Fotografia dhe imazhi më i largët i Tokës sonë i fotografuar nga Woyager and Viking. Shikone me kujdesë këtë video dhe dëgjone me vëmendje se çka thotë Astrofizikani dhe narratori më i njohur i Astronomisë Dr. Carl Sagan. (më poshtë po e jap edhe përkthimin më shkronja në gjuhën shqipe)
Sagan: “Nga kjo pikë e vrojtimit e largët, Toka mund të mos duket me interes të veçantë. Por për ne është ndryshe. Shikoni përsëri atë pikë. Është këtu. Ajo është shtëpia. Është ne. Në të janë të gjithë ata që doni, të gjithë ata që i njihni, të gjithë ata që për të cilët nuk keni dëgjuar të flitet, çdo qenie njerëzore që ka ekzistuar ndonjëherë, jetuan jetën e tyre këtu. Së bashku me gëzimet dhe vuajtjet tona, mijëra feve, ideologjive e doktrinave ekonomike, në mënyrë të sigurte për veten e tyre, çdo gjuetar e kërkues, çdo hero e frikacak, çdo krijues dhe shkatërrues të civilizimit, çdo mbret dhe njeri i thjeshtë, çdo çift ir i dashuruar, çdo nënë dhe baba, fëmija shpresëdhënës, shpikës dhe eksplorues, çdo predikues (mësues) i moralit, çdo politikan të korruptuar, çdo “superstar”, çdo “lider suprem”, çdo i shenjtë e mëkatar në historinë e species sonë që ka jetuar atje, në një pikë të vogël të pluhurit pezull në një rreze dielli. Toka është një fazë e vogël në një arenë të madhe kozmike.
Mendoni lumenjtë e gjakut të derdhur nga të gjithë ata gjeneral dhe perandorë, në lavdi dhe triumf, ata mund të bëhet zotërit e çastit në një pjesë të kësaj pike (Lexo: Tokës). Mendoni për mizoritë e pafund dhënë nga banoret e një cepi të kësaj pike, për banoret të tjerë që mezi dallohen në disa qoshe tjera, sa të shpeshta janë keqkuptimet e tyre, se si të etur për ta vrarë njëri-tjetrin, se sa të zjarrta janë urrejtjet e tyre. Salltaneti ynë, imagjinata për vet-respektin tonë, iluzioni se ne kemi disa pozita të privilegjuara në Univers, janë pjesë e diskutimeve sfiduese në këtë pikë të dritës së zbehët. Planeti ynë është një pikël e vetmuar në errësirën e madhe kozmike. Në errësirën tonë, në tërë këtë pafundësi, nuk ka tregues se mundë të merrni ndihmë nga vende të tjera për të na shpëtuar nga vetja.
Toka është bota e vetme e njohur që ofron jetë. Nuk ka asnjë vend tjetër, të paktën në të ardhmen e afërt, ku ne mund të migrojmë. Vizitë, po. Banim, jo ende.
Ashtu si ai apo ajo, për momentin Toka është vendi ku kemi luajtur “kartat tona”. Është thënë se astronomia është një eksperiencë modeste dhe karakter-formuese. Ndoshta nuk ka demonstrim ma të mirë se marrëzia e konceptit njerëzorë si ky imazh i largët i botës sonë të vogël. Për mua, ajo nënvizon përgjegjësin tonë për t`u marrë me më shumë mirësi me njëri-tjetrin, dhe për ta ruajtur dhe ushqyer këtë pikë të kaltër të zbehët (lexo: Toka), shtëpinë tonë të vetme që kemi njohur ndonjëherë!”