Protestat e qytetarëve shqiptar të Kosovës
rezultuan të suksesshme. Edhe ashtu dy pika ishin që kërkoheshin me ngulm nga
qeveria, ani pse me vonesë, Isa me shpirt ndër dhëmbë komunikoi para medieve se
“Jabllanoviq më nuk është pjesë e qeverisë”, madje ai mezi priti të ikte nga
gazetarët e tubuar që donin më tutje ta pyesnin se a ishte shkarkuar apo kishte
dhen dorëheqje ngase ai nuk e bëri të qartë këtë.
Derisa mijëra qytetar po përgatiteshin të
protestonin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, organizatori i protestës,
LVV, me të drejtë njoftoi qytetarët se ajo ishte anuluar ngase pika kryesore e
protestës ishte realizuar, dhe realizimi erdhi pikërisht nga trysnia që qytetarët
demonstruan me përpikëri me protestat e tyre paqësore ani pse ato u ngacmuan që
më pastaj Isa -Hashimi & CO të thonin se protestuesit donin ta merrnin
pushtetin me dhunë. Kjo u hedh poshtë me anulimin e protestës pas arritjes se
suksesit gjithë popullor.
Por vërtet shtrohet pyetja se Jabllanoviq u
largua, për tu rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë brenda?
Në arenat ndërkombëtare Serbia ka vazhduar e
vazhdon të thotë se Kosova kurrë nuk mundë të jetë një shtet funksional, kjo
deshëm apo nuk deshëm po dëshmohet gjatë këtyre ditëve, dhe nuk është duke u
dëshmuar me protesta, por me ikjet masive të cilat si destinacion kanë vendet e
BE-s, dhe tërë këta njerëz nuk po
ikin nga plumbat, nuk po ikin nga lufta...po ikin nga ata që e kanë kap shtetin
në çdo pore te jetës, nga ata të cilët vetëm në mënyra nepotike punësojnë, nga
ata të cilët e kanë uzurpuar pronën publike, nga ata të cilët janë argat të
Serbisë dhe me direktiva të posaçme e kanë pru vendin në këtë pikë.
Kosova
rrezikon tash e tutje të mbetët pa opozitën e përgjithshme, ngadalë vendi po
zbrazët dhe do të mbetët në duart e atyre që e sollën në këtë pikë, madje pas
pak nuk do të ketë më as njerëz që protestojnë, ngase të akomoduari nga pushteti
nuk dalin dot, ndërsa të përvuajturit po ikin me shpresën për të mos u kthyer më
kurrë. Ëndrra e Jabllanoviqëve (serbeve) po bëhet realitet, vendi ynë po
zbrazet ashtu qysh e kishte parapa Akademia serbe vite më parë, dhe kjo zbrazje
po mundësohet nga qeveritaret tanë sundimtarë...
Dje
larguam nga qeveria Jabllanoviqin, mbrëmë e për çdo natë Kosovën po e braktisin
qindra qytetar, Jabllanoviqi nuk është larguar, ai është brenda si kurrë më parë.
Ëndrrën serbe, ëndrrën e Dobrica Cosiq, suksesshëm sot po e realizojnë Isa e
Hashimi, madje siç po shihet ky edhe ka qene synimi i tyre, që Kosovën ta
shndërrojnë në një monarki ku këta do të mbesin monarkët e paprekshëm me
militantët e tyre.
Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
RispondiEliminaEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327