venerdì 31 ottobre 2014

Radikalizmi dhe mbjellja e kulturave tjera në vendin tonë

I ashtuquajturi radikalizmi Islam si edhe çdo radikalizëm tjetër fetar ka rrënjët thellë dhe sipas mendimit tim është tejet i vështir luftimi i tij vetëm me gjuhën e forcës. Sa here që ne si shkrimtar, gazetar etj. që shkruajmë për tema të tilla, gjithherë nisemi nga ajo që na rrethon e më pastaj tek një spektër më i gjerë i problemit dhe po ashtu tek zanafilla, duke u munduar që të gjejmë një fillim në kërkime që behën në një mënyrë pak më gjenerale ku me pastaj do ti drejtohemi lexuesit tanë.

Nga: Avni Jashari

Tek ne që nga pas lufta e së këndejmi jemi duke u ballafaquar me një dukuri pak a shumë të brishtë, me të cilën qytetari jonë jo që veç nuk ishte mësuar, por një gjë e tillë do të binte ndesh më vet praktikën tonë fetare që tanimë e kishim si vulë shekullore dhe po ashtu e kishim mbrojt me fanatizëm paralel me kombësinë tonë shqiptare. Feja dhe bindjet tona nuk ish lëkundur as atëherë kur shumë ideologji e doktrina politike donin me çdo kusht ti shuanin besimet e ndryshme fetare. Në këtë rast vlen të ceket se myslimanët tek ne e pësonin më shumë sepse ishin edhe ashtu më të shumtë në numër ndërkaq katolikët dhe besimet tjera kishin numër të vogël dhe nuk qonin edhe ndonjë peshë të madhe me gjithë peripecitë që i kishin edhe këta të fundit.

Por ti kthehemi në këtë rast kulturave të huaja që filluan të zënë vend në Kosovë sidomos nga paslufta. Ajo që na ka ra në sy më së shumti këto 15 vitet e fundit e sidomos nga viti 2004 e së këndejmi, është kultura arabe e cila nga dita në ditë në vendin tonë sa vjen e po intensifikohet.

Çdo vend kur goditet nga ndonjë tragjedi, qoftë ajo luftë apo edhe katastrofë natyrore, menjëherë janë organizata dhe njerëz  me qëllime të caktuara që futën dhe fshehën prapa humanizmit duke vazhduar më pastaj misionin e tyre siç janë betuar. Këtu vlen të ceket se jo të gjitha organizatat kanë synime të tilla. Kjo sigurisht se më lehtë ndodhë tek ata popuj ku varfëria është në rritje e sipër dhe ku qeveritë e këtyre popujve bëjnë pak për sistemin social e ekonomik të familjeve të tilla. Tek ne e kemi gjendjen e tillë, politikanët tanë nga pas lufta e së këndejmi nuk e kishin hallin se nga po shkon populli i tyre dhe nga kush po ndihmohet, qëllimi i tyre primar ishte pasurimi i shpejt dhe uzurpimi i pronave shoqërorë mu sikurse një njëri i uritur kur futet në një arë te mbjell me lakra dhe nuk do të ngopet me një, por do ti kafshoi të gjitha apo një pjesë të madhe të tyre.

Pas komunizmit ne jetësuam zgjedhën e egër millosheviqiane, të shumtë ishin ata që bashkëpunuan ngushtë me shërbimet sekrete si UDB-ja e më pastaj edhe me shërbimet sekrete serbe që në vazhdimësi destabilizonin Kosovën. Mos të harrojmë me këtë rast se spiunazhin e kemi goxha shumë në gjen duke pas parasysh që edhe Sulltani kur kishte pushtuar tokat tona kishte thënë se njerëzit që i kishte paguar me së shumti në viset ku kishte pushtuar ishin spiunët, ndërkaq ata këtu tek ne i kishte gjetur falas. Dikush do të pyeste tani se çka kanë të bëjnë të gjitha këto me radikalizmin dhe mbjelljen e kulturave të tjera këtu tek ne? Keni durim dhe do të shpjegohen të gjitha.

E tëra kjo tregon se zgjerimi i çfarëdo lloj ekstremizmi këtu tek ne e ka të lehtë shtrirjen e tij. Menjëherë pas konsolidimit të par të legjislativit në Kosovë ish dashtë të nxirret ligji i cili do ti dënonte krimet e komunizmit dhe dënimin e të gjithë atyre që ishin në një formë apo tjetrën bashkëpunëtorë të shërbimeve të ndryshme informative atë botë. Kjo nuk u bë kurrë, as sot e kësaj dite.

