venerdì 31 ottobre 2014

Radikalizmi dhe mbjellja e kulturave tjera në vendin tonë

I ashtuquajturi radikalizmi Islam si edhe çdo radikalizëm tjetër fetar ka rrënjët thellë dhe sipas mendimit tim është tejet i vështir luftimi i tij vetëm me gjuhën e forcës. Sa here që ne si shkrimtar, gazetar etj. që shkruajmë për tema të tilla, gjithherë nisemi nga ajo që na rrethon e më pastaj tek një spektër më i gjerë i problemit dhe po ashtu tek zanafilla, duke u munduar që të gjejmë një fillim në kërkime që behën në një mënyrë pak më gjenerale ku me pastaj do ti drejtohemi lexuesit tanë.

Nga: Avni Jashari

Tek ne që nga pas lufta e së këndejmi jemi duke u ballafaquar me një dukuri pak a shumë të brishtë, me të cilën qytetari jonë jo që veç nuk ishte mësuar, por një gjë e tillë do të binte ndesh më vet praktikën tonë fetare që tanimë e kishim si vulë shekullore dhe po ashtu e kishim mbrojt me fanatizëm paralel me kombësinë tonë shqiptare. Feja dhe bindjet tona nuk ish lëkundur as atëherë kur shumë ideologji e doktrina politike donin me çdo kusht ti shuanin besimet e ndryshme fetare. Në këtë rast vlen të ceket se myslimanët tek ne e pësonin më shumë sepse ishin edhe ashtu më të shumtë në numër ndërkaq katolikët dhe besimet tjera kishin numër të vogël dhe nuk qonin edhe ndonjë peshë të madhe me gjithë peripecitë që i kishin edhe këta të fundit.

Por ti kthehemi në këtë rast kulturave të huaja që filluan të zënë vend në Kosovë sidomos nga paslufta. Ajo që na ka ra në sy më së shumti këto 15 vitet e fundit e sidomos nga viti 2004 e së këndejmi, është kultura arabe e cila nga dita në ditë në vendin tonë sa vjen e po intensifikohet.

Çdo vend kur goditet nga ndonjë tragjedi, qoftë ajo luftë apo edhe katastrofë natyrore, menjëherë janë organizata dhe njerëz  me qëllime të caktuara që futën dhe fshehën prapa humanizmit duke vazhduar më pastaj misionin e tyre siç janë betuar. Këtu vlen të ceket se jo të gjitha organizatat kanë synime të tilla. Kjo sigurisht se më lehtë ndodhë tek ata popuj ku varfëria është në rritje e sipër dhe ku qeveritë e këtyre popujve bëjnë pak për sistemin social e ekonomik të familjeve të tilla. Tek ne e kemi gjendjen e tillë, politikanët tanë nga pas lufta e së këndejmi nuk e kishin hallin se nga po shkon populli i tyre dhe nga kush po ndihmohet, qëllimi i tyre primar ishte pasurimi i shpejt dhe uzurpimi i pronave shoqërorë mu sikurse një njëri i uritur kur futet në një arë te mbjell me lakra dhe nuk do të ngopet me një, por do ti kafshoi të gjitha apo një pjesë të madhe të tyre.

Pas komunizmit ne jetësuam zgjedhën e egër millosheviqiane, të shumtë ishin ata që bashkëpunuan ngushtë me shërbimet sekrete si UDB-ja e më pastaj edhe me shërbimet sekrete serbe që në vazhdimësi destabilizonin Kosovën. Mos të harrojmë me këtë rast se spiunazhin e kemi goxha shumë në gjen duke pas parasysh që edhe Sulltani kur kishte pushtuar tokat tona kishte thënë se njerëzit që i kishte paguar me së shumti në viset ku kishte pushtuar ishin spiunët, ndërkaq ata këtu tek ne i kishte gjetur falas. Dikush do të pyeste tani se çka kanë të bëjnë të gjitha këto me radikalizmin dhe mbjelljen e kulturave të tjera këtu tek ne? Keni durim dhe do të shpjegohen të gjitha.

E tëra kjo tregon se zgjerimi i çfarëdo lloj ekstremizmi këtu tek ne e ka të lehtë shtrirjen e tij. Menjëherë pas konsolidimit të par të legjislativit në Kosovë ish dashtë të nxirret ligji i cili do ti dënonte krimet e komunizmit dhe dënimin e të gjithë atyre që ishin në një formë apo tjetrën bashkëpunëtorë të shërbimeve të ndryshme informative atë botë. Kjo nuk u bë kurrë, as sot e kësaj dite.

Serbët pas humbjes se luftës në vendin tonë, u munduan e do të mundohen në vazhdimësi që ti zbehin imazhin ndërkombëtar Kosovës, ku fatkeqësisht në masë të madhe ja ka arritur qëllimit. Të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete serbe që ishin inaktiv, menjëherë pas lufte u riaktivizuan. Ish shërbyesit e vet qeveria serbe i bëri propagandues të islamit ekstrem, ku si për çudi disa nga ta sot i gjejmë në safat e para të xhamive tona madje edhe me tituj myezin (njeriu numër dy pas imamit). Qasja dhe propagandimi i tyre siç e ceka edhe më pare ka të bëjë me një rrymë më radikaliste islame që ndryshe tani po quhet si vehabizëm.

Qeveritë serbe duke gjetur boshllëkun e mjaftueshëm dhe duke par se politikanët tanë kanë rënë në gjumin letargjik, në këtë mënyrë me elementet e saja po arrin të destabilizoi dhe ti jap imazh të brishtë vendit tonë duke ja humbur kështu edhe identitetin kombëtar veshur tanimë me petkun e një identiteti tjetër që nuk na ka takuar kurrë edhe as që do të ishte dashtë të na takoi.

07/10/2014

Nessun commento:

Posta un commento