Nga: Avni Jashari
Imagjinoni një luftë titanike për pushtimin e botës në të cilën Rusia neo-imperialiste e Putinit ka një mbështetje gati absolute, në anën tjetër kandidatit për president të SHBA-ve nga kampi republikan e vlerëson Putinin si një shembull për ta imituar. Krahasimi i kësaj është i pabarabartë. Edhe pse në realitet ambiciet e deklaruara, si kriza ekonomike nuk mund të mbështesin ambiciet e Putinit dhe mbështetësve të tij patriot, ku do ta paguajnë një çmim social, ndërkaq rritja e SHBA-ve do të lejoj vendin që ta mbaj primatin për dekada të tëra pavarësisht ngurrimit të udhëheqësve të saj. (Lexo: SHBA)
Në një kuptim kjo është pika më e lartë e populizmit që është në rritje po thuaj në të gjitha pjesët e botës. Ajo që ka rëndësinë këtë rast është thjeshtësia e mesazhit, përkundër faktit që është vështirë i realizuar. Në këtë kontekst rusët dhe amerikanët kanë filluar ta luajnë lojën e vjetër të tyre të cilën e kishin ndërprerë me fundin e Luftës së Ftohtë. Konflikti në Siri ka shkaktuar ngrirje absolute të raporteve mes dy superfuqive botërore. Amerikanët nuk janë më pak të përfshirë se rusët, bombardojnë, kanë forca speciale në terren që mbështesin opozitën e cila do rrëzimin e regjimit të Asadit. Përndryshe, nga rusët këta të fundit bombardojnë vetëm ISIS-n, nuk e luftojnë direkt regjimin dhe kanë shumë dyshime në lidhje me cilësitë e rebelëve të cilët i mbështesin. Ndryshe Barack Obama ka mbajtur gjithmonë një distancë të caktuar, kurse Vladimir Putin është zhytur deri në fyt në këtë konflikt.
Siria pra tani është vetëm një nga teatrot e betejës, kur kjo betejë tanimë është bërë globale si në kohërat e vjetra.”Perëndimi duhet që ta kuptoj se kjo nuk vjen vetëm si rezultat i një Rusie autoritare e nacionaliste”, thotë Dimitri Trenin analist dhe eksperti kryesor i marrëdhënieve mes dy vendeve (SHBA – Rusi). “Historia evropiane tregon se në fund të një lufte të madhe, paaftësia për të krijuar një rend ndërkombëtar të pranueshëm të mundur është duke çuar në një cikël të ri të konkurrencës. Lufta e Ftohtë ishte një konflikt i madh ku Bashkimi Sovjetik mbeti humbësi kryesor.” thotë Trenin.
Lufta e Ftohtë, konflikti i madh ku Bashkimi Sovjetik humbi
E tëra fillon me poshtërimin e Gjermanisë në vitin 1918, e cila rikthehet me e rrezikshme se kurrë më parë në vitin 1939. Historia nuk përsëritet në mënyrë metodike por pothuajse, në rastin e ideologjisë marksiste Putini e ka zëvendësuar me populismin autoritar. Për pjesën tjetër, mbetet arsyeja e njëjtë me një vendosmëri të pa luhatur, që si alternativë duan të jetë pikërisht Amerika me çdo kusht. Pjesa më shqetësuese e këtij konfrontimi mbetën kanalet e komunikimit të hapura (interneti, sulmet kibernetike…) gjë që e njëjta nuk kishte ndodhur në vitet 80-ta, si dhe kërcënimi nuklear. A nuk është kredibil kërcënimi i Putinit, i cili ditë me parë anuloi dakordin për uljen e prodhimit të plutonit, një përbërës kyç për prodhimin e bombave atomike. Nga kriza e Ukrainës nuk është hera e parë që presidenti rus pretendon ta ndryshoi balancën bërthamore në një mënyrë apo tjetrën.
Të krijosh në mënyrë të çuditshme një Apokalips potencial në botë, duke krijuar një armë absolute të shkatërrimit e cila nuk duhej kurrë të përdorej, është sikur ta shkelësh një kod të shenjtë dhe të paprekshëm, sikurse ta kaloni një vijë përtej së cilës askush nuk e di vërtet çfarë ka. Vetëm përdorimi efektiv i bombës është më i rrezikshëm se kaq. Me gjithë rritjen e nivelit të konfrontimit, SHBA-të dhe Rusia nuk kanë ndërmend ta rrisin arsenalin në këtë aspekt, të ndalur në 1550 mbushje operacionale secili. Por këtu hynë në garë përmirësimi i tyre teknologjik: më lirë, më saktë, më vdekjeprurës…Amerikanët shpenzojnë 348 miliardë dollarënë vit, statistika këto deri në fund të vitit 2014, rusët po i thajnë gradualisht resurset e tyre (duke ju referuar ekspertëve të këtij lëmi). Pa i përmendur kërkimet e të dyja palëve rreth raketave balistike “Hypersonic” që në fakt nuk është një armë bërthamore. Kjo ka një kokërakete konvencionale e cila është projektuar enkas për ti shkatërruar stoqet e kundërshtarëve, pjesë kjo e sistemit të “balancimit bërthamor”.
Kërcënimet e mundshme mbesin të njëjtat si gjithmonë, vetëm dija që të mos mund ta shkatërroi tjetrin pa qenë edhe vet i shkatërruar, në një formë e parandalon katastrofën. Me një përkeqësim serioz, nga viti 2014 me përfundimin e partneritetit NATO – Rusi, mungon një kanal lidhshmërie që do të parandalonte keqkuptimet dhe incidentet e mundshme. Qiejt dhe Deti Baltik kurrë nuk kanë qenë më të mbushur me aq avion dhe anije lufte. Ndërkaq edhe më e rrezikshme është Siria, ku rusët dhe amerikanët janë fizikisht në fushën e betejës. Do të ishte shkatërruese nëse mesazhi populist do të përpiqej që ta lehtësoi këtë sezonë të rrezikshme politike.
