Sa me ngazëllim e me një simpati (si ç`do herë) fillova ta lexoj një kolumne të shkrimtarit tonë të dashur Riza Greiçevci e cila titullohej “MARRE” (në gazetën Lajm).
Përgjatë këndvështrimit të tije deri tek gjysma e ati vështrimi ndjeva një sodisfaksion dhe një çlirtësi ngaqë ato që i sillte baca Riza ishin aq reale, aq evidente, aq të pastra sa që as pushka e topi nuk mund ti lakoj.
Shkruan: Avni Jashari
Autori kah mesi i këtij opinioni thotë kështu (me plotë të drejte): “Marren s'na e sollën të tjerët. As hasmi as kasapi. Marren e kemi shpikur ne vetë, dhe, o e mirë, o e keqe,ia pafshim llullën e hairit o të sherrit. Marrja, flitet, është sikur rakia: Sa më shumë e pi, aq më shumë ke etje për të. Dhe kur mësohesh me Marren (rakinë),hajt në paç mundësi me e lënë, me ik prej saj.
Marrja kur hyn në gjak, në tru, kur bëhet e lirë, ajo s'të hiqet prej teje, të mbetët vetëm të bësh vetëvrasje, më mirë të bjerë, shpëtim nga Marrja s'ke!”
Kjo është një dukuri që mbase duhet të irritohemi të gjithë pa dallim moshe a gjinie, vërtet populli ynë nuk e ka pasur kurrë në traditë ti dal marrja për fushe e sot ta kultivojë atë.
Unë assesi nuk mundë të pajtohem më bacën Riza kur thotë : “i Marruar, lëre të qetë popullin e Kosovës, Qeverinë...” kur u nisa e të thellohem në këtë temë prita nga autori që të tregoj edhe MARRET e qeveris e qarqeve sunduese në Kosovë, por tema në fjalë mua mu kthye bumerang kur baca Rizah i nxjerr qeverinë si burra të mirë dhe shumë korrekt ndaj u bënë thirrje disa deputetëve që ti ndalin marrët e ti lënë qeverinë dhe kuvendin ta bëjnë punën e tyre të drejtë.
A ka ma MARRE baca Riza se qeveria e Kosovës e mbanë peng popullin saj me jo transparencë dhe jo kredibilitet?
A ka ma MARRE baca Riza se qeveria e Kosovës po bënë marrëveshje me okupatorin dhe me popullin i cili na shtypi, përdhosi, vrau, persekutoj, dhunoi etj. dhe sot akoma as nuk ka kërkuar e as se kanë ndërmend të kërkojnë falje për gjenocidin që bëri dhe shfryu mbi popullin tonë?
A ka ma MARRE baca Riza se qeveria e Kosovës tash e dy muaj i lë me shator të vendosur çlirimtarët që nuk bënë gjë të keqe veçse i lan tërë familjet e tyre ne një kohë të vështir për të luftuar e për të sjell paqe në këtë vend e cila edhe u arrit me ndihmën ndërkombëtare, sot kanë mbetur si hije imazhi të brishtë para ndërtesës qeveritare e cila fare nuk qan kokën për ta!
A ka ma MARRE baca Riza se qeveria e Kosovës fillon e ndërton auto-udhën e kombit dhe kurrë nuk bën transparente kontratën para qytetarëve të saj, e cila siç dihet paguan tre fish ma shumë se që është e duhur, dhe ai trefish diku shkon dikush po pasurohet në kurrizin tonë të shkret! etj. etj
Unë pajtohem se marrja ka dal për fushë por ti kursesh ata të cilët po e kultivojnë e gatuajnë marrën nuk më duket transparente. Ti madje baca Riza në fund të opinionit tuaj thoni kështu: “Parlamenti me siguri e ka të drejtën parlamentare, kushtetuese, qytetare, së paku për hir të popullit, sakrifica, gjaku, vota e të cilit sot ka bërë që Kosova të jetë shtet, me Kushtetutë, Parlament, Qeveri, dhe me stafin meritor të Parlamentit. Populli u bën thirrje: Boll ma! Ta keni me dije, është lodhur populli! Nuk e meriton marren e të marruarve populli! Ka Kosova ligje, ka gjykata. Ka drejtësi. Ka prokurorë!Epo, të vemi fuqishëm nga e mbara!”
Unë gëzohem që Kosova ka ligje e gjykata, po sa janë të drejta dhe sa janë transparente e korrekte? Nuk besoj se ju nuk e dini këtë. Populli është e vërtet se po bënë thirrje për BOLL MA. Ama po bon thirrje për boll ma na vodhët, boll ma na rrjeptë, boll ma korrupsionit, boll ma hajnisë, boll ma jo transparencës, boll ma shantazheve. etj sepse në këtë vend pa vend BOLLI nuk ka të ndal. Të gjithë e dimi se në cilat ranglista radhitët Kosova sot “për të mirë”, andaj baca Riza me gjithë respektin dhe dashurinë qe kam për ju si krijues tu kisha lutë që kur të bëni tema të tilla aman mos i kurseni ato gjana që për q`do ditë të Zotit i shohim e kemi para syve tanë.
Nessun commento:
Posta un commento