venerdì 6 febbraio 2015

“Jabllanoviq” brenda

Protestat e qytetarëve shqiptar të Kosovës rezultuan të suksesshme. Edhe ashtu dy pika ishin që kërkoheshin me ngulm nga qeveria, ani pse me vonesë, Isa me shpirt ndër dhëmbë komunikoi para medieve se “Jabllanoviq më nuk është pjesë e qeverisë”, madje ai mezi priti të ikte nga gazetarët e tubuar që donin më tutje ta pyesnin se a ishte shkarkuar apo kishte dhen dorëheqje ngase ai nuk e bëri të qartë këtë.

Derisa mijëra qytetar po përgatiteshin të protestonin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, organizatori i protestës, LVV, me të drejtë njoftoi qytetarët se ajo ishte anuluar ngase pika kryesore e protestës ishte realizuar, dhe realizimi erdhi pikërisht nga trysnia që qytetarët demonstruan me përpikëri me protestat e tyre paqësore ani pse ato u ngacmuan që më pastaj Isa -Hashimi & CO të thonin se protestuesit donin ta merrnin pushtetin me dhunë. Kjo u hedh poshtë me anulimin e protestës pas arritjes se suksesit gjithë popullor.

Por vërtet shtrohet pyetja se Jabllanoviq u largua, për tu rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë brenda?

Në arenat ndërkombëtare Serbia ka vazhduar e vazhdon të thotë se Kosova kurrë nuk mundë të jetë një shtet funksional, kjo deshëm apo nuk deshëm po dëshmohet gjatë këtyre ditëve, dhe nuk është duke u dëshmuar me protesta, por me ikjet masive të cilat si destinacion kanë vendet e BE-s, dhe tërë këta njerëz nuk po ikin nga plumbat, nuk po ikin nga lufta...po ikin nga ata që e kanë kap shtetin në çdo pore te jetës, nga ata të cilët vetëm në mënyra nepotike punësojnë, nga ata të cilët e kanë uzurpuar pronën publike, nga ata të cilët janë argat të Serbisë dhe me direktiva të posaçme e kanë pru vendin në këtë pikë.
Kosova rrezikon tash e tutje të mbetët pa opozitën e përgjithshme, ngadalë vendi po zbrazët dhe do të mbetët në duart e atyre që e sollën në këtë pikë, madje pas pak nuk do të ketë më as njerëz që protestojnë, ngase të akomoduari nga pushteti nuk dalin dot, ndërsa të përvuajturit po ikin me shpresën për të mos u kthyer më kurrë. Ëndrra e Jabllanoviqëve (serbeve) po bëhet realitet, vendi ynë po zbrazet ashtu qysh e kishte parapa Akademia serbe vite më parë, dhe kjo zbrazje po mundësohet nga qeveritaret tanë sundimtarë...
 

Dje larguam nga qeveria Jabllanoviqin, mbrëmë e për çdo natë Kosovën po e braktisin qindra qytetar, Jabllanoviqi nuk është larguar, ai është brenda si kurrë më parë. Ëndrrën serbe, ëndrrën e Dobrica Cosiq, suksesshëm sot po e realizojnë Isa e Hashimi, madje siç po shihet ky edhe ka qene synimi i tyre, që Kosovën ta shndërrojnë në një monarki ku këta do të mbesin monarkët e paprekshëm me militantët e tyre.