Serbët pas humbjes se luftës në vendin tonë, u munduan e do të mundohen në vazhdimësi që ti zbehin imazhin ndërkombëtar Kosovës, ku fatkeqësisht në masë të madhe ja ka arritur qëllimit. Të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete serbe që ishin inaktiv, menjëherë pas lufte u riaktivizuan. Ish shërbyesit e vet qeveria serbe i bëri propagandues të islamit ekstrem, ku si për çudi disa nga ta sot i gjejmë në safat e para të xhamive tona madje edhe me tituj myezin (njeriu numër dy pas imamit). Qasja dhe propagandimi i tyre siç e ceka edhe më pare ka të bëjë me një rrymë më radikaliste islame që ndryshe tani po quhet si vehabizëm.

Qeveritë serbe duke gjetur boshllëkun e mjaftueshëm dhe duke par se politikanët tanë kanë rënë në gjumin letargjik, në këtë mënyrë me elementet e saja po arrin të destabilizoi dhe ti jap imazh të brishtë vendit tonë duke ja humbur kështu edhe identitetin kombëtar veshur tanimë me petkun e një identiteti tjetër që nuk na ka takuar kurrë edhe as që do të ishte dashtë të na takoi.

07/10/2014

giovedì 27 febbraio 2014

NDRYSHIMI PO VJEN!


Margjinalizimit deri në frustrim duket se me një retorikë të ngadalshme por së fundi me hapa gjigant po i vije fundi. Po i vije fundi edhe politikanit të ilustruar me krevat “Hugo Boss” e komplete “Giorgio Armani”. Po i vije fundit edhe të “fortit” që ka luftuar. Po i vije ngadalë fundi kështu edhe krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po i vije fundi edhe fushatës denigruese ndaj shtresave sociale.... Zgjedhjet e fundit lokale ishin një dritë në fund të tunelit si një shkë

Nga: Avni Jashari

ndi drite që po na bënin me dije se sovrani ka filluar të rizgjohët nga gjumi dimërorë, dimër ky që zgjati pafundësisht plot 14 vite pas çlirimit defakto të Kosovës.

Çfarë shtigje rrahu ky popull dhe ku e katandisën qytetarin e thjesht “Bossat” e vendit? Ku mbeti dinjiteti i gjyshit,gjyshes, prindit, nxënësit ... kosovarë i cili nga dita në ditë po gllabërohet për së gjalli nga hienat mishngrënëse, që siç duket nuk po ngopën ende.

Sa e sa njerëz sot kërkojnë lëmosh vetëm në kryeqytet ku kategorizimi i tyre vështirë është të matët në mosha e gjini, që ka nga më të ndryshmit... Vallë a thua era e tërbimit skamnor do e shty këtë vend në një shteg të cilin ndoshta nuk e kishim dashtë asnjëherë? Edhe sa ky popull duhet të pres që gjendja e tij të stabilizohet duke filluar rilulëzimi në fushat e ndryshme jetësore.? A thua në këto zgjedhje që do vinë sovrani ka një të tillë ta votoj që do të mundte të paktën 10% ta lëvizte procesin e mbarë në këtë vend...Dyshoi..., thjeshtë dyshoise një i tillë është tani për tani duke garuar, apo ndoshta ende nuk ka lindur. Këta njerëz të këtij vendi të getoizuar e të margjinalizuar tash e sa vite, le ta dinë të gjithë se tërbimi i tyre i ka prekur majat dhe vetëm shkuma sa nuk po ju duket ende.

Një revolt qytetare nuk është larg, ajo spontanisht tani më po rrjedh tek kjo pjesë e njerëzve që padrejtësisht po shtypën në të gjitha sferat ekonomiko-sociale, si dhe po trajtohen sikur në shoqëritëe dikurshme skllavo-pronare. E si të mos jetë kështu, kurse vetëm dreka e këtyre “Bossave” kushton tre fish ma shumë sesa një pension social që ndahet sot tek ne, e sa prej tyne nuk e kanë as edhe atë ndihmë, apo padrejtësisht edhe ju ndalohet.

Kësaj poeme tmerri do ti vijë fundi shumë shpjet. Neve sot nuk na duhen njerëz që dështuan dhe humbën pozita për gjëra të tyre personale, nuk na duhen as njerëz që dështuan më shumë se njëherë politikisht e moralisht, nuk na duhen frazeologji filozofike të cilat thurën vetëm e vetëm për ta turbulluar mendjen e qytetarit në pafundësi. Sot neve na duhet një njeri i cili është i pastër dhe i dinjitetshëm i cili do ti printe kësaj klase që nuk janë pak e që në përgjithësi të tillë janë rreth 66%.
Ndryshimi do vijë, pranvera kosovare e viti 2014 shpresoi se do të sjell ndryshim. Mjaftë duruam më.