domenica 25 dicembre 2011

Filmi: A Dangerous Method më shumë shkencor se pasional!

Shkruan: Avni Jashari

Shumë është folur e përfolur para se të dilte në skenë si një film mirë i realizuar : A Dangerous Method ishte zhgënjimi im i radhës edhe pse si film ishte drejtuar nga një regjisor i madh Holivudian David Cronenberg, pjesëmarrës në shumë konkurrime por pa pasur mundësin ta rrëmbej ndonjërën prej tyre.

Sigurisht njëra prej arsyeve të zhgënjimit mund të jete edhe ajo që në asnjë moment regjisori nuk arrin ta sjell këtë lidhje sikur në një poezi reale, me forcë dhe pasion siç e pati bërë regjisori italian Roberto Faenza në filmin “Prendimi l’anima” (Shqip: Ma rrëmbe shpirtin) (2002), ku na sjell një raport krejtësisht ndryshe ndërmjet Sabina Spielrein dhe Carl Gustav Jung.

A Dangerous Method, në fakt na vjen me një version shumë më të komplikuar kur bëhet fjalë për psikanalistin Ziviceran Jung (i interpretuar në këtë rast nga aktori Michael Fassbender) dhe psikanalistës ruse Sabina Spielrein (e interpretuar nga aktorja Keira Knightley), njëra nga gratë e para që kishte ushtruar këtë profesion e mbi të gjitha ish pacientja më problematike e Dr. Jung. Në këtë rast historia e regjisorit Cronenberg zgjerohet më shumë dhe koncentrohet në skena dhe marrëdhënie të tyre intime por edhe në një relacion si dy mjeshtër të psikanalizës, Sigmund Freud (i interpretuar nga aktori Viggo Mortensen) në një trekëndësh të nxitjes së nderit dhe dashurisë, ndikimet reciproke të mendimeve më shumë ose më pak të njohura.
Sabrina, gjatë hyrjes në jetën e Jungut si paciente me kriza të papritura akute, është shumë inteligjente dhe ka një apel të saj magnetik dhe joshës. Profesionalizmi i pa lëkundur i Jungut sidomos pasi e kishte marr nën shërim kolegun e tij psikiatrin Otto Gross, i dhënë pas drogës dhe përkrahës i fortë dhe i pamëshirshëm i amoralitetit, (Një kundërshtar i tezës historike të Sigmund Freud. Vuri në dukje se shkaqet e neurozës individuale janë për shkak të marrëdhënieve konfliktuale mes individit dhe shoqërisë dhe jo "problem seksual") të cilin rol shkëlqyeshëm e interpreton aktori francez Vincent Cassel. 

Me material të tillë njerëzor në dispozicion filmi shkëlqen me një ftohësi dhe asketizëm. Aktorja Keria Kinghtley nuk e jep karakterin e Sabina Spielrein, një sasi e vogël ndjeshmërie dhe ngrohtësie që kishte qenë në gjendje ti përmbushte mrekullueshëm aktorja Emila Fox e cila po ashtu interpreton rolin e Sabina Spielrein ne filmin “Prendimi l'anima”. Emocionet nuk kalojnë, edhe kur trajtohen nga Dr. Jung në këtë film. Dhe ato fare nuk reflektohen në fytyrën e aktores Knightley edhe atëherë kur dënimet manifestohen me dhembje: “Nuk ka asnjë shpresë për mua, sepse ata janë të ndyrë, është e turpshme, nuk duhet të më lënë të dal nga këtu”. Në këtë nevojë të madhe rënie ngjall vetëm fuqinë emocionale të dialogut por jo edhe fuqinë e skenës e cila është e domosdoshme për shikuesin dhe kritikun e mirëfilltë kinematografik. Ndoshta aktorja e bukur Knightley nuk ishte personi i duhur në këtë rast për interpretimin e një roli të drejt për t`i dhënë formë Sabina Spielrein. 
 
Pa asnjë të metë mund ta quajmë interpretimin e aktorit Michael Fassbender në rolin e Dr. Jung. Një interpretim fenomenal si në pikëpamjen artistike po ashtu edhe në atë reale. 
Nëse mungon entuziazmi në filmin “A Dangerous Method” nuk mund ta fajësoj cilësinë shkencore. Psikanaliza në fund të shekullit XIX ishte një ide revolucionare dhe origjina e saj është thënë në hollësi të madhe si dhe miqësisë më pastaj opozitare mes veti, Frojdit... dhe njeriut i cili duhet të ishte trashëgimtari i tij Dr. Jung. Christopher Hampton skenarist thotë: “Unë mendoj se David Cronenberg arrin të kombinoj një objektivitet të veçanet, shumë të ftohët, dhe një përfshirje shumë të dhunshme emocionale”.

Jo me të vërtet, unë mendoj se objektiviteti jashtëzakonisht i ftohët nuk është i pranuar gjerësisht. Në cilësinë kritike kinematografike filmin do ta cilësoja si mesatar jo ashtu siç e kam pritur siç e potencova edhe në fillim të kësaj kritike, sepse jo domosdoshmërisht realja duhet të përfshihet në film, por jo edhe mos realja të jetë e ekzagjeruar, do e mos duhet të ketë një harmonizim mes këtyre dy gjërave sidomos në ata filma kur flitet për një ngjarje të vërtet.
(Notë: Kjo kritikë filmi është botuar në gazetën
“Zëri” shtojcën për kulturë më 24.12.2011)