Nga: Avni Jashari
Në Kosovë pavarësisht që ditë ma parë morëm dy lajme të mira, njërën për anëtarësim në UEFA dhe tjetra dritën jeshile për liberalizim vizash nga KE, populli po vazhdon të mbetët me problemet e njëjta, me sfida të njëjta dhe me tradhti të njëjta nga elita politike.
Qarjet e opozitës vetëm ditë më parë e cila quhej si e bashkuar, kanë vënë në dyshim shumë përkrahës të një kauze e cila dukej shumë afër në horizont.
Ditën e zgjedhjes së Thaçit president i Kosovës, shumë përkrahës të ndryshimeve apo të atillë që mbështesnin opozitën në një rrugëtim ndryshe, u zbehen me mënyrën se si Vetëvendosje me në krye ish liderin e saj Albin Kurti doli dhe filloi dhunën me koktej molotovi, dhunë kjo që u hapi rrugë policisë së Kosovës që t`i shpartalloi protestuesit, e jo vetëm kaq, policia largoi edhe tendat nga Sheshi Skënderbeu të cilat nga media kombëtare e ndërkombëtare u paragonuan sikurse revolucioni portokalli në Ukrainë. Ngadalë dhe në mënyrë spontane me këtë mënyrë do të vazhdonte rrugëtimi deri në rrëzimin e qeverisë.
Sjelljet e një grupi të vogël të protestuesve atë ditë të cilëve u printe ish lideri i VV-së e prishën tërë këtë pikturë e cila thuajse ishte në përfundimin e saj dhe të cilës tani i mungonin vetëm edhe disa finesa. Në Sheshin ku ishin të vendosura tendat, pak më vonë dolën përkrahësit e pozitës dhe festuan, dhe nga një prizëm kjo dukej se protesta ishte si ishte deri në zgjedhjen e Thaçit president dhe të njëjtat u ndalën pas zgjedhjes së tij, ku Sheshi Skënderbe u pastrua dhe tani i njëjti ishte bërë arenë festimi.
Si është e mundur të ndodhte kjo! Si u bë që nga ajo ditë e tutje më nuk pati protesta! Si u bë që nga ajo ditë “humbi” Albin Kurti dhe për një kohë të gjatë më nuk u shfaq para mediave! Janë këto gjëra që më populli nuk i ha si karremin peshku. Pavarësisht varfërisë e të gjitha të zezave që po thyhen për shpine të këtij populli të mjerë ai ka filluar të zgjohet dhe t`i kuptoj drejt politikat e ndyta, ani pse opozita e bashkuar arriti që të krijoj një simpati e cila siç e ceka edhe më lartë ishte shumë afër synimit të aspiratave, aspirata këto që qytetari i këtij vendi i ndjente në shpirt dhe më çdo kusht priste ndryshimet radikale.
Si është e mundur që tani e tutje t`i besohet kësaj opozite! Kujt t`i besoi tutje qytetari i cili u maltretua me muaj të tërë dhe në fund sa hap e mbyll sytë të gjitha pushuan dhe realiteti mbetet i njëjti! Si kanë fytyrë kjo opozitë të kërkoj votën e qytetarit duke i premtuar ndryshim (për pozitën të mos flasim fare)! Cila kishte me qenë gënjeshtra e radhës që do t`i servohet qytetarit dhe më pas t`i ndodhë e njëjta sikurse me protestat e fundit, ku gjithçka mund të përfundoj me një marrëveshje mes këtyre oponentëve pozitë- opozitë dhe populli të mbetet me gishta në gojë…janë gjëra që nuk kapërdihen dot lehtë, janë gjëra që të shtyn të mendosh seriozisht se a ja vlen më të ndërtosh familje në këtë vend ku gënjeshtra, tradhtia e kamuflimi janë bërë baza të politikave shtetërorë.
Kohe më parë në një shkrim autorial timin pata bërë thirrje për një forcë të re politike, në tërë këtë amulli në të cilën është fut qytetari i këtij vendi sigurisht që një forcë e re politike kishte me pas efekt pozitiv, por jo me njerëz të cilët i kanë ende njollat e partive të cilave u përkisnin kohe më par, jo me njerëz të cilët kanë përfituar dhe pasuruar në kurriz të dikujt tjetër, një force re ku edhe e kisha potencuar, e cila do të ndryshonte protagonizmin e deritanishëm të partive politike. Duke dëgjuar i involvuar në proces të gjithë: fshatarë, qytetar,bujq, punëtorë, pleq, të rijnë etj. Duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në përkrahjen e një platforme të re politike e cila është rruga e vetme që do t`i shpërbënte forcat e organizuara deri më tani politike. Përfshirja e të gjithë atyre skeptikëve që denjësisht tani do ta ndjenin vetën të përfaqësuar nga krahu i tyre politik, por jo njerëz të cilët e kanë tradhtuar, lënduar e degraduar ëndrrën e pensionistit, ëndrrën e studentit, ëndrrën e bujkut ëndrrën e të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, e ta dini të nderuar “zotërinj” që në këtë mes jeni si pozita ashtu edhe opozita jeni bashkë-vozitës në këtë rrugëtim i cili na ka sjell në këtë pik ku dinjiteti i qytetarit është nëpërkëmbur skajshmërisht, por të jeni të bindur që do t`i vije rendi edhe ndryshimit dhe atë shumë shpejt…, por një ju siguroi që ndryshim nga kjo elitë politike që kemi nuk do të ketë, të mos e gënjejmë vetën ta shohim realitetin në sy dhe të mos na shes më as pozita e as opozita sapunin për djathë.
(12.05.2016)