj në mbarë globin zakonisht në muajt më të ftohët të vitit ndodhë kjo. Pleqtë dhe gjyshërit tanë të shtyrë në moshë thuaj së e kanë teorinë e ngjashme. Në kohërat e lashta kur nuk ka pas komunikacion ajror e tokësor tingujt e tillë janë cilësuar si dëgjim i valëve të detit (edhe në vendet malore) dhe ata e komentonin kështu: “Mram asht ni zhurma e gjolit t`madh (detit), koha (moti) ka me u ndreq shpejt”...! Kjo gjë e le një mundësi të hapur, se edhe në të kaluarën një dukuri e tillë ishte dëgjuar para stinës së Pranverës!

Copyright: Infosot / Avni Jashari
3 mars 2012