venerdì 30 gennaio 2015

Letër hapur ambasadorëve në Kosovë


Z. Jacobson, si do ta ndieni ju vetën si shtetase e Amerikës sikur dikush nga senatorët tuaj do ti quante nënat e të vrarëve të 11 Shtatorit si egërsira...

Nga: Avni Jashari


Për të gjithë këta ambasador, që si hiena po vrapojnë nëpër subjektet tona politike (përveç VV-s), publikisht ju them si qytetar i thjesht i këtij vendi: leni lojërat e ndyta njëherë e përgjithmonë, vendi ynë nuk është aset i SHBA-ve, Britanisë së Madhe apo Gjermanisë. Unë (ne) zotërinj ambasador jam thellë i indinjuar me përkrahjen që ju po u bëni njerëzve të shantazhuar të korruptuar e të inkriminuar...Si do ti vlerësoni ju po që se këta njerëz do të pretendonin të qeverisnin në vendet tuaja? As që do ti linit të marrin erë se lërmë ti leni në vende kyçe e vendimmarrëse. Unë u jam mirënjohës për ndihëm që shtetet tuaja dhanë për çlirimin e vendit tim, por jo që edhe vendin tim ta shndërroni një republikë banane.
 
Z. Jakobson a e dini ju se ku është sot ish ambasadori Dell dhe çfarë pune bënë...? Ka kaluar koha kur keni mundur të na hidhni hi syve dhe të pretendoni që “të keqën” e dini vetëm ju.

Protestat në vendin tim sa janë të dhimbshme janë po aq të arsyeshme dhe me kërkesa shumë të qarta demokratike. Ju të nderuar ambasador nuk mund të veproni e punoni kundër vullnetit të këtij vendi në të cilin u kanë deleguar shtetet tuaja për misione ekskluzive diplomatike e jo edhe për ndërhyrje në punët e brendshme të tij. Ju të nderuar ambasador që nga pavarësia e vendit tim e s`këndejmi keni luajtur vallen e djallit me vetëdije të plotë, duke i përkrahur, hajnat, të korruptuarit, të shantazhuarit që të vinë në pozita vendimmarrëse të këtij vendi. Si është e mundur që ju mendoni se ky popull nuk do të shpërthej herët a vonë me gjithë këto padrejtësi që edhe ju vet i dini më mirë se unë (ne)? Të këqijat që ju ja sollët këtij vendi me mbështetjen e këtyre njerëzve janë të pafalshme.

Z. Jacobson, si do ta ndieni ju vetën si shtetase e Amerikës sikur dikush nga senatorët tuaj do ti quante nënat e të vrarëve të 11 Shtatorit si egërsira...?

Z.Cliff, si do ta ndieni ju vetën si qytetar i Britanisë së Madhe nëse njëri nga ministrat tuaj do ti quante nënat e të vrarëve në sulmin terrorist të 7 korrikut 2005, si egërsira?

Z. Viets, si ju do ta ndieni vetën nëse ndonjëri nga sulmuesit e “Masakrës se Mynihut” (5 – 6 shtator1972) të vihej në krye të ndonjërës nga ministrit tuaja dhe nënat e atyre që pësuan ti quaj egërsira?

Ju lutëm zotërinj ambasador mos u mundoni fare se përgjigjët tuaja i dijë që tani. Një mund tu them, si qytetar i lirë i këtij vendi ku jam lindur, ku jam rritur e ku kam kaluar si të mirat si vuajtjet bashkë më bashkëkombësit e mi, gjërat që ju nuk do të lejonit kurrë në vendet tuaja, mos u mundoni të na i instaloni neve këtu. Mos luani me zjarrin, mos bëni lojën e djallit, sepse çdo frustrim e ka fundin, e frustrimi i ynë ka ardhur në limitin ku nuk ka më kthim mbrapa. E nëse ju jeni atë të cilët sot mundoheni më çdo kusht ti ndalni protestat për ti mbajtur ende në pushtet njerëzit që fyejnë rënd dinjitetin e atyre që ranë për lirin e tij, unë ju them si qytetar që nuk do të dëgjoheni kësaj radhe...Unë (ne) do të protestoi, babai im pensioner (pensioneret) do proteston, nëna ime (nënat) do protestoi, fëmijët e mi (tanë) do protestojë...Sepse ne nuk jemi në këtë vend për një mandat të caktuar siç jeni ju, ne këtu kemi lindur këtu do të jetojmë dhe këtu do të vdesim.