Trajnimi zgjati tri dit ku në të cilin kishte pjesëmarrës nga OJQ të ndryshme si dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe gazetar të mediumeve të ndryshme.Ky trajnim u mundësua nga Handicap Kosova me mbështetjen e Unionin Evropian.
Gjatë këtij trajnim të pranishmit u pajisën edhe më një doracak i cili po ashtu u mundësua nga Handicap Kosova dhe UE (Unioni Evropian). Çështja e personave me aftësi të kufizuar vërtet është një çështje për tu shqetësuar dhe për të marr hapa konkret në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare që te ne janë shumë larg këtij realiteti.
Gëzim Abazi, koordinator i shoqatës “ Handicap Kosova” në ditën përmbyllëse falënderoi të gjitha ata pjesëmarrës dhe të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij trajnimi ku edhe shpjegoj se konferenca përmbyllëse do të mbahet në muajin shtator dhe do të pajisën me certifikata ata që ndoqën këtë trajnim. Ai kishte një zë kritikues duke filluar nga instancat qeveritare, ato mediale deri tek shoqëria civile. “Diskriminim është evident në ç`do institucion të Kosovës, personat me aftësi të kufizuar pos vështirësive që kanë të përditshme ata ballafaqohen edhe me diskriminim direkt e indirekt, tha mes tjerash z. Abazi. Ai nuk përjashton mundësin e ndonjë greve në të ardhmen për ti kërkuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të cilat nuk zbatohen në vendin tonë me as 0.1%.
Ligjërues i këtij trajnimi ishte Dr. Nexhat Shatri. Në këtë trajnim të pranishmit u stimuluan edhe me raste gjyqësore dhe raste të tjera të mundshme që ballafaqohen këta persona e që vërtet kategoria e tyre nga qarqet sunduese në Kosovë nuk merret para sysh fare.
Ne si një shtet i ri i cili synon ti bashkohet familjes së madhe Evropiane duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ti përmbushim nevojat elementare për këta persona e cila është dhe duhet të jetë njëra prej kushteve për anëtarësimin tonë në Unioni Evropian, sepse të hendikepuarit dhe personat me aftësi të kufizuar janë familja jonë, janë të afërmit tanë dhe ne si media, si politikan, si qytetar duhet ti respektojmë dhe ti përmbushim kërkesat e tyre shumë reale dhe të drejta, ngase kush na garanton se edhe ne nesër nuk do të bëhemi pjesë e tyre! /Avni Jashari/
Nessun commento:
Posta un commento