(20.10.2016)
Gazetar - Poet - Astronom_______ Shkrimet, që i gjeni këtu, janë bërë publike nga medie të shkruara kombëtare e ndërkombëtare - copyright A. Jashari
venerdì 21 ottobre 2016
Kosova, vendi im që po falet
Nga: Avni Jashari
Vizita e nënpresidentit amerikan Biden kaloi si e përgjumur duke krahasuar vizitat e krerëve të lartë amerikanë të mëhershëm e po ashtu edhe vizitën e parë që kishte Biden në Kosovë gjatë vitit 2009.
Sigurisht që qytetarit të Kosovës më pak i bëjnë përshtypje vizitat e tilla protokollare të cilat si synim kanë vetëm një panoramë mashtrimi e në esencë populli mbetet me preokupimet dhe sfidat që i ka dhe e rrethojnë çdo ditë.
Është kulminante ndërkaq emërimi i rrugës në emrin e të birit të Biden, Beau Biden dhe kjo edhe një herë tregon miqësinë e paepur që ne kemi me shtetin mik amerikan.
Vendi ynë po kalon një fazë kur as qeni të zoti nuk po e njeh. Aferat e përgjimeve që po dalin çdo dit sikur telenovelat e shteti të Hugo Chavez, Venezuela, thuajse i kanë turbulluar popullin dhe qytetarin e thjesht dhe është kah mendon se a të dal në rrugë apo thjesht të ikë diku ku ardhmëria e fëmijëve t’ jetë premtuese e jo që edhe filizat që vinë pas të infektohen me vullgarizma që po i dëgjojmë çdo ditë të zotit.
Punësimi po dihet se si shkon në Kosovë (edhe pse përafërsisht kjo gjë veç ka qenë e çartë). Sot në Kosovë as pastrues nuk mund të punësohesh po të mos jesh militant i ndonjë partie me ndikim në vendimmarrje siç janë PDK e LDK.
Në tërë këtë amulli që thjesht po qëndrojmë si në gjumë letargjik, tentohet që Kosova të copëtohet ende me demarkacion dhe me asociacion të pakicave serbe. Pavarësisht debateve e fakteve që sollën profesorë, akademikë, historianë, politikanë, gazetarë e qytetarë të thjesht se Kosovës me këtë demarkacion po i shkojnë në dëm më tepër se 8000 hektar tokë, kjo po bie në vesh të shurdhër dhe edhe vet Presidenti i shtetit mbrëmë kërkoi të votohet dhe gjoja Kosova po u dashka me zgjedh liberalizimin e jo izolimin. Po të ishte i sinqertë z. Thaçi fjala e tij korrekte ishte dashtë të jetë kështu, dhe pas saj do ta kishte përkrahjen e tërë qytetarëve besoj, thjesht ai mbrëmë është dashur ta tregoi realitetin dhe të thotë: Të dashur bashkëkombës të mijë, demarkacioni duhet të votohet i tillë, jo për faktin se është i tillë, po për faktin se faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të po kërkojnë një gjë të tillë nga ne ngase kjo lidhet ngushtë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kështu po kërkojnë ata që na çliruan nga kthetrat e makinerisë serbe…Po t’i thoshte Presidenti këto mbrëmë sigurisht se do ta arrinte një përkrahje që nuk e kishte gëzuar e as që do ta gëzoj ndonjëherë, por ai vazhdoi me retorikën duke na hedh hi syve dhe siç kishte thënë me një incizim duke luajtur k… me ne (popullin).
Toka e Kosovës është e pa dhimbshme për ndërkombëtarët, kështu ka qenë edhe në të kaluarën, kështu ka qenë edhe në kohën kur Hasan Prishtina i bënte presion pozitiv Ismail Qemalit e ai i kishte futur veshtë në lesh sikur sot i kanë futur Isa e Hashimi. Toka e Kosovës është e pa vlefshme edhe për personat që po ju dalin aferat “Pronto” për çdo ditë të cilët nuk shohin gjë tjetër përveç pasurimit të tyre individual e klanor.
Sot qytetari i Kosovës është tejet i lodhur, i mërzitur e rraskapitur nga të gjitha e më së shumti nga jeta ekonomike e sociale të cilën e kanë sjell këta persona që kanë qeverisur me vendin. Pritjet e qytetarëve janë të kota, për arsye se ata sot nuk shohin mbështetjen tek askush. Dëshpërimi thellohet kur faktori ndërkombëtar me në krye SHBA-të vazhdon t’i mbështes këto “elita” në vendin tonë dhe në horizont nuk duket asgjë pozitive për ne. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi është e infektuar dhe shërimi do kohë dhe punë, punë për të cilën nuk po bëhet dhe as që po mundohet dikush ta bëjë.
Qytetarët e Kosovës dhe toka jonë janë të parëndësishme për SHBA-të, Gjermaninë, Italinë, Francën etj. Ndërkaq do të duhej të ishin të rëndësishme për kastën tonë politike, e që fatkeqësisht kasta jonë politike (me përjashtim të një pjese) është e zhytur në krim, korrupsion, shantazh etj., dhe të tillët janë në gjendje ta falin edhe gjysmën e më tepër të vendit për komoditetin e tyre personal.
I ndjeri poeti ynë, Ali Podrimja thotë: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, e unë sot i gjalli nga varri i drejtohem poetit, se Kosova është vendi ynë që po falet, dhe ne nuk po jemi në gjendje ta mbrojmë atë.
(19.08.2016)

Iscriviti a:
Post (Atom)