sabato 1 dicembre 2012

50 vite me James Bond 007



50 vite të një miti

Me të drejt kujtoj se edhe kur merr në dorë librat e Fleming-ut para syve të shfaqet figura e James Bond-it në atë të Sean Connery-it, pa dashur këtu ti hy në hak edhe aktorëve Roger Moore dhe Pirce Brosnan të cilët po ashtu kanë pasur një përformancë fenomenale dhe shumë të mirëpritur nga publiku i gjerë.

Shkruan: Avni Jashari

Ishte viti 1960 kur dy producentët e njohur  Albert R. Broccoli dhe Harry Saltzman kishin vendosur ta jetësojnë njërin nga personazhet kryesor të romaneve të autorit Ian Fleming. Gjithçka ishte përgatitur deri në detajin më të vogël, madje si fillimi ishte marr romani i titulluar “Dr. No” i cili i ishte shkruar në vitin 1958 edhe pse për një kohë ishte diskutuar që filmi i parë të ishte “Thunderball” të cilit i vije radha vetëm në filmin e katër sipas kronologjisë.

Deri at`here publiku ishte mësuar të shoh seriale të ndryshme dhe filma të zhanrit aksion që si protagonist kishin kryesisht agjentet e shërbimeve sekrete Amerikane si: CIA, FBI etj. Nga ky prizëm producentët e kishin goxha vështir ta bënin një rol më një personazh tjetër i cili për më tepër as që do të bënte pjesë në shërbimet sekrete amerikane ku aq më shumë në shumë raste i njëjti personazh do ua kryen punët e lënë gjysmë shërbimeve të ndryshme inteligjente botërorë.

Pasi ishin bërë përgatitjet producentët në fjalë ishin në kërkim të aktorit i cili do ta vishte petkun e agjentit sekret britanez James Bond i cili kishte shifrën sekrete 007.
Fillimisht që të dy producentët ishin të entuziazmuar nga filmat aksion që kishte interpretuar aktori britanez më me fame atë bote Cari Grand, dhe po thuaj i tërë vullneti i tyre ishte që ta angazhonin po këtë aktor në këtë rol që do ti servohej publikut të gjerë ma ndryshe së filmat e po këtij zhanri që ishin mësuar ti shihnin. Fati dhe befasia ndodh ku pa ndonjë shpjegim adekuat përzgjidhet krejt një aktor tjetër i cili atë botë ishe fare i pa njohur ku kishte recituar vetëm në pjesë të ndryshme të ndonjë filmi si aktor më bagazh të ulët. Fjala ishte për aktorin skocez Sean Connery.

Filmi fillon xhirimet në fillimi të vitit 1962 për tu shfaqur në kinematë botërorë po në fund të këtij viti. Regjisori Terence Young vendos që filmi të titullohet po sikurse romani, pra “Dr.No”.
Filmi i zhanrit aksion mahniti publikun e gjere botërore dhe po ashtu performanca e aktorit të ri skocez Connery i la pa frymë edhe aktorët e mirënjohur Hollivudian.

Personazhi i James Bond-it vazhdoi nder vite ku 6 interpretime fenomenale u bënë nga po vet Sean Connery, për të vazhduar ndër vite me radhë George Lezenby me një interpretim, Roger Moore me shtatë interpretime, Thimoty Dallton dy interpretime, Pirce Brosnan katër interpretime, dhe Danile Carig me tri interpretime deri me tani.


Si lindi 007?

Siç e ceka më lart krijuesi i këtij personazhi ishte Ian Fleming i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte gazetar, ku më pas profesionin e vet e shndërron në agjent sekret i cili për një kohë punoj në shërbimin sekret britanez MI6. Përgjatë kohës sa ishte me detyrë të spiunit në këtë agjenci investigative, Fleming ngarkohet me një detyrë speciale, atë të përcjelljes së kolegut të vet kroatit Dushko Popov. Agjenti Popov ishte agjent i trefishtë d.m.th. i tri shërbimeve sekrete në të njëjtën kohë. Siç e shpjegojnë koleget e tij kishte një sharmë ku femrat dashuroheshin shumë shpejt në të. Ky edhe ishte personazhi inspirues i Fleming-ut i cili edhe vet aso kohe ja kishte zilinë por në të njëjtën kohe e admironte për punën dhe taktikat që shfaqte ky agjent gjatë detyrës që kishte.
Emrin “James Bond” e merr nga emri i një ornitologu (biolog) ku Ian Fleming e lexon diku në një revistë dhe i tingëllon si bukur për ta pagëzuar personazhin e tij të famshëm me këtë emër.

Aktori që arriti performancën superiore!

Para se të flasim për performancën patjetër duhet përmendur se krijuesi i këtij personazhi vdes në moshën 56 vjeçare (lexo: Ian Fleming) me humbjen e tij humbën edhe një sërë romanësh dhe ngjarje që veç dora e tij e art dinte ti sillte në stilin grotesk, aksion e njëkohësisht të rafinuar më një dozë romance. Duke marr parasysh këtë, aktori që interpretoi filmat e shkruar nga dora e Fleming-ut ishte Sean Connery, ky pra ishte edhe aktori më me fat ngaqë të gjithë ata kritik filmi të cilit njëkohësisht janë edhe të pasionuar nga filmat e agjentin sekret 007 notën më të lartë çdoherë i japin Sean Connery-it.
Me të drejt kujtoj se edhe kur merr në dorë librat e Fleming-ut para syve të shfaqet figura e James Bond-it në atë të Sean Connery-it, pa dashur këtu ti hy në hak edhe aktorëve Roger Moore dhe Pirce Brosnan të cilët po ashtu kanë pasur një përformancë fenomenale dhe shumë të mirëpritur nga publiku i gjerë.

Kur jemi tanimë tek Danile Carig, apo tek aktori i fundit i këtij roli, pak mund të thuhet për mos të than fare hiq. Daniel Carig pa dyshim se ka bërë një interpretim të mirë si një agjent sekret, por në asnjërin nga tre filmat e tij nuk ka arrit ta interpretoj Bondin e vërtet, të cilit i mungon sharmi bondian, batutat, buzëqeshja ironike...

Pavarësisht aktorëve e interpretimeve të tyre në ngritje e në rënie, filmi i James Bond-it do të vazhdoi, dhe sa të ketë dashamir të këtij zhanri kinematografik po aq do të jetoi edhe kjo figurë karizmatike, e cila sivjet feston ditëlindjen e jubileut të 50 –të.
50 vite janë goxha shumë, por jo për një personazh të tillë e të mirëpritur çdo herë nga publiku i gjerë pa dallim moshe a gjinie.:”James Bond will return”!



(Notë: Ky shkrim është botuar në gazetën |
"Zëri" me 01/12/2012